Sikur kjo qeveri të kish qenë statujë, do ta kishin rrëzuar tashmë nga piedestali: kështu po më duket atmosfera e tanishme rreth Ramës dhe ekipit të tij, pa harruar edhe automatët e kartonave dhe gojëndyrët në parlament.

I dëgjon të buçasin thirrjet: RAMA IK! Njëlloj si pak vjet më parë, BERISHA IK! Dhe akoma më parë: NANO IK!

Kjo farë politike kinse revolucionare organizohet rreth idesë së rrëzimit. Në fakt, opozitës së Bashës dhe e Berishës prej kohësh nuk i kanë mbetur ide politike të tjera, veç kësaj të “ikjes”.

Pakkush po përpiqet të argumentojë se nuk ka kuptim të kërkosh ikjen, në politikë, pa e pasur një alternativë të paktën në trajtë projekti.

Dhe pavarësisht se M. Nano thotë se kushdo mund të qeverisë sot më mirë se Rama dhe ekipi i tij, unë kam frikë se alternativa e sotme – SHQUPI – mbetet hë për hë e vetmja praktike; dhe ashtu mjafton për të provuar pse thirrja për rrëzime, dritëshkurtër dhe e frymëzuar nga emocioni, jo nga arsyeja, është thirrje për ta lënë sistemin të paprekur.

E kam thënë, së bashku me të tjerë, dhe po e them sërish: pala e sotme në pushtet, si Edi Rama, si aleancë PS & LSI dhe si shumicë në parlament, e ka humbur besueshmërinë te publiku – dhe duke u perceptuar tani si një klikë arrogantësh dhe të papërgjegjshmish, që nuk duan të drejtojnë vendin, por vetëm ta përdorin pushtetin për gjithfarë qëllimesh pa lidhje me mandatin që u është dhënë nga zgjedhësit.

Nuk jam në gjendje të them sa i bazuar është ky perceptim; por veç di të them se duhet të jesh krejtësisht i paaftë, në marrëdhëniet me publikun, që ta humbësh besueshmërinë në një kohë kur përballë ke, si opozitë, figura të djegura si Berisha dhe Basha. Për ta thënë ndryshe: asgjë nuk i bëri më dëm pushtetit të tanishëm, se mungesa e një opozite parimore dhe korrekte në parlament.

Dhe, pavarësisht nga shkaqet e kësaj katastrofe, është momenti që, ky zemërim i përgjithshëm i shoqërisë civile dhe i qytetarëve ndaj qeverisë të fillojë të kanalizohet, duke u shndërruar nga impuls fëminor për të rrëzuar statuja në përpjekje për organizimin e një force të re politike.

Dhe duke parë sa i ndjeshëm është sot qytetari, anembanë Shqipërisë, për çështje të mjedisit, të pastërtisë, të ushqimit dhe të shëndetit, kjo forcë e re politike mund dhe duhet të organizohet në trajtën e një lëvizjeje me bazë ekologjike, ose që i jep përparësi mjedisit dhe mirëqenies së qytetarit.

Kjo lëvizje mund të mishërojë të gjitha ato dëshira, kërkesa dhe aspirata, që sot duket se gjejnë mbështetjen e një mase të madhe qytetarësh – që nga ndalimi i importit të plehrave te nevoja e ngutshme për pastrim të qyteteve dhe të krejt Shqipërisë nga plehrat, nëpërmjet riciklimit; dhe pastaj te ri-orientimi i ekonomisë së vendit ndaj industrisë ushqimore, bujqësisë biologjike dhe turizmit të së gjitha llojeve – duke refuzuar dhe anuluar të gjitha projektet gjigante që rrënojnë gjeografinë dhe peizazhin duke betonuar dhe shpyllëzuar dhe shpronësuar, teksa helmojnë ajrin ujin dhe dheun; dhe duke luftuar pastaj për de-centralizim të mëtejshëm, përfshi këtu edhe de-centralizimin fiskal.

Nëse do të ketë referendum për ligjin e plehrave, kjo lëvizje e re mund ta përdorë referendumin si platformë testimi dhe si amplifikator, gjithë duke mbajtur larg vetes politikën e vjetër, përçuese të logjikës së rrëzimit dhe të revanshit, që me siguri do të përpiqet t’i hipi atij kali, sa kohë që shpreson se ashtu mund të kthehet në pushtet.

Rama, si kryeministër dhe frymëzues i politikave të sotme, së bashku me aleatin e tij Metën, kanë doemos përgjegjësi në dështimet politike të njëpasnjëshme; por edhe këto përgjegjësi të tyre duhen parë jo aq si defekte personalitetesh ose vese, sa si efekte anësore të pashmangshme të një sistemi politik të korruptuar – partitokracisë – i cili rregullisht sjell në krye të punëve njerëz që bëjnë dëme; dhe që pastaj qytetarët duan “t’i rrëzojnë.”

Pa çka se atje i kanë ngjitur vetë, me votën e tyre.

Mediat mercenare mund të vazhdojnë me thirrjet IK, IK, IK, ndoshta nga të njëjtat korda vokale prej nga vinin edhe dje e pardje; përqendrimi te defektet në personalitetin e Ramës dhe të së vetëve mund të sjellë më shumë klikime dhe ho-ho-ho-ra; por mendjet e përgjegjshme, që Shqipërisë i kanë mbetur, duhet të fillojnë të shqetësohen tani jo aq për rrëzimin e këtij apo të atij, sesa për alternativën – ose, për t’iu përgjigjur pyetjes se si erdhën punët që, në një sistem pluralist si ky që kujtojmë se kemi, nuk ka një forcë politike së cilës t’i ketë mbetur besueshmëri e mjaftueshme.

Paradoksalisht, çdo turbullim i mëtejshëm i situatës politike dhe i kaosit mediatik i shërben statu quo-së, ose pseudo-alternativave; çfarë do ta bëjë të pamundur alternativën politike të mirëfilltë, e cila kërkon të paktën muaj për t’u kristalizuar.

Peizazhe.com

103 Komente

Kjo farë politike kinse revolucionare organizohet rreth idesë së rrëzimit. 

Kjo shprehje shume e vertete dhe gjigande si kuptim, vetem se duhet riparu i çike duke u largu prej politikes se dites (per edhe te nates) dhe u afru psikologjise se thellesise. 

Politika moderne - sa per te dhene nje date orientuese historikisht dhe cilesisht psikologjikisht: zene fill me Revolucionin e Modh Francez - organizohet rreth idese se rrezimit. Nuk ka gezim me te modh per njeriun kur sheh te rrezohet nje gje e modhe, histori e nisur qe prej rrezimit te Kulles se Babilonise (per gezimin e modh te rrezimit te Kullave Binjake amerikane ka fol nje penser i modh francez, por tani nuk kam kohe me e sjell citatin, kesmet me vone).

nano ik!, berisha ik!, rama ik! - me perspektive fatale filanfisteku ik! - e ka koken, sipas politikes se dites, tek ramiz ik!, kurse sipas politikes se nates, sapo e thashe me lart qe e ka ne Zanafille te koheve.

 

Shume i sakte kur na kujton se alternativa e Rames jane sot po Nano, Meta dhe Berisha. 

C'na bere Diber c'na bereeeee

smiley

 

Shume bukur. Po ku jane njerzit per alternativen tjeter ? Te gjithie jane te infektuar me HIV e PD qysh ne fillimet e saj dhe deri ne deshtimin e saj te plot ne 1997! Prej atij viti kemi te njetin virus te pa curuar.

Hallall liria e votes.

ka vetem nje alternative serioze, por jo te mundshme hë për hë!   alternativa kombetariste.   kjo mungon sot ne shqiperi.   se kur do ta kete mundesine te bëhet realitet ,nuk e di, por deri atehere do riqarkullojne qelbesirat dhe plehrat.      sa per ekoloqistet dhe ojq-istet ne përgjithësi, është muhabet grashsmiley.

po per sa kohe fara e shkabajve dhe albave do perbejne shumicen,plehra do hamesmiley

mbas alternatives kombetariste shok enver, çdo alternative tjeter vetem kombetariste dhe vetem politike eshte alternative pordhikaliste!

Dhe jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote.

 

A nuk ishte nje fare Spahiu qe kishte nje parti me axhende nacionaliste ne Shqiperi?

mire e the, nje fare spahiu...

dmth te presëm sa te piqet alternativa... te rrim kshu si jemi, pa alternativë, se skemi alternative veç pritjes se alternatives smiley

po alternativë tjeter a ke? Sduket sikur. Kjo eshte alternativa e vetme per te sotmen, te ngjitesh shkallet levizese qe te zbresin teposhte. Si Sizifi i TEG-ut.

Leviz vllau jone leviz si uji, ne çdo plasaritje, ne çdo grykë, në çdo shtrat; se uji qi rri me i ven qelbet

thonë.

 

 

 

 

po mo Fiqo, Vehbija po thote pak a shume ate qe psikopate te tipit Andrea Stefani e thone halldupçe: "skemi çbejme: Rama eshte e keqa me vogel". vetem se Vehbija si intelktual i rafinuar qe eshte, e tjerr idene, medemek, si mendim i koncentruar filozofik.smiley

 

P.s  kot se mu kujtua tani, kam pare rastesisht nje foto te ketij Vehbiut. ky seç ngjan  si ata senatoret ne Romen e lashte. nje çarçaf hedhur shpatullave i mumgon

Mos e luj se prishet thote. smiley Thuhet se ne mandatin e dyte do ndahet goxha hallve, po dhe radha eshte e gjate. 

Leviz sic leviz Trumpi, Fiqo.

Po Trumpin nuk e shikon si alternative per Shqiperine ky Vehbiu mo Fiqo kur te zbrese ne Rinas me aviolnin e florinjte?

shqipnies i del e i tepron Avokati N.

Fiqo, dolen te dhonat e Sfides se Shekullit...Hillary permiresoi figuren e saj me 30% kurse Trapi e perkeqesoi me 13%. 

69% e femrave votojne Hillarin dhe te mendosh qe Ska per te pas as 1% te afrikanoamerikanve qe votojne Trapin, e ardhmja eshte e lumtur.

Kot kshu sa per te uru per Tapin.

Veshtire eahte te sherohet HIV e PD te gjithe jane pallu tek PD ja.Ja disa parulla O Fatos o zagar do te varim ne Litar!-**O *Ramiz O legen prite Salen se po vjen!-*Pastaj oSali o legen *PRITE Nanon se pa vjen!Vec ketyre kemi nje arsenal fjalesh rrugacesh ne Parlament.  Vulgariteti ne politiken shqiptare ka filluar me Parlametin prapa nga mbrapa 90.dhe do kohe qe kjo kulture e vulgaritetit te pastrohet. Analuzoni fjalet e deputeteve te kryetareve te partive perkatse Vetem urrejtje mlefe shpufje intriga sharje me familje ect

Harrove parullen:

Albiter, albiter, te qifqa mo-tren!

me shtruar tiku,se edhe ti ke shpresa qe perandoria e kristositsmiley te rivendoset!     se tani per tani kemi vetem thelen  e allahu akbar-it ne pushtet.    kjo thela tjeter e kristos, sikur ben ca naze!    po nuk i dihet se mund tja bëje piu ndonje papë me kompanine e helvetikëve e shkon e merr jeruzalemin prape!   keshtu qe topi eshte ne bahçen tende!    me kajsijte ngaprapa e rregulloni kollaj ju!

me shtruar merre ti, e mos merr me mend fantazira se nuk e gjen dot ku e kam shpresen une, e nxjerr konkluzione kot me kot si kto me siper me pape dhe jeruzalem..

sa per informacion te siperfaqshem, un nuk shpresoj tek perandoria e kristosit sepse e kam deklaruar vazhdimisht se nuk jam i krishtere, e gjithashtu nuk jam asgje tjeter kunder e krishtere, nuk i perkas asnje denominacioni fetar.

Jam mbifetar, alternativa tjeter e vetme - mbas "shok enver" - eshte te jesh ngambrapafetar.

 

po nxirre dhe ti o burr i dheut se nuk u be kiametismiley.  sqaroje me sakte pozicionin tend qe te mos ndodhin keqkuptime,apo e ben qellimisht qe te kesh mundesi interpretimi!

jo per gje po sa here jane goditur ideologjite fetare,je hedhur perpjete.  apo ke muhabet me mbinjeriun  e niçes!

keqkuptimet ndodhin per shkak te keqdashjes, dhe per kete shkak vlejne fete, dhe per kete shkak un jam hedhur perpjete per te mbrojtur konceptin e fese dhe ideologjine e fese ne pergjithsi dhe ne veçanti figurat madhore te themeluesve te feve (Jezui, Muhameti, Buda etj), asnjehere nuk kam mbrojt ndonje denominacion fetar ose ideologji fetare ne veçanti, perveç rasteve te shpifjeve te poshtra kunderfetare moderne dhe ngambrapamoderne.

Per kete qeshtje un kam sqaruar (e kam nxjerresmiley - siç thua ti) me teper se meriton ti dhe shoke te tjere si ty, sepse nuk te jipet asgje qyl, ndryshe nuk e vlerson, nuk e kupton, dmth e keqkupton, sepse ka thone nje i modh:

nuk ka moskuptim, por ka keqkuptim!

ndersa me i modhi i te medhejve ka thene:

nuk ka moskuptim, as keqkuptim, ka vetem keqdashje!

                                                                                       i Modhismiley 

 

nuk e di pse trembesh tiku!    kjo ti dhe shoket e tu  nuk shkon ,se ti e kupton  qe shoket jane te shkabes dhe albes dhe jo te mite!

keqdashje,te pakten nga ime, nuk besoj se ka pasur,keshtu qe ngelemi te keqkuptimi.   atehere pse perplas kemben me inat dhe bertet!   nuk loz me ty se me heq rrotat e vinçit kur shkoj ne banjosmiley

 

 

 qi na duhet nji revulicion, na duhet por kush ka bythe ta beje

                                                                                                                           tha

Shqiperia duhet vene nen nje mandat nderkombetar .po te vazhdoje te mbetet ne duart hajduteve shqiptare kane per te ikur te gjithe e vetem kukumjacka me shkaben ne komune te parisit kane per te mbetur.smiley

edhe ideja per tjeter alternative buron po ashtu nga instikt feminor (me utopite qe u duhet te permbushe).

Buron nga refuzimi, ne kete faze paqesore te zhvilimit tone, i detyrimeve qe kemi per te ndertuar te miren se bashku, me njeri-tjetrin.

Dhe po ashtu, per t'i qendruar dhe, edhe per t'a luftuar,  te keqen se bashku.

Dhe per te ecur se bashku, kerkohet te kuptosh.

Qeveria megjithe pamundesite, po funksionon. Dhe ky eshte lajm per se mbari per nje shoqeri me humnera morale si jona.

Por nuk funksionon gjeja vetem me qeverisjen, ndoshta nuk ja u kishin thene. 

 duhet te hyni ne loje edhe ju! Ashtu sic kemi hyre deri tani duke prishur (se edhe sala nuk shkaterroi i vetem por bashke me ne, qofte indiferente, qofte te coroditur, qofte gangstere)

Shkrimi me pelqeu por jo zgjidhja.

kjo situate i jep te drejte atyre 4-5 vetave qe ua lejoi partia te votonin per Maqo Lakrorin.

Dhe duke parë sa i ndjeshëm është sot qytetari, anembanë Shqipërisë, për çështje të mjedisit, të pastërtisë, të ushqimit dhe të shëndetit, kjo forcë e re politike mund dhe duhet të organizohet në trajtën e një lëvizjeje me bazë ekologjike, ose që i jep përparësi mjedisit dhe mirëqenies së qytetarit. 

Bukur i ke kapur gjerat Ardian Vehbiu, ne te gjithe shkrimin. Vetem se ke harruar dicka! Ke harruar ligjin dhe komisionin e ri, ate te zonave dhe projekteve strategjike, komision ky qe varet direkt nga kryeministri. Me ane te ketij Ligji dhe ketij Komisioni, perfshi aty dhe nja dy-tre organizma te tjere, kryeministri i vendit ka fuqi absolute mbi cdo cope toke te Shqiperise, mbi cdo problem, mbi cdo investim, mbi cdo investitor dhe, mbi te gjitha, mbi cdo ligj tjeter. Ky Ligj i Projekteve Strategjike dhe komision i investimeve strategjike duhen abroguar sa me pare, ndryshe ky kryeminister dhe klika qe po formon kane per ti shkaterruar edhe ato zona te ketij vendi, qe kane mbetur akoma pa u shkaterruar. 

Dmth tipat që vijnë nga perspektiva të majta, siç është shumica për të mos thënë 99% e këtij blogu, janë kundër pushtetit ekzekutiv dhe burokracisë vetëm kur kjo abuzohet nga tipa që ju nuk i keni më qejf? (pyetje retorike, kuptohet.smiley )

Qejf ?!?! C'ishte kjo? Teater kukllash?!?

Vehbiu, siç e kam thon gjithmon, lexohet me endje, veç une do ta plotesoja.

Pse nuk ka alternative tjeter, po gjithmon keta, laj e thaji. 

Ne fakt ka, por media nuk eshte e hapur, media nuk i pasqyron. Plus qe dy forcat kryesore politike, i pengojne. 

Ishin ne zgjedhjet e kaluara nja dy-tre alternativa te tjera, por nuk e kishin forcen e duhur, plus qe me vone sikur u komprometuan pakez, gje qe e detyruan zgjedhesin/votuesin, te terhiqet. 

Tani, ka dale perseri nje alternative tjeter, Gjergj Bojaxhiu, por eshte akoma i dobet, dhe sulmet ndaj ketij jane shume te ashpra, gje qe e kane bere votuesin te jete dyshues edhe ndaj kesaj alternative. 

www.dogma.com...

Do te ishte e trishte qe nje dite shoqeria civile te pushonte se funksionuari si shoqeri civile e perbere nga grupe presioni per çeshtje te ndryshme publike. Organizimi ne force politike qe sugjeron Vehbiu shpresoj te jete nje naivitet i tij, sepse nga menyra si eshte strukturuar artikulli kuptohet qe: 1. Rama si e keqja me e vogel 2. shoqeria civile le ta mposhte por mos te haje shume... (pika, pika te thella filozofike).

NJe nder traditat qe duhen mbrojtur medoemos  eshte pikerisht organizimi ne grupe presioni aktive te pavarura nga pushteti: nje checks and balances paralel dhe informal ku zeri i qytetareve te degjohet atehere kur institucionet deshtojne si plateforme. 

Per me teper, Shqiperia ka njohur dy here transformimin e shoqerise civile ne force politike (pas komunizmit dhe levizja mjaftiste me ne krye Veline), te cilat, perveçse mbartnin karakteristika revolucionare, kane provuar te jene te pasuksesshme. 

Cka propozon Vehbiu eshte gjithashtu revolucionare: rrezimin e nje sistemi me nje sistem tjeter. VL (TM... pika pika)

VL dmth vari leshtsmiley

Alternativa aty eshte por nuk ja dini kimetin , skeni faj , jeni injorante , por prape dini ta perdorni injorancen tuaj kur ju vjen laku ne fyt , jo se merrni vesh nga Alternativat por aq drite keni te shikoni , nuk shikoni shume larg , jeni interesaxhinje , jeni inatcore , jeni bukeshkale , jeni dembele dhe parazite .

Alternativen aty e keni , sic e ulet dy here ashtu do ta ngrini te treten here , Ai po vjen .

Profesor Doctor Sali Berisha , Ai eshte Alternativa qe ju prape do zgjidhni dhe skeni nga e luani sumcen !

do te cuditesha pa mase po te ndodhte hera e trete.

Katroro ala s'u mesove me kete horrin ti. Ky vetem tall trapin dhe rastet kur eshte me serioz se kurre jane kur kallxo nai barcalete. hahaha

ironia humbet n'cik kur eshte vetem me te shkruar. p.sh. pse e lexove seriozisht komentin tim?

basha(avatari i berishes); jam une, jam une

Poplli; c'e nessunooo...

te kesh shansin e rames, me kete opozite e te luash me fatin, kete vetem palloshi mund ta bejesmiley

Autori i shkrimit ka rastin e mire te kuptoje nga komentet qe peshqit, dmth lexuesit, kane degraduar me tej, disa edhe skajshem duke e treguar si dashamires mbrojtes i Rames, çfare vete ai ka hap rrugen duke rrezuar ne politike çfare fluturon siper politikes si esence edhe e politikes.

Ideja dhe shkrimi duhet te vetmbrohet nga mileti qe gatitet/dhe tirani lebetitet!

 

Nuk e ke kapur thelbin Tiku fale narcizizmit...

Tirani nuk lebetitet sot sepse gezon  teknollogji  e kalon financiarisht fale bankave dhe fizikisht me vije ajrore fale kompanive ajrore....nga nje vend i lebetitur ne nje vend te begate prenda oresh....ishte nje Loqe sot me sabah ....qe paralajmeronte Ramen qe te mos bonte 21 Janar se do perfundonte si Caushesku...ai perpara Rames qe boni 21 Janarin nuk perfundoi si Caushesku apo jo ....ka perjashtime thu ti.

Per mu autori merakoset se eshte mileti qe gatitet e ne fund lebetitet...e ka gjithmone mrena me pak fjale, e nuk i refereohem  veq pranverave Arabe, por fillo nga 1945 fundi i gjoja luftes se fundit boterore. Ky eshte thelbi i shkrimit.

eshte vete vjersha e Nol revolucionarit ortodoks qe tingellon narciziste:

se mileti po gatitet,

 

se tirani po lebetitet

 

prej Tironcit qe Lebetitet!

Kte qe thu ti me lart un e kam parasysh, por nuk me intereson fare edhe jasht ketij muhabeti. Me gjej po qe i zoti nje koment timin per 21 Janarin, Gerdecin, e zarzavate te tjera. Mos u lodh kot, nuk ke per te gjet gje. Pra ti nuk ke kap thelbin e komentit tim, i cili nuk ka te beje me politiken e gatitjes se miletit per revolucion ne rruge, por te pis miletit ne Peshk qe gatitet te beje pershesh nje shkrim shume te mire, por qe e ka nismen e persheshit brenda si shkarje politike nga thelbi i fenomenit qe eshte mbi politik. Pastaj mund te hidhesh edhe tek mileti i lebetit ne rruge per revolucione te reja me ra fli, sepse e njejta gje eshte.

Un mund te mos e kam kap thelbin e shkrimit, ose e kam kap gabim, por po te rilexosh komentin tim te pare ne hyrje te shkrimit, nuk mund te mohosh dot qe te pakten ambicja ime eshte per te kap thelbin e thelbeve, mere me mend permend deri edhe rrezimin e Kulles Babilonit ne Zanafille te koheve dhe hapsirave.

 

Kape thelbin e lebetise se tiranit lebetit dhe miletit lebetit, meqe e kam premtuar me lart per ta sjelle:

All that has been said and written is evidence of a gigantic abreaction to the event itself, and the fascination it exerts. The moral condemnation and the holy alliance against terrorism are on the same scale as the prodigious jubilation at seeing this global superpower destroyed — better, at seeing it, in a sense, destroying itself, committing suicide in a blaze of glory. For it is that superpower which, by its unbearable power, has fomented all this violence which is endemic throughout the world, and hence that (unwittingly) terroristic imagination which dwells in all of us.

 

The fact that we have dreamt of this event, that everyone without exception has dreamt of it — because no one can avoid dreaming of the destruction of any power that has become hegemonic to this degree — is unacceptable to the Western moral conscience. Yet it is a fact, and one which can indeed be measured by the emotive violence of all that has been said and written in the effort to dispel it.

che l’abbiamo sognato quell’evento, che tutti senza eccezioni l’abbiamo sognato – perché nessuno può non sognare la distruzione di una potenza, una qualsiasi, che sia diventata tanto egemone – è cosa inaccettabile per la coscienza morale dell’Occidente, eppure è stato fatto, un fatto che si misura appunto attraverso la violenza patetica di tutti i discorsi che vorrebbero cancellarlo.

O Tiku , tre komente vetem per te lebetitmin? te dinja ......mos ta them qe ke rene edhe ti ne nivelin e te lebetitmit!.

Ca te dinje ti ore Zeqo? Te dinja thote...ik ore shqupist, ik me gjithe cunin e  sheqeres 

Shqupin e kemi si shpirt ballçekano.smiley

O zeqo ziu, un kam rene shume me poshte se i lebetitmi, kam rene ne nivelin e atyre qe jane kunder te lebetitmit!

 

Bravi.

ne fakt, (nen)ideja e trashe e autorit te holle, eshte shume e veshtire te kapet ne kete shkrim...

 

"Dhe pavarësisht se M. Nano thotë se kushdo mund të qeverisë sot më mirë se Rama dhe ekipi i tij, unë kam frikë se alternativa e sotme – SHQUPI – mbetet hë për hë e vetmja praktike;"

smiley

SHQUPI smiley nejse derisa nuk eshte bere thuthuq akoma dhe ky, prap Berishist mbetet. Gjuha kjo tradhetare e madhe, tha.smiley

Po m'pelqen per filozofine, thellesine...

http://www.pgj.al/

Po a e le fenomeni Dibra se te fitoje karrige ne parlament?

"Partia e Gjelbër është krijuar në qytetin e Tiranës më date 1 Shtator 2001,me dëshirën e përpashkët për të krijuar një force politike me parime të gjelbërta ekologjike, demokratike, sociale dhe paqësore."

OMG qenka shpikur rrota...!

ky vehbiu, qe lebetit , te na sqaroje si kompetent qe eshte, pse shqiperia jetoi diktaturen me skizofrene , per pushtetin e nje idioti. cilat ishin arsyet qe diktatura jetoi per 45 vjet, pa rrezikuar asneher renien , si eshte e mundur te jetoje ne fukarallek e maskarallek, e te adhuroje shkakun???? kur ti sqarojme disa vija, se si eshte edukuar ky popull trim e liridashes, gjate diktatures, e kemi me te lehte edhe te kuptojme problemet e sotshme.

vejme re shoku vehbi lebetitsi, se shume gazetar ( ashtu te quajtur) nuk shkruajne per gjendjen e shkollave ne periferi te vendit, nuk shohim shkrime te koloretorambenklyshkomunistesh.

pjella sjell pjellen, pusht i ati, pusht i biri, kete mund te thojme per kryeinistrin.

ka shume per te then , po e mbylli me kaq, se vehbiu lebetit, e shtrmberon edhe gojen.

Te nderuar admin, si ti gjej tregimet e vitit 2010, 2009, 2008  flm. 

Te nderuar admin, si ti gjej tregimet e vitit 2010, 2009, 2008  flm. 

Pyet gjembin Pjer, ajo i di te gjitha, eshte shefe e arkivit te lart qendror  ne Komitetin Qendrot te peshkut pa uje ..

" Importimi i Plehrave e ben Shqiperine me te paster "

E .Rama.

smiley        smiley        smiley

Plehna jan, than per her t'par
masnej than jon mbeturina
Tashi thon jon lënd e pare.
Prit kur t'thon jon omëlsina..

Alternativa ka qenë dhe është, dhe ka vite që po përplaset me partitë kryesore dhe mbështetësit e tyre ndërkombëtarë. Kulmi i kësaj alternative do të jetë protesta e të shtunës në orën 11. Ju do ta mbështesni alternativën apo do të filloni me disfatizmin e përçmimin injorant të zakonshëm?

Ke shume te drejte, nga nje ane Rama perfundimisht e ka kthy ish-zyren e Xhelilit ne dyqonin e vet, nga ana tjeter kto as shqup s'jane, mo shume si te shqep. Zot na ruj cfare idiotesh, ekologjia osht e majte thone debilet, ne jena te djatht. Problemi eshte pikerisht ate qe thu, "kulmi do jete protesta." Masenaj ca bohet? Apo te gjithe shofin Mamaqin. 

kush e organizon protesten e se shtunes? Partia dhimokratike? Fuck off! Plehrat organizojne proteste kunder plehrave. Epo une nuk jam akoma pleher qe te marr pjese. ptu qelbesirat!

Kush e gjen lidhjen qe ekziston midis fenomenit social alternative politike dhe fenomenit  fizik rryme alternative elektrike?

(ekziston edhe rryme e vazhduar elektrike)

 

Po normalisht mo qi mungojne alternativat. Diktatura kto ka, ska brirë.

Prap fajin e ka saliu. Un them qe eshte merita e saliut. Fale tij politika fiton mbi te qeverisurit. Keshtu  ka ndodhur khistorikisht nw kete vend. Pse vazhdon te ndodhe? Sepse nuk e kuptojme lojen. Kenaqemi qe po humbet berisha. Pasi te kaloje shume kohe e kuptojme te verteten sic e kuptuam qe berishen e vuri ne krye te antikomunisteve vete sistemi. Me vone kuptuam qe fatosi ishte i shitur te saliu. E keshtu me rradhe.

Eeee, kjo eshte faqja, shum mire smiley kujtova se nuk do futesha dot, mos e luaj me Penaro smiley

Them se te ka degjuar e nuk po e luan.

...

çfar faqje eshte kjo mer pufte! nuk di as ku je, e do me bo shpetimtarin!

 

smileysmiley

me durim zoni Pjer, me durim

jo-jo, po me pelqen keshtu smiley mos e luj mo Penaroooo smiley

Po ca mos luj, s'ta ka vu akoma. smiley

Pjer, ke fjetur mbreme?

Jane pak mbrapa me sarkazmen ketu, Pjer.

Nuk e kuptoni djema smiley u gezova qe ishte akoma faqja e vjeter, e bukur e thjeshte smiley 

Do Zoti, Penari ka qene tek ai treni qe u perplas ne Hoboken (Njy Xhersi) smiley dhe osht n'spital tani smiley Me vjen keq djema qe shprehem keshtu, po me shume dua Peshkun  se Penarin apo Blendin smiley 

kujtova se  "do merreshe me punet e tua",  ketej e tutje.. po nuk te ndahet shpirti nga peshku Pjero, joo.

Pjero , hajde bojme  i dore muhabet , nje dite do jem une Admin nje dite ti .

smiley 

Akoma punoka peshku i vjeter?!

O te punume , as admin , as shkabe , as liqen , ktu e bo ligjin PD -ja smiley

Jepi Brad, fene t'i luash smiley

Po Pjeri nga behet? As andej as kendej...eshte akoma ne shok smiley

Nga ora 10 e kemi lone me bo i dore muhabet smiley   

Si tek ai filmi Inception po me duket. A thua te jemi ne enderr? Kush eshte peshku i vertete? smiley

I verteti eshte ketu !!! 

E ke pare ca nickesh te tmerrsme dhe cuditshme ka ai i riu ?

Beluli VII   

smiley

Hajde Belul se me ty e kane smiley

Po ti cili je aty? smiley

 sinqerisht nuk jam rregjistruar  , nuk me pelqente fare .

Vizualisht apo nga permbajtja? 

Ne fakt shume nga emrat e ketushem mungojne. Nje pjese e mire mendoj se kane zgjedhur te regjistrohen me emra te rinj, e kjo e ben pak si te "dyshimte" si ambient. Duket i huaj, por ndoshta eshte vetem fillimi.

Vizualisht !

nuk eshte Beluli VII  joo..  eshte Beluli XVI,  si Luigji XVI..smiley   dmth kohe tjeter, kapitull i ri.smiley

Djema tek Peshku i ri, mungojne te ato elementet qe ekzistojne tek Peshku i vjeter, tek ky,  elemente qe e bejne nje faqe interesante dhe terheqese. Tek Peshku i ri nuk sheh se kush teme eshte me e nxehte, kush eshte komenti i fundit, biles edhe kur klikon per ta kthyer tek faqja kryesore, te iken Peshku dhe te duhet ta risjellesh perseri. 

Kam frike, se koha e arte e Peshkut mbaroi, dhe se shume nga ketu nuk do i pershtaten sistemit te ri modern. Penari le te presi tani nga te rinjte qe perdorin ajfonat, ne brezi i vjeter veshtire se do pershtatemi me sistemin e ri, sistem aspak terheqes. 

Nuk je mesuar me te riun akoma Pjer, kur hysh andej nga shpia e re sill noj shishe vere te vjeter se nuk vihet ashtu duar bosh.

Ajo qe vura re tek faqja e re Zeqo, ishte qe komentet nuk kishin ore dhe date se kur ishin shkruar. 

Si shpjegohet qe tek sistemi i ri, klikon per temen, por tema nuk del, te dalin vetem komentet poshte. 

smileyAi sistem i ri??

ai eshte sistem i kalbur koke e kembe, sistem prej kallçuku, fuoristrade kineze 7-8 mije euro kur ne kemi Defenderin tone 4x4 mushke, qe ngjitet dhe ne te arushes!

fakju sistemi!

Ne thame se sistemi i ri i Peshkut, do sillte permisime, nderkoh qe del se sistemi i vjeter i Peshkut qe me efikas se ky i riu. 

+1

Edhe komentatoret tek versioni i ri, nuk iu del flamuri, nga ç'vend jane, nuk e di se me ke ke te besh, me ke debaton/dialogon. 

vallaj, pjero, peshqit pa flamur, si breket pa ushkur  

...pikerisht, pikerisht, aty me rri. Kish lezet kur shikoje qe tjetri nga stamodumua komentonte ngjarje nga aktualiteti shqiptar.., ca shqiptar..., kinez, korean, kongolez, thua ti   Po ky mut nga i di gjithe keto gjera.. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).