Kastriot Ismaliaj bëri gjithçka për të mos lejuar sërish dhënien e dëshmisë nga ish-juristi i kompanisë së tij, Romeo Karaj. Por, gjykatësit nuk u tërhoqën dhe dëshmitari ka folur duke rënduar keq pozitat ligjore të ish-administratorit. Dëshmitari e cilësoi si mashtrim marrëveshjen që në fillim dhe foli për mashtrime të tjera më pas me mbledhjen dhe destinacionin e parave të debitorëve të CEZ-it.

Dëshmitari i mbrojtur Romeo Karaj ka dhënë më në fund dëshminë e tij ndaj ish-amdinistratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për mashtrime me pasoja të rënda dhe pastrim parash. Ish-eksperti për çështje juridike në DIA ka dëshmuar përpara gjykatës se marrëveshja mes DIA-s dhe CEZ-it për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike ka qenë mashtrim që në momentin e nënshkrimit të saj. 

Mashtrimi, sipas dëshmitarit, është në faktin që Kastriot Ismailaj e ka prezantuar DIA-n si një kompani në partneritet me një kompani amerikane. Në momentin kur ky fakt u zbulua nga studiot ligjore në Vjenë, filluan edhe problemet serioze të Ismailajt, i cili, sipas dëshmitarit, filloi të mohonte që kishte deklaruar partneritetin me kompaninë amerikane, madje filloi edhe presionet dhe kërcënimet ndaj ish-administratorit të DIA-s, Elvis Mataj, të cilit i kërkohej që të mohonte që kishte nisur një email tek ish-drejtuesit e CEZ-it, që e prezantonte DIA-n në partneritet me kompaninë amerikane. Dy duart për një kokë janë, ishte një nga frazat kërcënuese, sipas dëshmitarit, që i pandehuri Ismailaj i ka thënë Elvis Matajt. 

Edhe sa i përket derdhjes së shumave të mbledhura nga debitorët e energjisë, dëshmitari u shpreh se ato nuk hidheshin në një numër të veçantë llogarie dhe se nuk pasqyroheshin saktë shumat e mbledhura dhe se kujt debitorëve u ishin marrë. 

Sa i takon gjyqit në Arbitrazh, dëshmitari refuzoi të fliste, pasi për këtë pikë ka një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit. Pas Romeo Karajt, pritet edhe dëshmia e Elvis Matës, i cili gjithashtu është nën mbrojtje shtetërore, ndërsa nuk dihet për momentin vendndodhja e saktë e tij.

4 Komente

Parate, ka mundesi qe te jene ndare ne dy portofole, nje pjese i jane dhene CEZ-it dhe pjesa tjeter mund te jete fshehur ose investuar, ose nuk perjashtohet edhe portofoli i trete ku u jane lyer xhepat politikanve pushte-tare. 

mbi c'baza i thua keto akuza, i nderuar? mos di dicka qe ne te tjeret nuk e dime?

Sigurisht qe nuk perjashtohet portofoli i trete, sepse ne ate kohe kur kane ndodhur keto afera PD-ja ishte ne pushtet, dmth hajdutet dhe kriminelet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).