Nëntë persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës në lidhje me dhunimin e një biznesmeni të huaj në Tiranë me iniciale F.M dhe shoferit të tij gjatë një aksidenti me gjasë të inskenuar në rrugën e Rinasit në dalje të fshatit të Laknasit.

Policia thotë se po punon intensivisht për të zbardhur dhe për të arrestuar autorët. Të gjithë të shoqëruarit po merren në pyetje nga oficerët e policisë.

Sqarimi i policisë:

Lidhur me ngjarjen e ditës sotme datë 10.09.2016, ku në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi ” dhe për pasojë u lënduan nga dhuna dhe me pas u dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe pasagjeri shtetas i huaj rezident në Shqipëri me inicialet F.M  sqarojme se :

Po vijon intensivisht puba për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve.

Në këtë kuadër Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave lidhur me këtë ngjarje të cilët po merrennë pyetje nga oficerët e krimeve.

Vazhdon puna në bashkëpunim nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

16:08 -Dhunohet biznesmeni i huaj në Rinas pas një aksidenti

Një biznesmen i huaj me veprimtari në Shqipëri është dhunuar në Tiranë, pasi mjeti me të cilin udhëtonte, u përfshi në një aksident.

Policia bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Laknasit me Rrugën e Rinasit, ku është përplasur një automjet tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

“Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhëtonin me 2 makinat. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqipëri me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, të dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron Policia e Tiranës.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve.

38 Komente

kjo toke nuk i duron dot çibanet e huaj !..smiley

 

ketu japin vetem inicialet e biznesmenit, por ne fakt lajmin me emrin e plote, kombesine dhe shtetesine e ketij,  e kishin te gjitha mediat ketej.

Territor i veshtire, jane cunat e fushe krujes, nuk tuten kollaj.

Po dhe ky me miliona euro e ka lene mendja qe vjen e rri ketu.

o lungo..  kish dale gjitoni im ne Vlore qe ne pike te sabahut sot, po ujiste lulet.....smiley

..smiley

po po, skele - orikum eshte e pakalueshme fare.

Lungo, po si the ti fratello rri pse s'iken?

Qellova njehere me ca investitore taljan ne Albanie, per nje muhabet pune. Nejse verdalle e verdalle, ne fund i them, ore i keni paret gati ju apo jo? Po c'pare kemi ne, ne jemi te falimentuar prandaj kemi ardhur ketu. smiley 

smiley

Po pse o, nje cizme uje te tremb ty.

Ketu flitet per nje biznesmen libanez, qe nga mbiemri duket si arnaut nga ata te paret, pra dora jone smiley dhe qe ka kryer nje investim qe puneson shum familje, investim qe do shkoje deri ne 1,5 miliard euro. Une po te isha shtet atje, te isha nje fuksionar i shtetit a i qeverise atje, biznesmenve qe investojne shuma te medhaja parash, do iu caktoja te pakten nja 3-4 sekuriti per ta ruajtur, 2 polica e dy civile. 

ska faj qi te rref tjetri.

nen kujdesin e Partise edh trefishuer siguracjoni smiley

çu bo? A vojt Dibra ne rilindinë?

Mire ia kane bere .ik o libanez investo andej nga Florida ku I ha paret rehat e s'te thote njeri plac .

Qudi qe sbo ze Sala per ket ortakun e te bijes. Apo thuj kur boni hasha kunatin...

Vetem eurpian asnji bismen tjeter duhet te ivestoj ne shqiperi.

TV Klan ka filluar qe tani te hedhe idene se gjasme ishin fshataret qe kane konflikte me pronat. Ata paskan pajtuar nja tre rrahes (Schlaeger) profesionist per ta zdrukthu mire biznesmenin dhe filmuar aktin per prove. 

Kuptohet qe asnje fshatar apo te papune poshte pallatit tim ka mundesine logjistike te operoje ne kete menyre: te ndjeke biznesmenin, ta rrahe ate dhe te iki ne drejtim te paditur. 

Por... TV Klan ka aksioner Samir Manen, qe eshte edhe nje prej investitoreve qe duan ta marrin ate cope toke, ose te zbojne investitorin e pakendshem. Dmth. policia ne lidhje me me kete media po i sjell publikut nje narrative interesante qe tregon sesi do te shkojne hetimet. Disa fshatare do te hetohen dhe denohen, biznesmeni pasi ta shese token per nje cope buke do te largohet dhe atehere do te shohim nese keta "fshatare" do te jene konsistent ne perpjekjet e tyre per te mbrojtur token. 

Me mire Mane legeni se sa libanez haleja. Libanezet kane pasur disa biznese ne AL dhe ne te gjitha rastet kane vjedhur, kane punuar me hile, e kane trajtuar stafin pa njerezillek. Kam bere mbremjen e matures tek Mak Albania dhe ishin me pronare libaneze (ne mos gabohem, te huaj nga keto vende ishin) dhe qe atehere me jane fiksuar. Bera muhabet me kamerieret atje, sepse njihja njerin. Ngaqe vinin nga rrethe te ndryshme, si kamerieret, si pastruesit, si kopshtaret, si punetoret e krahut, I linin te flinin tek nje dhome qe ishte si dhome veglash, larg vilave. U shtronin dysheke ne toke dhe po t'u vinin kliente, vinin e ua merrnin dysheket. I linin te flinin ne dysheme, mbi batanije. Ata qe kishin mundesi te shkonin ne shtepi pas turnit e quanin veten me fat. I duronin ato kushte vetem sepse kishte bakshish nga klientet, sepse rrogat ishin mesybet. Cmimet, nderkohe, i kishin me lart se kushdo tjeter dhe shtetit nuk i paguanin asgje. 

Mund te jene te verteta keto qe thua per kete tipin. Por keta tipa gjejne e bejne.

Prandaj eshte shteti qe te mbroje qytetaret (dhe fshataret) nga keta.

Pse nuk vepron shteti?

Ja pra, ka arrestuar 9 veta. Ca do t'i te beje, te arrestoje gjithe shqiptaret? Nese e ke fjalen per menyren se si trajtojne stafin, kur vete shteti u kerkon llogari cohen ata qe quajne shtetin "qe largon investuesit e huaj". lol Por, ke te drejte. Keta te huajt kane gjetur, pa bejne. Sepse kane jo vetem shtetin inferior ndaj te huajve, por dhe nje pjese te mire te popullsise. Pak veta ka qe ua tregojne vendin qe ne fillim.

dmth shoket e klases kercenin apo flirtonin me femrat kurse ti intervistoje kamarieret per te kriju idene per libanezet ne kushtet e mungeses se liveleakut. Sa gjynaf!

Mqrf tek keta te huajt, ishin shtuar muxhahedinet gjithandej neper kashar, shume me teper se heren e fundit qe u verdallisa andej. Qe nga Kashari, Mezezi e deri tek Megateku. Nuk kishte rruge, autobus, megatek, citypark apo casa-italia ku te kaloje e te mos shihje nga dy gra muxhahedine me ato veshjet e tyre si kostum ushtarak e me shami ne koke. Pallati qe u lye me urgjence nga ndertuesi, pasi kishte kaq vite qe rrinte bosh, ishte mbushur plot, te gjitha hyrjet pa perjashtim. Edhe tek fusha e sportit te mezezit ku dalin lozin kalamajte futboll, shifje mustaqellinjte 50-vjecare e barkderra qe shkonin benin stervitje atje. Nuk ndihesha rehat te shihja qe kalamajt loznin futboll dhe ata rrinin dhe i shikonin aty, sidomos pas atij lajmit qe doli atehere. Dhe sidomos prej faktit qe keta kane kaq vite qe rrine neper kampe shkretetire. Nuk me pelqen fare.

ke miliona shqiptare neper bote, e te vjen keq se u strehuan dy mije qyqar qe rrezikojne te vriten - SHBA ka paguar per ta me siguri

E para, keta "qyqare" quheshin organizate terroriste nga BE dhe SHBA deri pak vite me pare (qdmth qe kane bere sulme kunder civileve, bomba e me the te thashe) dhe jane ushtarake te stervitur per te vrare, qe kane marre jete dhe qe edhe sot rrine me ato uniforma.

E dyta, ata milionat neper bote nuk jane problemi im dhe as i femijeve qe do te rriten ketu, tani duke pasur neper kembe edhe persona qe jane stervitur per vrasje. Te kujtoj qe njeri prej atyre femijeve u perdhunua vjet nga keta persona. Mjaft paguajme ne marredheniet me jashte prej imazhit te keq qe na kane nxjerre neper bote ata milionat qe permende. Nuk kemi pse te paguajme edhe me punet e brendshme.

ky lajmi ketu eshte jo i plote ne fakt.. viktima, libanezi me pasaporte amerikane, nuk eshte  biznesmeni  por  perfaqesuesi ligjor apo administratori i nje firme investitoresh nga Katari qe po investojne ne turizem ne Shqiperi.

sidoqofte, ka edhe lajme te mira:  mberriten disidentet e fundit ne Albanie..

po i cojme ne nje vend te botes se 3te, thane keta te UNHCRse, o Belul...a ka shku najhere ne komune te parisit ai zedhensi i UNHCRse?

jo nuk besoj te kete qene, prandaj  paragjykon, maskarai.

po mua me preku falanderimi i senatorit Mc.Cain...

I shpreh falënderimet e mia më të thella qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen e tyre dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare.
 
Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për disidentët është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar' shprehet ai.

 

-si me qene drejtori i jetimores, Luixhi.. ''ju bete nje pune te mire, nje gjest patriotik ! me ju krenohemi jo vetem ne , por gjithe... Bota''..smiley

Problemi me keta nuk eshte se jane ca refugjate gjynafqare, por luftetare te sprovuar te "lirise." Dmth keta e sjellin belane me vehte, se ate zanat dine. Cudi keta amerikanet gjithmone na i lene favoret ne, nuk i marrin per vehte. smiley 

smiley

Pas eksperiences ne shqiperi shkretetira do iu duket xhenet smiley

Belulo, nuk me hapet ky linku jot per disidentet. 

theksimi i fjales i huaj, mos do te thote qe po te ishte shqiptar vari qillot!

se keto mediat ketej nga nesmiley as e rruajne fare kur rrihet ndonje i huaj!

Ajo qe mu me habit ne gjithe kete histori eshte se pse u shoqeruan pikerisht nente persona dhe jo dhjete.

Brad eshte si ato cmimet e supermarketit 9.99 (qe nuk thone dot 10 me nje fjale dhe as centin nuk ta kthejne). Ne fakt kane qene 9 plus roja e parkimgut ku linte makinen viktima por ky nuk eshte permendur smiley

Pse vone o Belul, samiti ne nentor eshte.  smiley 

do te ruajme 24 ore, qe mos te kesh ku te mcifesh mo

Biznesmeni me shprehu falenderimin ndaj qeverise shqiptare per interesimin e treguar per te dhe familjes ne kete moment te veshtire, tha Ekonomi

 e c'do me teper nga jeta!?

Edhe nje hap tjater ne drejtimin e duhur per krijimin e 300 mije vendeve te punes .Faleminderit Rilindje.

Omnix Albania, kompania që do të investonte 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri.

Vendimi vjen dhjetë ditë pasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga persona, të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.  
“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Lalëz”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

Por dhjetë ditë më parë, disa persona dhunuan fizikisht presidentin e Omnix Fadi Mitri. Policia ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz.

“Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë”, sqaron deklarata.

Në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i grupit Omnix, Jamal Abu Isa, kompania ka falenderuar qeverinë e Shqipërisë për kujdesin që ka treguar ndaj familjes së zotit Mitri në këto momente të vështira për të.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).