Në vitet 90, kur filloi tranizicioni drejt një modeli të ri politik dhe ekonomik, unë banoja në një nga parafabrikatet e lagjes Ali Demi. Në kat të parë të shkallës sonë ishim dy familje punëtorësh. Një kat më lart kishim një ish funksionar të partisë dhe dy drejtorë në një ministri. Në kat të tretë ministrin e punës, një drejtor shkolle, një mësuese dhe një punonjëse e Bibliotekës kombëtare. Në kat të katërt dy inxhinierë dhe një anëtare e akademisë së shkencave. Në kat të pestë një artiste e TOB-it, një diplomat dhe një biznesmen i angazhuar me transport ndërkombëtar mallrash. Në kat të gjashtë sërish dy familje punëtorësh.

Të gjitha shtresat sociale në një shkallë të vetme. Makina nuk kishim, kështuqë përdornim të njëjtin urban. As telefon nuk kishim, por përdornim telefonin e ministrit. Të gjithë fëmijët luanim bashkë tek sheshi plot llucë i lagjes, dhe po ashtu ndoqëm kopshtet dhe shkollat afër shtëpisë. Kur ministri i katit të tretë u sëmur, u transportua nga e njëjta ambulancë që mori edhe gjyshen time, dhe (sigurisht) u shtrua po tek i njëjti spital publik.

Sot, në 2016, ministrat, kryetarët e bashkive dhe funksionarët e tjerë politik e publik jetojnë (bashkë me biznesmenët me të cilët ndajnë paratë tona) nëpër rezidenca me vila që kushtojnë aq sa një punëtor i ndershëm nuk do arrijë të fitojë kurrë gjatë gjithë jetës së tij. Fëmijët e tyre shkojnë në shkolla private (para se të shkojnë në Paris, Berlin apo Londër). Kur sëmuren (largqoftë) ata shkojnë nëpër spitale private, ose në Vienë (nëse pret puna). E vetmja herë kur ata udhëtojnë me popullin në të njëjtin mjet është kur janë duke shkuar në Romë për të bërë pazarin (apo ‘shopping’ meqë pazar është fjalë demode). E meqë nuk na durojnë dot më pranë as kur shëllehen në diell, kanë zhvilluar kohët e fundit këtë huqin e keq që rrethojnë me gardhe plazhet më të bukura në vend, duke na lënë alternativë ose arratinë ose ujin e kulluar të Durrësit apo liqenit artificial.

Mirëpo nga i morën paratë këta njerëz? Do të thuash me të drejtë. Unë nuk e di, megjithëse një ide edhe mund ta kem. Megjithatë di me siguri që një pjesë e tyre deri dje kanë qënë po aq të varfër sa pjesa më e madhe e popullit (mbase edhe më tepër). Pavarësisht kritikave që kemi për tranzicionin politik të këtyre 25 viteve, shumë shqiptarë kanë patur mundësi të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe statusin e tyre social. Sigurisht pjesa më e madhe e këtyre që kanë patur mobilitet social kanë qenë të lidhur direkt ose indirekt me politikën. Shembulli më përfaqësues që ka përdorur këtë ‘ashensor social’ (disa madje mendojnë se ka qenë ‘katapult&rsquosmiley mund të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj është një i ri që vjen nga një familje me mundësi modeste ekonomike, por që sot jeton në një lagje të rrethuar me mur, ku punëtorët e bashkisë së vet zor se mund t’i afrohen. Mirëpo, a thua se nuk ia mbush syrin ajo që ka arritur, ai përpiqet vazhdimisht ta portretizojë veten e vet si një njeri që rron vetëm me rrogën e tij, duke u fotografuar me biçikletë apo në autobuz (megjithëse ka 7 vjet që lëviz me shofer). Ndërkohë gjatë fushatës për kryetar bashkie tregoi se në të shkuarën ka shitur edhe fiq për të mbajtur familjen. Që prej asaj kohe ata që nuk e kanë shumë për zemër nuk ngurrojnë t’ja përmendin dhe ta ngacmojnë si ‘ai i fiqve’.

Si fillim, dua të shpreh neverinë për këdo që e përdor këtë histori për ta tallur Erionin. Në këndvështrimin tim, një i ri që punon për të mbajtur familjen meriton të gjithë nderimin dhe respektin tonë si shoqëri. Gjithashtu, ndryshe nga shumë të tjerë, unë nuk dyshoj fare në vërtetësinë e kësaj historie. Unë vërtet besoj që kur ka qenë në vështirësi ekonomike Erioni, si djalë punëtor dhe i përgjegjshëm që është, ka bërë gjithëfarësoj punësh për të ndihmuar nënën dhe vëllain e vogël. Se ka shitur fiq apo bostan kjo pak rëndësi ka dhe nuk i zbeh vlerat e tij.

Megjithatë, duhet theksuar se këtë histori Erioni nuk e tregoi kur u shfaq në publik 13 vite më parë, por vetëm kur kërkonte votën e qytetarëve të Tiranës. Kështuqë unë besoj se përmes saj ai donte të na përcillte dy mesazhe: Së pari, që është një njeri që i ka arritur të gjitha vetë, i aftë të ngrihet nga hiçi; dhe së dyti, që ai përfaqëson shtresën e disavantazhuar shoqërore dhe do të punojë për ta. Me pak fjalë, me historinë e tij Erioni i thoshte prindit, fëmija e të cilit shet fiq, se një ditë edhe fëmija e tij mund të bëhet si Erioni, pasi ai do të punoj për këtë. Por a na ka thënë Erioni të vërtetën, të gjithë të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën?  

 

A mund të kapërcehet sot nga tezgat e fiqve në krye të Bashkisë?

 

Ka nga ata që thonë që nëse Erioni do të ishte bërë kryetar bashkie me forcat e veta, atëherë tani do ishte zgjedhur me votat e G99-tës (një parti që ai e krijoi me disa miqtë e tij), dhe jo PS-së dhe LSI-së. Megjithatë unë jam nga ata që besoj se pavarësisht ndihmës që mund të ketë marrë, sërish ai ka punuar shumë për tu ngjitur kaq lart në status social dhe ekonomik, nisur nga mundësitë tepër modeste të familjes së tij. E nëse këtë e ka bërë në mënyrë të ndershme, ne duhet ta vlerësojmë për këtë dhe të mos ja hajmë hakun.

Por pyetja që shtrohet është a ka mundësi që matrapazi (shitësi i vogël ambulant) i sotëm të bëhet kryetar bashkie nesër, apo kjo shpresë është varrosur njëherë e mirë dhe Erioni thjesht po e përdor historinë e tij si gjethe fiku?

Studimet kanë treguar se që një njeri të dalë nga qerthulli i varfërisë duhet të akumulojë kapital social (njohje shoqërore), kapital kulturor (formim akademik), dhe/ose kapital ekonomik (zakonisht para të thata).

Së pari, në një shoqëri si kjo e jona ku (gati-gati) të gjitha punët gjehen apo zgjidhen me njohje, kapitali social është thelbësor për avancimin e individit. Mirëpo Shqipëria ku unë dhe Erioni jemi rritur nuk ekziston më. Kontaktet midis shtresave sociale sot po bëhen gjithmonë e më minimale, pasi të pasurit dhe të pushtetshmit jetojnë në botë paralele, të rrethuara me mure, gardhe dhe roje. Nëse dje Erioni mund të kishte në klasë djalin e një ministri, sot prindi i një djali që shet fiq mund të mos e përballojë dot tarifën e shkollës ku shkon djali i ministrit. Për pasojë djali që shet fiq shumë-shumë mund të shoqërohet me të rinj që shesin kumbulla apo bajame të pjekura.

Së dyti, kapitali kulturor është i rëndësishëm për tu bërë i dobishëm (në mos i domosdoshëm) në hierarkinë shoqërore. Mirëpo nëse deri dje si fëmija e ministrit, ashtu edhe djali i muratorit do të shkolloheshin tek e njëjta shkollë, sot ministri siguron një shkollim shumë më cilësor për fëmijën e tij (përmes kurseve private dhe pastaj duke e dërguar jashtë shtetit). Për pasojë, fëmijët e popullit mund ta kenë më të vështirë të konkurojnë me fëmijët e pushtetarëve për një vend pune, edhe atëherë kur gara është e ndershme. Nëse do prova për këtë mjafton të mbledhësh listën e çertifikatave familjare të funksionarëve në Bankën e Shqipërisë, dhe nuk ka nevojë të kërkosh më tepër për të parë trajektoren (Tiranë – Londër – Tiranë) që ndjekin fëmijët e ‘parisë së qytetit’.

Së treti, nëse deri dje njeriu i varfër mund të krijonte kapital ekonomik përmes inicitiavës private, sot kjo mundësi po rrudhet dita ditës. Kjo temë kërkon një artikull (mbase një libër) më vete, por besoj se është e njohur për të gjithë se sot biznesi i vogël në veçanti dhe iniciativa private në përgjithësi po has vështirësi të jashtëzakonshme. Tregtari i vogël ka në shpinë jo vetëm taksa më të larta nga të gjitha anët, por prej dy vitesh edhe një arsenal inspektorësh e taksambledhësish që nuk e lënë të marrë frymë. Por që të kuptohemi, vetëm tregtari i vogël dhe i pambrojtur ama, jo biznesmeni i fuqishëm, apo deputeti i partisë. Këta të fundit janë të lirë që edhe dy vjet mbasi janë arrestuar gjithëfarësoj taksitësh edhe berberësh, të përdorin shtëpinë muze të kryetarit për të bërë miliona pa u bezdisur nga taksat, ligjet apo shteti (unë denoncova njërin dhe i gjithë arsenali shtetëror mu vu përsipër). Ky dopio standard ku biznesit të vogël i merret fryma dhe të madhit i hapet rruga, besoj ta bën të lehtë ta kuptosh se pse konkurenca nuk është e ndershme. Tani e ke një ide se nga i gjejnë këta patricët e rinj paratë për të ndërtuar muret që i duhen për tu ndarë nga plebejtë.

Por të paktën Erioni po lufton në krahë të të varfërve, apo jo? Ëhë...

Kjo është Shqipëria e 2016, për të cilën Erioni nuk ka aq përgjegjësi direkte saç ka tranzicioni politik i këtyre viteve, apo saç ka shefi i tij, apo deputetët që vënë partinë mbi Shqipërinë. Megjithatë, ai është pjesë e kësaj parie dhe ai po jep një kontribut krejt të ndryshëm nga çfarë do të kishim pritur... ose shpresuar... ose të paktën do të kishim dashur.

Për të patur një ide të dashurisë së Erionit për të varfrit, mjafton të shohim se cila ishte beteja e tij e parë publike si kryetar bashkie. Për të freskuar kujtesën, javën e parë të punës, ai e nisi jo duke gjëmuar ndonjë biznes të madh që shkel ligjin për të bërë para në kurriz të shëndetit tonë, por me ata që i zë nevoja biologjike në mes të rrugës. Dhe (që të jesh i qetë) nuk besoj se parkon njeri X6-tën, apo lë shoferin që ta presë, për të zbritur poshtë urës. Gjasat janë që poshtë urës shkojnë ata që nuk kanë një shtëpi në Tiranë, ata që nuk kanë para për të shkuar në një kafene, apo ata që kanë nevoja urgjente që nuk presin deri sa të vijë tramvaji i unazës për të shkuar në shtëpi. Por si një njeri që i njeh hallet e popullit, Erioni para se të ndërtonte banjo publike (siç ka çdo katund Evropian) iu vërsuli këtyre ‘vandalëve të varfër’ kamerat e oborrit dhe policët e pushtetit për tua marrë erëzin një herë e përgjithmonë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj do më thuash se ai i do të varfërit, pasi ka në internet qindra foto të tij me ta. Edhe mua më kujtohet si tani Erioni, i sapo zgjedhur ministër i çështjeve sociale, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom teksa e çonte në spital, apo me atë fëmijën e vogël që ishte sëmurë nga lagështira në kasolle. Di gjë çfarë ka bërë që nga ajo kohë për fëmijët rom dhe familjet e tyre? Ta them unë: iu ka dërguar fadromat për tiu prishur shtëpitë kudo ku ekzistenca e tyre binte ndesh me interesa biznesi. E bëri këtë tek liqeni, pastaj tek unaza e madhe, dhe po e bën tani tek bregu i lumit. Në të trija rastet duket se qëllimi është të hapen hapësira për ndërtime të tjera, duke zbythur të varfrit për të liruar vend për parinë e qytetit.

Do më thuash që të paktën – të paktën Erioni ka një farë simpatie për shitësit ambulant që i kujtojnë veten e tij të djeshme. Kam frikë se jo, sërish. Me të ardhur në krye të Bashkisë, Erioni menjëherë i shpalli luftë të gjithë tregtarëve ambulant, të cilët sigurojnë bukën e gojës me këtë aktivitet. E ndërkohë që në një Shqipëri tjetër ata edhe mund të ëndërronin se një ditë do të mblidhnin mjaftueshëm para për të shkolluar fëmijët e tyre dhe për t’i nxjerrë nga ky qerthur i skamjes, sot me ndihmën e Erionit, policëve të tij sypatrembur dhe blloqeve të tyre të gjobave, ata nuk guxojnë as të ëndërrojnë dot as të lajnë borxhet tek dyqani i lagjes.

E nëse do guxosh të më thuash se ai i përzuri tregtarët ambulant për të ruajtur trotuaret si hapësira të përbashkëta, do tët thoja të mos nxitohesh dhe të kujtosh se pikërisht këto trotuare u zunë brenda një nate nga dhjetra kioska të mbira si kërpudhat pas shiut. Këto kioska zënë më shumë vend në trotuare, por ato nuk i përkasin hallexhinjve që mbajnë familjen me këtë aktivitet (dikush thotë se i përkasin një pronari të madh mediash, pjesë e parisë së qytetit).

E nëse do të kuptosh prioritetet e Erionit, mund të mjaftonte të vizitoje faqen e internetit të bashkisë ku mund të gjesh informacion të detajuar për baret, restorantet dhe hotelet e qytetit, por fatkeqësisht jo për strehimin, shërbimet sociale apo mënyrat e ankimit ndaj akteve të bashkisë. Mund të mjaftonte gjithashtu të shohësh se si një ndërmarrje nën administrimin e tij, siç është ujësjellësi, i bën paratë e qytetarëve rrush e kumbulla për spote publicitare dhe billboarde. A ka nevojë një ndërmarrje monopol për reklamë? Mendoj që jo. A ka nevojë kryetari për të sajdisur mediat, them se po.

Megjithatë, këto nuk mjaftojnë, prandaj të lutem shiko pak se çfarë është bërë me paratë e mbledhura nga taksa e re që Erioni i vuri qytetit për arsimin (nuk po merremi me problemet ligjore të kësaj nisme). A kanë shkuar këto para deri tashmë për t’i ofruar ushqim falas nxënësve që vijnë nga shtresat në nevojë (siç bën çdo vend normal, përfshi edhe Kosovën)? A kanë shkuar këto para për të siguruar transport falas për nxënësit që jetojnë në zonat periferike të pushtetit? Jo, këto para të qytetarëve, duket sikur kanë shkuar vetëm për të bojatisur kopshte dhe fasada, të cilat nga njëri krah i bëjnë makiazh pushtetit të kryetarit, nga ana tjetër janë një mundësi e mirë për të mbushur xhepat e kompanive partnere (Si thoshte ajo kënga e Ramës? “këtu makiazh nuk bëjnë vetëm gratë por dhe pallatet&rdquosmiley.

Për të kuptuar interesat e kujt mbron Erioni mjafton të shohim rastet kur ka patur përplasje midis interesit qytetar dhe interesit të disa milionerëve të caktuar. Rasti më tipik është konflikti midis qytetarëve dhe pronarëve të transportit urban në Tiranë. Këta të dytët kërkuan të rrisnin çmimin e biletës, ndërkohë që të parët mendonin se edhe aq sa paguanin ishte vjedhje, pasi shërbimi ishte skandaloz. Erioni hyri në këtë mes dhe premtoi që bileta nuk do të rritej deri sa ai të ishte kryetar bashkie. Rezultati? Bileta u rrit, Erioni qëndroi kryetar bashkie, shërbimi vazhdoi të ishte zi e më zi për qytetarët (nuk po merremi me lojën hileqare të 70 lekshit). Në qytete ku kryetari kujdeset për popullin, bashkia blen autobuzët e vet dhe ua vë në dispozicion qytetit me cilësi dhe çmime të arsyeshme.

Do shembull tjetër? Atëherë po të kujtoj se pak kohë më parë Bashkia kërkoi arrestimin e atyre që mbajnë frymën gjallë duke mbledhur kanaçe nëpër kazanë plehrash. Shqetësimi ishte se këto plehra iu ishin premtuar një biznesi të madh. Me këtë biznes, bashkia kishte ngritur partneritet për ndërtimin dhe administrimin e një impianti përpunimi të mbetjeve. Impiant të cilin vetë kryetari, i veshur me një përpasje të bardhë borë, e promovoi në media. Ai shpjegoi se tashmë nuk kishte më nevojë për të rrëmuar nëpër kazanët e plehrave, pasi një gjë e tillë përbënte rrezik. Në këmbim, Erioni premtoi punë të mirëpaguar, të sigurtë, dhe me sigurime shoqërore në këtë impiantin modern. E ku ka më bukur? (njësoj si kënga e Kozma Dushit).

Mirëpo, në një vend ku votën ta jep populli dhe paratë për fushatë i merr nga biznesi (përfshi ai i transportit urban), një politikan i ‘sukseshëm’ hiqet sikur është me të parin, ndërkohë që punon vetëm për të dytin. Për pasojë, vetëm me gjethe fiku mund edhe të mbulohet realiteti edhe të mbahet pushteti.

Një nga ata që e blenë këtë gjethe fiku, siç duket ishte edhe Arditi 17 vjeçar, i cili shkoi të merrte këtë punën e sigurtë e të siguruar. Për ironi të fatit, njësoj si Erioni disa vite më parë, Arditi po përpiqej të bënte çfarëdolloj pune, për të ndihmuar familjen e tij, dhe ndoshta shpresonte për një të ardhme më të mirë se sa seleksionimi i plehrave. Por ndryshe fillimi i tranzicionit, kur të gjithë ishim gati të barabartë, sot në 2016, Arditi nuk kishte më asnjë mundësi as të bëhej kanakar i kryetarit, as ministër, as deputet, as milioner dhe as kryetar bashkie. Ai nuk bleu dot vila, dhe as nuk mori dot shofer për të gjezdisur. Ëndrra e tij u ndërpre në mes, sëbashku me jetën e tij të shkurtër. Trupi i tij u fsheh në mes të plehrave, tek ky impianti i sigurtë, që nuk i siguroi dot as jetën, as sigurimet shoqërore dhe as drejtësi. Ai nuk na la pas një vend ku ja vlen të shpresosh për një jetë më të mirë, por veç një grumbull pikëpyetjesh dhe një përgjigje. Një përgjigje që ngjan me siluetën e një matrapazi të regjur, përfaqësues i një kaste të tërë, që sot, i hipur mbi pirgun e plehrave, i krehur dhe i pudrosur, i rrethuar me kamera dhe aparatë fotografikë, pa asnjë njollë nga jeta dhe hallet e shkuara, dhe sigurisht pa iu dridhur qerpiku, nuk na shet fiq, por veç gjethe fiku përmbi zullumet e tij.

 

*Autori është studiues në departamentin e politikës, në universitetin e Oxfordit, Angli. Ai e ka derguar shkrimin e tij ne disa te perditshme qe rrefuzojne te botojne shkrime kritike kunder kryebashkiakut te Tiranes 

Marre nga Lapsi. al http://www.lapsi.al/ide/2016/09/09/erion...

64 Komente

Plaku Soros e ka zgjedhur kryeministrin e ardhshem te Shqiperise, dhe kujdeset ta mbroje investimin e tij nepermjet kurimit te imazhit publik me mediat qe vet i ka ne xhep. Prandaj nuk do ndodhi qe ndokush te botoje kesi lloj artikujsh kritik.

P.S. Nuk e di cfare eshte me e ndyre, qartesia e mungeses se zgjedhjes e kohes se kaluar, apo iluzioni i pasjes se zgjedhjes i kohes se Soros-itsmiley

 

dmth,kryeministrin e ardhshem dashkemi ta kemi protestant?/?   dhe kryetarin e opozites kalvinist!

 

 

Pavarsisht epitetit qe Gaia i ka dhene Erionit, duke e quajtur Uriahipi, dhe pavarsisht karieres politike te tij (ngjitjes se shpejt ne poste), nje kryetar bashkie duhet ti disiplinoje disa aktivitete. Dikush duhet te vere pakez disipline ne nje amulli. 

Me vjen mire qe Peshku, adminet e tij qe njihen si pro Mjaft-it te athershem, e kane sjelle kete artikull plot aludime dhe kritik ndaj Erionit. Kjo tregon frymen e demokracise se Peshkut. 

Pjer, me kete koment tregon qe e ke lexuar shkrimin vertikalisht, dhe jo horizontalisht. Duhet ta lexosh edhe nje here per ta kuptuar sado pak. 

Gaia, e kuptoj qe je terhequr nga kritikat dhe epiteti ndaj Erionit, si duket te ka zene paniku smiley

Pikat jane renditur mire, ndonese me te shkurtera do te ishin akoma me mire. Disa prej tyre dhe fakte te sjella ne shkrim nuk kane lidhje direkte me Erjonin, por indirekte, si ne cdo qytet dhe vend te botes. S.d.q., shkrimi mendoj duhet ti vleje kryebashkiakut te Tiranes per te permisuar punen e tij me tej. 

Persa i perket refuzimit te botimit, do thoja se ky shkrim vertet mund te rendoje ca me shume se sa duhet Erjon Veliajn, por nuk eshte ndonje kryqezim mesjetar. Ndaj nuk e kuptoj pse mediat shqiptare kane aq frike nga lloj-lloj opinionesh dhe faktesh!... Ne fund te fundit ne shkrim ka vend edhe per refuzime (kundershtime), qe mund ti bej vete Erjoni apo ndonje gazetar tjeter ne mbrojtje te tij.

Ja u tha ustai, s'keni pare gje akoma. E nenkuptoi vazhdimin, me ato tru qe keni. 

you give Fig a bad name

bad name

i vetmi kb qe mund te jete ne dy vende ne te te njejten kohe, edhe ne srilanka edhe te lana

i kishte prioritet nevojat e qytetarvet thot shkrimi

nashi sistemin nuk e pruni erioni, qe eshte ai qe eshte, ate e gjeti midis nesh.

A po e qeveris bashkine me mire se pasardhesit ne vetem nje vit, mendoj se po. A eshte nje njolle shfrytezimi i kalamajve ne pune te zeze, perseri po. Kapitalizmen me fytyre cnjerzore deshte ate ju dhame, te dhisni dhe ate sic dhjete socializme. Megjths nje luster njerzore, lali eri po tenton tia japi, kjo jo per merite te tij, sepse ne thelb mbetet nje demagog, por do keshilltareve te tjere rilindas...

kam pershtypjen se dhe ky shkrim mbetet nen suazen e propagandes antierion, pasardhesi gjithnje sulmohet apriori ad hominem.

+100

 

kam pershtypjen

        smiley 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

+ 69.

pasardhesi gjithnje sulmohet apriori ad hominem.

Une dija qe gjithmone sulmohet paraardhesi qe te dukesh me mire. Shembuj ke cdo dite nga Shqiperia jone e dashur. Per cfare duhet te sulmohet pasardhesi? Si dhe po aludon qe shkruesi eshte i Bashes?

pasardhesi i mbretit, trashegimtari gjuhej gjithnji, nga historia.

po me ben interviste dermen, me gjithe keto pietje. Po mbahet mend ky autori moj gjembi, ka qene pjese e shoqerise civile me nje fele djathtassmiley

shume argumente te prura vecmas i ka te drejta per mendimin tim, por fokusohet jashte mase te erioni duke harruar fenomenin, qe nuk e polli erioni. Nga ana tjeter harron te bej nje bilanc te punes se tij, qe per mua ne nje vit mbetet pozitiv, sidomos krahasuar me parardhesit e vet. se kur e peshojme dike e bejme me te mirat dhe te keqijat e tij. Mjafton vetem fakti qe ne tirane per here te pare nuk ka me pallate te reja, qe perben nje arritje. Neglizhohet gjendja e mentaliteti ne te cilen e gjeti bashkine erioni, pergjegjsia e rende e parardhesve.

Ka nje fryme pune dhe transformimi qe eshte ndjere ne vetem nje vit. Sigurisht ka dhe mjaft gabime, dhe i kemi permendur jo pak.

 Te gjitha keto me bejne te mendoj qe eshte nje shkrim i porositur, ad hominem dhe per me teper i dobet.

Ka nje fryme pune dhe transformimi qe eshte ndjere ne vetem nje vit.

Qe thua ti alban, vetem ajo FRYMA ska te paguar, sa per te ta vene ne dukje se m'a hedh fjaline si me qene asgje, dicka parendesi. Ne shqiperi fatkeqesia me e madhe mbetet tjetersimi i njeriut, mor zoteri, ne kaubojsa te wild wild west... Ja si e ke thene me lart, ate per kapitalizmen dhe socializmen... qe njelloj si kjo tjetra e Frymes, jane nga te vertetat qe s'kane te paguar. Jo te gjitha te vertetat maten me vizore tangible. S'me pelqen hic kjo barazlargesia jote dhe me ket i bere cancel te vertetat e forta qe the.

 

Nuk e kuptoj qellimin e vertete te shkrimit. Eshte shkruar qellimshem "lemsh" besoj, ose autorit i mungon aftesia per te qene i drejtperdrejte dhe konciz.

E nis me fillimin e tranzicionit dhe e perfundon me 26 vite me pas, kur serish Shqiperia eshte ne tranzicion, a thua kane ndodhur vertet gjithe keto ndryshime ne menyren si shqiptaret i drejtohen dhe angazhohen me politiken.

Pastaj permend historine e fiqve dhe ketu eshte problemi me i madh i shkrimit. Eshte shume hipokrite - dhe e gabuar - te thuash: "...dua të shpreh neverinë për këdo që e përdor këtë histori për ta tallur Erionin. Në këndvështrimin tim, një i ri që punon për të mbajtur familjen meriton të gjithë nderimin dhe respektin tonë si shoqëri. ...Unë vërtet besoj që kur ka qenë në vështirësi ekonomike Erioni, si djalë punëtor dhe i përgjegjshëm që është, ka bërë gjithëfarësoj punësh për të ndihmuar nënën dhe vëllain e vogël. Se ka shitur fiq apo bostan kjo pak rëndësi ka dhe nuk i zbeh vlerat e tij." dhe me poshte te thuash: "Por pyetja që shtrohet është a ka mundësi që matrapazi (shitësi i vogël ambulant) i sotëm të bëhet kryetar bashkie nesër".

Por autori nuk merr persiper t'i pergjigjet pyetjes qe vete propozon si ne qender te shkrimit. Ai merret serish me Erionin, dhe mire ben por pse e ke futur historine e fiqve kot pa lidhje? Sic e thote edhe vete, se nje i ri shet fiq apo bostan, apo kanace, pak rendesi ka. A e ben kjo matrapaz?

Merruni me problemin e vertete, dhe ka plot te permendur ne shkrim qe qendrojne. Keto metaforat qe perdoren pa lidhje dalin diskriminuese ndaj nje sere kategorie te rinjsh qe jane te varfer e do donin te mos mbeteshin perjete ne "qerthullin e varferise".

 

 ...nje i ri shet fiq apo bostan, apo kanace, pak rendesi ka. A e ben kjo matrapaz?

Erm.. po?

Mund te ma shpjegosh perse?

Besoj e kupton qe nuk behet fjale thjesht per aktin e shitjes ne rruge nga dikush qe nuk ka dyqan. Sepse ky eshte perkufizimi ne fjalorin e shqipes, i cili gjithashtu thote se termi "matrapaz" ka nje kuptim keqesues dhe perdoret per dike qe ben nje shkembim malli ne menyre te poshter e keqdashese.

PS. Nuk me intereson fare as Erioni as PS as PD.

Po se pari sepse autori ben kujdes te jape perkufizimin ne kllapa i cili nuk eshte sensi derogator i saj. Se dyti, besoj se me "matrapaz" ne vend te "shites i vogel ambulant" ka dashur te theksoje statusin qe ka ai profesion ne kulturen bashkekohore (ndaj dhe ekziston si percaktim fyes). 

 

Fjala "matrapaz" ka vetem sens derogator/perkeqesues/ofendues. Nuk ka sens tjeter, me fjalor dhe me tradite, pavaresisht "perpjekjes" se autorit per te na dhene ndoshta nje sens tjeter. Po e thua edhe vete qe autori ka marre per baze kete te dyten, traditen folese, qe e perdor ne sens fyes. Por nuk me shpjegove pse duhet fyer si mashtrues dikush qe shet fiq apo bostane? Sepse ai sikur thote edhe qe meritojne respekt.

Ndaj them qe shkrimi eshte shkruar shume keq. Me mire te kishte qene i drejtperdrejte me kritikat e tij sesa te shkruaje te tilla skuthlleqe e hipokrizira.

Kur nuk i leverdis zhaHHdine loces, shitesit ambulante jane matrapaze e mashtrues. Kur i leverdis, vjen dhe e hedh kokrren e lotit sa hunda e sales per shitesit e mjere qe keqtrajtohen nga xhandaret e rames. Logjika nuk ka rendesi.

Ore kur nuk kupto car thone me te medhenjte, pse nuk rri urte? Do i kurseje vetes nje qesharakizim te skajshem.

Si turqizem, kjo fjale mbart sensin neutral te tregtarit. Dakord qe autori nderton shkrimin mbi kete pun; pra mbi kete fjale disakuptimesh, por niset ta trajtoje personazhin Veliaj pa paragjykim ne rolin e tij te hershem si tregtar per ta zhvilluar ne personin e paskrupullt apo perfitues te sotem. Permendja e te shkuares (komuniste) dhe te sotmes eshte nga e njejta metafore e gjate: "çfare ka qene dhe çfare eshte bere".

Nuk them qe duhet fyer dikush qe shet fiq apo shalqi, por qe s'besoj qe autori po e fyen apo po ben ironi me kete te kaluar te Velise. Tregon mjaftueshem seriozitet per te mos qene banal.

Pikat jane renditur mire, ndonese me te shkurtera do te ishin akoma me mire

Thote Karl Marksi keshtu. smiley

Autori,siç duket eshte nje antierionist i kamufluar. Por megjithe se ai eshte nje studiues i politikes ne Oksford smiley,pra ne zemren e nje institucioni qe prodhon dhe  mbron teorite e kapitalizmit, perseri nuk ka besim tek shanset e barabarta ne start qe ofron ky sistem,tek mundesite qe ofron sistemi (krahas edhe shume mangesive qe ofron) Ai thote:

Por pyetja që shtrohet është a ka mundësi që matrapazi (shitësi i vogël ambulant) i sotëm të bëhet kryetar bashkie nesër, apo kjo shpresë është varrosur njëherë e mirë dhe Erioni thjesht po e përdor historinë e tij si gjethe fiku?

dhe me poshte po vete pergjigjet ne menyre akademike (se eshte edhe i leçitur tjetri)

Studimet kanë treguar se që një njeri të dalë nga qerthulli i varfërisë duhet të akumulojë kapital social (njohje shoqërore), kapital kulturor (formim akademik), dhe/ose kapital ekonomik (zakonisht para të thata).

te cilat jane te verteta por qe ne rastin e Erionit nuk rezultojne si te tilla...Ai nuk beson as tek Billi Gate,as tek Zuckenbergu, as tek Sadik Khani, e as tek nje mori e tere politikanesh, pasunaresh apo shkenccetaresh qe e kane nisur nga hiçi, njesoj si Erioni...

Po thuaje qarte o njeri qe nuk te pelqen Erioni dhe bjeri, por mos u merr me fenomenin o te marte dreqi edhe shkollimin qe ke...

I kamufluar? Eshte turp te jesh antierionist ne Shqiperi? Si dhe, kerkon edhe shkollim por edhe mjaftohesh me nje "nuk me pelqen" te autorit? 

Alidemso, nuk ke kuptu asgjo ne ato qe ka shkrujt robi. Ky shkrim jo vetem nuk e tregon si te kamufluar anti-erionizmin e autorit, por perkundrazi e ben me te "rrezikshmin" per erionizimin e shoqerise. Problemi i Erionit nuk eshte prejardhja e tij (sic mundohen ta sulmojne injorantet qe jane anti-erion se kshu u kane thene te jene) por kompromiset per te arrit pushtetin dhe abuzimet me te me pas. Doza e demagogjise pastaj eshte e neveritshme dhe te ben te mendosh se nuk di (apo do) te beje gjera vertete te mira. 

Ky shkrim mua prandaj me pelqeu se i njef Erionit anet e tij pozitive (me te cilat Erioni eshte promovuar), por evidenton edhe anet e erreta qe e bejne te papershtatshem per te perfaqesu risine ne politike qe pretendon se po perfaqeson. Erioni nuk esht eme i keqi ne politiken shqiptare, por eshte mbrojtesi me i mire i se keqes. Erioni eshte shume me i mire se rivali i tij ne PS, Tahiri, por shume me i keq se njerzit me ideale qe ai ua beri te pamundur afrimin me politiken. Jo se i ndaloi personalisht por sepse u tha me veprimet e tij qe sado mbeshtetje te kene, hajer do bejne vetem po t'i lepihen Rames, Ba(eri)shes, Metes, etj. Shkurt po te felliqin emrin e vet. Prandaj sot ke plot njerez qe kane ideale dhe deshire per te dhene kontribut por nuk duan kurresesi te merren me politike. 

Mjaft-i ishte shanci i fundit qe nje levizje e re te futej ne sistem dhe te kerkonte ndryshimin e politikberjes. 

Lizandri; " ..... Mjaft-i ishte shanci i fundit qe nje levizje e re te futej ne sistem dhe te kerkonte ndryshimin e politikberjes....." 

 Kjo qendron , njerzit kishin shum shprese tek kjo levizje qytetare. 

kurse pjesa tjeter qe nuk ke cituar, nuk qendron, apo jo, Pjer?
Po pse nuk ja thua si e qysh? jo se pastaj i bie kokes Karl Marksit se pse nuk te shtjellon gjate e holle. Ja, dhe ti te njejten metode pune ke! 
Une nuk jam si Bradi qe te ben lajle e lule, une i them gjerat bardhe e zi, ashtu si jane!

I nderuar, mos u komplikso, nuk ti kam marre kurre per keq verejtjet qe me ben. Sa per KM, e kam ftuar per debat, mirpo me meçifet.  çfar emri ti veme kesaj. 

Kush u mpiks Pjer?

Sa per KM, e kam ftuar per debat, mirpo me meçifet.  çfar emri ti veme kesaj. 

Kete emer i nderuar.

Gjembi, mos me sjell Zoti ne debate te tilla ku se merr vesh i pari te dytin. Ne Shqiperi vihet re nje gje, te gjithe flasin njekohesisht, dhe asnje gje e sakte nuk merret vesh. Eshte nje sindrom qe kam dash te shkruaj. 

Intresant do ishte nje debat me KM ne ndonje studio tv Pjer,

Po lejeni me KM se smerr vesh nga Ekonomia , doni tju sjell Meksin ?

Me duket se e fiku kompiuterin.

ne mos gaboj, Meksi nuk e ka lexu VQ. E si mund te beje debat ai pa lexu VQ?

E ka lexu smiley

Dhe çfar mendimi/pershtypje ka shprehur ai, i nderuar. 

Me pyeti cfare Fakulteti ka mbaruar .

Dhe si vijoi me tej biseda i dashur. Kjo eshte shume deçizive per te percaktuar se pse ai pyeti ashtu dhe seç mund te kete ndikuar ne opinionin e tij. 

Brado, nga ato qe ka lexuar, i paska rene ne sy, qe ky autor do te kete mbaruar noi fakultet, por se çfar nuk po e percakton dot smiley po pse kaq e rendesishme eshte diplloma, kur ti di diçka me shume se te dipllomuarit smiley

Te varfer e te pasur ka pas e do ket sa te jemi gjalle. Ajo qe ky rrypi qe ka ber shkrimin e kujton me nostalgji qesharake ka qen kontradikte alla shqiptare. Se smund te jetoje ne nje pallat ministri me muratorin apo pabuksi me parelliun. Ca gjera jan te ndame. Mesohu me kapitalizmin or daj. 

O trap lexo gjithe shkrimin! Pjesa e pare eshte thjesht per te tregu qe sot nuk eshte me i mundur as "kapitali shoqeror" qe para 25 vjetesh ishte i mireqene per shkak te asaj kontradiktes alla-shqiptare.

- Sot te keqen zysha kemi hartim. Tema "JQR Erionit te fiqve, dhe Sorrosit t'vet!"

- Mire Miri, ulu po ta ve nje 5 me hater jo per permbajtjen por per inisiativen dhe kurajen qe ke per ta derguar per botim kete pacavure. Te fala Oksfordit!

Ke postulu per kryeredaktor ne ndonje gazete rilindase apo cfare. C'e ke kete koment 2-leksh dhe me mllef idiot? 

Lizander, shoh qe edhe ty si gjithe ata qe jetojne ne Albanie i kap ai delli per te share te parin qe te del perpara "Idiot!". Dhe me thene te drejten jo se te vej faj (per ambientin ku jetohet) por prape mospermbajtja tregon mungese argumenti. Ky shkrimi qe ty te ka pelqyer ato gjera qe ti vete i thua: 

Erioni nuk esht eme i keqi ne politiken shqiptare, por eshte mbrojtesi me i mire i se keqes. Erioni eshte shume me i mire se rivali i tij ne PS, Tahiri, por shume me i keq se njerzit me ideale qe ai ua beri te pamundur afrimin me politiken. 

nuk eshte se shkelqen per ti vene ne dukje. Nderkohe qe ti me nje fjali e the me mire se shkrimi me 5 faqe A4. 

Personalisht Erjoni mendoj qe eshte nje "oficer i vogel" i perandorise qe ja ka pare lezetin te ndenjures ne hijen e bythes se shefit. Por nuk i ka ai te gjitha fajet. Pastaj me kete punen e Sorosit po e teprojne mor burre. Se vete Sorosi degjova qe kish thene: "Legenllikun nuk jua solla une, e gjeta mes tuaj!".

Veliaj eshte fatkeqesisht kampioni i te keqes me te madhe qe i ka ndodh politikes ne Shqiperi.

Abuzoi me shoqerine civile deri ne ate pike sa ja prene fondet menjehere brenda gjashte muajsh te gjithe donatoret qe ne fillim e mbeshteten. Hajdut qe nuk ishte i zoti ti provonte donatoreve sesi i kishte shpenzuar parate dhe doli me justifikimin se i vodhen zyrat dhe kompjuterat. Perfitoi nga vakumi qe shoqeria civile ishte e fjetur, por doli nje bosh i madh. I pompuar me vetedelir madheshtie, e shprehur ne blerje direkt makinash te shtrenjta, party rave me te brendshme grash tek vilat qeveritare, me vjedhje parash dhe cuarje tek familjaret e miqte e vet, kontrata me mijera dollare per gjer te vogla, vjedhje e hapur. 

Pastaj ben hapin tjeter - tashme i demaskuar e njohur per fytyre te vertete - te krijoje levizjen poliitke G99. Duke u maskuar pas edukimit perendimor, dhe ato pak tema qe kishte arritur te ndergjegjesonte me te qenit "populist" aty ku popullit i digjte me shume, hyri ne zgjedhje me endrren e madhe per t'u bere deputet, dhe nuk mori dot asnje vend ne parlament. Eshte llapaqen i papare, duke e share partine qe aderon tek te gjithe "ne menyre konfidenciale". Pasi deshtoi ne perpjekjen e rradhes per t'u bere faktor me forcat e veta, zbuloi profesionin e ri, ate te lepiresit. 

Sipas te thenave Majko e solli ne PS, ku shpalosi para udheheqesit aftesite e veta te spiunit, atij qe sjell e shperndan thashetheme, qe perhap rrena ne emer te informacionit. Pervec se keqpunon, eshte i pangopur. Ju dha shanci si minister i ceshtjeve sociale, dhe do mbahet mend vetem per "kinge". Arrogant i lindur.

Kandidatura e tij per Kryebashkiak, eshte nje gabim i pafalshem i Rames, ne sensin afatgjate si mbrese ne politke. Ne me pak se gjashtemuaj ne detyre te re, Veliaj ka shpalosur jo vetem sa i paafte eshte, por edhe sa i lig eshte. 

Fatekeqesia e elites ne politke, ekonomi dhe jete shoqerore eshte botekuptimi se do jetojne vetem per vete, dhe jo per te ardhmen e femijeve te tyre dhe te te tjereve. Zoti vonon, po nuk harron, dhe e drejta njehere do vihet ne vend.  

Te gjitha keto qendrojne. Por me nejt shtremet e fol drejt, ky po i bo ca gjona, mbase te vogla, por po bo ca rregullime neper lagje etj. Basha psh ishte super skandal. Ne fund fare plasen ndertimet pa leje, tu bo kolibe mbi pallate, e ai s'e rrute fare. 

ky po i bo ca gjona, mbase te vogla, por po bo ca rregullime neper lagje etj. Basha psh ishte super skandal.

boooo ca te paska bo propaganda me power point smiley

basha e nisi me planin urbanistik, pa plan u pa se si u katandis tirona ....qe te mos boshe gjo ne tirane duhej te kishe kellqe dhe ai e boni.

 nderkohe ky shtro pllaka sivjet per ti heq vitin tjeter, bej parkim sivjet per ta prish vitin tjeter, mjel lopen e mos i jep kohe me bo muuu

Cfare u be pastaj me planin? Apo aq ishte, vec te behej plani?

projekte zhvillimi dhe lufte bllokimeve politike.

 

s'me bo gjo propaganda mu se kom bo vaksine elefandi me verin. Basha la kolibet mbi pallate, thuhet se kerciti nei cik parja. ky te pakten po i shtro dy pllaka, se ca bohet vitin tjeter kismet

shtro dy pllaka, vjedh dy lek e shkel dy ligje.....edhe dy vjet te tjera.

e palosi levandowsi

Tani ju tallni trapin   Erioni punon ne cdo cep te Tirones! Pse jeni kaq ziliqare, Ai eshte cun per se mbari, ka qef te bej pune ndryshe dhe po ben per publikun e Tiranes ndryshe nga paraardhesi Lulzime Basha! Pse jeni kaq ziliqare, ju qe se keni haberin e punes me nje Bashki qe ka 1 milion katunar !

LEXONI DHE INFOMOHUNI

http://www.tirana.gov.al/

http://www.tirana.al/7-punet-e-javes/

http://www.tirana.al/publikime/deklara-p...

http://www.tirana.al/tirana-sherbime/

..mos u merrni me tellallet e pdese lizandrat bashalleqet,flamullleqet shabanra, dhe hajdare te tjere,,qe si ka thone njeri pune te mar! smiley

Gabimi me i modh i Rames ishte katapultimi i Erionit ne krye te Bashkise Ilirian. Me kte akt te pa-precedent si edhe me punen qe ka bo Erioni ne Tirane kete vit, Rama e ka te tullosme fitoren e zgjedhjeve te ardhshme ne Tiranen me 1 milion banor. E kupto ti cer dite zeze ka per te qene 2017 per Shqupistat? 

Problemi kryesor i kesaj opozite eshte qe jan thjesht anti-Ramist pa ideologji e pa program po thejsht me urrejtje patollogjike ndaj nje KM qe thjesht bo zhgarravina. Kta harrojne nje gjo qe nuk te sjell ne pushtet vota popullore sepse Rama zhgarravit ne zyre apo mure. Mbacin kete opozite fort  si pordhen e vjeter te ngrohte. Kete opozite duan kete do mbajne perjete...jo po do skandalizohet Shqiptari edhe nga fiqte e Lali Erit.

Lizander,po ta kthej ketu pergjigjen pasi tek postimi yt po komentohej per luften ne Vietnam. Lizander ti je i pozicionuar kunder PS dhe si i tille nuk shikon asnje rreze shprese apo drite per punet qe po ben kjo parti ne pushtet. Edhe une i tille jam, por perpiqem qe ti shmangem pozicionimit dhe te jem kritik ose me mire opozitar brenda krahut tim. Une kam postuar disa shkrime ketu per te treguar budallalleqet e kesaj maxhorance. jo te gjitha sa ben jane pozitive por te pakten per kete vit te flasesh keq per lali Erin te vret zoti. Une nuk e di se ku i ke marrre te dhenat per gjoja vjedhjet qe paskerka bere Erioni me OJQ, por le te dale dikush qofte edhe ti qe na hiqesh si i delire qe nuk do boje po ate pune te mershe naigjo dhe ta futshe ne xhepin tat...Mos na boni tashti si p.... i bukur. Ajo qeiku iku...Erioni po punon dhe po punon fort... Kaq ka detyre bashkia,te muloje gropat,te vizoje rruget,te boje pastrimin (nuk ke pa asihere Tironen me te paster) Te gjithe,bile edhe ti po ashtu je fut ne politike, me te njofme,se keshtu funksionojne gjonat ne Albanie...

e rrasi Thomasi

e zhyti skiç Kimiç

lojtar botnor ky, tre gola per nji jave, nji ne eleminatoret e boterorit, nji ne bundeslige dhe nji ne champions liga

po i bon kalapiç Kimiç

ca te boje Erioni shkrete more zoteri Shabani , kaq leke pati Mami , pensioniste , shpirtin te japi ?

*Autori është studiues në departamentin e politikës, në universitetin e Oxfordit, Angli. Ai e ka derguar shkrimin e tij ne disa te perditshme qe rrefuzojne te botojne shkrime kritike kunder kryebashkiakut te Tiranes

Me mire te mos i vene robte keto tituj te shpikur vete "studiues ne universitetin e Oksfordit" se ja ulin vleren atij institucioni kur lexojne robte traplleqe te Lapsi.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).