Deklarimi i pasurise se disa politikaneve deshmojne per lidhje te vjetra
Fatos Nano dhe Anastas Angjeli me drejtues te AAEF dhe Hochtief

Opendata.al ka publikuar disa te dhena mbi te ardhurat e deputeteve te parlamentit aktual ne Shqiperi. Ne fillim te renditjes per nga te ardhurat eshte Anastas Angjeli. Bashkeshortja e tij fiton rreth 250 000$ ne vit, kryesisht nga paga e saj si menaxhere e Albanian American Enterprise Fund. 

Te ardhurat e znj. Angjeli deshmojne pikerisht per rolin e nderkombetareve ne kete zallamahi te "Doing business in Albania".

Ne gjithmone shqetesohemi per korrupsionin ne sektorin publik, marredhenien qytetar-administrate, por korrupsioni ne sektorin privat i nderthurur me ate publik eshte disa here më i rënde sesa cfare na shohin syte dhe publikohet ne media. Fajtoret e vertete nuk dalin ne publik, as emrat e tyre. Por mjafton te shohim veprimtarine e disa fondeve (sikur Hedge Funds e famshme qe shkaktuan e pershpejtuan krizen financiare ne SHBA) dhe na shfaqen te dyshuarit e zakonshem: (1) politika, (2) krimi i organizuar, (3) zyrat e avokatise dhe (4) sipermarresit. 

Znj. Greta Angjeli deklaron nga pasuria e saj: 

  • të ardhura nga Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, 1 603 834 lekë.
  • të ardhura nga AAEF-ja, 125 574 dollarë.
  • të ardhura nga kthimi i një huaje, 17 793 000 lekë.
  • të ardhura nga një biznes i vogël, 1 300 000 lekë
  • zotëron depozitë bankare me vlerë 378 000 dollarë, krijuar nga të ardhurat familjare.
  • ka llogari bankare me gjendje 5 851 dollarë., krijuar me të ardhurat nga paga dhe investimet. 
  • ka llogari bankare me gjendje 1 337 euro, krijuar me të ardhurat nga paga dhe investimet. 
  • ka llogari bankare me gjendje 197 206 lekë, krijuar me të ardhurat nga paga dhe investimet. 
  • ka fond pensioni privat 524 135 lekë. 
  • ka dhene kredi me vlerë 21 132 599 lekë, pa specifikuar afatin kohor dhe normën përkatëse të interesit.
  • zotëron automjet me vlerë 50 915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare

Albanian American Enterprise Fund (AAEF), sipas pershkrimit te vete fondit, eshte nje organizate jo-fitimprurese e themeluar nga SHBA per te mbeshtetur zhvillimin e biznesit ne Shqiperi. Fondi (me grant nga SHBA me rreth 30 milion $) ka bashkepunuar e investuar ne 32 kompani e pretendon se ka krijuar 3500 vende pune (duke i kthyer investitorit, Thesarit te SHBA, rreth 15 milion $). 

Si organizate "jo-fitimprurese" me investime qe sipas organizates kane kontribuar rreth 700  milione $ ne GDP (PBB) e Shqiperise, fondi paska rroga shume te larta per menaxheret (ne SHBA ka nje diskutim te madh per uljen e shperblimeve per ata qe menaxhojne fonde te tilla). 

Fondi ka investuar ne shume sipermarrje ne Shqiperi, nje pjese e madhe e te cilave jane perfolur per korrupsion dhe ne bashkepunim me Samir Manen (TEG, Tirana Logistic Park). Keto jane investimet aktuale te AAEF:

  1. BOOT concession of Tirana International Airport “Mother Teresa” (dhenia me koncension e aeroportit nga Fatos Nano)
  2. Biometric ID Cards and Passports, enrollment, production and distribution through ALEAT (Korrupsioni me tenderat e firmes Sagem)
  3. Expansion of the insurance activity of SIGAL, member of UNIQA group, Austria 
  4. Tirana East Gate (TEG), Shopping Mall (Samir Mane, ndertimi i zgjatimit te Unazes te Re per ne Sauk duke prishur Kopshtin Botanik)
  5. Tirana Logistic Park (TLP) (Balfin Group, Samir Mane)

Por shqetesim perben lidhja ndermjet AAEF dhe politikes, sesa praktikat e zakonshme te fondit per te bere biznes ne Shqiperi, ku duhet te lyhesh qerret dhe te merresh me biznesmene serioze qe kryejne pune dhe paguajne kredite, sikur mund te jete S. Mane. 

Anastas Angjeli ka qene minister i Financave (2004) kur AAEF me Hochtief privatizuan aeroportin e vetem shqiptar dhe vendosen monopolin. Tani bashkeshortja e Angjleit eshte e punesuar tek AAEF dhe merr milionat duke menaxhuar dhe ushqyer me fondet e SHBA serish taborin e personave te perfolur per korrupsion, sic eshte kompania Balfin, e perzjere ne aferat e CEZ me borxhet

Andaj nese kerkoni shpetim nga nderkombetaret, duhet fillimisht ti shohim neper gishta e te jemi skeptik per rolin e tyre. Sikur e ka deshmuar edhe AAEF qe brenda 20 vjeteve kthehu 50% te principalit te grantit, parate e tyre duhen kthyer dhe borxhin, te ristrukturuar ose jo, duhet ta paguash. Vec se kete lloj menyre per te bere tregti, qe nxit korrupsionin dhe mbeshtet klane mafioze, ky borxh (grant) po i vete shqiptareve 100 fish. 

72 Komente

Or toc, kurropsioni eshte term i krijuar enkas per te treguar nje mos apo keqfunksionim te sektorit publik, administrates publike shteterore qe pahuget me parate e taksapaguese. 

Nuk ekziston, eshte jashte cdo skeme logjike te thuash "korrupsion privat"...

 

C'dreqin te duhet ty se si i shpenzojne paret e veta personat private?! Injorant... jane bo ca veta me keq se Stalini, duan te kontrolojne gjithcka...

 

Pastaj nese ti ie xheloz se ca tipa/e martohen me femra/meshkuj qe fitojne shume pare ajo eshte pune tjeter.

 

Deshtak!

Je nje injorant i mjere: Lexo dhe pastaj keput brockulla. Korrupsioni ka nje perkufizim shume te gjere, qe pervec korrupsionin politik, ose ate ne sektorin publik, perfshin edhe korrupsionin ne sektorin privat dhe mbulon p.sh. marredhenien aksioner dhe perfaqesues apo administrator. Perdorimi i parave, edhe pse private si ne rastin e AAEF, per te pasuruar persona qe jane te lidhur me menaxheret e ketij fondi kundra cdo marredhenie te paster e transparent biznesi, eshte nje forme korrupsioni. 

Corruption is a form of dishonest or unethical conduct by a person entrusted with a position of authority, often to acquire personal benefit.Corruption may include many activities including bribery andembezzlement, though it may also involve practices that are legal in many countries. - https://en.wikipedia.org/wiki/Corruption

 

Po ti injoroj komentet idiote e tjera. 

je gabim, nuk ka asnje kuptim cfare thua

O Arjan o zar, le të marrim këtë përkufizimin e Wikit (që e solle vetë):

Corruption is a form of dishonest or unethical conduct by a person entrusted with a position of authority, often to acquire personal benefit.Corruption may include many activities including bribery andembezzlement, though it may also involve practices that are legal in many countries. - https://en.wikipedia.org/wiki/Corruption

Në sektorin privat, një biznesmen apo një tregtar nuk ka kurrëfarë pozicioni autoriteti ndaj teje. Ti, unë dhe kushdo tjetër kur bën një marrëveshje, bën një blerje apo shitje me një person tjetër privat e bën në mënyrë vullnetare. Mua nuk më detyron kush që të blej shes apo nënshkruaj një kontratë me një privat. Ndryshe muahbeti me institucionet qeeritare/shtetërore.. Pozicion autoriteti ndaj qytetarëve të tjerë kanë vetëm burokratët dhe punonjësit e administratës shtetërore, që  është edhe i vetmi institucion që ka monopolin e ushtrimit të forcës (dhe si pasojë edhe të autoritetit maksimal... që buron nga kjo forcë).

Do të prësëris prap, apo me fjalë të tjera më të thjeshta, copë injoranti? Të bëfsha kakën mbi diplomat që ke...

125 mije $ në vit, neto apo bruto ? (tashme të taksuara apo jo)

nuk e di .. po edhe sikur, vetem 15% eshte tatimi mbi fitimi. 

Po kuotizacionet sociale (ose me sakte,  non-wage labour costs) sa janë në Shqiperi ? (në France, janë me të lartat nder vendet e BE: 25% për rrogetaret (privat apo shteteror ska rendesi), dhe 50% për pronaret. 

po tek 25% te pages reference (max 50000 sipas pages reference 250- 150 000 leke ne muaj) shkojne - besoj se varet se cfare pozicioni kane e cilat jane pagat reference per sektorin privat 

Pra nese e kuptoj mirë, 125 mije $ eshte rroga qe ajo merr në vit (dhe jo paga e references). 

Po. Sado ta kete pagen per larte, ajo paguan sigurime vetem per pagen e references.

Ekzakt. Dhe, duke i hequr kesaj rroge 15% (tatimi mbi fitimin), i bie qe ajo fut ne xhep rreth 8500 $ në muaj. Vetem nga kjo pune!  Besoj se kjo duhet të jete dhe rroga me e larte qe paguhet në Shqiperi (sektor publik apo privat qofte).

Iku ajo kohe kur priteshin fijet, tani as priten as ka per tu prere Nuk ka bicak ! Nuk ka Checho !

E rropen popullin  zuzaret !

Nuk janë paret e popullit. Janë para të fondacioneve të dhëna nga individë apo biznese private, kryesisht shtetas të huaj. 

 

 

Shkrim i mire. Ky fond eshte treguesi me i mire sesi shperfytytrohen ndihmat e donatoreve. Kjo ndermarje ka shume vite qe punon vetem per te pasuruar anetaret e bordid te vet, qe sigurisht duhet te darovisin edhe qeveritare qe i ndihmojne per te realizuar fitimet e tyre.  

Bulktho, pa hyre ne emra, manaxheri i miliona dollareve nuk mund ta kete rrogen 800 euro ne muj mer.

Edhe rolin e ksaj AAEFit, sikur e ke kap icik ters. Jo se dua t'i mbroj. Ato $ 30 milionet e tyre jane flluske sapuni para miliardave te "ndihmave" qe ka gelltit "cikllopi" ne Albanie, sa per krahasim dmth. Ne fund te fundit kane bere ca investime te suksesshme. Psh aeroporti, ishte hale mer. Sa qeverite albaneze s'pjerrdhin per popllin e vet (monopol i gjate etj) s'eshte faji i investitorit.   

Midis 800 euro në muaj dhe 10 mije € në muaj (sa merr ajo) nuk ka nje të mesme ? (se dhe ambasadat e huaja e paguajne personelin vendas -në rastin konkret shqiptar- me page diku midis asaj të vendit perkates dhe asaj në Shqiperi -sa për nje paralele kjo).

Po ty ca te duhet sa paguhet ajo. Ky lloj menimi eshte tipik albanez, nuk shef fitimin e vet po sa fito tjetri. Aq e kane pa te arsyeshme, bile po te ishte jo ne Albanie do paguhej shume me teper. Te kishin qene te gjithe sipermarrjet e huaja si keta, Zvicer do ishim bosmiley

Tashi qe biznesi ly rroten e politikes, ksaj te funit i bi glasa. Si tha z. Trump, po mer per cdo pune kom pagu politikanet (me fal ktu quhet lobim). Pranaj dhe ka goxha perkrahje se thote ca te verteta te medhaja, qe te tjeret i mcefin, tjeter pune qe eshte kokrra e mashtruesit, ate sektor e mulo Fiqo. smiley

eshte nje portofolio shume e vogel investimi mer plak, jane gati 7 menaxhere per ta menaxhu kete. Edhe nje bord menaxhimi. Pra administrimi i ktij fondi behet simas asaj praktike qi amerikonet i thone "tunneling", shit sa me shume kredi nga kapitali i kompanise e rregullo ndonje gje per veten tate si menaxher, duke ja fut aksionereve, ose shareholder qi ne ket rast eshte shba.  

Nuk e di kujt i thu ti me shit kredi, se sic e ka thone me kohe Pjeri qysh ne VQ sikur s'ka treg te tille ne Albanie. Shareholderit i rru trapin ky se i fut at mikun e modh masanej. Problemi eshte qe kto qe ngre ti mire e bo, po jane thermija, edhe per te mire e bo, se heronjt mermer perfundojne. Edhe iher kto bojn biznes e s'kane detyre te mrojne popllin pervec zbatimit te ligjit. Dhe nja dy tre gjona te hajrit i kane bo. Pse Caci? Muhabet i gjate e i gjone ai. 

Sikur s'hyn tunneling ketu me duket mua sepse kjo presupozon qe Caci apo gruaja e tij eshte gjithashtu edhe aksioner/e ne AAEF. Gjithashtu tunneling eshte aktivitet kriminal persa i perket legjislacionit amerikan, eshte mashtrim, keshtu qe nese ky fond perfshihet ne te tilla lloj aferash nuk e ka te gjate.

Per mua kjo eshte thjesht ceshtje "networking". Ka njerez me te zote ne bote apo ne Shqiperi per t'u vene ne ate rol? Natyrisht, por burri i kesaj i ka kontaktet e duhura per ta vene kete aty. Shumica e puneve keshtu behen. Kur 2 veta me te njejtat kualifikime dhe eksperience fillojne te njejtin rol pune, avancon me shpejt dhe me shume ai qe di te krijoje rrjetin e tij profesional, me shefat, me koleget, me konkurrentet etj. Ti njeh ose lidhesh me dike qe eshte ne pozite te te ndryshoje jeten dhe karrieren dhe pastaj vazhdo vazhdimin. "Networking is the name of the game" thote shefja ime. Persa kohe cdo gje eshte e ligjshme, s'ka asnje problem. Ne na vjen inat qe rroga e Drejtorit Ekzekutiv rritet me 10% (flasim miliona) kur rroga e punonjesit mesatar ose qendron ne vend ose edhe ulet, po keshtu eshte jeta. Mund te mos jete e drejte, por ja qe "it is what it is" thote Bill Belicek.

Une evidentova vetem lidhjen e Cacit qe i dha AAEF koncesionin e aeroportit me gruan e Cacit qe punon ne AAEF si menaxhere e ketij fondit. 

Tunneling pasanej eshte thjeshte spekulimi im duke qene se Mane i ka ca te shpeshte bizneset me kete AAEF. Madje diku ne faqen e internetit keta thoshin se kishin kryer mbi 60 transaksione investimi ne 32 kompani, per te treguar se ka shperndarje.. ajo qe them une eshte se ka perqendrim ne kompanite e Manes.. andaj une spekuloj qe kjo eshte tunneling i paster per te vjedhur AAEF e cuar para ne investimet e deshtuara te Manes, duke pasuruar menaxheret. 

Per cfare nevojitet diskutimi se sa paguhen individe te caktuar neper kompani private? "Korrupsioni privat" eshte ceshtje e brendshme per kompanine/institucionin privat dhe ne rastin me te mire per shembullin me lart, per qeverine amerikane, jo ate shqiptare. Nese ky fond nuk perfiton para nga taksapaguesit shqiptare, nuk ka asnje problem ligjor. Nese ky fond ka kryer korrupsion qofte duke darovitur qeveritare apo punonjes te tjere publike ajo eshte ceshtje e institucioneve amerikane te cilat nuk lejojne me ligj perfshirjen ne korrupsion per kompanite qe operojne jashte vendit. (Ne mos gaboj PEPSI dhe GE ose GM jane kapur me pare duke u perfshire ne afera korruptive dhe jane gjobitur). Mund te debatohet nese eshte etike apo e drejte qe dikush paguhet 125,000 USD ne nje vend ku kostoja e jetes eshte shume e ulet se aq, por s'me duket se ka ndonje problem per t'u diskutuar qe dikush paguhet shume ne nje institucion qe eshte privat.

+1

Si minimum konflikt interesi. A nuk te lejo kjo te dyshosh?

Per cfare konflikt interesi? Nuk eshte se AAEF po financon bizneset e Cacit. Atehere po mund te kesh nje argument po edhe atehere nuk e ke argumentin. Eshte entitet privat, qe domethene une si investitor ne AAEF te them shko pirdhu e mos me thuaj ku e si te investoj parate e mia dhe ke te marr ne pune. Une do punesoj ate qe mendoj se do me ndihmoje te arrij objektivat e mia dhe objektivi primar si investitor eshte qe te marr pas investimin tim, fus 30 milione e me behen 30+. Vetem kaq. Persa kohe cdo gje eshte e ligjshme, s'ka pune askush te fuse hundet se ke merr ne pune AAEF dhe sa e paguan.N.q.se atyre ju del llogaria +/- aq mjafton. Ai/ata qe e kane punesuar kane pergjegjesine vetem perpara bordit drejtues te fondit. Na pelqen a s'na pelqen neve qe gruaja e Cacit eshte ne ate pozicion dhe jo dikush tjeter, ajo eshte tjeter pune.

Dmth ty nuk te duket konflikt qe kjo puno ne nje fond qe ka sponsorizuar dhe fiton nga projekte te cilave i shoqi i ka bere dhurate monopolin ne treg? 

Konflikti i interesit presupozon qe njera pale duhet te jete asnjanese dhe nuk mund te jete per shkak te ketij konflikti. AAEF nuk me duket se ka ne misionin e tij/saj te jete asnjanese, por vetem te jete fitimprurese per investitoret. Qe kjo eshte ne ate rol eshte favoritizem natyrisht, por nuk mendoj se perben konflikt per mua si publik sepse ky eshte entitet privat. Konfliktin e interesit e has ne marredhenie me publikun, kur nje njesi/institucion qe supozohet te jete i pavarur si psh nje gjykates apo nje ministri qe zhvillon tender nuk eshte asnjanese per shkak te konfliktit. Nese Caci do ishte akoma ne qeveri dhe ne nje pozite qe do kishte te bente me AAEF atehere ke konflikt interesi.

caci ka qene minister financash kur eshte dhene me koncesion aeroporti AAEF... dhe per me teper tani eshte deputet qe i ka dhene Manes & Co. tokat andej nga bregdeti dhe i ndertoi autostraden e unazes se re tek dera e TEG. 

Une as e ve ne dyshim qe vendosja e saj ne ate post eshte favor per "nderet" qe ka bere Caci, por diskutimi nisi si pasoje e pages se larte te punonjesve, jo konfliktit te interesit te nje deputeti ndaj ketij fondi. Persa i perket pages, ne si popull i thjeshte, s'kemi asnje te drejte te kerkojme llogari ndaj AAEF se pse i paguan punonjesit dhe menaxheret e vet aq sa i paguan. Ate e ka bordi i AAEF. Punesimi i saj nuk perben konflikt interesi. Ngaterresat e Cacit ne aferat e AAEF perbejne konflikt interesi sepse perdor postin e tij publik per te favorizuar subjekte te caktuara private.

Akoma deputet ky?

perfect

Pikerisht, Caci dhe Qorri duhet te ishin asnjeanes atehere kur duhej te ishin, e te mbronin interesin e shqiptareve qe kane kaq vite qe e paguajne sa frengu pulen ate levizje te tyre. Do thuash ti, provoje. Po se provojme dot, se dhe po ta kishim me ze e me figure si para e gjate 21 Janarit, prap sdo provonim dot gje. Kjo mua me duket nje kick-back i paster. 

Problemi, sic e kuptoj une, gjendet ne ate qe ne Albanie nuk ka nje perpjekje reale nga ana e gjithe shoqerise per "freedom of opportunity". (Nga ana e shtetit jo qe jo, as qe behet fjale).

Nuk eshte as si ajo shprehja klasike qe "jemi te barabarte, por disa jane ma te barabarte se te tjeret". Jo. Thjesht ca tipa jane on top, "se ashtu osht i pune". Ndersa the rest can go home and eat fasule. Kaq eshte hesapi.

Mbase problemi i vertete eshte se jane few opportunities. Psh nji do jete gruja e Cacit mo.smiley 

Me kte pra do duhet te mateshin qeverite albaneze sa good opportunities krijojne apo nxisin, (harem per Cacin,  droga, plenat etj. nuk quhensmiley)

Sometimes there ain't 'nuf cacis to go 'round!

ps. na ka getoizu europa, s'ke c'i bo. do durojm deri ne berjen member per t'u hap kufijt dhe per opportunity euro-wide.

Po deshe "Cac" hudhu knej (sa pa vu qerpicin ne mur Fiqo) n'jurop ate te cacit do kapc. 

insieme, junajt junajt jurop

ps.: ka cuca me shumice.

 

Si tha ai m'vaktit, nigjo mi, me ashtu jena deri ne fyt, a ke kshu, e ferkoi dy gjishtat.

PS. S'ka faj qeveria, ju i doni m'pjate te dyja. Hudhuni pra merruni me politike. smiley      

Nje kompani private quhet e korruptuar kur nuk paguan taksat kur abuzon me tarifat shtetrore fsheh nuk paguan siguracionet ect Detyra e tyre eshte te fitojne pa pik meshire Qeveria jone ka per detyre te mos krijoj monopol per interwsat e veta por te krijoj mundesi dhe alternative te tjera ne tregun e konkurences per me shume operator dhe me e rendesishmja te mos komprometohet ne lidhjee me detyrimet fiskale. *Nejse kush jemi ne qe ti japim mend qeverise ?Ajo qe ne duhet te bejme eshte ti kekojme qeverise sigurine ekonomike sigurine e jestes.sigurine e punes orarin e punes.te drejten e jetes me nder dhe dinjitet ect ect..qi te kemi nje qeveri dinjitoze duhet te jemi vet dinjitoz.Po dinjiteti ka hup kshu qe prandaj ai ven po groposet

Po pse nuk e dime ne kush eshte Caci, nje mooot mooti, e boni qepaze Nano ne vakt te vet.

Po pse artikulli anashkalon faktin qe Cuni Sheqeres i duarve te pastra renditet per pasuri i dyti a i treti pas Cacit. Po komandanti qysh doli paralli? Atij as i punon....., as ha e as pi e as vila ska...si i boni parate e per cer i do? Mediat definitivisht jane ne instikame politike.

cunin e sheqeres s'po e krahasojme hic me cacin me mire.

Se vetem ke Ridvan Bodja i tij po te kapemi, e kishte llogarine bankare (a total wealth, ndoshta) nga me te parat ne ballkan si renditje. 

po une them t'i leme ne heshtje keta dhe hec bejme ca zhurme me cacin dhe c'vjen bashke me te...

Ridvanin per hajdut e mbajne te gjithe...Legen qe blinte e shiste ndeshje futbolli per favore ndaj Gimit te Redbullit.... por Komandanti ishte gjelibar e se prekte lekun hic, nga na doli ne vend te 3 mortja qe dikur mburrej qe jetonte ende ne Apartament te kohes se Komunizmes? 

Jane fut ne istikame gazetare shoqeri civile....nuk ka lek e nuku hahet buke pa lepire pak mendere perpara. 

Artikllen e bera une, sic kam bere edhe per te tjere njerez interesante, te qeverise apo opozites. Nuk besoj se jam nga ata qe e kursej PD per gjynahet e saj. Po tani jane keta ne qeveri, e une i bi me te fortit. 

dhe qeveria qenka me i forti ne ket mes? 

apo qeveria qenka caci dhe e shoqja e cacit?

 

Ne ke qejf t'i biesh cacit me te shoqen bjeri si cacer qe jane, individe, se ndryshe flitet ne do te merresh me qeverine si e tere.

Ky eshte problemi i mediave Shqiptare nuk kerkojne te verteten por kush eshte i forte.  Sapo provove citimin tim te instikamit. Ti je fut ne instikam per Cacin si i forte...sot Ahmetaj eshte i forti, miku Ridvanit e jo ky boli qe i ka bo leket ne kohe te Rames. Cuni i Sheqeres eshte me i forte se te gjithe keta bashke, perkundrazi Caci eshte dordolec e nuk trembet gazetaret...me Liken Mones e Cunin e Sheqers nuk e kru njeri kur eshte puna per financa.

Nejse se kisha aq shume per ty se sa pershtypja qe pata se si u moren me Cacin e Doklet mediat e nuk shikonin Komandantin, simbolin e pastertise... qe ishte ngritur goxha perpjete ekonomikisht.

Bulkthi, korrupsioni privat eshte i shum-llojshem, fillon me rryshfetin ndaj zyrtarve, shmangien ndaj taksave, manovrimin per pagimin e taksave (me dy fatura), spekullimi ne burse per vlerat e ndryshme te pasqyruara aty, etj,etj. Persa i perket rroges se te permendurve, ajo (mendoj une) nuk vjen nga taksapaguesit shqiptar, vjen nga jashte, nga ai fond 30 milion qe eshte filluar ne fillim para shum viteve. Shteti duhet te jete i gezuar ne kete rast, per rrogat e ketyre privateve, se tashme fuksionon sistemi i takses mbi te ardhurat, keshtu qe kjo zonje e burri i saj do paguajne me shume qe te ushqehen te varferit ne Shqiperi. 

" ..... Si organizate "jo-fitimprurese" me investime qe sipas organizates kane kontribuar rreth 700  milione $ ne GDP (PBB) e Shqiperise,.... " 

E shifni sa te zgjut te huajt, me 30 milion, kane ofruar dhe kane ngritur firma te ndryshme ku ter kapitali i tyre llogaritet ne 700 milion dollar. 

Lind pyetja; Me kete kapital, a nuk mund te manovrosh ne burse per investime te tjera. Natyrisht qe po. Eshte thene edhe tek VQ. Po kush e kuptoi. 

Popull qe genjehet leht Shqiperise I duhej nje Putin nacionalst dhe dinjitoz I ndryshoi faqen Rusise ka te bej shume dinjiteti kombetar dhe personal qe te ruash vlerat kombetar- qeveritaret tane ne te gjithe harkun e 25 vjeteve jane treguar jo dinjitoz me te huajt, ky eshte problemi

t Shqiperise I duhej nje Putin nacionalst dhe dinjitoz I ndryshoi faqen Rusise ka te bej shume dinjiteti kombetar dhe personal qe te ruash vlerat kombetar

aaa te lutemi shume!    nacionalizmi eshte i ndaluar per shqiptaret.   te gjitha ideologjite e tjera jemi gati ti pranojme ,edhe isis-n perfshire,por jo ate.   se nacionalist dhe zezak  nuk shkon.

Pjer, kontributi ne PBB eshte tjeter gje,  nuk eshte kapitali i tyre .. do te thote qe futur rrogat, taksat, asetet dhe investimet nga keto sipermarrje del tek ajo shifra - pastaj ti e di qe keto shifra jane lojra kungulleshash se jane thjeshte vleresime - estimation - jo perllogaritje si 2+2 

Po pra kjo eshte i dashur smiley asetet/kapitali smiley 

ika te fle se neser jam ne pune smiley

Ne gjithmone shqetesohemi per korrupsionin ne sektorin publik, marredhenien qytetar-administrate, por korrupsioni ne sektorin privat i nderthurur me ate publik eshte disa here më i rënde sesa cfare na shohin syte dhe publikohet ne media. Fajtoret e vertete nuk dalin ne publik, as emrat e tyre. Por mjafton te shohim veprimtarine e disa fondeve (sikur Hedge Funds e famshme qe shkaktuan e pershpejtuan krizen financiare ne SHBA) dhe na shfaqen te dyshuarit e zakonshem: (1) politika, (2) krimi i organizuar, (3) zyrat e avokatise dhe (4) sipermarresit. 

Ndryshe kesaj i thone; uku uku publik, po cakalli privat po ben kerdinesmiley

prape gabim: Recesioni i Madh thelbin e kish ne keqfunksionimin e publikes (mosrregullimin e Wall Street, Rating Agencies, Fed. Reserves, etj si keto). 

Mos flisni me per korrupsion te privati se late nam.

Mos flisni me per korrupsion te privati se late nam, akoma nuk dini qe privat6 dhe korrupsion9 jane sinonime!

Keqfunksionimin e publikes qe u korruptu prej privatessmiley

kot sa per llogje aman:

 rregullimi i wall street kish te beje me ligjin, u hoqen rregullimet gjate presidences se Regan.

 

*Klintonit, jo Reganit. Gramm-Leach-Bliley Act of 1999 dhe Commodity Futures Modernization Act of 2000.

Edhe Regani nuk ishte burre me i mire, por sa per korrektesi historike. smiley

sakte

perse mendon se u hoq ligji prej klintonit te "it's economy stupid"smiley

Nuk thashe qe u hoq prej Klintonit. Gjate administrates se Klintonit u bene ndryshime ne ligje dhe u krijuan ligje te tjera qe e bene me te kollajte te behen manipulime ne tregjet financiare kur vjen puna per kredite e shtepive. Strumbullari ishte nje kongresmen nga Teksasi (ashtu si edhe tani me kete koqen te do te ndryshoje Dodd-Frank act). Do thuash ti qe Klintoni mund te kishte vene veton, por ja qe s'e beri. Arsyet jane te shumta, kryesorja prej te cilave eshte qe lobi i kompanive te Uoll Stritit ishte ne favor sepse ne ate kohe ekonomia ishte mire dhe ishte kollaj qe njerezit te blenin shtepi, keshtu qe nen justifikimin qe keto kufizime e bejne me te veshtire per njerezit te blejne shtepi, u hoqen kufizimet dhe u be bordello ose me mire kazino. Po ne kazino futesh dhe luan me parate e tua, keto kompanite luanin me parate e te tjereve dhe vinin baste miliarda dollaresh.

Arsyet jane te shumta, kresorja prej te cilave eshte qe lobi i kompanive te Uoll Stritit ishte ne favor sepse ne ate kohe ekonomia ishte mire dhe ishte kollaj qe njerezit te blenin shtepi, keshtu qe nen justifikimin qe keto kufizime e bejne me te veshtire per njerezit te blejne shtepi, u hoqen kufizime dhe u be bordello ose me mire kazino. Po ne kazino futesh dhe luan me parate e tua, keto kompanite luanin me parate e te tjereve dhe vini baste miliarda dollaresh.

ketu doja ti dilja Jylit

dhe une te jam pergjigjur se e di ku do te dalesh dhe nuk ta kundershtoj principin.

Por per te qindten here, tjeterkund rreh muhabeti.

me fal, me tutje muhabeti merr ngjyrim thashethushesh blogu. Une nuk dua te hyj ne ujera te tilla. Perndryshe s'ia vlen me. 

Por di ku do te dalesh, dhe nuk ta kundershtoj principin. 

Gjithe duke te perseritur se s'mund te flitet per korrupsion tek privati. Konkretisht, nese do te debatohet per korrupsion ketu, shih te percaktosh publiken tek OJQ ne fjale si fillim.

ç'a kishe me OJQ , July , apo se hajne i cop buke smiley 

Another aspect of corruption is that it can occur in many different sectors of the economy. A commonly cited and morally reprehensible form is when government officials abuse public trust by accepting bribes from private businesses. However, the distinctions between the private and public sectors have been blurred by privatisation, and corruption within the private sector is not without pernicious consequences as well

 

http://oecdobserver.org/news/archivestor...

jane shtuar koqet tek peshku, si kalamani 21 vjec

Rrogat e ketyre 'vajzave' dhe 'djemve' duhen tatimuar me 50% (dhe jo 15) dhe kaq eshte muhabeti

Rrogat e tyre, apo pagesat që marrin nga këto Fonde, të paktën në vende të tjera jo të botës së tretë, tatohen ndryshe. Më lehtë. Po ti vazhdo bëj ëndërra me Socializma... 

Nese nuk eshte money laundering per ndonje favor te cacit kur ishte veqil I harxheve te hyqymetit hallall e paste .

Fijet e Angjelit shkojne deri tek dhoma amerikane e tregtise, http://www.panorama.com.al/dhoma-amerika...

Mark Crowford, Presidenti i Dhomës, u shpreh për DritaremeRudinën, në Vizon Plus, se disa anëtarë të Dhomës janë përfshirë në këtë sektor dhe kanë pasur nevojë për kalimin e këtij ligji.

Nëse ka kapacitet, këtu në Shqipëri dhe natyrisht kjo rrit punësimin, është diçka pozitive.

Ne duam, kapacitetin e industrisë që ekziston këtu, të mbushet dhe të përpunojmë mbetjet, që vijnë nga jashtë. Unë besoj, se normalisht  mbetjet, që ndodhen në Shqipëri, duhet të riciklohen më parë sepse është normal që kostoja e transportit rëndon dhe duhet të nisë nga to. Besoj se vetëm ata që kanë kapacitet më shumë, mund të importojnë.

..Car fijesh thua more...? Po Dhomat e Tregëtisë (apo Institucione/ Shoqata të ngjashme lobimi) në të gjithë botën atë qëllim dhe funksion kanë: të rrisin lirinë për të bërë tregti, për të bërë investime dhe për të patur sa më pak burrokracira që i pengojnë këto procese. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).