TIRANE– Gazetari investigativ i News 24 Artan Hoxha rrëfen 3 orët e shoqërimit gjatë mbrëmjes në Prokurori fill pasi deklaroi se piloti italian Guido Andrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.

Ndërsa për prokurorinë kjo përbënte shkelje të sekretit hetimor, gazetari Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, gazetari Hoxha tregon gjithçka ndodhi atje dhe pretendimet e grupit hetimor.

Për Hoxhën është absurditet shoqërimi i tij në Prokurori dhe lirimi i pilotit, ndërsa apelon që hetuesit të mos rrëmojnë në celularin e tij pasi ka fakte që kompromentojnë figura të larta politike, që nga kryeministri e poshtë.

“Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e “Baba Takut” do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6”, tha ai.

 

RREFIMI I PLOTE

Ke eklipsuar personazhet e episodit të radhës me avion droge, kemi parë pjesën kur ke hyrë dhe ke dalë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si kanë qenë ato 3 orë? Komunikimi ka pasur tension emocional?

Artan Hoxha: Fiks dje në këtë orë kemi nisur transmetimin live në lidhje me rënien e avionit italian. Është ngjarja kryesore, duhet të ishte deri sa të zbulohej i gjithë rrjeti i trafikut që do ta kthejë territorin tonë në pistë të trafikut të drogës. Vëmendja e publikut dhe organeve të hetimit është devijuar. Në vend të merremi kush e organizon trafikun, kush fshihet pas tij merremi se kush e nxori sekretin me kë ka komunikuar dhe çfarë nxori. Kanë sekuestruar telefonat e mi dhe të pilotit. I siguroj që unë nuk kam komunikuar me pilotin as kam shkëmbyer sms, as kam komunikuar në viberm ëhats up. Unë nuk jam pjesë e trafikut, do vazhdoj të punoj për të zbuluar trafikun kushdo qoftë madhësia e atyre që fshihen pas trafikut. Ne raportojnë lajme nuk duhet të jemi vetë lajmi. Nuk e kam dëshiruar as nuk dua ti ndodhë ndonjë kolegu. Trishtuese që nuk merremi me ngjarjen. As sot nuk jam në gjendje të shpjegoj qëllimin e gjithë asaj që ndodhi. Në momentin kur jam shoqëruar për të dhënë deklarime është përmendur prokurori Përparim Kulluri, por unë kam komunikuar me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, s’më ka marrë Kulluri në pyetje. Kam komunikuar me Besim Hajdarmataj. Kur hyra unë na qenka liruar piloti… Gazetari që raporton gjithë ditën deri në mbrëmje, kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me tentativë të pastër të trafikut të lëndëve narkotike. Më thanë ke dhënë informacione të qarta po si ka mundësi që e ke ketë informacion? Kur unë qëndroj në prokurori piloti qëndron në një hotel.

I qëndroj asaj që thashë dje. Madje unë informacionin që pata nuk e dhashë dot në televizionin ku punoj, por në një televizion tjetër. Kur ka mbaruar emisioni dje, mendova se si do t’i sqaroja drejtuesit e televizionit ku punoj. E t’i thoja, unë tani e mora këtë informacion. Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e “Baba Takut” do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6.

Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale. Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj. Mua nuk më duhen fare deklaratat politike. Vetëm në muajin gusht ka 2 deklarata të PD në mbështetje të punës time e falënderoj. Herë më kanë mbrojtur, herë më kanë sharë, por puna ime nuk matet me këtë, por me vlerësimin e publikut.

Në atë celular do të gjejnë një rast për të cilin unë nuk kam bërë asnjëherë kallëzim, dhe që do të shkojë deri në hetuesit më të lartë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive ku përfshihen drejtuesit më të lartë. Kërkoj që kjo të mos përsëritet më. Pasi është ndërhyrë në memorie dhe janë marrë materiale të tjera. Në ato celularë ka materiale të një gazetari që merret me investigime në këtë vend.Ato materiale i shërbejnë punës së gazetarit. Jo çdo gjë duhet ta nxjerrim në çdo momenti, duhet kohë.

Telefonat janë të fikur dhe të vështirë për t’u hapur. Solle një komplikacion…
Artan Hoxha: Unë që dje, në mesnatë, si gazetar jam jashtë funksionit. U kërkoj ndjesë kolegëve që më kanë mbështetur, dhe gjithë të tjerët që më kanë çuar mesazhe, i falënderoj. Garantoj se nuk do ti zhgënjej dhe do vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Ajo është një gjë që nuk e negocioi.

Polemikat jashtë studiove dhe hetimit, po përqendrohen në faktin nëse ka përplasje Polici-Prokurori. Doja një koment tëndin me rrjedhën që kanë marrë hetimet dhe sa kanë ndikuar ai informacion në vazhdën e hetimeve?

Artan Hoxha: Dëgjova kolegen që vendi ku strehohet piloti ishte sekret. Unë e di ku strehohet, edhe pse jam pa telefon. Më erdhi informacioni. Dje kam provuar që ka ardhur për trafik. U penalizova se pse thash këtë gjë. Se ku rri ai nuk ka rëndësi, as për mua dhe as për publikun.

Në këtë rast piloti është person i penduar?
Artan Hoxha: Kjo vlerësohet me statusi. Duhet të mblidhet një komision dhe do shihet sa garanci do i jepet atij dhe se sa vlerë do i jepet për të qenë më pas një dëshmitar apo jo. Po të isha Besim Hajdarmataj, do hetoja se pse doli ky informacion. Por unë do lëvizja çdo gur për të nxjerr faktin se pse ky ka ardhur të bëjë trafik këtu në Shqipëri. Si mundet të lajmërohen bashkëpunëtorët e këtij grupi kriminal në orën 11 të natës, dhe nuk qenkan njoftuar në orën 12 të drekës në parlament.

Ka një mosbesim të thellë mes prokurorisë dhe policisë së shtetit. Nuk mund të kenë sukses nëse nuk bashkëpunojnë. Nëse policët dhe prokurorët e shohin njëri tjetrin si kundërshtarë të jeni të sigurt se kapot e krimit do qeshin e do hedhin valle duke na parë. Hetimi thotë kush është burimi jot? Unë dje kam folur me personazhe të botës së krimit, kam folur me ministra, me të burgosur, më çdo kontakt, me personazhe të botës së krimit për të kuptuar cili grup kriminal është pas këtij trafiku, me deputetë të opozitës, me drejtues policie në kohën e PD, kam përdorur çdo burim për të provuar atë që kemi treguar dje. Sapo dola nga studio e “Opinion” është ndalur edhe mjeti i drejtorit të rendit dhe sigurisë publike por unë nuk lëviz me mjet, lëviz me transport publik, autobus. Ai është mjeti më i sigurt për mua…Detyra ime është që ta luftoj krimin. Kemi rrjedhje informacioni thoshin se një gazetar zbuloi që ky zotëri ka ardhur për trafik droge dhe jo për turizëm. P0o e them këtu, Shqipëria është rrugë normale e trafikut. Shqipëria ka kapur vetëm avionët që kanë rënë në tokë. Ata avionë që i kanë pasur rrotat në rregull nuk i kanë kapur dot… Kam thënë të vërtetën, kjo është detyra ime edhe nëse do më izolonin.

Ka ndërmend Prokuroria të ngrejë ndonjë akuzë?

Artan Hoxha: Fakti që më janë sekuestruar mjetet e punës, aty janë arkiva të tëra, një celular ka memorien e një kompjuteri kam me dhjetëra orë filmime aty brenda. Kur më morën në pyetje kam dhënë gjithë dinamikën e punës time dje, nga momenti që dëgjova Flamur Nokën nisa punën për të zbuluar çfarë ndodh.

Ishin të shqetësuar prokurorët?

Artan Hoxha: Fillimisht po, kërkonin me ngulm të dinin burimet. Por në të 5 rastet kam këmbëngulur që nuk e dekonspiroj burimin. Ne i ruajmë dhe nuk po i nxjerrim burimet tona, dhe kur i mësojnë cilët janë na i dëmtojnë. Unë nuk shkoj aty ku janë nga 20-30 rrënjë, por shkoj aty ku mbillen sipërfaqe të mëdha, dhe është e përfshirë policia. Unë uroj që Prokuroria të ketë një reagim të shpejtë, pasi më kanë hequr mjetet e punës. Kam humbur gjithë kontaktet e mia.

Nga njëra anë është avioni, dhe nga ana tjetër është pista. Pronarët e tokës janë marrë në pyetje. Një prej tyre ka deklaruar se e ka dhënë me qira tokën te një person që do ta kthente në pistë hipizmi. Sipas policinë avioni do të qëndrojë atyre deri në përfundim të hetimeve…
Në rastin Riformatto avioni ka qëndruar gjatë. Avioni u bë aty si pikë turistike. Kanë shkuar edhe çifte për të bërë klipin. Në rastin konkret pista ku ndodhet avioni i rrëzuar dje në mëngjes ka një rrugë mjet të vështirë rurale. Krahët e avionit janë më të gjera se rruga. Rruga ka pemë anash, është rrugë me baltë. Marrja e avionit është një problem më vetë për institucionet tona. Duhet të gjendet një mënyrë teknike sesi mund të transportohet avioni në një mënyrë të sigurt, që të mos jetë nën efektin e kushteve atmosferike. Tani të kthehemi te pronarët e tokës. Më duket si në rastet e parcelave me hashash. Nuk del lidhje mes pronarëve të tokës dhe atyre të përfshirë në ngjarje. Alibia për pistë hipizmi nuk qëndron. Pse nuk shkojnë më tutje, kjo është pistë për ta. Deri në këto momente për fat të keq mua nuk më duket se hetimet po shkojnë mirë. Të dy institucionet kryesore që kanë në dorë suksesin e hetimit, Policia dhe Prokuroria nuk po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin por kanë hyrë në një betejë. Kjo bën që trafikantët e vërtetë t’u shpëtojnë hetimit. Policia italiane ka ardhur në vendngjarje, nëpërmjet ekspertëve të tyre. Kanë krijuar databasen e tyre. Nga informacioni që kam, pala italiane është më e avancuar se ne.

48 Komente

Lirimi i pilotit nuk eshte aspak absurditet, sepse piloti nuk u kap me droge. Nuk ka njeri qe te rrefeje nje krim qe s'e ka kryer ende, por qe do ta kryeje ne te ardhmen. Keshtu qe ai ka ofruar ate rrefim ne kembim te dickaje.

Pilotit mund t'i jete rrezikuar dicka tjeter, ndoshta licenca si pilot, ndoshta ndonje shkelje tjeter qe k pasur, ndaj ka ofruar njohurine per trafikun e droges, mbase do te takohej me trafikantet nen vezhgimin e policise, ne kembim te pikerisht atij lirimi a te dockaje tjeter, per te vazhduar jeten normalisht.

Tani ata trafikante u njoftuan qe piloti ka rrefyer, dhe gjithe plani mund te jete prishur. Ata trafikante i ka shpetuar personi qe ka rrjedhur informacionin tek gazetari, dhe ky eshte nje krim i rende. Sigurisht qe ky krim duhet te hetohet, dhe eshte logjike qe celulari i gazetarit te jete pjese e hetimit, pasi ai e mori informacionin.

Keto "kercenimet" se ka gjera kunder qeveritareve por tani ia fshine qeveritaret, jane presion i natyrshem dhe i logjikshem. Nese dikush hyn ne shtepine time, eshte normale te them "Kisha 100 milione e s'po i gjej tani, m'i kthe shpejt", dhe nuk ka si e verteton njeri, por akuza mbetet. Eshte i vetmi presion qe ka, ndaj eshte logjike ta perdore.

Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e “Baba Takut” do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6”, tha ai.

ah sistem, o sistem, te q*ifsha sistemin ku ta kesh!

I nderuar, mos e sha Palloshin, se per sistemin, vetem per sistemin smiley ai ka te drejte. Ai eshte bo dru i shtrembet pikerisht nga sistemi smiley

+1  Ben shantazh tjetri hapur fare dhe as nderhyn njeri te thote "paske dijeni per krime dhe s'ke raportuar? Urdhero prangat per moskallzim krimi." 

gazetari mund te dije shume por eshte profesioni i tij qe t'u shkoje deri ne fund investigimeve per te cilat ka dijeni. Kryetari i komisionit parlamentar te sigurise (aka baba Taku), perdori kercenimin e cantes se zeze sa here qe bytha e majmur e like floririt ndihej ngushte. Hera e fundit ishte kur u perfol si porosites i vrasesit te Doshit. Likja nen dhembe tha atehere qe prapa vrasesit ishte kunati a baxhanaku i (kujt tjeter por) Berishes...nuk di ta kene pyetur ne hetuesi liken a baba takun per informacione mbi vrases me porosi. Po ne nje shtet bananesh cdo gje eshte mese OK

nuk di ta kene pyetur ne hetuesi liken a baba takun per informacione mbi vrases me porosi.

Shume kerkesa ke dhe ti.

Do na ngeli beqar ky dreq. Mire bredharak po ene me pretendime smiley

Po he pra, s'do qe s'do te korigjohet.

Ja ktu m'pelqe ti mu Bredharako, je tamam ai i pari smiley origjinali, jo ai i dyti smiley qe s'mirrej vesh me ke ishte dhe me ke kish bo pazar smiley

Per Liken u be kurbani 21 janarit dhe Likja di tja gjej anen me dashuri dhe qetsi la dashnorin e PD dhe mori dashnor tjeter te PS droge la mbrapa droge gjeti! Gojet e liga thone se do behet President edhe pas kapjes se ketij kachatori *Asgje nga fronti Drejtesi dhe *Ligj

jaqim bashk a t'keqen halla

fragment nga   njeriu me gop

+1

e keni kthyer si blog kolumbian

nuk keni lajme nga shqiperia?

Po i vetmi lajm nga Shqiperia, Agrono, ku dhe po zihen ne Parlament, eshte ky problem smiley problemi i droges dhe transportit te tij. 

Testet elektorale po tregojne efikasitetin e reformave te ndermarra nga kjo maxhorance. Drejtimu i Duhur !

Ne po punojme per gjeneraten tjeter dhe per kte kemi mirkuptimin e kesaj gjenerate, qe ka pranu per t'u vetsakrifiku, per suksesin afatgjate te reformave tona.

Jeni si ato traktoristat qe punoshin per mas 100 vitesh.smiley 

Ka qan i shofer HPS qe punonte per vitin 2000. Noshta ja kishin rrumullakos per efekt propagande,po mu qe m'u dukte aq i larget viti 2000.smiley

Ps

HPS-hero i punes socisliste. smiley

Ca lesh heroi i socialistes, ky paska qen si pune diversanti, i bika qe ka pas punu per kapitalizmen.smiley

mo lire e ma mire fluturo hashashi se robi ne atvend smiley

Burime të besuara të Prokurorisë, thanë për “News24” se Guido Guidi, po mbahet në ruajtje në një vend sekret, ndërsa vazhdon të tentohet të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi, që ai të rrëfehet si i penduar.

Ndërkohë që krahas hetimeve për një linje të mundshme të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë institucioni i organit të akuzës, ka hapur një proces dhe ndaj zyrtarëve të policisë, të cilët dyshohen se dekonspiruan hetimin dhe nxorën të dhënat në publik. smileysmiley

Keta qe kapen nga Lushnja ne Durres kete avaz kane...jemi armiq, na ka derguar Cia, jemi grup agjenturor.

ka filluar shpejt kjo pune, qekur u kap ai diversanti i Xh.Mustafes... Dhe ai, as e shkrepi, as e pordhi, sa zbarkoi, direkt te i plotfuqishmi zones

Qeveria duhet ti jap pergjigje kesaj situate te komplikuar, thashe/themesh, sa me shpejt se ketu mund te kete gisht mafia !

Por se cfare mafie, e kuqe apo blu, duhet me i shku deri ne fund!

Gazetari investigatues duhet te bashkupunoje me PROKURORINE !

Gabimi i ketij Gazetari eshte se ky eshte 1 hap para Prokurorise, 1 hap perpara  sherbimet informative, 1 hap perpara POLICISE, por kjo nuk do te thote te jete 1 hap perpra edhe qeverise !

Ka rregulla loja, sa do te perpra te jesh me hapat ! Se pastaj gremisesh !

Ore sikur Saliu kishte loz i vogel me kale, gje qe na shpjegon hipizmin. Jo po jane ca qe vene ne dyshim fajin e tij.

duket qe kjo historia me ket kacatorin eshte e sajume nga PD-ja dhe saliu. I pagu saliu me ardhe ketu e gjoja me u aksidentu qe te kapen. Po pse duhet me e transportu hashashin me avion? Po a ka leverdi ky lloj ttransporti kur kilja e hashashit eshte bo 2 leke? eshte njesoj si me ardh kacatori e me ngarku domote per ne Itali. Sajese e trashe qe vetem nje malok si saliu mund ta boje. 

Ai e ka fajin ai , Saliu smiley   , shih domotet ti ate bej , 2000 kilja smiley

smiley

kilja e hashashit eshte bo 2 leke

Nga disa komente te meparshme vura re se ke filluar te studjosh ekonomine - sigurisht pas leximit vertikalisht te VQ. Cfare thote ne VQ, kur behet i lire malli?

Me gjithe keto qe po na shikojne syte dhe po na degjojne veshet, shqiperia eshte etaloni i nje shteti komplet te deshtuar. U merr te keqen republikave te bananeve, kjo republike hashashi.

Edhe vendet e Afrikes po bejne shtete shume here me te mira. Kenya po lufton me terroristet islamike ne territorin e saj, por po merr masa per te bere shtet modern. E njejta gje per shume te tjera, Uganda, Zambia, Tanzania. Biles dhe shtete qe jane mbajtur te korruptuara per nje kohe te gjate, si Nigeria,  tani po behen per se mbari, edhe pse kane mijra probleme, shume here me te veshtira. 

Edhe kurdet, atje ku kane fituar ndaj ISIS kane krijuar organisma shteterore qe funksionojne per se mbari.

Shqiptaret nuk bejne dot shtet.

 

Nuk arrij dot ta kuptoj kete llogjiken e ketij gazetari. U ben thirrje prokuroreve:"mos beni gafe te germoni ne celularet e mi, se perndryshe do te gjeni material te bollshem per hetim!"

A ka ndonje me dy pare mend ne koke ta zbertheje kete xhevahir dhe te mund te na qartesoje edhe neve pjatalaresve te emigrimit?

Kurse une skuptoj llogjiken e Shqiptareve. Greku dhe italioni Eshte tu kap  gomone e makina plot droge...Edhe heroine e kokaine. Cunat e vlores 200 kg hashish I cojne ne Italy me motora uji. Paska ra I piper mbas 2 vjetesh e bo lajm. Ai italioni pare I hongri 12 vjet burg ne Shqiperi e grupi 46 vjet. Kta me go mone e Kerr Han me pak. Lejini mer pleqte Italian te bojne udhetime ekzotike. 

Pse qeka trafiku me piper me I demshem se ai me gomone ose nga doganat? Po nga Florida ne na vershojne Edhe piperat Edhe Maunet dhe kanalet e nendheshme. Apo berishizmi si ideologji ne Shqiperia shpjegon Cdo Idiotesi?

Nejse, une pytjen e kisha me verte dhe seriozisht dhe kishte te bente me deklaraten e ketij gazetarit per punen e dy celulareve, qe nuk duhej ti germonte prokuroria, sepse perndryshe kishte per te gjetur aty prova per afera korruptive. Nuk kishte te bente fare as me piper dhe as me italian dhe droge.

Nuk arrij me e kuptu, se cfare pritshmerie ka ky gazetari nga prokuroria, kur i bon thirrje me mos me i germu telefonin. A mos valle pret ky qe prokuroret t´ja dergojn celularet mrapsht te mbshtjell me pece akllazi te kuq ene ti thone: "na fal shefo per gabimin, se nuk e dijshim me ke kishim te bonim?"

Apo mos valle e kam gabim une qe merrem me rrk si puna e ktij gazetarit?

Jane harbuter dhe injorant Jo vetem rrota ashtu. Shqiptari Eshte ne thelb Turkoshak... E ka qejf rryshfetin  dhe shantazhin ndersa koncepti juridik Eshte zero Edhe per Juristet. Nuk kan konceptet juridike te nje femije ne fillore por kan konceptin ....manaxho domethene korrupto e kerceno se keshtu bejne te gjithe. Dhe ky Hoxha Eshte si rockstar. Po pse fejziu nuk Eshte dallkauk. Hec mo Vipa Shqiperie qe tallen me ligjin e shtetin.

Alibi per te thene me vone, prokuroria fshiu fakte 'qe trondisin themelet e shtetit' . Max ndonje qytetar dixhital ka dhe ky me ate pamje qe ka.

vetem prokurorise shqiptare nuk i ka mungu najher materiali per te hetu. Thirrja qe gazetari i ben prokurorise duhet  kuptu qe te mos i hapin se pastaj duhet t'i dalin per zot, e thene ndryshe, nuk mund te bejne sikur nuk e pane. A ka naj prokuror shqiptar qe i hyn asaj meseleje pastaj? 

Vertet e genjen mendja kete Hoxhen se eshte gazetar qe ka dijeni per shume gjera? Ky sa here bie ndonje avion apo kur del ndonje ceshtje tip skupi mediatik del ne TV e thote kam fakte po do flas me vone..Ata bosat qe i bejne keto pune e kishin hequr qafe po te ishte i rrezikshem sic hoqen qafe Kosta Trebicken apo Artan Santon, nuk e lene te livadhise kete qypin qafederr e te beje gam-gam neper televizione. Nejse mileti argetim do, le te llape dhe nja 2-3 dite se pastaj del ndonje skandal tjeter.

Tan HOxha po perfiton mediatikisht ...si gjithmone. Kur I thote prokurorit kujdes se kam materiale per edvinin e paralajmeron te mos abuzoje materialisht me punen e tij. Prokurori Shqiptar Eshte qenie e peshtire, sa her kap scoop e shet per lek, nga video erotike e Ingridit deri tek dekonspirimet e te pandehurve brenda ne qeli. Tan Hoxha Thot qe kam materiale per te gjithe qe kur prokuroret tu kerkojne lek Vipave per ti Len rehat tani do pjesen e tij financiarisht.

hec mo qoftet me mish toke dhe gatimi I tyre me vajPalme I ndaluar per perdorim tek njerezit Eshte me shume lajm se piper I bosh I guidos.

Shit 2-3 dite thashe une, lol. BW e ka hequr lajmin nga faqja e pare qe tani, e ka fut andej nga videot qe s'i shikon njeri. Eficenca ne maksimum, 1 dite zgjat cudia.

Skandal tjeter? Eshte fenomeni me normal ky i trafikut te droges, dhe persa i perket ndodhise se fundit, eshte me interesante per publikun te merret me gazetarin e jo me ndodhine. 

Guido Guidin prokuroria e mban ne nje vend sekret qe vetem Artan Hoxha e di megjithese s'ka telefon. Po perpiqen t'i mbushin mendjen qe te behet bashkepunetor i mbrojtur dhe do ta vene ne programin e mbrojtjese se deshmitareve.I kane bere gati edhe pasaporten me emrin Lefter Lefteri. 

A kane Prifti, Avokati, Mjeku dhe Gazetari staus te vecante para prokurorise?

Si me ia sekuestroka prokuroria telefonat ktij cunit? Po kush merr guximin me dononcu krime te gazetaret tani?
 

Ky Gazetari eshte akuzuar mbreme nga Shqupi se bashkepunon me Saimir Tahirin per deskopirim te veprimeve te prokurorise. Kshu qe ja kan morr telefonat me shprese qe gjate opinionit Klan ky ka marre SMS personale nga Tahiri, prandaj shpejtoji prokuroria si as i her tjeter e urdherume nga Komandanti, salih Qenefi.

Por telefonat spaskan pas mesazhe te Tahirit por dokumente kompromentuese per Edvinin ku ne njone thoshte qe una ja boj nonen me te mirit, dhe tek xhepi im sfutet dot njeri kurse tek tjetra qe Shukria e Bashkise se Shkodres eshte Hu dhe do HU. ky eshte Flash i fundit nga Shqypnia.

Nuk e di si jane statuset ne Shqiperi, por ata qe permend ti kane status te vecante per te mbajtur sekrete, jo per te dekonspiruar operacione policie. Policia thote qe kishin kohe qe po e vezhgonin zonen dhe avionin dhe ky rrota me Mulin e bene publike ne parlament duke prishur aksionin e policise. N.q.se ne Shqiperi do funksiononte ligji sic eshte ne Ameriken Veriore psh, ky dhe parlamentaret s'mund te hedhin akuza poshte e larte pa fakte se i con ne gjyq per shpifje. Trampin s'po e quajne te semure mendor megjithese disa shenja i ka shfaqur, por kane frike se i hedh ne gjyq dhe e fiton se ka precedente te meparshem nga Golduoteri ne 1964. Kur po shpifte Sala per mamane e Rames, e coi ne gjyq ajo per shpifje dhe Sala doli pa lagur. Arsyetimi i gjykates ishte qe ato qe ishin thene ishin thene gjate fushates elektorale dhe nuk e kishte me gjithe mend. smiley Anallim loje me nje fjale.

Po ik ere qeros se ske gjë ti kot sa leh si qenush pjeshkash. Edhe lërini robt te bejn pare me hashash se po pasurohen po bejne para te gjithë. 

Ketj qerosi duhet t'ja dime per nder te gjithe,pasi qe ky me kamerat e tij qe arriti te dokumentonte vrasjet e 21 janarit,perndryshe,sot do te besonim se viktimat ishin vrare nga cadrat pistolete. Vrasesi nuk ja ka falur dhe shiheni qe s'i del ne krah edhe ne keto kushte. I hoqi mundesine nga dora per te shkatrru njeriun qe i c'akordon gjithe sistemin nervore thjesht me egzistencen e tij,pale kur e sheh dhe k/minister te vendit.

Mos germo Tare, mos germo... s'e kam aty qenin e ngordhur u!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).