Në “hije”, kultivimi i hashashit po lulëzon në çdo cep të vendit. Një “biznes” në pamje të parë fitimprurës dhe që sjell një “cash” të shpejtë në ekonomi, por që në pak kohë pritet të japë pasoja shkatërruese për themelet ende të dobëta të ekonomisë shqiptare. Duke filluar që nga largimi i vëmendjes nga bujqësia, shtrembërimi i tregut të punës dhe te konfliktet sociale, kostot e kriminalizimit të mëtejshëm të ekonomisë me pastrimin e këtyre parave dhe deri rrezikun fatal të fuqizimit të grupeve kriminale, që kontrollojnë si kultivimin ashtu edhe tregtimin e tij.

 

Iluzioni i fitimeve afatshkurtra apo edhe më keq i “zgjidhjes” së problemit të rritjes ekonomike dhe konsumit me anë të kësaj metode, përballë realitetit të zymtë afatgjatë dhe shumë problemeve që do të krijonte ky biznes i (jashtë)ligjshëm…

Ndërsa prej vitesh po flitet për nevojën e një modeli të ri ekonomik në vend, të orientuar nga zhvillimi i qëndrueshëm, në hije, ai që po lulëzon është biznesi i jashtëligjshëm i kultivimit dhe më pas tregtimit të hashashit. Lajmet për zbulimin apo edhe shkatërrimin e parcelave në çdo cep të vendit, raportet e institucioneve të huaja, por edhe atyre shqiptare mbi këtë dukuri po bëhen tashmë të përditshme, duke na krijuar një perceptim që tashmë fenomeni ka ndodhur dhe Shqipëria është kthyer në “jeshile”.
Një “biznes”, (për fat të keq, ka një tendencë për ta paraqitur kështu këtë aktivitet kriminal), në pamje të parë fitimprurës për individët e përfshirë, por edhe nxitës i konsumit në ekonomi nëse aplikohet në shkallë të gjerë, thonë mbështetësit e kësaj kauze, megjithatë në pak kohë pritet të sjellë pasoja shkatërruese për themelet ende të dobëta të ekonomisë shqiptare, duke filluar nga largimi i vëmendjes nga bujqësia, shtrembërimi i tregut të punës, formalizimin, kriminalizimit dhe denigrimin e biznesit të ligjshëm, zgjerimin e këtij kriminalizimi të ekonomisë me anë të pastrimit të këtyre parave, për të thënë vetëm një numër të vogël prej atyre që përbëjnë listën e të këqijave që do të vijnë prej saj.
Po, le t’i marrim të gjitha me radhë:

Problemi i parë

Largimi i fuqisë punëtore nga bujqësia dhe fasoni (me shumë gjasa as këtu nuk japin sigurime, por të paktën ca lekë më shumë në dorë).

Me të ardhurat ditore, që arrijnë deri në 5,000 lekë në momentin që pastrohen bohçet (pjesë e procesit teknologjik), shumëkush nga zonat rurale, por edhe ato urbane nuk ka interes të punojë në punë krahu që paguajnë relativisht pak, si në bujqësi, fabrika, madje edhe si kamerierë në lokale. Pa dashur të identifikohen, disa biznese fasone në zonën e Krujës pranojnë që tashmë kanë problem në gjetjen e fuqisë punëtore, pasi nuk po u vijnë gratë, të cilat tradicionalisht përbëjnë bazën e punësimit masiv të këtyre sektorëve, në punë, pasi kanë këtë lloj alternative. I njëjti problem konstatohet edhe në ndërmarrje fasone në zona të tjera, në bujqësi e në disa lokale në zonën e Jugut të vendit.

Kjo është goditja e dytë për bizneset, pas emigracionit masiv të vitit të kaluar, ku shumë sipërmarrje u vunë në vështirësi për të siguruar prodhimin, sipas kontratave me partnerët, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Hashashi përgjithësisht ka një cikël 6 mujor rritjeje, nga marsi deri në gusht, ndërsa në shtator-tetor fillon përpunimi. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nevoja për fuqi punëtore në “industrinë” e hashashit është e lartë dhe pikërisht në këtë periudhë, kjo kërkesë e lartë, përkthehet në kosto më të madhe për të plotësuar nevojat për krah pune.

Problemi i dytë

Zhvendosja e vëmendjes nga bujqësia (kush nuk e kultivon do të duhet si “spiun”)

Pas maturimit të shumë sektorëve, bujqësia tërhoqi së fundmi vëmendjen e bizneseve, por edhe individëve që kishin disa para të lira mënjanë dhe të lira për të investuar. Në fund të vitit 2015, pesha e bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto u rrit sërish në 20%, sipas INSTAT, nga 18% që ishte disa vjet më parë.

Por, marzhet e ulëta të fitimeve në bujqësi, problemet me sipërfaqet e vogla, risku i motit, farat e skaduara bënë që shumëkush të joshej nga kultivimi i hashashit, që pavarësisht riskut pakrahasimisht më të lartë, sjell rekord të ardhurash për sipërfaqe, në raport me çdo prodhim tjetër bujqësor dhe ka kthim shumë të shpejtë fitimi.

Sipas raporteve, fillimisht, pas goditjes së Lazaratit dhe dhënies së sinjalit të luftës ndaj këtij fenomeni, ky aktivitet u fashit dhe nuk kishte raste të njohura për kultivimin e tij. Fatkeqësisht, pas hapjes së një retorike “tolerante” në krahun e mazhorancës në raport me kultivimin e kësaj bime dhe të një fashitjeje të forcës së shtetit ndaj fenomenit pas Lazaratit, hashashi filloi të kultivohej fillimisht “me droje” në zona malore, të papunuara. Por, me vazhdimin e retorikës së favorshme, nga individë të ndryshëm nga mazhoranca, me pasigurinë e qëndrimit ndaj fenomenit nga shteti dhe me kalimin e kohës të “drojës”, duke qenë se rendimenti ishte shumë i ulët, filloi të mbillej në zona fushore e me sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha, meqë këto janë më produktive dhe më të kollajshme për t’u mirëmbajtur, por që kanë kosto më të larta të ruajtjes sepse janë më të ekspozuara dhe të arritshme nga popullsia. Tashmë, jo vetëm toka bujqësore, por edhe sera, që dikur kultivoheshin me perime të stinës, janë zëvendësuar me hashash, duke ndryshuar qëllimin.

Problemi i tretë

Blegtoria – bagëtitë nuk kanë ku të kullosin (përveçse nëse duan të vijnë në qejf, përpara se të shkojnë për në thertore)

Kultivimi i kanabisit dhe llojeve të tjera të drogave të kësaj familjeje bëhet kryesisht në male, pikërisht në zona të cilat janë përdorur tradicionalisht si kullota për bagëtitë. Duke tentuar të jenë larg zonave të populluara dhe institucioneve të shtetit, kultivuesit po e dëmtojnë rëndë zhvillimin e blegtorisë. Një fermer, nga fshatrat e thella të Dibrës, tha se kishte reduktuar numrin e lopëve nga tetë krerë në vetëm një. Kullotat janë zënë nga tutorët e kanabisit dhe ai tani e ka të pamundur të sigurojë ushqim për bagëtitë. Këtë vit është bërë shumë keq, shpjegon plaku, pasi i gjithë fshati është përfshirë në kultivimin e bimës, duke lënë pas dorë tërësisht bujqësinë tradicionale, dhe blegtorinë.

Të njëjtin problem kanë edhe blegtorët në zonën e Skraparit. Një nga fermerët me gati 400 krerë dhi thotë se mezi po ia del dhe vitin tjetër, nëse situata vijon të jetë po njësoj, ka vendosur të shkrijë tufën. Kullotat janë të rrethuara me roje të armatosura dhe nuk lënë bagëtitë të afrohen. Fermeri thotë se dhitë ushqehen me majat e bimëve dhe për rrjedhojë ata dëmtojnë bohçet e hashashit, të cilat janë ndër pjesët më kushtueshme të saj. Dhitë e mia janë vendi dhe nuk mund të rriten në stallë – shpjegon i irrituar fermeri, të cilit nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje për të mbajtur gjallë tufën.

Në zonën e Veriut, fenomeni është edhe më alarmues. Kultivimi në masë i hashashit në këto anë është zhvilluar këtë vit, ndaj dhe blegtorët janë të alarmuar për kufizimin e kullotave, për shkak se tokat janë edhe më të pakta. Frika se mos bagëtitë mund të dëmtohen nëse konsumojnë prej bimëve narkotike, i ka trembur së tepërmi blegtorët, të cilët janë vënë realisht në dilemë nëse duan të vijojnë aktivitetin.

Problemi i katërt

Mungesa e produkteve bujqësore lokale në treg (në fakt, ky është një kthim i vogël prapa, nuk është se nuk jemi mësuar)

Vitet e kaluara, në muajin gusht, me 100 lekë mund të blije nga tre kilogramë domate ose tre kilogramë kastravecë në tregjet ushqimore të kryeqytetit. Por sot, kur prodhimet bujqësore të fushës janë në pikun e tyre, një kilogram domate ka arritur deri në 150 lekë. Nivele të larta çmimi me 100 lekë janë edhe për kastravecin, kungujt etj. Arsyet e rritjes së çmimit gjenden lehtë. Në ish-tregun e uzinës “Dinamo”, që është edhe shpërndarësi më i madh i prodhimeve bujqësore të kryeqytetit, të thonë lehtësisht se shkaku lidhet me kultivimin masiv të hashashit në zonat përreth Tiranës. “Në këtë kohë, tregun e pushtonin perimet e Shën Gjergjit, por këtë vit ata e kanë lënë domaten po merren me hashashin”, – thotë një nga shitësit më të vjetër. “Kam 15 vite në këtë tezgë, por si këtë vit nuk ka bërë vaki. Çmimet nuk po ulen. Edhe ata fshatarë, që nuk i kanë mbjellë tokat e tyre me hashash, janë të punësuar te të tjerët që i kanë mbjellë. Merren me bujqësi vetëm sa për konsum vetjak”,- thotë tregtari, i cili pohon se, ka shumë miq e klientë nga ajo zonë. Në muajin gusht, prodhimi i fushës nga zona e Shën Gjergjit, Qafëmollës e të tjera rrethina të Tiranës furnizonte tregjet e Tiranës me perimet e stinës. Prodhimet bujqësore për treg ishin një mënyrë jetese që siguronte një pjesë të madhe të të ardhurave për këto familje. Por siç po shihet hashashi po e konkurron fort prodhimin e perimeve, oferta e të cilave është ulur dukshëm në tregje këtë vit. Inflacioni kapi nivelin 1.9% në fund të muajit korrik nga më pak se 0.5% që ishte në muajt e parë të vitit. Banka e Shqipërisë arsyetoi se çmimet e ushqimeve vijuan të ishin nxitësi kryesor i rritjes së çmimeve të konsumit gjatë këtij tremujori.

Problemi i pestë

Përhapja e përdorimit të hashashit te të rinjtë (shpresojmë që të ketë të paktën efekt për t’i bërë të qëndrojnë në Shqipëri)

Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica), prodhohet (vaji i hashashit dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Nuk ka një numër të saktë të përdoruesve të drogës nga të rinjtë shqiptarë, por Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me organizma të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë ka kryer dhe vazhdon të kryejë një sërë studimesh rreth kësaj fushe. Sipas YRBS (Youth Risk Behavior Survey), studim i kryer në shkolla me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç, tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë dhe 1.6% kishin përdorur kokainë.

Sipas studimit të ISHP, kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës, të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit, numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë.

Raporti i ISHP-së thotë se rreth 6-7% e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri te kokaina dhe heroina, me injeksione. Rreth 7-9% e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj., konstaton Instituti i Shëndetit Publik.

Përdoruesit e marijuanës, hashashit dhe gjithë spektrit të kanabisit, ngjisin shkallën e parë të përdorimit të drogave dhe duke e gjetur marijuanën të pamjaftueshme për të marrë ndjenjë dhe eksperiencë më të mirë, kalojnë në droga më të rënda. Instituti i Shëndetit Publik shpjegon se gjithashtu marijuana shpesh rëndon dhe fsheh çrregullimet e tjera mendore, që mund të fillojnë në moshat e reja, dhe ngadalëson shumë aktivitetin fizik dhe procesin e të mësuarit.

Në ndryshim me çfarë mendohej më përpara, ku kanabis konsiderohej drogë e lehtë dhe e parrezikshme, tani studimet tregojnë për prekjen dhe të shumë sistemeve të organizmit nga përdorimi i marijuanës (mëlçi, zemër),etj.

Problemi i gjashtë

Ndikimi social dhe agravimi i një mjedisi edhe kështu të dërrmuar (sikur nuk mjaftonin të tjerat si varfëria apo papunësia)

Kultivimi i drogës dhe konsumi i saj është burimi më madhor i konflikteve sociale në vend. Vrasjet, burgimi dhe dhuna në familje shkaktohen apo lidhen në mënyrë direkte apo indirekte më së shumti me aktivitetin e drogës.
Studimet ndërkombëtare kanë treguar se një person që përdor marijuanë e ka funksionin mendor në nivel më të reduktuar krahasuar me të tjerët. Prova të konsiderueshme tregojnë që studentët të cilët përdorin marijuanë kanë rezultate më të dobëta se kolegët e tyre që nuk e përdorin. Rreth 48 studime kanë treguar se përdorimi i marijuanës ishte i lidhur me shanse shumë të ulëta për diplomim. Një analizë e kohëve të fundit, që ka përdorur të dhënat nga tri studime të mëdha në Australi dhe Zelandën e Re, ka gjetur që adoleshentët që kanë përdorur marijuanë rregullisht nuk kanë arritur të mbarojnë studimet e shkollës së mesme. Disa studime e kanë treguar lidhjen që ka përdorimi i marijuanës me të ardhurat e ulëta, papunësinë, sjelljet kriminale dhe për pasojë nivelin e ulët të jetesës.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2015, vetëm kultivimi dhe shitja e bimëve narkotike zunë 4% të të gjithë veprave penale në vend. Mbi 1000 persona janë proceduar vitin e kaluar.

Problemi i shtatë

Kriminalizimi i përshpejtuar i ekonomisë me pastrimin e parave të gjeneruara nga ky aktivitet i jashtëligjshëm

Pastrimi i parave është procesi përmes të cilit të ardhurat kriminale shndërrohen në të ardhura ‘në dukje’ të ligjshme. Studimi i ekspertëve Fabian Zhilla dhe Besfort Lamallari, “Krimi i organizuar, vlerësimi i riskut në Shqipëri”, publikuar në fund të vitit të kaluar, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, referon se në Shqipëri, ky proces varion në kompleksitet dhe sofistikim, por në thelb ka për qëllim të fshehë origjinën e të ardhurave të paligjshme, të ndryshojë formën e tyre dhe t’i zhvendosë duke tërhequr sa më pak vëmendje. Fushat ku janë investuar para me origjinë nga veprimtari të organizuara kriminale janë të larmishme dhe përfshijnë pothuaj çdo lloj veprimtarie ekonomike. Ekspertët vërejnë se pjesa dërrmuese e “parave të pista” është investuar në fushën e ndërtimit, ku pas vitit 2000, në Shqipëri, filloi të vihej re një “bum” ndërtimesh që nuk përputhej me nivelin ekonomik të vendit. Sipas ekspertëve dhe raporteve të ndryshme, fusha të tjera përfshijnë biznese si hotele, restorante, karburante, veprimtari prodhuese, fabrika moderne përpunuese, kompani import-eksporti, infrastrukturë, prodhim energjie, biznese të lojërave te fatit, miniera, turizëm dhe agjenci turistike.

Studimi tregon se metodat e përdorura nga grupet e organizuara kriminale për pastrimin e parave janë nëpërmjet bankave, zyrave të këmbimit valutor si dhe transaksioneve të parave në cash. Studimi thekson se pavarësisht ekzistencës së një sistemi funksional në funksion të parandalimit të pastrimit të parave, grupe të organizuara kriminale arrijnë të kryejnë transaksione të dyshimta në llogari bankare, sigurojnë garanci bankare të dyshimta dhe marrin kredi për të justifikuar të ardhura të paligjshme. Zyrat e këmbimit valutor janë gjithashtu të ekspozuara ndaj pastrimit të parave, për shkak të marrëdhënieve sporadike me klientët, përdorimit të parasë në dorë, shumave relativisht të ulëta të transaksioneve të kryera, transferimit të shpejtë të fondeve në vende të ndryshme dhe mundësive të kufizuara për bllokimin e mundshëm të transaksioneve nga autoritetet ligjzbatuese. Për shkak të natyrës së paligjshme të transaksioneve, është e pamundur të raportohet një statistikë e saktë mbi sasinë e parave të pastruara çdo vit.

Statistikat e raportuara çdo vit mbi shumat e sekuestruara të parave përfaqësojnë vetëm atë pjesë të të ardhurave me origjinë kriminale, që nuk kanë mundur t’i shpëtojnë vëmendjes së organeve të zbatimit të ligjit. Kështu, raportohet se në vitin 2014 janë sekuestruar 24 milionë euro pasuri të krimit.

Studimi vëren se përfitimet e paligjshme mundësojnë financimin e vazhdimësisë së veprimtarive kriminale dhe fuqizimin e mëtejshëm të autorëve të tyre. Paratë e ‘pista’ mund të ‘njollosin’ zyrtarë publikë, sferën politike, institucione financiare dhe sistemin e drejtësisë.

Së fundmi, fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit politik dhe ekonomik i krimit të organizuar do të kërcënonte në mënyrë serioze standardet dhe vlerat morale të përbashkëta të shoqërisë, duke dobësuar strukturën e saj tashmë të dërrmuar nga fenomene të lidhura me diktaturën komuniste, që e deformoi për 45 vite me radhë dhe më pas me tranzicionin apo me emigracionin masiv, që kanë lënë plagë serioze.


Problemi i tetë

Denatyrimi i votës  (nëse ajo ka qenë ndonjëherë e natyrshme)

Dekriminalizimi i politikës ishte një nga çështjet më të nxehta të muajve të fundit, si një dëshmi e qartë që paratë e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme kanë kapur tashmë edhe institucionin më të lartë ligjvënës. Por, shqetësimi më i madh mbetet në faktin që paratë me origjinë nga hashashi mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme dhe të denatyrojnë votën e lirë edhe më shumë nga sa e kanë telendisur këtë të fundit këto kohë. Raporti Përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e lokale të 2015-s theksoi se, nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemin e vazhdueshëm të blerjes së votës, si nëpërmjet edukimit të zgjedhësve ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim rikthimin e besimit në procesin zgjedhor. “Partitë politike mund të ndërmarrin angazhim konkret dhe të vërtetë për të dënuar praktikat e blerjes së votës. Blerja e votës duhet të përcaktohet qartë në ligj dhe duhet të jetë objekt sanksionesh proporcionale dhe efikase”, thuhet në raportin e vëzhguesve.

Problemi i nëntë

Fuqizimi i krimit të organizuar (no comment)

Nga studimi “Krimi i organizuar, vlerësimi i riskut në Shqipëri” arrihet në konkluzionin se krimi i organizuar është i shtrirë në mbarë territorin e vendit, duke prekur drejtpërdrejt ose tërthorazi shoqërinë shqiptare. Zonat më të zhvilluara urbane, si Tirana, Durrësi dhe Fieri, paraqesin një veprimtari të shtuar kriminale, si dhe përqendrim të autorëve dhe të kapitalit, sw bashku me lëvizjen demografike (drogë, armë të lehta dhe eksplozivë, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim i brendshëm, gjobëvënie etj.). Trafiku i drogës paraqitet i theksuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Studimi thotë se grupet kriminale e trafikojnë kanabisin kryesisht drejt Greqisë, përmes kufirit të gjelbër apo fshehjes në kamionë që kalojnë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Sasi kanabisi të fshehura në automjete personale apo kamionë të transportit ndërkombëtar trafikohen drejt Italisë, me anë të trageteve apo rrugëve tokësore, nëpërmjet Malit të Zi. Në rritje duket prirja e trafikimit të kanabisit përmes Malit të Zi dhe Kosovës drejt vendeve të Europës Qendrore dhe Perëndimore. Studimi tregon se prodhohen dhe trafikohen lloje të ndryshme, si marijuana, vaji i hashashit, ‘çokollata’ dhe ‘skunk’: një shartim i Cannabis Indica me Cannabis Sattiva. Këto përdoren për shitje, por edhe si mall shkëmbimi me drogat e forta.

Studimi tregon se, grupet kriminale që merren me trafikun e drogave të forta janë më të sofistikuar dhe dyshohet se kanë vendosur lidhje të qëndrueshme me individë të korruptuar brenda agjencive ligjzbatuese, elitën politike dhe sistemin gjyqësor. Mendohet të ketë organizata kriminale me një numër të konsiderueshëm anëtarësh me mbi 20 persona, të cilët kanë qenë ish-funksionarë në institucionet shtetërore. Shqipëria vazhdon të mbetet një vend transit për drogat e forta ku në përgjithësi vendi ynë shërben si një hallkë lidhëse e “Rrugës së Ballkanit” për në Europë.

Problemi i dhjetë

Rritja e paqëndrueshme dhe iluzionet e fitimeve të lehta (Modeli i ri? Asnjë nuk e ka arritur suksesin në këtë mënyrë!)

Papunësia mbi 30% ndër të rinj po josh shumë prej tyre drejt rrjeteve të kultivimit dhe tregtimit të kanabisit. Ideja se për një vit punë mund të fitosh aq sa për të gjithë jetën në një punë të zakonshme tashmë është një precedent me rrezik. Një restorant në zonën e Orikumit në Vlorë pohon se, trupa e kamerierëve me të cilët ka punuar çdo vit është tërësisht e deprimuar. Shumë prej tyre janë aktivizuar me disa orë në procese të kultivimit të drogës. Në mendjet e tyre vërtiten llogari me shuma të mëdha duke i deprimuar që të investojnë në aktivitete të ligjshme dhe që sjellin të ardhura të qëndrueshme, por natyrshëm më të vogla e të pakrahasueshme me ato nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
Më e rrezikshme është se orientimi drejt këtyre aktiviteteve me norma të shpejta kthimi po shmang vëmendjen nga riorientimi aq shumë i nevojshëm i ekonomisë drejt sektorëve të qëndrueshëm, duke krijuar një situatë të ngjashme me atë të viteve ‘95-96, ku njerëzit u pasuruan me shpejtësi, pa punuar, por duke investuar paratë e tyre në “piramidat” që mbinë si kërpudhat në atë periudhë të toleruar dhe të pangacmuar nga shteti i kohës.

Masivizimi i kësaj dukurie dhe rritja e ofertës ka çuar dhe në rënien e çmimit të këtij produkti, duke u bërë një tjetër faktor për probleme sociale, apo konflikte, teksa kultivuesit, apo tregtuesit nuk do të arrijnë të marrin fitimin e parashikuar kur i hynë këtij “biznesi”. Çmimi ka zbritur tashmë në 250 euro/kg, ndërsa llogaritë fillestare ishin bërë për rreth 500 euro/kg.

Thjesht, hashashi po rrezikon të kthehet në flluskën e radhës në ekonomi.

Debati – A është zgjidhje legalizimi?!

Në rrjetin social Facebook, që në janar të vitit 2014 është krijuar faqja “Legalize it in Albania”, e cila ka mbledhur rreth saj mbështetësit për legalizimin e hashashit në Shqipëri. Pjesë e saj janë figura të njohura të opinionit publik, ndër to Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford. “Legalize it in Albania” në harkun e një viti e gjysmë njeh më shumë se 4700 miq në Facebook. Përtej rrjeteve sociale, më herët legalizimi i hashashit ishte një nga nismat që ndërmori në Kuvendin e Shqipërisë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, botuesi dhe sipërmarrësi i njohur Koço Kokëdhima. Ai i pati kërkuar ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, dhe deputetëve në Komisionin e Ekonomisë që të merrnin në konsideratë legalizimin e hashashit për qëllim të industrisë farmaceutike pasi, sipas tij, kulturat e kultivuara në Shqipëri kishin krijuar një emër të mirë në tregjet ndërkombëtare. Por nisma e Kokëdhimës, edhe pse nuk u mbështet në pjesa e tjetër e politikës, nuk është se hasi në kundërshti të forta ndër deputetë. Por, si për çdo nismë tjetër, edhe legalizimi i hashashit ka rreshtin e kundërshtarëve. Më së shumti janë mjekët, të cilët i njohin me hollësi dëmet që sjellin në shëndetin e njeriut përdorimi i këtyre bimëve të konsideruara me efekt drogë. Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Zini Sulaj, është kundër legalizimit pasi, sipas tij, pasojat në këtë rast do të ishin më të mëdha sesa në situatën kur ekziston ndalimi i tij.

Sulaj thotë se ka disa lloje të tjera drogash, që përpunohen e përdoren në mjekësi për të lehtësuar dhimbjet, për sklerozën apo për anoreksinë, por edhe për këto janë shumë pak vende në botë që i përdorin. Kundër legalizimit shprehet edhe gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha. Sipas tij, vendi nuk ka kapacitete për të kontrolluar përdorimin tek të rinjtë. Konsumi i hashashit në moshë të re sjell deformime në zhvillimin e trurit , duke thelluar problematikat sociale në të ardhmen, thotë Hoxha.

Zhilla: Efektet nga ato psikologjike tek ekonomike

Për Fabian Zhillën, ekspert i studimit të krimit të organizuar, efektet e masivizimit të kultivimit të hashashit në vend janë të shumta, duke filluar nga pasojat sociale, dëmi moral, kostot politike e deri në prishjen e imazhin të vendit e largimit të turistëve elitarë.
Po krijohet një dëm moral publik, thotë ai, që lidhet me krijimin e imazhit të gabuar te të rinjtë, që mund të arrijnë të pasurohen shpejt. Në këtë situatë fëmija merr autoritet mbi prindin për shkak të fuqisë që i jep paraja. Kjo, thotë Zhilla, krijon konflikt të brendshëm dhe prish strukturën e familjes. Në një shtet që është i dobët, familja e fortë ka qenë aset dhe kjo rrezikon të zhbëhet.
Së dyti, thotë ai, krijohen probleme psikologjike, pasi individi i pasuruar shpejt ndikon edhe te miqtë apo shokët e tij, duke dëmtuar rrjetin shoqëror, çka mund të sjellë konflikte individuale jashtë familjes, duke i shtyrë të rinjtë drejt krimit të organizuar.
Ky dëm psikologjik e moral kthehet më pas në një kosto ekonomike, pasi indirekt rrit shpenzimet e mirëmbajtjes spitalore, teksa ai që ka probleme psikologjike duhet trajtuar. Zhilla thotë se, edhe një pjesë e atyre që kryejnë krime janë nën ndikimin e lëndëve të ndaluara.
Një tjetër pasojë është prishja e imazhit të Shqipërisë në lidhje me sigurinë, që jep efekt edhe në turizëm. “Sot po krijohet një turizëm negativ i atyre që vijnë në Shqipëri për të konsumuar hashash. Kjo krijon modele jo të qëndrueshme turizmi, që janë të pavlera, ndërkohë që po dëmtohet turizmi elitar”.
Një tjetër rrezik është kthimi i kultivimit të kanabisit në biznes familjar. “Nëse deri dje, ishte krimi i organizuar dhe mund të arrihej të goditej, sot ai është dhe familjar”. Zhilla e pranon se në afat të shkurtër, kjo po sjell edhe efekte pozitive, pasi po krijon të ardhura për familjet në zona që deri dje nuk i shfrytëzonin fare tokat. Por, kjo po vjen me një kosto, pasi biznesi familjar po futet në krim, teksa po e tregton produktin tek krimi i organizuar dhe më e keqja është se kjo po pranohet nga familjet.
Një tjetër shqetësim lidhet me faktin se ata që mësohen me para të shpejta nuk dinë të menaxhojnë në momentin që këto para i investojnë në ekonominë reale, p.sh., në turizëm, ku kërkohet më shumë aftësi se thjesht mbjellja e kanabisit dhe ku fitimet janë më të ulëta e duan kohë të vijnë.
Mbi të gjitha qëndron rreziku politik, teksa këto para të siguruara në mënyrë të jashtëligjshme shkojnë fillimisht në xhepat e të fortëve të zonës, për të blerë më pas policinë, e për t’u investuar në politikë, deri te blerja e votave.

Biznesi i mirorganizuar si një bursë

Ndodh ashtu si me investimet në bursë, ku përveçse risku i lartë nënkupton fitime të larta, financuesit kujdesen të diversifikojnë rrezikun.

Ja skema:

Artan Hoxha, autor i emisionit televiziv “Xhungël”, i cili gjithë këta muaj ka hetuar për parcelat e mbjella me hashash, na shpjegon se si funksionon ky biznes. Nëse e mbjell vetë fermeri, atëherë e mbyll ciklin dhe ka një fitim maksimal, por përgjithësisht kjo ka rrezik të lartë dhe pa mbrojtje vështirë se mund ta çosh deri në fund këtë biznes.
Përgjithësisht funksionojnë skemat e organizuara, që pasi gjejnë financimin dhe tokat (me qira ose me përqindje), sigurojnë mbështetjen e policisë, shpenzojnë për rojet dhe kujdesen për sigurimin e fuqisë punëtore. Për të diversifikuar rrezikun mbillet në disa zona, ku edhe nëse kapet e asgjësohet një pjesë nga policia, sërish prodhimi është i garantuar.

Bima mbillet me një hapësirë prej 1 metër katror dhe një dynym tokë (1000 m²) mund të mbillen mesatarisht 1000 rrënjë. Rendimenti minimal i bimës që ka periudhë kultivimi 6-mujore është 1 kilogram. Me një çmim shitje (në fushë) prej 300 euro/kg, të ardhurat më të ulëta që sigurohen nga një dynym janë 300 mijë euro. Këtu përfshihen shpenzimet e qirasë së tokës (100-200 mijë lekë), të farës (1-5 euro për farë); plehut në fazën kur bima është në kubik (1 ton pleh organik maksimumi 10 mijë lekë); plehu në fazën e mbjelljes në tokë (5-10 tonë, rreth 50 mijë lekë).

Kosto varet dhe nga afërsia me ujin, por përgjithësisht impianti kushton 2000-3000 euro. Këtyre u shtohet dhe fuqia punëtore, nga 2000-5000 lekë në ditë dhe kostoja e sigurisë. Hoxha thotë se gjithsesi punëtorët marrin një pjesë shumë të vogël, ndërsa pjesa më e madhe e fitimit ndahet mes punonjësve të policisë dhe financuesit.Ndërsa 250-300 euro/kg është çmimi që produkti del nga fusha, deri në kufi vlera e tij rritet në 1800-2000 euro për kg.

Një investim më i sofistikuar janë serat, që mundësojnë shfrytëzim eficient të energjisë diellore dhe rrisin rendimentin, pasi shkurtojnë me dy muaj ciklin e rritjes së kanabisit.

Lulëzimi i këtij biznesi ka nxitur edhe shitjen e produkteve të tilla si gjeneratorët pa zhurmë, pompat e ujit, tubat, plastmasë për sera e deri te plehu organik.

42 Komente

Ka ardhur koha per pappyn se hashashit  i ra vlera

Nje miku im me origjine nga i njejti vend nga rrjedh dhe une gjeti dike qe donte te shiste me cmim te mire 150 dhi qe i kishte blere bashke me fermen, por nuk i donte. Ky shoku mendoi; po i blej coj ne fshat dhe kerkoi nje familje ne nevoje. Familja kishte dy djem te rritur. Dhe u tha, mi mbani 150 dhi per nje vit e pak, dhe pas kesaj me ktheni mbrapsht 150 dhi, aq sa kisha. Gjithe kecat qe do pjellin nderkohe, jua fal juve te beni tufen tuaj.

3,4 dite kaluan dhe asnje pergjigje nga familja nevojtare ne fshat. Diten e 4t i merr ne telefon. A i doni ato dhite? Dhe burri i shtepise qe i pergjigjet; Une nuk kam djem por kam &^%$#^, nuk duan te punojne me dhi.

Nuk i donin, sepse merren me ndonje pune nga keto. Dhe kam frike se edukim me te mbrapshte se kjo lloj bujqesie nuk ka. Se pasi ka provuar hashashin, fshatari e ka te veshtire te punoje me speca e me domate, se fitimi eshte shume me i ulet dhe i eshte hapur syri per fitime te shpejta.

Trishtim i madh per zotin me gjithe ate bukuri te atij vendi.

Shkoni ne Kore te Veriut ku nuk ka droge!

ha hasmiley qeshi e shpenguar gjembi

 

Ka, ka!

Qesh gjemb, qesh, Koreja eshte e jotja!

Per nje dore hashash gjithe ky carcaf.

Eshte me cilesi te larte dhe ka emer ne evrope. biles do brevetuar sa nuk e ka legalizuar dhe italia se pastaj do vemi te gjithe ne kore te veriut ku qethen 2 here ne muaj me detyrim.

Me kaq shume sa eshte prodhuar ka per ti rene cmimi dhe vitin tjeter fshataret do ti drejtohen prape domotes e trangullit. 

1400 domatja sot !?

Po pres te dali ndonjeri te thote "Fajin e ka Saliu"!smiley

E gjithe kjo rilindje e hashashit, a mund te kete lidhje (larg qofte) me rilindjen ne pergjithesi, dhe me ndonje rilindas te spikatur ne vecanti, si puna e Qorrit apo Piktorit. Apo prape fajin e ka o Saliu, o populli i pagdhendur shqiptar, po larg qofte ndonje nga keta cunat e bukur te Tirones, qe ndryshe nga maloku, dine si vidhet me stil, dhe kane dhe shije per te prishur paren (p.sh. kostume 10 mij euro e siper, syze 50 mij euro e siper, etj).

Nje pyetje interesante ngelet: o po si ka mundesi qe Evropi me standarte, sa kohe ishte maloku ne krye te vendit, na cau taravilen me propagande, duke kerkuar te luftojme "krimin e organizuar dhe korrupsionin" dhe se ne jemi vend burim "trafiqesh narkotikesh dhe prostitucioni", pra, si ka mundesi qe tani Evropi nuk sheh asgje, dhe pergezon Piktorin dhe rilindasit e tjere per "reformat e guximshme"? Ne fakt ishte pyetje retorike, pergjigjen une e kam shume te qarte, edhe pse eshte politikisht shume jo-korrekte. Per qytetaret e ketij vendi me shume se per kedo tjeter.

I nderuar GoldMan, kush eshte pergjigjia qe ju thoni se e merrni me mend, se une shoh te pakten qe EU/BE po flasin njesoj si dje e si sot kunder korrupsionit ne Shqiperi, veç sot jane me afer pushtetit apo jane shkrire me pushtetin smiley ne luften kundra korrupsionit e krimit te organizuar, ndersa dje Buall Mavria nuk para i afronte kaq shume, perkundrazi i nxirrte persona non-grata smiley

S'e kam kuptuar pse quhet "Buall Mavria" Saliu, shpresoj dikush te ma shpjegoj, po nejse.

I nderuar Pjer, mbase ne televizor Piktori duket me simpatik se Doktori kur thote qe po lufton korrupsionin, kjo ndoshta mund te kete lidhje me faktin qe eshte me i artikuluar, me i kuruar, i veshur me bukur, me garip, me cun Tirone me pak fjale. Te thuash qe sot ky vend eshte me pak i korruptuar se c'ishte para 5 vjetesh, apo 3 vjetesh, mua qe jetoj ketu do me dukej shume naive. Korrupsioni ndoshta ka qene me "demokratik" dhe kapilar kur ishte doktori, ose ndoshta Doktorit i ishin qepur te gjitha mediat e Sorosit nga prapa dhe dukej shume i zi.

Po te jap nje fakt per ta ilustruar konceptin (dhe si ky gjen sa te duash, po ne sic thashe nuk kemi me media dhe gazetare). Para rreth nje viti u be nje tender per larjen e carcafeve ne QSUT. Kur degjova vleren e tenderit mu duk pak si shume, dhe zanati im prej ekonomisti nuk me la ta kaloja i qete ate shifer. Nisur nga kapaciteti i QSUT, bera hesapin sa do kushtonte nese carcafet do nderroheshin 3 here ne jave per cdo krevat dhe carcafet te bleheshin tek AliBaba.com. Me kete hesap me doli qe cmimi i tenderit ishte sa 5fishi i kostos se blerjes. Pra, edhe njehere, te blesh tek Alibaba 3 carcafe ne jave t'i perdoresh dhe t'i hedhesh eshte 5 here me lire se t'i lash, ne rastin me te mire, 1 here ne jave, me tenderat qe ben Beqja!!! Ky tender eshte cikerime ne krahasim me lumin e parave qe administron Beqja me te tjeret.

Ne lidhje me pyetjen... ti si "belg" duhet ta kuptoje se cfare e ben Edi Ramen shume me te preferuar se Sali Berishen para nje evropiani / amerikani. Po te ndihmoj pak: ca e ben Turqine me pak te preferuar se Greqia per BE-ne. Pse Molenbeku ne Bruksel shihet me perbuzje nga te gjithe? smiley Besoj e gjete pergjigjen.

I dashur GoldMan, emrin Buall Mavria ia kam ngjitur une me kohe, sepse ishte si nje buall, i trashe, i pandigjushem, nuk shifte me shume se hunda e tij, dhe Mavri sepse ishte amator ne politik, ia fusnin ata qe ishin mjeshtra ne politik.  Sa per Piktorin qe ti quan Edin, ketij ia kam ngjitur Palloshi, sepse eshte pall komplet. Flet vertet bukur, i artikulon fjalet me mire se Buall Mavria, por prap mbetet Pallosh pikerisht se nuk sheh me shume se oborri i vet. E nisi mire por kam frike se po e bitis keq. 

Sa per korrupsionin, luften kundra saj ne fakt e filloi vertet Buall Mavria me ligjin e prokurorimeve vetem nepermjet internetit, me ligjin tjeter te konfliktit te interesit, te regjistrimeve te biznesit te vogel, etj,etj. qe per çudi sollen rezultate te pakta, jo ate qe pritej. 

Sa per ate te çarçafeve, aty mund te kete korrupsion, por megjithate une do te preferoja larjen e çarçafeve, se sa ti ndrroja me te reja çdo jave. Ku do shkonin te vjetrat. Me larje kemi edhe nje favor, gjenerimin e obligacioneve te CO2, nga ku kemi nje vlere qe mund ta perdorim po ne sektorin hospitalor. 

Tenderi me i fundit ishte sot, 60 milion lek te reja (~450 mij Euro), sherbime konsulence per strategji turizmi, data e lajmerimit te tenderit, e paraqitjes se ofertave dhe e hapjes se ofertave ishte 12 shtatori, qe meqe ra fjala ishte dite pushimismiley

 

Me kujtohet rasti i carcafeve qe thoni ju eshte trajtuar ne televizion ne nje emision tip "Fiks Fare" dhe eshte me te vertete shokuese. Plus qe me duket sikur ky korrupsioni me "demokratik" dhe kapilar qe permendni ne fakt nenkupton me shume pale te perlyera, ne pergjithesi, megjithate debat interesant. Si ka mundesi te kete anashkaluar ne analizen e saj financiare per nje tender, nje gabim kaq te thjeshte arithmetik kostoje, nje ministri e tere?

Po he pra si ka mundesi!! u doli borxhit Pjeri t'u jepte udhezime, po ata te qeveris as nuk denjuan fare biles e injoruan.

Nuk besoj se do gjej dot nje pergjigje shteruese nese korrupsioni "demokratik" dhe kapilar eshte me i mire sesa korrupsioni elitar. Mund te rendis argumenta pro dhe kunder korrupsionit kapilar

Pro:

Perfitimet shperndahen ne me shume duar, qe me shume gjasa jane ne nivele me te ulta ekonomike se elitaret. Per rrjedhoje  shanset jane me te shumta qe te shkojne ne konsum te brendshem qe nga ana e vet gjeneron kerkese te brendshme. Ne rastin e korrupsionit elitar, parate qe ndodhen ne pak duar futen neper llogari off-shore dhe mbahen atje, pra cikli ekonomik shkurtohet dhe dobesohet sepse paraja del nga ekonomia. Pergjithesisht elita nuk ka nevoje te bleje mallra dhe sherbime qe gjenerohen nga oferta e brendshme, ose kete nevoje e ka ne perqindje shume me te ulet

Kunder:

Perceptimi i korrupsionit eshte me i madh kur ne jeten e perditshme rriten shanset qe ta perjetosh korrupsionin si eksperience. Perceptimi nuk dmth qe sasia e parave qe shkojne ne xhepat e zyrtareve eshte me e larte, thjesht perceptohet si e tille.

Sigurisht nese do kisha mundesi te zgjidhja "me shume korrupsion" apo "me pak korrupsion" zgjedhja eshte e thjeshte. Po nese do duhej te zgjidhja midis korrupsionit kapilar dhe elitar, per nga impakti ekonomik dhe social kam bindjen se i pari eshte me pak i demshem.

Ne nje film me baze kerkimin e nje profesori ne Duke University, Dan Ariely (http://www.imdb.com/title/tt2630898/?ref...), qe eshte edhe studiues i sjelljes njerezore nga kendveshtrimi i racionalitetit/iracionalitetit, ne kete film ky nxjerr ne pah dy-tre konkluzione shume interesante ku une do vecoja: 1. qe pandershmeria / korrupsioni luftohet me hapa te vegjel p.sh. studentet jane me te ndershem nqs. perpara cdo provimi ju kujtohet kodi i nderit te universitetit; dhe 2. qe njeriu kur perfshihet dhe e kupton cfare ndodh rreth tij, pra qe shumica jane te korruptuar atehere atij i prishet ajo qe Ariely quan "moral fiber". Pra sipas asaj qe ju sillni "Kunder" korrupsionit kapilar, duke u rritur probabiliteti i perceptimit te korrupsionit, gjenerohet me shume korrupsion. 

Por gjithmone per mua kriteri kryesor eshte se sa agjente jane te korruptuar ne sistem, dhe jo se me sa lek qarkullon ne kete menyre. Ndersa per ju kam idene qe thoni psh. nese e njejta sasi parash qarkullon ne menyre korruptive, atehere me mire te shperndahet ne me shume duar. Po kam pershtypjen qe keshtu, sipas Ariely-t do gjenerohej edhe me shume korrupsion dhe degradim. 

 

Sociologjia dhe psikologjia e sjelljes nuk hyjne ne specialitetin tim. Dhe sigurisht Ariely ka te drejte te kete nje opinion ne lidhje me ceshtjen, qe duke qene se flasim per shkenca sociale, eshte larg standartit te te vertetes shkencore absolute.

Si ekonomist, me premisat e pritshmerive dhe sjelljeve racionale, une mendoj se cdo njeri, ne kushtet kur e percepton te ulet riskun e ndeshkimit, do e pranonte bakshishin. Cmimi i bakshishit mbase do rritej ne kushtet kur risku i kapjes rritet, ne kushte te tjera te pandryshueshme. Nese eshte kapilar apo jo korrupsioni, kjo nuk do ndikoje shume ne sjelljen p.sh. te personave qe hyjne te bleresit e favoreve te korruptueshme, thjesht do e rrisi cmimin e sherbimit.

Ne realitetin e njohim nepermjet perceptimeve tona. 99% e njerezve nuk e dine cfare ben nje minister ne zyre, ata shohin personat qe kane kontakt direkt, dhe nga pikpamja operacionale, keto jane momentet kur krijohet nje perceptim i sherbimit publik nese eshte i korruptuar apo jo. Dhe ai 99% mund ta bejne gjumin te lumtur nese e moren sherbimin pa paguar rryshfet. Po kjo s'do te thote se kjo skeme korrupsioni i le ata ne nje gjendje me te mire ekonomike, per argumentat qe rendita me siper. Sigurisht ky 99% ben dallimin ne zgjedhje, ne kushte te tjera te pandryshueshme.

Dmth. ne kohen e Saliut ne paskemi qene nje vend me pak myslyman se ne kohen e Edit.smiley

Jo, e kunderta: Saliu eshte me mysliman se Edi (ne fakt i pari eshte mysliman, i dyti nuk eshte fare).

Nuk mendoj se ka te beje aq shume feja ne kete mes (ndoshta edhe ka), por ka edhe gjera te tjera ne mes. Saliu ne thelb eshte antiamerikan dhe antieuropian dhe e ka treguar kete ne me shume se nje rast, qofte ne kundershtite e hapura ndaj tyre, qofte ne veprime te tipit thyerje embargoje me Serbine apo vendosjen e Gazidedes ne krye te SHISH. Per kredo politike mund te trumbetoje hyrjen ne NATO dhe hapjen e negociatave, por kur vjen puna te veprat e ka treguar qe s'e degjon shume Evropen e as Ameriken, keshtu qe detyrimisht edhe ata i bene daljen. Plus 25 vjet, boll me, duhet te filloje te hyje brezi i ri ne politike dhe n.q.se te vjetrit s'e leshojne karrigen kollaj, atehere ju duhet hequr karrigia.

Gjithe ky artikull informues na e lindi dhe neve deshiren hashash rush per te mbjell hashash

hashashi eshte edhe patate, edhe buke, edhe gjellë

Ja dhe nje skenar i ri filmi. Zyrtare te larte amerikane apo europiane zbresin nga avioni dhe priten nga deputete shq. Ne Kuv. Pop. miratohet ligji i kultivimit dhe tregetise se lire te hashashit. E gjithe Shq. mbillet me hashash. 90% e fshatarve mbjellin droge. Nga shitja e pare fitohet hatashem, ndonese cmimi ka rene. Plane fantastike per vendin hidhen ne leter dhe fillohet nga puna. Nis rruga turistike nga Vermoshi ne Konispol. Nje tjeter nga kepi i Rodonit ne Peshkopi, ose nga Karaburuni ne Bilisht te Korces. Mbillet serish hashash dhe nga shitja e dyte fitohet aq pak, sepse prodhimi eshte i madh dhe cmimi ka rene. Investimet ne planet fantastike ndalin. Nga mbjellja e trete nuk ka me shitje pas korrjes, sepse tregu eshte plot. Nderkohe ka nisur nervozizmi, zeniet, vrasjet, krimet politike, etj. Nje pjese e rinise e degraduar. Revolta kudo. Politikanet e pasuruar lene Shq. Toka bujqesore eshte varferuar dhe dijet bujqesore jane harruar. Cmimet ne stratosfer. Djegie, permbytje dhe asgje e sigurte. Inisiatori i hashashit largohet me aeroplan i fundit nga Shq., dhe sheh (pra edhe shikuesi i filmit) ato dy rruge turistike te nisura e te mbetura si kanale me mbeturina, te cilat i rrine si njolle Shq., pra si kryq (e varrosur), ose si kryq mbrapsh, si shenje e djallit, qe e morri ne qafe kete vend. 

Coku Enver dhe vere ne udu kete milet, se ky milet vetem me dru merr vesh. Ose le ta bejne kultivimin dhe tregetimin e hashashit te lire, keshtu do ti bjere cmimi brenda vitit dhe njerezit do te kthehen vetvetiu tek prodhimet ushqimore buujqesore. 

Ka per tu bere si ne kohen e piramidave, s'punonte me rob. Ishte me mire nje Lazarat i vetem. Nejse i ka rilindja keto i ka.  

e ke gabim, te prodhosh/kultivosh kanabis eshte pune, biles e rende. Sepse e ben duke qene i rezikuar se mos kapesh, punon ne kushte te veshtira pasi parcelat jane larg dhe ne zona te veshtira etj. etj. Per momentin fitimi eshte i larte, por shtimi i sasise se prodhuar e ul ate ndjeshem dhe sigurisht njerzit do ti drejtohen prape fasuleve dhe domoteve. Ne shume vende apo rajone brenda nje shteti ne Europe, hashashi lejohet te konsumohet. Pra kjo tregon se nuk eshte dhe kaq i demshem. Thone qe cigarja/duhani eshte me i demshem se kanabisi. Thone gjithashtu qe pirja e tij ne menyre te moderuar te ndihmon te ndjehesh alegro, pra rrit entuziazmin e shoqerise ne pergjithesi. 

As e diskutoj qe e kam gabim. Te llapesh me albaneze zamoni e mos jesh gabim. Nejse, po mos na u anko mo per damote, boje sallaten me hashash.

Po nuk i pagove gjoben policise, edhe kapesh. Deri vjet policia e merrte rryshfetin "ne natyre", kete vit i duan vetem te thata. Ne fshatrat jo larg Tiranes paguhet ne dore 30 euro per cdo rrenje te mbjelle, kush nuk tund zhudrit, merr parasysh rrezikun qe te dale ne lajme si "sukses i luftes kunder mbjelljes se narkotikeve". Kuptohet, se bashku me korrjen e mundit disa-mujor.

Problemi i katërt

Mungesa e produkteve bujqësore lokale në treg (në fakt, ky është një kthim i vogël prapa, nuk është se nuk jemi mësuar)

Kosultohu me shkaben te te mesoje qe s'eshte e vertete, se bujqesia zoterie...

Iku koha e qofte largut kur e mbillje hashashin tek vazot e luleve ne ballkon..  sot edhe ne alpet e Skraparit e te Tropojes te vjen polici me foton ne dore te bere nga helikopteri.

 

 

 

 

There is a chemical in weed called "fuck it", it can change your life.smiley

shqipot kane nevoje per hashash .oh vendi eshte I korruptuar ,fabrika uzina bujqesia nix.arsimi pertoke ,drejtesia e korruptuar .tymos hashash ,fut edhe nje fitore te kombetares in the mix thuj "fuck it" e futja kenges e valles e feste me autobus te hapur smiley

Toni Bleri e kishte aprovu metodikën e re.

ça me thon.. My boy Xhimi Xhi did it.

We was gonna loose

but then I got high

Not everybody gets it, but who gives a shit. We won and that's what matters.

Nje pyetje nga salla: Nuk ka ndonje menyre te asgjesohet ai hashashi me kimikate? Se keshtu me te djegur, behet fshati ne feste ma do mendja.

nuk ka pse te asgjesohet. Rendesi ka qe njerezit mos te shkembejne hashashin me thase me miell per te blere vota.

Eshte e provuar shkencerisht qe ka vlera mjeksore. Thjeshte duhet qe shteti te beje punen e tij dhe ta menaxhoje mire.

Me nje fjale nga nje republike hashashi (ne kuptimin pezhorativ) te shnderrohet ne shtet hashashi (ne kuptimin pozitiv).

 

 

Nuk eshte fare iluzion perderisa sjell perfitime konkrete. Mallrat shqiptare nuk cajne dot as ne tregun shqiptar ne rajon e lere me ne B.E. Koco Kokedhima kishte shume te drejte kur thoshte qe hashashi te legalizohet. Prioriteti i c'do shteti duhet te jete sherbimi ndaj popullit!

Duhet te legalizohet dmth te perdoret per arsye shendetsore, nepermejt biznesit te licensuar per produktet nga kanabis sic vajihttps://www.youtube.com/watch?v=YCvwda4P... qe curojne semundje te ndryshme vecanrisht kanserin ! Kanabis eshte perdorur shume shekuj me pare si medicine, nga kinezet indianet ect .. Duke u legalizuar eshte me lehte ta kontrollosh dhe kufizosh problemin. Pasi ne keto rrethana qe po perhapet ne Shqiperi, sa me shume ta korresh aq me shume rritet kanabis, nje arsye eshte sepse nga ilegaliteti perfiton me shume mafiet e fqinjeve tane , jane italianet sidomos grekte, serbet ect qe jane stimuluesit e rritjes se hashashishit pasi keta jane experta, sepse shfrytzojne dobsite e shtetit tone dhe varferine ekonomike, ne menyre ilegale ,  droga shqiptare shitet shume lire, tek italianet serbet malazezet ect  te cilet e blejne lire dhe e shesin shtrnjte ! Ne kete mes panvarsisht ilegalitetit, te humbur jane shqiptaret ! Sepse jane thjshte sklleverit e kanabisit !

https://www.youtube.com/watch?v=e5xyUIzARbQ

Ke te drejte por ja qe dicka eshte me mir se asgje. Pse pikerisht tani tema e hashashit ne Shqiperi? Une e di shume mire pse, sic e di edhe opozita ne Shqiperi, poashtu edhe qeveria, policia dhe mafia nderkombetare. Mjafton ti ndjekesh ngjarjet ne rendin e tyre kronologjik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).