Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të televizionit TemA TV, dhe aty është pyetur lidhur me ligjin për importimin e mbetjeve.

Por biseda më pas është zhvendosur tek maxhoranca e klasa politike në tërësi, dhe Nano shprehu zhgënjimin e tij të fortë me kryeministrin Edi Rama.

“Ai është një njeri i korruptuar, ai nuk e ka më kontrollin mbi qeverisjen, ai duhet të largohet nga drejtimi i vendit”, tha ai.

Në fund u bëri apel socialistëve: “Ju e keni në dorë; sa më shpejt aq më mirë; largojeni”, lëshon thirrjen gazetari që vazhdimisht e ka klasifikuar veten si të majtë.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën të zbardhur, dhe në fund mund ta ndiqni në versionin video.

Pyetje: Nuk ju kemi dëgjuar të thoni diçka në lidhje me ligjin që kaloi dje në Parlament.

Përgjigje: E vërteta është që janë bërë muaj të tërë që unë jam më pak aktiv se zakonisht, jam marrë me ca punë të tjera të mijat, me ca studime “akademike”, kam shkruar romanin që sapo e kam publikuar, kështu që kam pas një lloj angazhimi tjetër. Mirëpo tani do filloj të jem aktiv, dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me momentin aktual. Është një përkim rastësor, është një përkim midis vendimit tim për të qenë më aktiv dhe situatës që është bërë shumë dramatike. Dhe kjo që ka ndodhur me ligjin që u miratua dje me 63 vota, kjo ilustron shumë mirë edhe situatën dramatike, por ilustron shumë mirë edhe llojin e klasës politike që ne kemi. Është një klasë politike mafioze. Ne zakonisht e themi termin “mafioz” në kuptimin metaforik, por unë këtu po e them, dhe do doja shumë që shikuesit ta mernin, në kuptimin literal, kemi një klasë politike m-a-f-i-o-z-e.

Unë kam menduar për shumë kohë që kryeministri Rama ka ndërtuar një qeverisje të korruptuar dhe me këtë si të thuash isha shumë i interesuar që shikuesit të mos e kuptonin që kryeministri Rama është i koruptuar, sepse me thënë të drejtën nuk e kisha menduar që ai është i koruptuar. Por unë jam përfundimisht i bindur që ne kemi për kryeministër një njeri që është i korruptuar, dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me ligjin mbi importimin e mbetjeve, madje unë nuk kam ide fare mbi ligjin në planin teknik. Nuk e di nëse ky ligj është i mirë apo i keq, nëse është i dobishëm apo i dëmshëm. Unë shoh flip-flop-et e këtyre njerëzve, unë shoh që para tre vjetësh apo dhe më shumë Rama dhe të vetët u ngritën kundër të njëjtit ligj, ndërtuan një kauzë të tyre mbi kontestimin e ligjit të plehrave, folën me publikun, dhe sot tre vjet më pas, pa e çarë kokën fare, pa u skuqur e pa u zverdhur, thonë një gjë të kundërt. Unë them që këtu thellë-thellë ka motivime mafioze, sepse vetëm motivime të tilla mafioze mund t’i detyrojnë njerëzit të bëjnë figurën e palaços.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për këtë mazhorancë së cilës edhe pak i ka mbetur nga mandati?

Përgjigje: Kjo është një mazhorancë që mua përfundimisht më ka zhgënjyer, është një mazhorancë që unë nuk e shoh veten të përfaqësuar. E vërteta është se ka kohë që nuk e shoh veten të përfaqësuar. Edhe kur e kam parë veten të përfaqësuar, e kam parë për një simetri të këqijash në situatën shqiptare. Kam zgjedhur më pak të keqen. Të mos harrojmë se në anën tjetër është një parti që është më e keqe sesa PS-ja. Mirëpo tani jam përfundimisht i zhgënjyer dhe është një marrëdhënie që nuk ngjitet më midis meje dhe këtyre, që unë u kam dhënë votën, në radhë të parë kryeministrit Rama. Rama ka më shumë se një vit që ka demonstruar se situata i ka dalë jashtë kontrrollit, ai nuk ka asgjë nën kontroll më. Vendi është nën kontrollin e një spontaneiteti të rrezikshëm, apo e ca marrëdhënieve të çuditshme që qeveritarët kanë me ca njerëz që i rrethojnë, por edhe me biznesmenë, por zakonisht edhe me njerëz që janë të përfshirë me krimin. Dhe situata tani për mua është më dramatike se kurrë në Shqipëri. Ne kemi dy opsione: ne kemi një njeri që komandon një parti siç është Partia Demokratike dhe ky njeri quhet Sali Berisha, i cili për mua është një bandit delinkuent. Dhe në anën tjetër kemi një tjetër që quhet Edi Rama i cili ndoshta nuk është bandit delinkuent, por është peng i banditëve delinkuentë, dhe pyetja ime është: Është më mirë që shqipëtarët të qeverisen nga një bandit delinkuent, apo nga një njeri që është peng i banditëve dhe i delinkuentëve. Dhe common sense-i më thotë në mënyrë paradoksale që është më mirë të qeverisemi nga një bandit delinkuent, se të paktën e dimë se kush është, sesa nga një njeri që nuk e ka veten nën dorë.

Pyetje: Ju jeni kritik edhe ndaj opozitës. Çfarë shihni si zgjidhje?

Përgjigje: Kjo është pyetja më e vështirë në këto rrethana. Në situata të tilla është e vështirë të japësh një recetë dhe të japësh një ofertë, një zgjidhje. Momentalisht për mua një lloj zgjidhjeje e kanë në dorë socialistët. Këta të fundit, nëse e kanë në dorë, duhet ta largojnë këtë kryeministër sepse, me çfarë unë shoh, ai nuk është më duke qeverisur. Qeverisja nuk është më në dorën e atij, të cilin shqiptarët e kanë zgjedhur për të qeverisur, qeverisja është në dorën e tjetër kujt, dhe socialistët po të jenë inteligjentë, po të jenë të mençur, duhet të bëjnë çmos që, me hir e me pahir, ta largojnë Edi Ramën nga drejtimi I qeverisë. Unë e di që është e zorshme t’ia arrijnë qëllimit, jam i sigurtë gjithashtu se Edi Rama, bashkë me Ilir Metën, do dalin fitues në zgjedhjet e ardhshme, sepse përballë kanë partinë e banditit delinkuent, por ky nuk ka për të qenë një lajm i mirë. Për askënd. Mirëpo fundi i atyre ka për të qenë i keq. Nuk është se i njoh vetes ndonjë damar të zhvilluar të profetik, nuk është se më ecin këto parashikime që bëj, por në këtë rast kam përshtypjen se Rama e Co. do përfundojnë shumë keq. Prandaj mendoj se është jo vetëm në interesin e socialistëve, por edhe të vetë Edi Ramës, të shqiptarëve po se po, që Edi Rama të bëhet mënjanë, t’u hape rrugën ca të tjerëve, që janë aty brënda Partisë Socialiste. Ai nuk ka se çfarë të na ofrojë më. Kjo do ishte një zgjidhje shumë e mirë për momentin.

84 Komente

eeej moj shkaba dykrenare, nji me gojë nji me tajare.

 

andër maj ambërela ela ela hej hej

andër my ambërela ela ela ela

Rama asht mik i Mucit.

Po si atehere?!

Muci shet baben me u duk i cik cool.

Muci eshte tu u bo thirrje Socialisteve te largojne Palloshin dhe te vene Skraparlliun e vet Like Floririn si lider te Socialistave se ai eshte King  maker. Qefembetja e Mucit do te thote qe palloshi do fitoje me 1.2 milione shuplaka e jo 1 milion.

Pjerin lene tregimin po shif se po fillo Derbi Tirona-Partizoni dhe jorida tabaku ne tribun si shpirti me shallin e tirones bardhe e blu rreth qafes.

Derbi Tirones shume i kendshem...fusha ne gjendje te mire e ndeshja me ritem, shtylla e loje e hapur me talente argjentinase gjithashtu. Tifozlliku i bukur, edhe njerez te zjarrte edhe te rinj e pjeshka qe edhe shifnin futboll ene gjunin ndonje pokamon ne smart Phone.

Pjesa e pare e Tirones kurse pjesen e dyte Partizoni duket me mire.

. Mirëpo tani jam përfundimisht i zhgënjyer  smiley dhe është një marrëdhënie që nuk ngjitet më midis meje dhe këtyre, që unë u kam dhënë votën, në radhë të parë kryeministrit Rama. Rama ka më shumë se një vit që ka demonstruar se situata i ka dalë jashtë kontrrollit, ai nuk ka asgjë nën kontroll më. Vendi është nën kontrollin e një spontaneiteti të rrezikshëm, apo e ca marrëdhënieve të çuditshme që qeveritarët kanë me ca njerëz që i rrethojnë, por edhe me biznesmenë, por zakonisht edhe me njerëz që janë të përfshirë me krimin. Dhe situata tani për mua është më dramatike se kurrë në Shqipëri.  smiley

Sex ,Droge dhe Brek te grisuna smiley

 

Ua mami na qenkerka zhgenjy Muci. Ishalla s'e lexo Rama se ka per te dhon doreheqjen me lot ne sy.smiley

Jo, jo, akoma s'del gje..,rrotullohe dhe pak andej na Sazani!

smiley

 

Ktheje nga gllava qe ta kapi,po nuk e mer mire ferkoje me leter varaku te paketave DS......nga zverneci e mer vetem kur vine udheheqsat ne vila....smiley

smiley i madh

sot e merr mire, kane ardhur te vilat!

Saliu ishte failure .Rama eshte successful failure ,cool failure ,hip failure smiley sa per record disa prej nesh e paten largpamesine te parashikonin se Edi do bente nje mut .

Mo shume duket si derbi afrikonsmiley

Fiqo s'paska pagu njeri per reklama ne stadium. Hudhja iher llafen z. Trump, i kap lire thuj.smiley

Ishte apo s'ishte ky M... Nano që hodhi parrullën: "Qelbësira të të gjitha llojeve bashkohuni të rrëzojmë Berishën"?!

Dhe tani paska mbetur i zhgënjyer nga "qelbësirat"?!

Mire e ke ti Nano dhe vertet ashtu duket, se ky kryeminister eshte kapur nga investoret dubioze. Por nga e keqja, sepse shteti nuk ka lek, borxhet duhen paguar dhe papunesia duhet luftuar. Dhe e keqja me e madhe: ky vend i ka te gjithe keshtu! Kush do ta zevendesoje Ramen? Basha? Qe eshte edhe me keq se Rama? Kush? 

Ky ka nisur te shkaterroje edhe ato vende dhe zona te Shqiperise qe jane ruajtur me fanatizem dhe me ligje deri tani. Pikerisht sepse nuk ka investime ne ekonomi prodhuese. S,d,q,, ja dhe nje material: http://www.respublica.al/2016/09/26/pala...

Kush e gjen se cili nga keta antimitingashet eshte shkaba ka nje shishe vere te vjeter nga te Pjerit. Une votoj per ate djalin me manpurse.

para se te nxitosh ne deklarata, pse nuk permend qe boja eshte organike, nje derivat i frutit te kiwit me arome nga ekstrakti i trendafilit te Damaskut? sepse nuk te le cmira, o emigrant deshtak!

smileysmiley  Po nuk di aq shume une o bredharak si gje e trashe qe jam. A lahet dot me uje dhe sapun?

smiley manpurse

Ah smiley  E dija qe e kisha degjuar diku. smiley

lol shpresoj ta kete prapanicen te dalur aq sa ka barkun se s'ka rruge tjeter per te çare ne jete per nje deshtak te tille smiley

ncnc pz

Socialistët po të jenë inteligjentë, po të jenë të mençur, duhet të bëjnë çmos që, me hir e me pahir, ta largojnë Edi Ramën nga drejtimi I qeverisë.

bravo qelbaniski, e meriton nje pershendetje speciale ...hajde smiley

Nderkohe Skraparlliu deklaron qe 2013 duhet te futet ne histori si dita qe Shqiptaret qerruan Motherfucker me te madh te Shqiperise, Cunin e Sheqeres........spermendi gjo si eshte ky Motherfucker i Shqupit me i keq se dulla....dhe Muci mendon qe kur te shef ty dhe Majlinda Bregun qe qan kur Sali Qenefi jep doreheqjen...i vjen per te vjelle.

Shqupistat se lexojne si duhet Mucin prandaj i keshilloj te mbajne afer Cunin e Anetes se me te mire nuk gjejne kta dava Mongoloidesh.

Osht bo Peshku si gazeta 55 japin vetem fragmentet ku shahet Palloshi....eshte Peshku apo Shqiptari qe bo hero Azemin kurse clirimtar te plehrave Blushin qe me Ethem Ruken dhe ate bolin tjeter si Ministra te Nanos votuan ne 2004 ligjin e plehrave te Bechettit.

na leu dielli ...

Nderkohe Skraparlliu deklaron .

smiley

 

I vjen per te vjelle Skraparlliut kur te shef ty dhe Majlinda Bregun anash meneres se Profesor Doktor Salih Berishes aka the Biggest Motherfucker of Albania tu qajt me oii qe dha doreheqien kerma.

E pra pse me akuzoni mu kur them Cuni i Anetes, Muci Vipi e quan Salukun Motherfucker the biggest...the Motherfucker. 

Kujdes mos filloni me te qara Oiiii ju te Shqupit dhe te Barazlargumit....

Reflektoni mer Shqiperine sic eshte O Peshku se eshte turp me u bo si Gazeta 55. 

Or Daj, Muci o tu ta thon qe Porfessor Doktor Salih Berisha  eshte the biggest Motherfucker of Albania dhe ti duhet te jesh krenar qe poplli jot se votoi ne 2013...pyetja eshte ne krahasim me Dullen si klasifikohet ky Mullah Omari jot? Eshte me Motherfucker apo me pak Motherfucker....sepse edhe Majlinda shpresa juaj te boka per te vjelle...per peruljen e saj te peshtire ndaj Salih qenefit...cer adhurimi per Dullen adhurimi i juj per Canibalin e Vicidolit eshte Koreano Verior.

Cuni i Anetes eshte GOGEL, ne vend te merret me Lulthimin e  lidhjet tuja shekullore me krimin e drogat e prostitucionin merret me fjalime ne FB. Merru me lidhjet e Lulthimit, NJeriut qe Qesh, kryemashtruesit e Genjeshtarit, me Krimin e Drogen e mos u merr me Salih qenefin se Zoti do kujdeset per te. 

Jepni pra mo Shqiperine sic eshte dhe jo me syze...jom me mo te dobtin thoshte njoni...po ene kanceri ene virusi i vogel eshte para se te morri jeten o Edvin Gogla.

'Profesor Doktor Salih Berisha, The biggest motherfucker of Albania....'

                                                                                                                  Muc Nano, Shtator 26 2016

Muc Nano

kush eshte ky, nje shpellar me teper qe pelqen qelbesirat smiley

opa smiley

Jepni Shqiperine sic eshte ...Lulthimin me kontrabandistet e Droges, Mulin Gangster,  Strazon e Palloqen me te meta mendore plus gojore e leshatore.

E keni kthy Peshkun ne flterrufe te qeveriut kur poplli e voto si ne Diber 4000 vota plus. Jepni Shqiperine sic eshte me pislliqet e secilit sipas merites. 

O po kur dolen dhe ma bon Blushin e 2004 ambientalist kur firmoste ligje ambienti te Bechetttit ne 2004 dhe Lapsin e Hysniut, financu me leket Lulthimit, tu rrejt se si Blushi shprehte rezerva ndaj Tos Nanos. Eh cer gallate ne nje vend me hero demokracie Zemin dhe pastertie Blushin. Shisni mer meneren se ajo u ka met. ene shani Shkaben pastaj.

Ska sindikata iu tha atehere, ska çeveri iu tha ketehere..

kot per muhabet, ça dreqin ka ai ven?

Zeqir per 6-7 minuta fillo debati trap-Clinton boju gati. 

Ene me braveClitin qeke ti? O nene o nene the biggest motherfucker of Albania ....Salih Ram Berisha....shtrengoni rradhet Cuna Arvizu ish u kthye ne Shqiperi perseri ....I punesuar.....o nene o nene

Z. Trump e ka te fituar debatin, ça ta shof kot! per te tjerat se mora vesh , po duhet thene se mas nji muaji çuni Anetes iken me ceremoni, Z. Trump nuk te fal.

Prandaj erdhi Arvizu ne Shqiperia sot per Cunin e Anetes? Trapi duket keq kto 5 minuta Zeqir....megaloman e I pergjithshem....so far

Ashtu e ka stilin Ai, prandaj edhe do fitoj, kur te vij Ai keta kinezet arvizra e lu-ra dalin ne pension.

Zeqo, HillAry Eshte tu I bo facesitting Trapit tat me paruke

Zeqo, Trapi osht tu shajt ameriken per kriminalitet me keq se Shkaba. Duhet me mbledh leckat e me ik se keq Amerika.

Ketu mengjes atje darke dhe pashe nje fragment. Eshte uleritese se sa siperfaqesorë janë debatet presidenciale në USA, në raport me ato në vendet e BE (në France, psh).

Ky eshte nje tjeter rast qe ilustron ate qe them shpesh:  SHBA-te kanë karakteristika të vendeve qe i quajme rendom "bote e Trete"

100 000 milion shikues ....votohet per nje kontinent shtet e gjuha duhet te jete e thjeshte e Jo elitiste per ata qe jetojne shkretetirave te amerikes. Hillary Eshte racionale...Trumpi sic ishte...pse u suprizove se kish pa me perpara?

Të kuptoj. Por e kisha në pergjithesi, për debatet presidenciale në SHBA. Të njejten pershtypje kam patur edhe para 4 apo 8 vjetesh. Por dhe mediat ketu, cdo here e vene në dukje nje konstatim të tille.

Ne France psh flitet me shifra, argumente, me shuuume më pak retorike. Atmosfera eshte krejt tjeter tjeter gje (sikur qofte dhe vetem nga forma: qe nga moderatori qe rri ulur si mut i rras e perfundo tek fakti qe ky format eshte identik cdo 4 vjet). Por e perseris: permbajtja mbi të gjitha smiley

Sepse jemi popull qe argetohet kollaj dhe shifrat e argumentat jane te bezdisshme. Mund te kemi debate pa mbarim pse si qysh tek. Per mua thelbi qendron te arsimimi. Ama po the nje batute apo te besh ndonje gje jashte normales, e merr vesh gjithe mehalla dhe ajo ka rendesi, marketingu politik. Per marketing s'te falin amerikanet. Cdo gje eshte me e mire dhe me e madhe ketu.

E kuptoj rendesine qe i jep arsimimit. Në France psh (për krahasim, qe mos flasim në tym), ajo qe quhet 'éducation nationale' (shkolla, në shqip), eshte VLERE republikane, konsiderohet nje nga themelet e Republikes.

Eshte pak me ndryshe ketu ne fakt sepse Franca eshte me homogjene si shtet, ndersa Amerika eshte krijuar nga emigrante dhe shtuar kryesisht po nga emigrante ose skllever, me heterogjene si popullsi. Kapitalizmi eshte me i eger ketu sesa ne France, dhe detyrimisht prioritetet e jetes, pune vs arsim jane ndryshe, etj. etj. domethene ka disa faktore qe ndikojne ne arsimin e njerezve dhe ne kulturen e vendit.

Krahasuar me vendet evropiane, ndryshimi me i madh pozitiv qe ka Amerika eshte vetem opportuniteti, domethene te jep me shume mundesi per te qene i suksesshem. Vetem aq. Por kjo vjen me kosto, sakrifica eshte me e madhe dhe kjo sakrifice vjen ne formen e neglizhences ndaj gjerave qe vendet europiane ju kushtojne rendesi si psh arsimimi apo edhe shendeti.

'I suksesshem' nuk do të thote asgje në fakt (eshte njesoj si me konceptin e lumturise) por nejse, ky eshte tjeter debat

jam dakort me pjesen tjeter

me fal se nderhyj, por eshte koncepti amerikan i "i sukseshem" i cili determinon sasine kaq te madhe te retorikes (sic ke vene ne dukje) ne nje debat qe duhet te ishte klas per nga permbajtja (te pakten), si debat presidencial. 

Suksesi amerikan eshte sh. problematik. 

Dhe eshte ai qe lejon depertimin e elementeve te botes se trete ne nje vend te zhvilluar si usa.

nuk e di pse gomarlleqet e Trump vijne me te pranueshme se gjuha e qete boshe e Klinton, e cila acaron.

Ne te shkretet si votues jemi between a hard place and a rock. 

Per te vene duart ne koke. 

Duhet te jesh i paturp ose debil te kesh guxim te deklarosh kandidature presidenciale me kete atmosfere absurde qe po na shohin syte. Dhe keta ne fakt ashtu jane, njeri i paturp, tjetra debile.

Ndofta duhet kaluar nga kjo 'faze' për të hequr nje here e mirë mendjen nga vota (si mjet ndryshimi politik). Por edhe kjo 'faze' mund të rezultoje e gjate. Njeriu eshte tmerresisht i ngadalte socio-politikisht, e kemi sterthene me qindra here (gjithe parasysh se histori à nuk dekretohet: tout peut arriver à tout moment)

(i ngadalte dhe ky komp. im qe e semura me filmat e mi)

te hengert goja mjalte po te jete aq afer, po s'ma merr mendja te kemi gje akoma...

 

Ajo ne fakt eshte antipatike, por debile jo. Qe te jesh barabar me pike me nje sociopath, tregon se sa antipati kane njerezit per ty. Ishalla na zhgenjen te gjitheve dhe tregohet me e zonja. Trampi si perfundim i humbi zgjedhjet. Sonte kishte rastin te dilte para Hillarit, po u tregua gomar prape. Nuk ndryshon robi ne moshen 73 vjecare. Prisni baterdine e mediave nga neser. Lester Holt ishte kot, e mori Trampi zvarre, s'kishte stamina. Ja tha Trampi 4 here, duhet stamina per keto pune.

debile, sepse nuk i shkon ne mend asgje, vetem ta bejne presidente, ajo te jete presidente e usa.

Sic iu pergjigj edhe Trumpit: po me kritikon i tha sepse kam ardh e pergatitur per debatin. Po une do pergatitem, vazhdoi, se pergatitem te behem presidente. 

e hajde veji faj Billit tshkret masnej smiley

Urime Fiqo, it's the economy tha, dhe aty fitoi z. Trump, te tjerat jane llafe pazari.

Se mos me del llafje per tre kerkesat.smiley

Se na bet mendjen lemsh! Muci po i interviston keta? smiley 

Si duken? 

Trumpi lart, ajo poshte..smiley

Besoj se asaj i pelqen te jete larte... do thosha vetem Bill i jep dum, por as ai sdo kish nga ta dinte. smiley 

Ka eksperience di si te ngjitet lart e me lart...smiley

Hillary mund ti ngjiten shume epitete te liga por debile nuk besoj se eshte nje nga ato .

ca ishte ky debat komplet set up, vetem reklamat e fushates te asaj mungoshin

CNNi kujto se i bo ner Hillarise, po e kane qep me pe te trashe ka per tia shpif robve.

60 me 40 për Clintoneshen, kam muaj qe ua thom. Tjeter meselé pastaj qe shume ketu u qan shpyrti, fsheftazi ose jo, për çik Trap

ti ke lexuar Librin

Ore filmaxhi qe morret ne qafe kamunizmen. Trumpin une s'e du se eshte kokrra e mashtrusit dhe si president eshte i rrezikshem, bile me shume per Albanien se per UStain (qe ka goxha garipa te tjere, if you know what I mean). Puna eshte qe robt e kane nda menjen duan ndryshim. Dhe kane te drejte, u trajtun si dele me 2008 nga establishmenti, piramidat e Albanies ishin flluska krahasimisht. Demokratet bene nje gafe te madhe me Hillarine qe eshte simboli i establishmentit, vecse eshte e ezaurume presidenteshe, senatore, sekretare, te gjitha me nje qerre probleme. Une prap Hajrien do votoj, dhe uroj te fitoje. Po ti hala s'dallo tifozin nga sportdashesi, s'e ka bo hollivudi muvi akoma.  

Back to trapi i Shqiperise

1. Vrasje per shkulje kanabisi, thank you rilindje, tani do ta degjojme me shpesh kete shprehje

2. Kush nga qelbesit e peshkut do te pyese filozofin e qelbesirave, z. Mustafa Nano, nese ka ndonje opinion ne lidhje sa me siper. Dhe filozofet i kane special komunistet, kane doktrina te aplikueshme vetem per popullin shqiptar, si psh ky shpellari filozof rilindas par excellence qe thote it's ok me qeveris me qelbesirat, por te ike rama te vije nje qelbes tjeter

3. E mor lale mor lale, ka pune puna

4. E morem vesh qe vendin po e drejtojne qelbesirat, por jo deri ketu. 

5. Ky filozofi shpellar me shall te kuq dhe ne pergjithesi qelbesit e tjere, cfare mendojne, mund te vritet njeriu per bidona me qumesht? Merita i shkon rilindjes, bravo smiley

 

Ju ju vjen keq qe ra kurora e demokracise ne hale, dhe doni me la m;;;me shuarre ! smiley

Meqe jemi drejt fundit me komente ,se me ate te riun spo hapim llogari ,na lejoni ti themi ktij llapsit , mucit , shko re pederast .

M'duket sikur po thote qe Berisha eshte me mire se Rama. Mos e mbyll me sharje, e kam fjalen.

E para nuk eshte sharje , pastaj do thote dhe ai nje gje te vertete ne jeten e vet , prape legen mbetet.

Kujdes se do te te besojne/besojme. Qe s'jane sharje dmth.

Zonje , per mua eshte e rendesishme qe te me besoni.

Edhe Pjeshka qenka larguar nga Peshku .

smiley

O ca qefi ktu , ka lezet , shaj sa te dush smiley ska njeri .

O Muc o Legen o Muc o Llapaqen smiley

O Mutc , O QYRRANJOS !

Ska Admin me e fshi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).