Në atë që konsiderohet si fjalimi i parë i tij mbi gjendjen aktuale në Bashkimin Europian pas votës së papritur të Britanisë së Madhe për daljen nga blloku, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar vendin ishullor se, aksesi ndaj tregut të përbashkët europian do të varet tërësisht nga lëvizja e lirë e njerëzve.

Sipas tij, këto dy fusha do të jenë të ndërlidhura dhe “nuk do të ketë qasje të ndara” për secilën prej tyre. Juncker pati si qëllim kryesor t’i mblidhte të 27 vendet anëtarë të BE-së për t’u fokusuar kryesisht në sfidat më të rëndësishme, siç janë ato të emigracionit dhe sigurisë.

Ai këmbënguli më tej se Bashkimi Europian nuk rrezikon aspak nga “Brexit”, por pranoi se largimi i Mbretërisë së Bashkuar ka nxitur një “populizëm galopant” dhe se Europa duhet të jetë e mbrojtur prej këtyre forcave kundër vlerave dhe parimeve themelore të njerëzimit.

Duke kritikuar ashpër sulmet e fundit ndaj emigrantëve në Britani, Juncker tha se “nuk do të pranojë kurrë, që punëtorët polakë të hidhen në rrugë dhe të keqtrajtohen rrugëve të Essexit”.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në kryeqytetin sllovak, Bratislavë, gjatë së premtes, aty ku do të mungojë kryeministrja britanike Theresa May. Ndërkohë, të martën në mbrëmje, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk bëri ndërhyrjen e tij në debatin mbi të ardhmen e BE-së.

Përmes një letre, e cila u drejtohet si zakonisht udhëheqësve përpara një samiti, Tusk sugjeroi se BE-ja duhet të jetë e ndërgjegjshme mbi ambiciet e saj pas votës së britanikëve në favor të “Brexit”-it.

“Çelësi i suksesit për një balancë të shëndetshme mes prioriteteve të shteteve anëtare dhe atyre të Bashkimit Europian gjendet pikërisht në kryeqytetet e secilit vend”, tha Tusk. “Institucionet e të gjitha vendeve duhet të mbështesin prioritetet e rakorduara mes anëtarëve të BE-së, e jo të vendosin të tyret mbi to”.

Deklarimi i tij ra në kontradiktë me këmbënguljen e Junckerit gjatë së mërkurës, kur tha se “shpesh, interesat kombëtare sillen në plan të parë” në Europë. Më vonë, ai nxiti për një rifokusim tek unioni, “si një forcë udhëheqëse që mund të sjellë vetëm bashkim, si për shembull edhe atë të Qipros”.

“Mbi të gjitha, Europa nënkupton paqe. Nuk është aspak koinçidencë, që periudha më e gjatë e paqes nisi me krijimin e komunitetit europian”, tha ai.

13 Komente

Britanikeve ua shpifen aq shume emigrantet sa ishin gati te votonin edhe idiote alla Trump e Berishe si Farage, vetem per te pasur shpresa se do t'i ndalojne se ardhuri. duke mbyllur levizjen e lire.

T'i lexosh neper komente jane masivisht pro demit ekonomik qe shkakton mbyllja e levizjes se lire, vetem qe te heqin qafe emigrantet.

Kjo eshte llogjike, pa levizje te lire, s'ka qasje ne EU. 

Britania po shkeputet nga EU avash-avash e mund te beje me levizjen e lire cfare te doje. Po Junckeri duhet nxjerre perjashta vende hipokrite si Polonia, Cekia e Hungaria qe nuk pranojne azilante dhe levizje te lire ne vendet e tyre ashtu sic eshte ne BE rregulli. Ne njeren ane u pelqen ketyre lamasheve te ndertojne vendet e tyre nga qypat plot te BE-se, nga ana tjeter bejne patriotin e rrethojne me tela vendet e tyre. Meqenese e duan keshtu, atehere le te dalin jashte BE-se e mundesisht te marrin mbrapsht me vete edhe emigrantet e tyre qe mbushen cdo cep te perendimit ne fillim te viteve 90 per nje jete me te mire.

Nga studimet qe jan kryer ne nje universitet qe merret me studimet e vendeve te Europes Lindore ka dal qe popullsite e ketyre vendeve e shohin emigrimin ne vendet perendimore si nje migrim te brendshem dhe nuk e shohin veten si emgrantet e tjere nga afrika apo gjetke. Kjo ka te bej edhe me faktin se shumica jan te zbardhur ne lekure dhe kjo i ben te ndihen me afer me europiano perendimoret. Ne te kunderten Europiano-perendimoret nuk i shohin ata si te brendshem por si emigrante te huaj ekonomik (sic edhe jan) dhe si te huaj si gjith te tjeret. Prandaj edhe sulmet raciste ndaj Polakeve etj lindoreve ne vendet perendimore kohet e fundit kan filluar te krijojne nje sens realiteti te ketyre komuniteteve ne vendet ku jetojne. Sipas ketij studimi me pare mbi 90% e sulmeve me karakter racist ndaj euro-lindoreve nuk raportoheshin si te tilla si rrjedhoje e nje autocensure nga vete keta komunitete te cilat nuk mund te pranonin se ndaj tyre mund te kryhen sulme raciste sepse kjo do ti ulte ne e njejten shkalle me zezaket, myslimanet etj raca te ndryshme.... gje qe tregon edhe racizmin ne keto komunitete. Psh Rumunet kan nje tendence qe cdo problem dhe cdo dhunim imazhi tja faturojne ciganeve sepse ata vete, Rumunet jan europiane, problemi jan ciganet. Kurse me popullsite e vendeve perendimore prioritet kan vendet e punes, qetesia ne rruge dhe integrimi.

Junker nuk eshte prit mire nga media europiane flitet se ai nuk u fokusua ne problemin reale ekonomike financiare qe ka Evropa dhe BE -dhe ceshtje te emigrimit qe eshte kontrolli dhe siguria e kufijve nga emigracioni i paligjshem.stha asnje fjale per krizen financiare te *BE por u pereqendrua vetem tek Brex  Anashkalumi i problemeve reale te BE dhe fokusimi Vetem tek Brex nuk jane shenja te mira per mbarvajtje te BE 

Ish presidenti i BE dhe paradhersi i Juncker, Barroso merr post drejtues ne Goldman Sachs...gje qe i ka irrituar edhe aparciket me te vegjel te BEse..Hajde te diskutojme me per konspiracira tani...BE(pushtetaret) e ka shendrruar veten ne nje klub elitist i shkeputur nga realiteti me pupullsine e vete nderkohe qe nacjonalistet dhe rrymat anti be po marrin timoni ne vendet kyce te Evropes. Shpartallimi i Merkel ne zonen e vet ishte thjesht nje paralajmerim per c'ka mund te vije me pas.

Dakord. 

 

Një gjë dua të them: nuk ka gjë (të re) më pas. Po do jam gati ta sqaroj c dua të them me këtë. Janë thjeshtë lëvizje proteksioniste që nga ana ekonomike janë majtistë por nga ana le të themi shoqërore etnike janë tribaliste (të djathta do thoshte ndonjëri që e shikon të djathtën si pro-traditë dhe jo so pro-ekonomi tregu). 

Këta neofashistës, protekstionistës ekonomik, e majta nacionaliste etj u ngjallën për të vetmen arsye sepse Europa dhe SHBA mender dhjenë ekonominë me taksat e larta, me rregullimin e tepërt të tregjeve, dhe me debatin e tepërt dhe të pa rezultat që po bëhet që prej 2008 në lidhje me atë që duhet bërë për të dalë nga kriza. Sa më shumë luftonin e majta dhe e djahta e moderuar aq më shumë fuqizohen/shin këta debilat ekstremistë. 

 

BE ka me shume nevoje per tregtine qe ben me Britanine sesa kjo e fundit per Europen. Kina, Australia, Kanadaja, India dhe Zelanda e Re kane hyre ne radhe per te nenshkruar marre eshje tregtare me britaniket menjehere sapo te realizohet juridikisht dalja. Keto i shkruan BBC dhe Financial Times, mediat qe kane mbeshtetur qendrimin ne BE me shume se kushdo.

Qeka bo lajm fjala ktij pijanecit. Ky kari as nuk esht i zgjedh e as nuk ka gjo ne dore. Ky urdherat i merr me telefon nga Parisi e Berlini, po si kar qe eshte bo si i rendesishem duke "paralajmeru" Britanine, pak a shume si KM  yne qe i thoshte amerikonve sa shume do humni po te zgjidhni Trump. Mir ja bote Farange

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).