Ky artikull mund të ketë qënë një ndër arsyet kryesore pse autori humbi vendin e punës në Top Channel, ku ishte kryeredaktor në departamentin e informacionit prej 16 vjetësh

Kultivimi i kanabisit është bërë tashmë një çështje më shumë politike sesa ligjore dhe debati është përqendruar në faktin nëse ka apo jo suport shtetëror e qeveriar ky superbiznes agro-kriminal. Detyra e policisë është kufizuar vetëm në korrjen, duke u shndërruar në agro-polici, ndërsa Ministria e Brendshme krenohet me numrin e bimëve të asgjësuara, duke i krahasuar me vitin e kaluar, si të bëhej fjalë për një rendiment bujqësor.

Parcelat e korrura nuk po trajtohen si vendngjarje kriminale, ose në rastin më të mirë thjeshtë dokumentohen, dhe nuk po hetohet më tej se kush e porositi mbjelljen, kush do ta grumbullonte e kush do ta eksportonte. Bazuar në parimin stalinist se krim është kur vret një njeri, ndërsa kur vret shumë është thjeshtë statistikë, edhe kultivimi i kanabisit thuajse është dekriminalizuar. Në burgje kanë përfunduar ose punëtorë krahu, ose disa kultivues individualë, pra ata që nuk janë pjesë e zinxhirit të organizuar. Në rastin më të keq, organizatorët e vërtetë të kësaj industrie gjigande, ata që garantojnë farën, financimin e mbjelljes, punëtorët e krahut, përpunimin, magazinimin dhe eskportin, janë dëmtuar pjesërish vetëm nga korrja e lëndës narkotike, por jo nga ndëshkimi ligjor.Pavarësisht retorikës së qeverisë se sivjet është korrur më shumë sepse kemi zbuluar më shumë, kultivimi i kanabisit njohu një boom thuajse legal këtë vit.

Por cili është rreziku i kësaj sipërmarrjeje kriminale?

Nuk mungojnë teoritë se pavarësisht origjinës, paraja nuk është e keqe. Por duhet të jemi të qartë dhe të ftohtë për çfarë po ndodh në Shqipëri. Sipas të dhënave të tregut, të paktën sasia e bimëve që policia thotë se ka korrur, do të kishte prodhuar rreth 600 milion Euro. Megjithatë, kapja e një skafi në Greqi dhe disa kuintalë kanabis, e një tjetri në Itali me 4 ton, mbërritja e avionit për tu ngarkuar në Ishëm, janë tregues se me gjithë korrjet e policisë, në vend ka sasira shumë të mëdha prodhimi.

Por le të kthehemi tek rreziku. Qindra miliona, në mos miliarda Euro, para e kriminalizuar do të hidhet në qarkullim. Ajo do të fuqizojë më tej një kastë njerëzish të botës së krimit, me lidhje të forta politike dhe aksione të mëdha në ekonominë legale, duke dëmtuar ekuilibrat, në dëm të ekonomisë së ndershme. Sasi të konsideriueshme do të investohen për të korruptuar struktura të shtetit, si policia, prokuroria, gjykata, për të krijuar gjithnjë e më shumë lehtësira në këtë biznes. Duhet të jemi koshiente, se shteti dhe drejtësia shqiptare nuk janë rastësisht më të korruptuarit në Europë. Në këtë vend presioni i parasë së krimit ka qenë shumë i madh, para të cilit nuk ka rezistuart askush deri tani në piramidën shtetërore, duke e bërë korrupsionin tashmë një normë legale. Parë në këtë këndvështrim, kjo është e rëndë në kohën kur po bëhen përpjekje të mëdha e serioze për të reformuar drejtësinë.

Prodhimi masiv i kanabisit do të mbushë tregun vendas, duke ulur çmimin e duke nxitur përdorimin masiv të tij nga të rinjtë. Askush nuk është shqetësuar deri tani për pasojën reale që do të ketë kjo industri kriminale tek gjenerata e re. Masivizimi i konsumimit të drogës do të jetë një goditje fatale për shoqërinë, që edhe kështu është shumë e traumatizuar.

Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, rreziku real i injektimit të kësaj paraje edhe në politikë. Dihet tashmë se pjesë e politikës janë edhe një numër i konsiderueshëm njerëzish që janë të lidhur edhe drejpërdrejtë me botën e krimit, e vecanërisht industrinë e kanabisit. Ligjet e reja vendosin kufizime të forta për të mos i lejuar këta njerëz të futen në politikë, por asnjë ligj nuk pengon që paratë e tyre të ushqejnë politikën. Me pak fjalë, e gjithë kjo para do të çojë në kriminalizimin e shoqërisë në tërësi. Kjo formë kriminalizimi nuk është si cikloni që kalon, shkatërron dhe më pas njerëzve u duhet vetëm të rindërtojnë. Ky është një dëm me pasoja afatgjata. Janë goditje që shoqëria i merr tani dhe duhen vite për tu shpëlarë e rimëkëmbur.

Parë në kompleks, kanabizimi nuk është thjeshtë një fenomen kriminal, por një aktivitet me rrezik të madh ekonomik, shoqëror, social, është një fenomen me rrezik real kombëtar. Raporti negativ i Brukselit për hapjen e bisedimeve, do të jetë pasoja më e vogël që i vjen Shqipërisë nga ky fenomen.

42 Komente

Mentor komunisti !

Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, rreziku real i injektimit të kësaj paraje edhe në politikë.

Po pastaj ? Kush po e can koken ?

Nuk eshte nje gje e re ne keto 25 vjet.

Kete sitem hallakatje deshet , kete keni !  Kete siteme mbollet, tani korreni  ! Sja vlen !

Kjo eshte aventura e nje populli qe ra ne duart e politikaneve gazetareve deputeteve te paafte dhe te korruptuar nga paraja dhe fama ! Tani eshte teper vone , te thuash "Dhe e fundit..."   smiley

Lind pytja, me gjith ket lek meri-xhej, perse plerat?

+1

Prodhimi masiv i kanabisit do të mbushë tregun vendas, duke ulur çmimin e duke nxitur përdorimin masiv të tij nga të rinjtë. Askush nuk është shqetësuar deri tani për pasojën reale që do të ketë kjo industri kriminale tek gjenerata e re. Masivizimi i konsumimit të drogës do të jetë një goditje fatale për shoqërinë, që edhe kështu është shumë e traumatizuar

Ik mo gris bythën ti. Lango. Gënjeshtar. Të njëtat gjëra thoshin edhe për pornografinë këta pisat, edhe prohibicionizmi nga këto palo "argumenta" dhe gënjeshtra  mori fuqi. 

Kanabisi është shumë më pak i rrezikshëm se pijet alkolike që robt pijnë në bare dhe pube. Sipas mendjes së pjerdhur të Kikisë ne tani duhet ti fusim një prohibicionizëm 2.0 pas shembullit të dështuar Amerika që para një shekull. 

 

O Kikia po ik mëso ca histori mor xhan. Prohobiicionizmi nuk funksionon asnjëherë. 

Nuk është krim që bësh apo të konsumosh gjëra që ndokojnë vetëm tek trupi yt. Kur unë pi hashash në shtëpiinë time psh, nuk është se po dëmtoj kënd tjetër. Çtë duhet ty Kikia se cdo bëjë unë me trupin tim? Totalitarist pervers je o Kikia, nuk kam ç'të shtoj tjetër. 

hallall arqivisto, rrockstar je !! Sidomos me kete prohobocioonoiizzzmin.

Ti si nje njeri ne moshe Ok, po perdorimi nga femijet?

Po argumentet e tjere te shkrimit, a qendrojne?

ik meso njehere shqip ,pastaj hajde te na tregosh per rrezikun e hashashit!   ti muchsmileynanja,fevzinjte e dor balla,po mbani ne kembe sistemin otoman (me emersi pertendimore) te jeniçerëve dhe hajduteveve ne shqipëri.

shqipëria është një anije pa kapiten.  e kane marrë timonin piratët somalezë e ku te dalë është bërë ky muhabet!    ju ,gazetarucët  e hajduterisë jeni te fundit që duhet të hapni gojën!

Mund te lidhen kontrata me shtetet dhe qytetet ku ky produkt lejohet, pra te lejohet per eksport, ku çdo gje te jete e kontrrolluar dhe e regjistruar.  Te mos harrojme se nje lloj tjeter kanabisi, e kerkon edhe industria tekstile, keshtu qe mund te shihem me mire ky problem. 

Kanabisin e ka bekuar zoti mër cop katunari. Rinia ku ta gjejë te thithe bar se eshte natyral dhe jo aq i demshem sa alkoli apo duhani. Po ku di gjë ti o gjysh. 

Tokat ne te cilat rritet hashashi te sekuestrohen e te nxirren ne shitje nga shteti .

Shqipot kishin mbjelle canabis ne Italy dje ne toke te tyre 5000 metra katror, ne bashkepunim me Italian e Rumun...u ishin kapur qindra bime 4m te larta dhe 230 000 evro cash, plus arme. Do dalin ne gjykate por nuku do e sekuestroj njeri token jo. Imagjino kusheririn tend ne Devoll qe mbjell ne tokat e ju mergimtareve canabis plus edhe tek komshiu qe ka shkuar ne australi e zeland te re...do ju sekuestrohet toka juve? Une kam toka qe si kam pare e pertoj ti shof se me del katnari me alltie ne Shqypni e thote cer do ne token tate o jabanxhi.... do me hedhe ne gjyq palloshi mua?

Lereni mer canabisin...poplli mbjell ca e pulicia kap ca e te gjithe jetojne te lumtur vec atij qe futet ne burg.

Nese ke toka e je pronar ti je pergjegjes per ate qe ndodh ne ato toka ashtu si te takon edhe fitimi prej pronesise pavaresisht se nuk ke shkelur kurre ne to.privilegjet e pergjegjesia shkojne dore per dore.shiqo se c'bejne atje ku ka hyqymet prej verteti...

 

Federal prosecutors now have an extraordinary amount of power. The illustrations are endless. An entire farm can be seized if so much as one marijuana plant is found growing there. According to Steven B. Duke, a professor of Yale, a house can be seized and forfeited if it contains so much as a book on marijuana cultivation. The Supreme Court has upheld that the government can seize property even when its owner had no involvement or knowledge of the crime that was committed.

Ka te drejte Shkaba per ca gjona qe emigrantet jane si UFO. Boll mer me krahasove USA a Gjermanine me Shqypnine...ne Shqypni toka nuk eshte ende e hipotekuar ...se ke pa palloshin fshatrave me Shaban tapi...dhe takse per pronesine ka 20 vjet qe ende spaguhet..populizem majtas e djathtas, kunder ligjit . Ti je e pa-informuar....

Sa per ameriqine ka toka qe vijne maloket ,,,,squaters ta dhjesin pronen...hane pine e drogohen e me ndihmen e yjeve te hollywoodit kerkojne edhe pronesi...Mbretit Zog ne Long Island...ja bon brima brima pallatin e enderrave...drogaxhinjte se kerkonin florinjte e mcehur mureve...mbas droges i fusnin ene i dore zjarrm e ja dhine pallatin ne ate derexhe qe u detyru te jepte falimentin se nuk u rregullonte mo e ta merrte qyteti. Ameriqi kjo po ti ke eksperienca nga Prokurori Spahiu qe sekuestronte kollaj.

Sekuestrimi eshte i veshtire....banka po te anullo ty mortgage nese merresh me droge a pastrim parash por i ngatarro gjonat...mortgage...kredine....sepse nese ke para te thata dhe si detyrohesh bankes jane ceshtje me te thella...

Boll mer me krahasove USA a Gjermanine me Shqypnine...

Interesant  ky lloj mentaliteti meriton teme me vete.psh sa here jam ne makinat e fisit ne shqiperi e perpiqem te ve rripin e sigurise te thone 'lere se nuk jemi ne usa apo ne evrope ketu" .megjithese me vete buza prapa per tu shpjeguar se rripi nuk duhet vene nga frika e gjobes por se te shpeton jeten ne rast aksidenti.

nejse nese duam te behemi si usa e gjermani duhet te veprojme si ata .u gjet droge sekuestro shtepine(nese nuk eshte me qira) ,token , makinen ne te cilen gjendet droga.

Kerko falje per injorancen....tani...kete moment. ti nuk e dije qe tokat ne shqiperi nuk jane te rregjistruara ende ne hipoteka dhe nuk eshte paguar takse per pronen per 20 vjet qe as Ameriqia e 1800 nuk e ka pas.

Une ne tokat e mia as paguaj takse e as kam fitim ne Shqiperi, si do me besh pergjegjes juridik se kushuriri im i dyte rrit canabis dhe pallo vjerren????? Do sekuestrosh edhe token qe ti si shtet qenef nuk ma ktheve ne menyre te plote e as ma garantove???? RRipi nuk hyn ne kete mes se per te ligji zbatohjet per token jo. Katnari Shqiptar mori token ne 1991 per perdorim dhe beri ci deshi trapi dhe nuk derdhi nje kacidhe lek per jetimoret spitalet e ujembledheset.

Hajde kerko falje dhe merr edhe Fiqon me Zeqon me vete

Une ne tokat e mia as paguaj takse e as kam fitim ne Shqiperi, si do me besh pergjegjes juridik se kushuriri im i dyte rrit canabis dhe pallo vjerre

nese ne ato toka zhvillohet aktivitet kriminal qe demton shoqerine me apo pa dijenine tende shteti ka te drejte ta sekuestroje .

lol, s'reshtin se te mahnituri budallente.

Disa kujtojne se mbillet ende si ne kohen Berishes e te lazaratit, ne oborr te shtepive private, ngjitur me oborrin e shkolles, nen kamerat e gazetareve te botes, pa frike se u del emri e mbiemri. Por te gjitha qe jane kapur deri tani kane qene ne livadhe pa zot, ne zona te thella qe jane gjetur vetem me helikopteret e italianeve.

Te tjere harrojne qe Kikia ka vite qe shkruan neper media kunder qeverise, sidomos tek balkanweb, dhe nuk e ka hequr njeri. Keshtu qe bie poshte argumenti qe e kane hequr per cfare ka thene, sado qe ketu ka perseritur fjalet e Sales si trangull duke i thene ik peerdhu logjikes dhe gazetarise.

Kikia eshte viktime e gazetarise tipike te brezit te tij, qurravites qe hiperbolizojne me alarm gjithcka nw maksimum, sepse te rinjte shqiptare kane konsumin me te ulet te hashashit ne krahasim me vendet e tjera, disa prej te cileve jane detyruar ta legalizojne, e ku qarkullon lirshem i gjithe ai hashashi per te cilin behet fjale, dmth ai i mbjelli neper livadhe te humbura, jo mes te rinjve. Mes te rinjve rri atje ku shitet, ne boten "e qyteteruar".

Ne kohen e saliu, mbillnin kanabis vetem ato zona dhe vetem ata njerez qe caktonte komandanti. Ndersa sot mbjellin te gjithe; biles nese dikush ne fshat nuk do qe te mbjelle e detyrojne duke i thene se po nuk mbolle dmth je spiun. Pra kemi kaluar ne masivizimin e ketij aktiviteti. Shume shpejt ky prodhim do te dale ne treg dhe besoj se cmimi do te jete me i lire se duhani. Sigurisht qe do te blej dhe do ti provoj efektet. Nuk dua ta tymos si duhani, pasi ate e kam lene. Cilat jane format e tjera per ta shijuar? Ne forme caji? Apo me e hudh ne gjelle ne vend te erezave ?

Ndersa sot mbjellin te gjithe; biles nese dikush ne fshat nuk do qe te mbjelle e detyrojne duke i thene se po nuk mbolle dmth je spiun. Pra kemi kaluar ne masivizimin e ketij aktiviteti.

sa 20 vjet ke pa shkuar ne shqiperi ti?smiley

Mos perserit fjalet e Sales, por perdor logjiken. Vetem se ne kohen e Sales nuk kapeshin, s'do te thote qe nuk mbillnin te gjithe. Perkundrazi. E pa gjithe bota qe mbillte cdo familje. Tani qe po kapen, do te thote qe po kapen te gjithe, jo qe po mbjellin te gjithe. Me Salen mbillte i madh dhe i vogel e as policia nuk hynte dot. lol Nejse, xhanem. Nuk ka faj Sala qe e bazon gjithe politiken ne llafe kafenesh. E di c'popull ka. 

O gomar por kane mbjelle te gjithe... Ke dale ndonjehere jashte apartamentit tend 2m katroresh per te pare ca behet jashte?! 

O ushkur brekesh, po une as  e degjoj dhe as  e besoj sali kriminelin. Por, kam sy e vesh, kam shoqeri, njoh njerez ne zona te ndryshme dhe kete vit mbjellja dhe korrja e kanabisit ka thyer rekorde. Prit kur ta blej me 90 euro kilen do te te ftoj ta tymosin njehere bashke.

Po ato parodistet qe kenojne:

O hashash te doli more nami

600 euro vajti kilogrami smiley

Wow, dmth tani me policine e rilindjes as vellai i shefit nuk shpeton. Sala vriste kater veta ne trotuar per te mbrojtur te vetet, genjenin doktoret gjasme u vrane me pistolete-cader nga afer, cuni i fullanit bente qejf, Lazarati mbillte hapur e nuk kapej njeri. Flm per lajmin zeqir

I paska hap içik pune vllait po besoj per ndonje jave do e zgjidhi çeshtjen, duhet prap kur te behen votimet, llogarit sa thes mjell shpernda.smiley

kjo shpjegon gjithe ato makina te bukura ne nje vend ku paga mesatare eshte 300 euro ne muaj.

te mbjelli populli te gjith te mbjellin meqe paska kaq shum para kjo pun, te marrin dy lek dhe shqiptaret e varfer. edhe per ta pir te pijne te gjith sa me shum se ju ben mir per gllau-komen. s me shum te pish aq me shum te rritet inteligjenca, dhe deshira per te puanuar sa me shum per te miren e vendid. 

Kanabis nuk i sjell asnje dem Shqiperise . Knadaja e ka legalizuar beshke me 17 shtete ne SHBA , asnje e keqe . Po ashtu Hollanada dhe shume shtete evropiane , me e pakta posedimi per perdorim vetjak eshte dekriminalizuar . Duhet thane se ne  Arabine Saudite dhe Korene e Veriut kanabis prape cilsohet si droge e rrezikshme !

Gjykuar nga gjithe ky shperthim i madh gazi ne kapanon - aq sa u drodhen xhamat e dritareve te kapanonit, tjegullat hoven perpjete, zogjte shkuan tej avllise duke perplas flatrat te tmerruar -, kushedi sa e modhe do te kete qene ngambrapa demokratike qe e ka prodhuar!

 

E ka të legalizuar Hollanda, po shtetet fqinjë (dhe jo vetëm) a e kanë legalizuar? Se nuk besoj se Holandës i vjen mirë kur përmendet për eksportin e drogës (me aq pak sa ajo kryen) në qarqet europiane. Problemi nuk zgjidhet me legalizimin në Shqipëri. Mos të harrojmë që gjithë ky super-prodhim vendas është i gjithi për eksport, shkon në vendet që nuk e kanë legalizuar (Italia, Greqia, etj etj). Dhe ti je duke eksportuar drogë!! dhe jo produkte agro apo çdo lloj gjëje tjetër që nuk përbën krim(dhe je duke importuar mbetje).

Msivizimi i kultivimit ka vazhduar me ritme marramendëse edhe pas ndërhyrjes në Lazarat. Le ça thonë trollat e propagandës, me të cilët jemi mësuar tashmë, se kanabisi po luftohet fort, 'fajin e ka Saliu', po i kapim të gjithë, etj, etj. Fakti që kanë rrjedhur mbi 12 ton (vetëm në Itali) flet vetë.

1. E drejte ceshtjen nuk e zgjidh legalizimi... por e zgjidh dekriminalizimi. Hashashi, sikunder edhe drograt e tjera, duhen dekriminalizuar. Cdo njeri mbi 18 vjec duhet te jete i lire te zgjedhi ne lodhje me trupin e vet. Ti nuk ke asnje te drejte morale ti imppnohesh nje individi tjeter se cfare duhet apo nuk duhet te fusi ne trupin e vet.

 

2. Dekriminalizimi, por edhe thjesht legalizimi eshte e vetmja zgjidhje per te eliminuar krimin dhe mafjen qe shoqeron kete aktivitet. Si ne te gjitha gjerat e tjera mafja apo krimi i organizuar zgjedh aktivitete te jashteligjshme, por jo domosdoshmerisht te pa moralshme, sepse me keto aktivitete ka edhe fitimin me te madh, ngase mungon konkurrenca. Ku ka ligje te pamoralshme dhe te pakuptimta ka edhe tregje gri apo te zeza, sepse njerezit kane nevoje per ketom produkte/sherbime.  Edhe ne diktaturat me te ashpra komuniste ekzistonin tregje te zeza (njera nder te cilat ishte te ofruarit mjekut produkte ushqimore per te patur nje sherbim qe nuk perfshihej ne programin e diktatures).  Mafia dhe krimi i organizuar do eliminohen vetem duke e dekriminalizuar dhe duke lejuar konkurrencen ne kete fushe. Kesisoj eliminohet fitimi qe mafja ka nga ky aktivitet.

 

.. kam edhe pika te tjera por fatkeqesisht po shkruaj nga mobile... me vone ndoshta.

Ne rregull jemi qe kurrkush "nuk ke asnje te drejte morale ti impnohesh nje individi tjeter se cfare duhet apo nuk duhet te fusi ne trupin e vet", por kur te futesh ne trupin tend krak-un ose palloshin te lyer me mikrobe AIDS dhe te semuresh, un nuk kam asnje detyrim te paguaj nga kontributet e mija spitalimin tend, t'i paguaje po desh mamaja dhe babaja e luftetarit per te drejtat e njeriut per tu drogu dhe per te fut ne trupin e vet ngambrapa pallosha ne forme tuba hekuri dhe plehrishta te tjera sipas qefit.

 

Shumë dakord, Me Radicali Italiani jam edhe unë. 

Këto janë tema që mund të ndërtojnë debate shumë të zgjatura e të gjera. Nuk mund të përmblidhen me dy emisione të Fevziut e Dudushit. Meqënëse edhe un përdor telefonin, nuk do të doja të zgjatesha por, është e vështirë. Sepse prek temën social-ekonomike, shoqërore, etj.

Mendimet e tua janë të drejta, unë e mbështes faktin e legalizimit/dekriminalizimit (një person mbi 18 është i lirë të zgjedhë etj, etj). Nuk flitet më për përdorim nga një masë e vogël njerëzish por nga masë e mirë e madhe dhe detyrimisht fitimi shumëfishohet. Se në fund të fundit, përfitimi ekonomik është në plan të parë. Unë po këmbëngulja në faktin që përfitimet më të mëdha vijnë nga exporti. Normalisht gjërat e jashtë ligjshme kontrollohet nga mafja, nëse do të ishin të ligjshme do të kujdesej shteti. (Edhe pse në shumë raste shteti vepron vetë në mënyrë të kundraligjshme. Rastet kur vetë shteti është mafja nuk janë të pakta).

Problemi jane 30 eurot qe paguhen per rrenje, direkt ne dore te policise. Deri vjet merrnin dhe kilograme te tera, kete vit vetem para ne dore, nuk ka me KNER. Kjo, KUDO ne Shqiperi. Veshtire se do mendoje njeri tashme e tutje te mbjelle kultura bujqesore, dritherq, perime, fruta, etj.

Keta kanabistet na dolen jo vetem kontabiliste te zote, por na dolen edhe mjeke te mbaruar! Tu lesh gishtin ketyre, se ajd mo, duan nga pak per metoda kurative, por keta te marrin krahun dhe e djegin te gjithe Shqiperine per "qetesuesin" kanabis sativa! te flasin per anen profilaktike te bimes, dhe bejne sikur harrojne shkaterrimin e sistemit nervor dhe psiqik nga droga, keshtu edhe te rinise dhe gjithe shoqerise! 

E ke gabim. Provoje njëherë o Karla dhe pastaj flasim prap... 

Eh c'na nxorret mallin e piramidave. Edhe atehere albanezet kujtun se gjeten Eldoradon. Rrac e zgjedhme mo, s'jena bo me punu. Rruget per ne "ferr" jane pa fund, tha. Kjo mbase eshte rruga me e shkurter. 

Meqe nuk iu qaset me kanabis atehere pse buk kerkohet edhe ndalimi i birres , veres dhe rakise dhe ndoshta edhe i bakllavase sepse bakllavja rrit sheqerin ne gjak dhe per pasoje ka me shume njerez qe vuajn prej diabetit . Gje qe rrit premiumin e sigurimit shendetsor . Dhe mos te dali ndonjeni qe eshte perdhunu ne grup nga nga rreparti ushtarak ku pat sherby ne rinine e tij dhe te ankohet per felat e lendume .Edhe per keta kanabisi eshe ilac !

Ka me i bo Dru fare thuj pa per te vrare , egzagjerim kjo .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).