Mesila Doda ishte e qartë në fjalën e saj në Kuvend, kur diskutohej ligji i ‘Vettingut’. “Përgjegjësia për keqqeverisjen gjatë këtyre viteve u shkon të dyja partive që janë në qeverisje, PS dhe LSI. Askush nuk mund të fshihet pas gishtit e të bëjë sikur nuk është në qeveri, kur ka ministra në kabinet”. Në fakt, LSI ka qenë komode në qeverisje, si me Berishën, ashtu edhe me Ramën. Nëse ka pasur sukses, ajo ka qenë pjesë e suksesit, nëse ka pasur dështim, ajo nuk ka qenë pjesë e dështimit, pasi zemërimi derdhet mbi kryeministrin. Duke qenë përfituese e qeverisjes, por jo llogaridhënëse politike e publike, LSI ishte komode edhe kur në vitin 2013, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, doli në opozitë dhe kritikonte serbes qeverisjen e Berishës për korrupsion dhe dështim, njësoj si PS që kishte 8 vite në opozitë.

Edhe nën qeverisjen e Ramës, Meta duket po kaq komod. Institucionet që ka nën varësi janë shfrytëzuar për punësime (filozofia me e madhe politike e LSI), apo edhe përftime të tjera. Por, kur vjen puna tek përgjegjësia që duhet mbajtur për mosfunksionimin apo keqfunksionimin e këtyre institucioneve, atëherë gishti i njerëzve drejtohet te Rama. Dhe padyshim kështu duhet të ndodhë, sepse ai është kryeministri. Por, më shumë se nën varësinë e kryeministrit, ne e dimë se institucionet që kontrollohen nga LSI kanë funksionuar, edhe nën Berishën, edhe nën Ramën, si qeveri më vetë.

Ilir Meta i ka ndërruar ministrat e tij kur ka dashur ai e jo kur ka dashur Rama, madje pa dhënë as shpjegime publike se përse janë larguar. Për Haxhinaston së fundmi, p.sh, mjaftuan vetëm dy rreshta njoftim se ai dha dorëheqjen dhe kaq. Kjo praktikë ka prodhuar kështu një lloj qeverisjeje alla Bosnje-Hercegovina, që drejtohet nga presidentë me turne. Por, tashmë në skenë ka dalë një alet i ri i PS-së, PDIU. Një parti që, po ashtu si LSI, funksionon mbi bazën e parimit aksioner, kush sjell më shumë vota, gëzon më shumë pushtet. Parti që s’ka asnjë bosht ideologjik dhe nuk përfaqëson ndonjë shtresë apo klasë shoqërore e sociale (në fakt lindi si parti komunitare, por me vendosmëri po e zhvesh vetën nga të qenit përfaqësuese vetëm komunitetit të çamëve). Ajo nuk ka pretendime intelektuale, arsimore dhe sociale, duke i dhënë prioritet gjendjes financiare të personit dhe mundësisë që ai ka për të siguruar vota, pavarësisht mjetit dhe formës.

Shprehja e ruralizmit politik “filani na duhet se bën vota”, është bërë kriter bazë për t’u përfshirë në strukturat politike e për t’u konsideruar nga kryetarët. Tashmë ky kriter është sanksionuar në mënyrë të pashkruar edhe në statutet e të gjitha partive. Por, le të kthehemi tek PDIU. Aftësia e saj për tërhequr njerëz “që bëjnë vota” e shndërroi atë në faktor. Për shkak të natyrës aksionere, ajo s’mund të qëndronte tetë vite (me gjasë) në opozitë, pasi jashtë pushtetit të tilla organizime politike shpërbëhen. Kështu që PDIU iu qas Ramës, i etur gjithmonë për aleatë.

Aktualisht Rama është duke dhuruar institucione, si të ishin llokume për krushqinë re politike. Pa pyetur se kë vë PDIU t’i drejtojnë dhe çfarë rezultatesh do të prodhohen. Kjo parti pritet ta zgjerojë bazën e saj edhe me ndihmën e parimit “një i punësuar, 5 vota”. Ramën nuk e ha shumë meraku se mund të humbasë vota socialistësh në këtë mënyrë, pasi PS ka një bazë solide sociale, që nuk e shet partinë “edhe sikur të mos ketë as ujë e as drita”. Parë në këtë këndvështrim, PDIU i ka të gjitha mundësitë të zgjerohet dhe të rivalizojë LSI-në në rolin e “komandës mbështetëse”.

Për këtë arsye nuk është çudi që Rama, më shumë se për zgjerimin e koalicionit, ta shikojë PDIU-në si mundësi të zëvendësimit të partneritetit me LSI-në, pasi tashmë e ka provuar se të merresh vesh me Ilir Metën është më e vështirë dhe më e kushtueshme. Në 2017-ën Rama do të shkojë në zgjedhje me të dy aleatët, LSI dhe PDIU, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qeverisjen. Nëse PDIU do të afirmohet më tej në merkaton politike, Rama do ta ketë shumë më të lehtë të merret vesh me Idrizin për krijimin e një qeverise sesa me Metën, i cili ka kërkuar dhe ka marrë më shumë pushtet nga sa ka merituar dhe ka kërkuar përherë të ketë një rol më dominant në politikë, sesa thjesht aleati i Ramës apo Berishës./GSH/a.m.

8 Komente

Me siguri e ka piketuar shokun Dode per minister te brendshem se ketij te sotmit i ka ardhur radha per tu ndruar.

demek, gazetari po i thote LSIse te beje kujdes, te rrije nen hyqem e te mos beje zhurme se PDIu eshte gati. Me nje a dy zv/ministra u pasuru aq PDI sa te hyje ne gare me LSI e shokut like? po jo or xhan, jo. Ti do e kesh marre matematiken me mik, me siguri

Aktualisht Rama është duke dhuruar institucione, si të ishin llokume për krushqinë re politike.

Ah qe s'doli nje pol i trete, nje levizje qytetare qe ti fshinte te gjithe keta. 

E kuptoj mire deshiren tende Pjer, por "Ah qe s'doli nje pol i trete" eshte po aq legjitime dhe po aq e pamundur sa:

"Ah qe s'me doli edhe nje bole (ose nje fele) e trete, kushedi sa qef me teper do te kisha bere!"

Ngaterron kekun me byrekun, se ha dot PDIU me mjeshtrin e madh Ilir Meta, u ka mbijetuar dallgeve me te medha jo ketyre qe as votat e camve skane per te marre dot.

Ka nje llogjike, dhe 2017 do jete roundi per tu vertetuar. Lsi dhe pdiu kane karakter te ngjashem.

Lsi mjaft e konsoliduar ne terren por qe rrezikon te arrije piken e ngopjes, e te precipitoje po kaloi serish ylberin.

Pdiu varet nga sa mire do ta luaje lojen e partise ne ekspansion, emri parti camesh eshte damke e kufizuese.

Pyetje e sinqerte .

Mund te kercenohet nje Skraparli nga nje Cam ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).