Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen me motivin e “angazhimit të mëtejshëm në parti” dhe u zëvendësua nga Sokol Dervishaj.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar të premten me argumentin e “angazhimit të mëtejshëm në parti”. Haxhinasto, i cili përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim në qeverinë “Rama” është ministri i dytë i partisë së vogël të koalicionit që jep dorëheqjen në harkun kohor të një viti.

Kryeministri Rama konfirmoi përmes zyrës së tij të shtypit dorëheqjen e Haxhinastos, pa dhënë sqarime të mëtejshme. “Kryeministri e ka falenderuar për punën e bërë në krye të dikasterit dhe kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të,” thuhet në njoftim.

Dorëheqja e ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës vjen pas një gushti të mbushur me hamendësime mediatike për kontradikta mes aleatëve Rama dhe Meta apo për riformatim të qeverisë me fillimin e shtatorit. Megjithatë, largimi i Haxhinastos nuk duket të ketë zënë në befasi asnjërin prej drejtuesve të koalicionit qeverisës.

Tre ditë më parë, Rama dhe Meta u fotografuan duke drekuar në një restorant në qendër të Tiranës. Pas drekës, Meta iu përgjigj interesimit të medias me shprehjen “e ardhmja e koalicionit nuk ka pse të diskutohet”.

Ish-kryeministri Berisha-i cili e ka pasur Haxhinaston pjesë të kabinetit të tij gjatë aleancës PD-LSI tha se “Rama kërkon të lajë duart nga dështimi me largimin e tij”.

“Rama kërkon të lajë duart si pilati…por nuk i mbulon dot vjedhjet. Pasi ka shpenzuar 2 miliardë dollarë për investime, ai nuk është në gjendje t’u tregojë shqiptarëve qoftë edhe 1 kilometër rrugë të ndërtuar këto tre vjet,” tha Berisha.

Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha për mediat se vendin e Haxhinastos në qeveri do ta zërë shefi i kabinetit të Metës në Kuvend, Sokol Dervishaj. Ai ka shërbyer si zv.ministër në qeverinë “Berisha” gjatë viteve 2010-2013 si dhe në postin e zv.ministrit të Jashtëm në qeverinë “Rama”.

Haxhinasto nuk është ministri i parë i tërhequr nga LSI prej kabinetit qeveritar të drejtuar nga Rama. Në nëntor 2015, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Ylli Manjani.

25 Komente

Gjynof! Ishim msu me te!

Diku fle lepuri qe dha dorheqjen, s'me duket bindese ajo deklarata e ministrit se do angazhohet me shume me punet e partise. 

turp zotri, turp! mendon se duke ofenduar, do te te presin ne zyre. Ne vend qe t'i pergezosh per punen e bere, vjell vrer sepse nuk pranojne njerez ne takim pa lajmerim...

I nderuar, po Ronin a e takove, se athere ishit kundershtar me njoni-tjetrin,  ehh ç'boni Rivdekja (m'fal, Rilindja) i bashkoi kundershtaret politik ne nje front smiley dhe me e forta eshte se as u imegjinonte noiher smiley

iu hap rruga Ronit

Bojsha shaka, ke per ti thone. Opozitare, po vllezer.

te presim nentorin i her, pastaj

Gjynof! Ishim msu me te!

Ha ha, e forte kjo casaubon! Nje nga kapitujt me pa nder te rilindjes qe nuk beri asnje kokerr gjeje ne infrastrukture. Jo se pritej te bente ndonje gje te madhe, te kuptohemi, por prape ky duket nje nga ato kulshedrat qe ta thajne krejt burimin dhe per me teper duket shume i peshtire si nje sherbetor besnik i firmes "Il padrone".

Sokol Dervishaj, mos ka qene gje kryetari i komisionit te privatizimit te Albpetrolit? Po ky ne fakt duhet te ishte ne kaush/biruce pasi pasi i shkaktoje nje dem shtetit prej rreth 80 milion dollare. Biles ne ate kohe ka qene vete PS-ja me Ramen qe e kane kerkuar me force hetimin e kesaj ceshtje prane prokurorise duke akuzuar kete bandit.

Fiqo,  tani e kuptova une pse u thone seksere  ketyre.smiley

smiley Ne fakt eshte per te qare por po qesh me komentin tend.

Shoqata e sekserve paska kerkuar ndjese publikut. Jemi dhene shume pas lekut dhe kemi harruar origjinen ... smiley

Po dhe keto i qellofte qe s'marrin dot lende agronomie

kush vete ne Universitet bujqesor kur shqiperia ka menyra te tjera me interesante per ta shperdoruar kohen ,apo jo shkabe?smiley

Lere se po sheh endrra me peshksmiley

Megjithemend ne kohe te Dulles UB ishte motivim per fshataresine kooperativiste per ti shpetuar kazmes e si rrjedhoje shqiperia prodhonte me shume agronome se ullinj ,po sot kur ka gjithe ato Universitete qe s'te hyjne ne pune pse UB?smiley

Me c'kam degjuar kush nuk kap dot ekonomikin, shkon te ekonomia agrare, tek e fundit ekonomik ka dhe ai ne emer

Sokol Dervishaj eshte burri i Sidorela Koles ish miss Albania nga Durresi

Ou!? Na trasi plapi.

Copa le te behet nga zilia smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).