"Problemi është që s'i vras dot të gjithë." - thotë Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duerte, i famshëm për luftën e tij të përgjakur ndaj shpërndarësve të drogës dhe personave të varur prej saj. 3000 vetë janë vrarë në 10 javët e fundit në Filipine, siç tregon ky shkrim në revistën TIME. Duerte ka thënë se para se të bëhej president e kishte nënvleftësuar problemin, dhe se do ta luftojë deri në zhdukje, apo deri në ditën e fundit të mandatit. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, vrasja e njerëzve pa gjyq është një problem shumë serioz për Filipinet.

Statistikat tregojnë se 2/3 e vrasjeve janë bërë jo nga forcat e rendit, por qytetarë "vigjilentë" që e kanë marrë "drejtësinë" në duar, duke vrarë narktrafikantë dhe narkopërdorues bashkë. Të varurit nga methamfetaminat tregonin në një reprotazh radiofonik se prej dy javësh kanë lënë drogën nga frika edhe pse kishin dekada që përdornin, por edhe nëse përdorin, tanimë ata e mohojnë të terrorizuar. Miq të tyre përdorues janë vrarë me lehtësinë më të madhe në shumë raste.

 

57 Komente

Me kete rast Amerika dhe Obama-Klinton i shpetuan konfliktit me Kinen, e cila i ka rrembyer ca ishuj Filipineve dhe nuk pyet as per vendimin e Gjykates se Ujrave, qe vleresoi se keta ishuj te vegjel jane me afer Filipineve dhe kane lidhje me kete shkemb-ishull. USA superfuqia e botes!!! Pika qe s'u bie me keto genjeshtra! 

po ku lidhja me temen ketu, o mik? pastaj ndajeni mendjen, doni apo jo qe USA te jete xhandar e te zevendesoje OKBne? se as te ngrohte, as te ftohte sikur nuk te con larg, dreqi ta haje!

Lidhja ketu eshte se USA e ka Filipinen ne dore prej rreth 70 vjetesh, pra ka ndikim te madh ne zgjedhjen e njerit apo tjetrit president, e jo vetem kaq, por edhe se cfare duhet te beje ky president. Tani qe fuqia tjeter e madhe, Kina, po perpiqet te behet zot i Azise jugore, pra te dominoje rajonin, duke perfshire ne territorin e saj te gjithe ishujt e pabanuar deri afer kufinjve te Vietnamit, Flipineve, Majlazise, etj., keshtu duke eleminuar dominimin amerikan ne kete zone, pikerisht ne kete kohe kur Amerika ka kundershtuar kete pushtim te shume ishujve shkembore nga Kina, por me shume nuk ka cfare te beje se nuk e krruan dot me Kinen, (na vjen keq, por ky eshte nje fakt), Amerika ka gjetur lojtaret e duhur te shahut, si ky presidenti i Filipineve qe luan rolin si torollak, keshtu e justifikon mosnderhyrjen (zbythjen) e vet perpara Kines dhe opinionit boteror. Njekohesisht keshtu USA ruan "nderin" e saj, si gjoja nje superfuqi. Fakti eshte qe Amerika nuk e krruan dot me arme konvencionale me Kinen, dhe nje perplasje e tyre as edhe nuk ka fitues apo humbes, sepse konflikti mund te jete i paparashikueshem, sa te demtoje te gjithe planetin. 

Fakti eshte qe Kina po behet perhere e me teper imperialiste, por vietnamezet ia thyen para dy vjetesh hunden Kines, (popullsia vietnameze protestoi me dite dhe jave te tera dhe dyqanet e kinezve u dogjen, gjithashtu marrdheniet dipllomatike ishin gati drejt 0-os), sa Kina u detyrua te largohet nga nje grumbuj ishujsh. Ka ardhur koha qe bota duhet te nderprese marrdheniet tregetare me Kinen, qe ajo te largohet nga ishuj qe jane me afer vendeve te tjera te vogla e te respektoje vendimin e gjykates se nderkombetare te detrave. 

Besoj e kuptove tani lidhjen e presidentit torollak filipinas, te zgjedhur nga vete veglat e USA, dhe konfliktit ne rritje Kine-USA, te cilin USA dhe bota nuk mund ta perballoje. 

ku lidhja me luften qe Duterte i ka shpall shperndaresve dhe perdoruesve te droges? e lexon temen apo e ke me nxitim per me shkrujt ca ke ndermend? jo se pastaj tek-tuk ngre shqetsime se pse flasin shume dhe per gjera pa lidhje

Morti i hengert thuaj me mire. Pastaj,edhe ne Shqiperi ka firo perdite,por nuk ka statistika te dreqit!

Shyqyr qe Edy yne nuk jeton ne Filipine.

Do te votoja per secilin politikan tonin qe premton masa te njejta.Ne Kosove do te kishte pune per tri turne,ndersa ne Shqiperi mund te punohej edhe gjate fundjaves dhe festave smiley

Natyrisht,ketu e kam fjalen per stershitesit,e jo per perdoruesit.Fundja,narkomania eshte semundje;ndersa te semuret duhet te ndihmohen, e jo te vriten si qente e terbuar.

Ne ate kushte nuk ke se cfare ben: per ca pleshta duhet te digjet dysheku.

Po cfare droge konsumojne filipinasit? E prodhojne vete? apo sillet nga jashte? Ketu kanabisit i ka rene cmimi fare. Per 100 mije leke te vjetra ta ngecin kilen e hashashit te thare. E kur e mendon qe nje duhan i mire shkon tek 120 mije leke kilja, nuk ke pse ti besh naze hashashit. Me kete rast edhe e rallon duhanin. 

Kujdes qelizat e trurit kuazi.

Keni nja dy qe bojne xhiro nga zogu zi ke shqiponja, me i smart kac. E shperndajne ne mes te trafikut. I kom von re 2 here brenda nje dite, nga pamja e perdoruesve dukej qe shisnin pluhur tulle. Nigjove shkabe? Si emigrante mu dukshin ata mu...

Shif ti qe iu boka dermoni huqit, dilka per bukuri, vec dashka icik te shtyme.

E paskan kap derrin me mjeker ne NJ. 

Tani qe s'ka as Guantanamo ta rrasin andej ne Sing-Sing se ju duhen dashnore te reja atyre. Familja dhe shoqeria mire do bejne te vene ca leke e t'i blejne ndonje fund a ndonje buzekuq se do t'i duhen.

Ketij i duhet ngul ndonje shiringe ne krah e duhet leshuar rrugeve te Filipineve.

Statistikat tregojnë se 2/3 e vrasjeve janë bërë jo nga forcat e rendit, por qytetarë "vigjilentë" që e kanë marrë "drejtësinë" në duar, duke vrarë narktrafikantë dhe narkopërdorues bashkë. Të varurit nga methamfetaminat tregonin në një reprotazh radiofonik se prej dy javësh kanë lënë drogën nga frika edhe pse kishin dekada që përdornin, por edhe nëse përdorin, tanimë ata e mohojnë të terrorizuar. Miq të tyre përdorues janë vrarë me lehtësinë më të madhe në shumë raste.

Ne fakt keta nuk jane qytetare vigjilente, por njerez te paguar nga qeveria. Sic paguante Rama ata qe dilnin me cifte naten e vrisnin qente e rruges, edhe ky paguan njerez qe te vrasin trafikantet. Jane njerez te thjeshte, burra, gra qe ju duhen para te rritin familjet. Kishte bere HBO nje dokumentar para ndonje muaji ku kishte marre ne pyetje disa prej tyre. Duket se eshte metode efektive se ishin zhdukur trafikantet, s'i shikoje me rrugeve se kishin frike mos vriteshin.

$300/vrasje thosh ajo gruja ne interviste. Gud mani thosh.

damn filipanasit 30 qillo njerez dolen me trima se ne shqipot qe na hypen kakamrat e gaz mucrat ne qafe .mortja qe s'na ha .

ky vend nuk njeh kapo apo dike qe ti bej zap ne nivel personal flas. se ketej nga vlora i thone, qe kush ben emer i vene dhe mbiemrin e perfundon ne nje cope mermeri.

Nashi e ka thane I lumi jezu krisht:nese rron me shpate nga shpata ke per te vdekur .problemi eshte ne shqiperi "te fortet" ne vend te pesojne nje fund te tmerrshem si koleget e tyre ne filipine ne menyre qe rinia te mos ndjeke shembullin e tyre u bene personalitete duke u glorifikuar nga media e duke u bere shembull per tu ndjekur nga shume te rinj .

Po vlerat? Te drejtat e njeriut bre..liri-demokraci ! Po jeni edhe ati-komunista o mortje kapitaliste smiley ! Me qe ra llafi..shoket filipinas te marin masa edhe..per prostitutat, te alkolizuarit,duhan-piresit,hajdutet,mashtuesit,kokpalaret dhe ata qe vijne ere e keqe..se per gay e lesbian nuk ka nevoje per masa nga lart, e di vete populli !

Ky lajm, mos ka te beje me deklaraten e presidentit te Filipines ndaj Obames duke e ofenduar kete. Se sikur fut uje ky lloj interpretimi qe TIME i ben kesaj lufte qe presidenti i Filipineve ka vendosur kundrejt kartelit te droges. 

Mos o Zot ,te zbatohet ky dekret dhe ne Albanie ! 

....

ncuk e kalkulova shpejte e shpejte ,nuk po u zbatuaka nje ligje i tille..

Fryme Talibane, se kuptoj ekzaltimin ndaj njerezve rrugeve si te jene qen. Kauze per Talibanet e jo per te civilizuarit.

Ardhi Zeqo ardhi.ylyver benet blogu sa here vjen smiley

Ore Zeqo po ky filipinua i mutit pse i thote fakju Obames nje me dy?

Po e ka marre vesh qe Obama do iki, pa le tja thote kete Z Trump e ta shohe te semes nga ka dale.

Rri o lebetit merru me djalin e sheqeres se nuk merr vesh nga keto pune.

Me fal  qe te lendova ...harrova qe ti je votues i Trumpit. Po nese nuk i thote ma jep ata paruke per leter higjenike do i thot ik se e ke gruan curve....dava gjaknxehti eshte ky Filipini le qe kush nuk tall menderen me Trumpin tat.

Presidenti i Filipineve, Duerte i tha kelysh kurve Obames kur ky i fundit e kritikoi...shikoni vendin tuaj qe po i vrisni zezaket si qen rrugesh ju pergjigj nje gazetari te NYT.

Problemi qendron se ky kokeshreti po e mbyt si varke prej letre planin "Asian Pivot" te Obames. TPP shkoi per lesh, tashme. Duerte si pragmatist po i drejtohet Kines duke anulluar patrullimet e anijeve amerikane se bashku me anijet filipine ne ujerat e diskutuara. Kina TPP i eshte kunderpergjigjur me nje pakt tregtar global i cili perfshin gjysmen e popullsise globale. Me sa duket Filipineve ju eshte ofruar vend i privilegjuar ne kete pakt. Duhet ta pranojme qe Kina eshte nje fuqi globale ishte shprehur Duerte pas zenkes me Obamen....Aka dejavu Shhqiptare, prishja me revizjonistet Sovjetike dhe lidhja me Maon

Me sa duken bathet SHBA po izolohet dita dites ne rang global(duke theksuar) qe Filipinet jane vend kyc per floten Amerikane Ane Azine Jugore. Soft dhe Hrad-Power(i) Kinez po jep efektet e veta.

Duterte said he wanted only Philippine territorial waters, up to 12 nautical miles offshore, to be patrolled by Filipino forces, but not other offshore areas that are contested. He added he opposes Filipino forces accompanying foreign powers like the U.S. and China in joint patrols which could entangle the Philippines in hostilities.

 

“We do not go into a patrol or join any other army from now because I do not want trouble,” Duterte said. “I do not want to ride gung-ho style there with China or with America. I just want to patrol our territorial waters.”

e ke shkrujt 3 here Duerte. Si minister t'jashtem qe te kemi, nuk te falet. E ka Duterte, jo Duerte.
Tani, e ka sha Obamen ky dhe ti qenke eksitu? po ky eshte nji cope katnari qe heret a vone do perfundoje si cdo diktator tjeter qe vendos grushtin mbi ligjin. E di qe parlamenti krijoi nji komision hetimi per kto praktikat qe i japin dore te lire kujtdo per te vra dike sepse "shet droge"? 
E di c'beri ky qe t'ka frymzu ty? filloi fushaten se kjo kryetarja e komisionit ishte paguar nga kreret e droges dhe se kjo shkerdhehej me shoferin e saj. Te te frymezoje nji zar si ky, duhet te kesh probleme, sinqerisht. 

 

 

Grushtin perpjete dhe idealin nuk e tradhtojme....Tipa si puna jote Bredho nenen parti e keni zevendsu me termin SHBA-Obama. Lexoje me qetesi se c'kam shkruajtur me lart dhe do ta kuptosh se nuk ka kurrfare frymezimi por pragmatizmi. Ju si  syceliket e grupti te pertej Atlantikut i keni bere dhe biografine kryetares se komisjonit te ketij se me ke shkerdhejet dhe nga kush paguhet nderkohe qe i largohesh me vrap substances se temes qe po diskutojme.

Keto jane efektet e zgjimit te gjigandit te lidjes, te pelqen ty apo mua kjo eshte pune tjeter, ky eshte fakti dhe rrjedha e historise.

po leji kto budallalliqet me nene parti etj. Ti si observus i pavarur ngele duke qemtu bloge anonimesh e gazeta te njoftme per lajme me "analiza" gjeoplotike ku ne fund Putin, Chavez e tani Duterte ja fusin dore per dore Obames e Amerikes...lengshtohesh sa lexon lliqe si kto ti Arto.
 

P.s. biografine asaj ja ka bere ky idhulli yt i ri, jo une.

Nuk i largohesh dot kompleksit te nenes parti edhe pertej Atlantikut. Une ne fakt jam perpjekur te bej analiza objektive. Amerika eshte ne krize politike dhe morale..nq se nuk e ke kuptuar kaq gje atehere me vjen keq qe diskutojme. Ndekohe qe Kina ne anen tjeter vazhdon avacimin e vet(me politika te buta dhe agresive paralelisht)....E permenda qe para dy vitesh krijimn e Bankes AIIB (ne te cilen hypen me vrap edhe aleatet me te ngushte te Amerikes si Britania, Gjermania,Australia (ndekohe qe edhe Kanadaja jote ka zene radhen tek dera) me gjithe perplasjeve te kembes ne toke te Daj Samit. Kjo ishte nje nga shenjat e para e asaj qe do pasonte. Influenca Kineze do rritet dita dites kete e di dhe bufi, dhe Filipinet jane thjesht nje ushtar i thjeshte ne kete skene shahu gjeostrategjik.

o Arto, kompleksi eshte yti per te vetmen arsye sepse beson se vetem te dora e forte eshte e afte t'i jape zgjidhje problemeve me shkak social-ekonomik. Nuk sheh dot me larg se Putin apo Duterte per arsyen e thjeshte se ne qender te problemeve sot, sheh per fat te keq USA, te cilen ironikisht e akuzojne si xhandar te botes. Me nje perjashtim te vogel: qe USA sot, do apo jo ti dhe Kina e Rusia, perfaqson etalonin dhe shembullin me te mire te demokracise funksionale. Pa marre ne konsiderate faktin tjeter qe dashur padashur, gjykimi yne per USA si shqiptare, duhet me doemos te marre parasysh faktore objektive e subjektive, ku Kosova dhe ceshtja shqiptare ne pergjithsi jane dhe kane per te ngel numri 1. Perndryshe, nqse e sheh USA me lupen e shkabes dhe sishkabave te tjera, ky eshte problem tjeter per ty po jo problemi im e i "nenes parti pertej Atlantikut". 

Kushdo qe eshte kruajtur me ameriken tha hazreti Clinton ka humbur .

Pashe para ca kohesh ne nje gazete shqiptare fotot e tmerrshme te robve te vrare rrugeve si qen. Ene t'ia kishin nis komentet e "mbreterve ruse" qe thonin se c'mund te presesh nga myslimanet injorante e kafshe. Kishte vetem nje problem te vogel o skarcitete te boleve greke dhe serbe, Filipinet jane nje vend katolik.

Guce, Islami eshte fe kryesore ne Filipine, ka mberritur ne shekullin e 14 para krishterimit. Zakonet si zakonet e Talibaneve i kan keta apo jo? Vrasin e presin njerez ne vende publike. 

E o Guce, fol po deshe, ta beri tet me dy i lebetitmi.

Zeqo edhe ti je i eksitum nga Filipini? Y none sa mir ja u bo te degjenerumve qe i ekstermino? Ene ti Taliban Zeqo, nejse nejse kur ta meshije meneren me paruken e Trumpit tat ky mos mu qaj pastaj e te thush nuk quhet.

Me ke kuptuar gabim, z Trump nuk i duron dot islamiket apo talibanet, e ndjej qe edhe ti z Trump do votosh.

Trumpi eshte Taliban per vete. Shif politikat e deportimit qe proklamon, apo murin e mrekullueshem qe do ndertoje me parate e meksikaneve. Trumpin se voto Bushi e jo mo ta votoje i Lebetitmi.

Si uleret gogla ...Dru me PRE......Do ndertoj nje mur te madh, nje mur te bukur...nje mur te mrekullueshem...ka shku uesej per lesh thuj me mire.

Prandaj duhet ta votosh z Trump.

jo se kum frike mos te deporto ndonji nga te familjes tate apo shokun tat. Me voten time pa voten time Trumpi nuk fito besoj se e di edhe ti.

O Lebo, jone plot 5,57% myslimone sipas censusit te 2010 (vete si me qene miting politik ne Tirone thone qe jone 11%). 

Sa per mentalitetin talibanesk jom plotesisht dakort me ty dhe nuk kishte kurrefare lidhje me postimin tat mo nolt postimi im. Se car do ti qe ngatarro veten me ca "mreten" nuk e mor vesh une.

Jan grupi I dyte fetar ne vend e me te hershem se katoliket. Po qe kan shtepi identike me beratin e gjirokasteren. Kultura Islame Eshte e hershme dhe me influence. Sic kan qene cifufet e Arabet me spanje keshtu ka qene Arabet ne tregeti e ekonomi.

Nuk na the gje fare, pritej me shume nga ty.

Ktu tek ne kaq vriten ne dite pa bo lufte fare .

Me nje ndryshim te vogel aty te ju vriten me njoni tjetrin dhe nga pakujdesia ne rruge 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).