David Qosja eshte vrasesi i oficerit te policise

Së bashku me kolegët e tij, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra mbërriti në Torovicë me një makinë të blinduar. Ai erdhi për të arrestuar shtetasin David Qosja (foto lart), por sapo zbriti nga makina u qëllua për vdekje prej Qosjes i cili fshihej në banesë.

27-vjeçari David Qosja është i njohur në fshatin e Torovicës prej dy viteve si një person që kishte ndryshuar sjellje pas vdekjes së të vëllait. Një ngjarje ndikuese tek ai që të mbyllej në vetvete e të jetonte vetëm pasi një pjesë të familjes e kishte në Itali, por dhe të shfaqte më pas kriza depresioni. 

“Ai jetonte vetëm, ka shumë mundësi të kishte rënë në depresion”, u shpreh një banor.

Por, megjithëse ngrenë supet, dy banorë ngjitur me shtëpinë e 27-vjeçarit kanë qenë të parët që i janë frikësuar një krimi të mundshëm kur kanë dëgjuar krisma armësh. 

Ata kanë njoftuar Policinë e Lezhës e cila ka kërkuar mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. 27-vjeçari ka qëlluar nga kati i dytë i banesës duke lënë të vrarë në krye të detyrës Ardian Kodrën, çka solli më pas një operacion negocimi e ndërhyrjeje nga forcat e Reneas përgjatë katër orëve.

Me një zonë të evakuuar nga policia dhe të pakalueshme për askënd çfarë dëgjoheshin ishin vetëm të shtënat. Derisa në orën 18:30 autori i krimit i vendosi flakën shtëpisë së tij, duke tentuar të arratisej përmes arave. Një tentativë e cila u mbyll me arrestimin e tij. 

Por ndërsa mbi 27-vjeçarin do të të rëndojë akuza e vrasjes në rrethana cilësuese që është kompetencë e Krimeve të Rënda, vrasësi i policit tha fraza kontradiktore para hetuesve. 

“Qëllova me armë se donin të vinin njerëz nga mali”, është shprehur si fillim, ndërsa më pas tha se “barinjtë donin t’i shfrytëzonin kullotën”. Të dyja këto fjali që përforcojnë dyshimet paraprake për problemet e tij psikike edhe pse nuk rezulton të kishte një kartelë apo të kurohej.

9 Komente

Pyetje 

Kur nje person eshte me te meta mendore, pse duhet patjeter te jepet ky lajm kaq shume  i fokusuar  ne media ? !!

Nga fytyra dhe nga deklaratat qe paska dhene, duket menjehere se eshte nje i semure mendor. Habitem se pse duhej te çonin policine, çfare kish bere ky. Artikulli duket pakez kontradiktor. 

Ky pjer po ruante plantacionin e hashashit..

A ha, po ruante platacionin e hashashit, dhe ne kete rast çfar duhet bere, mos valle duhet shkuar me kallashnikov per ta vrare. Pse keshtu kam rekomanduar une tek Letrat (VQ), me duket se jo. 

Po lexo lajme mo pjer mos u merr me llafe. Ky kishte dale neper shtepi e qellonte me arme sa andej ketej. Komshinjte moren policine. Policia mori FNSH, ky qelloi FNSH-n dhe vrau nje polic. Dhe ngaqe iku nje polic kot me kot, lajmi eshte i madh.

Shkabe, po pikerisht kete shprehje nuk e kuptoj; 

" .....Ky kishte dale neper shtepi e qellonte me arme sa andej ketej...." 

 Mos ke dashur te thuash qe kish dale neper shtepira, se kur thua; shtepi,  une e kuptoj sikur po qellonte kotmekot nga shtepia e tij. Dhe per ç'arsye po qellonte. 

Policia kur niset, merr te dhenat e qytetarit, gje qe mund ta beje edhe gjate rruges me telefon, dhe kur ka marre te dhenat se ai s'ka qene ne rregull nga trute kohet e fundit, vepron ndryshe. 

Nje i cmendur doli dhe nisi te qelloi rrotulll shtepise. Aq mjafton per te marre policine. Dhe komshinjte e moren policine. Dhe policia, sic thua ti, vepron ndryshe. Policia merr specialistet. Dhe policia i mori specialistet e FNSH. Problemi eshte qe ky qelloi dhe vrau nje nga specialistet teksa po afroheshin e kur ky kishte ndaluar se qelluar dhe ata nuk dinin se ku ndodhej me saktesi. Pastaj e rrethuan dhe e kapen.

Zoti ia ndrite shpirtin policit qe humbi jeten .po shoket e tij merhuma ti kishin futur ndonje koqe plumbi kukes agresorit.c'taksirat kane taksapaguesit te ushqejne kete psikopat gjithe jeten.

Le te shpresojme qe ne burg te pakten do te filloje te frekuentoje berberin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).