Ditën kur Hillary Clinton u pyet nga një vajzë e re amerikane nëse ajo do të kishte të njëjtën pagë me një president të gjinisë mashkullore, u kuptua qartë se barazia gjinore është një betejë e papërfunduar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hillary qeshi me të madhe, kur dëgjoi pyetjen dhe e siguroi të renë se rroga e atij që banon në Shtëpinë e Bardhë nuk ndryshon në varësi të gjinisë.

Por, ky pohim është vetëm një pjesë e realitetit paragjykues, me të cilin përballet një grua në raport me rivalët burra. Pavarësisht mbështetjes që mori nga demokratët, ish sekretarja amerikane e shtetit dhe bashkëshortja e Bill Clinton duket se nuk po bind mjaftueshëm amerikanët, madje edhe pjesëtaret gra të shoqërisë për të qenë një pretendente e padiskutueshme për zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit.

Arsyet mund të jenë të shumta, që nga fakti që i përket të ashtëquajtrës “racë” politike apo “establishment”, ndaj të cilëve amerikanët po shfaqin hapur irritim dhe refuzim e deri tek pakujdesia në përdorimin e emaileve, kur ishte në krye të Departamentit të Shtetit. Përpëlitja për të ruajtur pozicion kryesues në sondazhe dëshmon vështirësitë, me të cilat po ndeshet kandidatja e parë grua për Presidente të SHBA, edhe në kushtet kur rivali i saj është një figurë që ngjall sa habi aq edhe trishtim në radhët e republikanëve apo dhe amerikanëve të paangazhuar politikisht.

Fakti që amerikanët kanë arritur deri në pikën ku një sipërmarrës me një karakter dhe deklarata shokuese të shndërrohet në kandidatin e emëruar për të garuar për postin e Presidentit, tregon shumë për dëshpërimin dhe zemëratën, ku përfaqësuesit e “estamblishment-it” e kanë çuar ëndrrën amerikane, aq shumë të adhuruar përtej oqeanit, në vende ku demokracitë nuk prodhojnë mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe ku milionerët nuk dalin biznesi, por nga zyrat e shtetit.

Një sondazh i orëve të fundit iorganizuar nga CNN/ORC e nxjerr Donald Trump në këtë pikë të fushatës 2 pikë përpara kandidates demokrate, në nivelet e 45% me 43% për Hillary Clinton, e cila kryesonte me 8 pikë në përfundim të konventës së demokratëve. Sipas të pyeturve ndikim pritet të kenë dhe 3 debatet presidenciale që fillojnë prej 26 Shtatorit për të vendosur përfundimisht fituesin.

Gratë (53% me 38%) dhe të rinjtë sipas sondazhit mbështetin Hillary Clinton, kurse burrat anojnë nga Trump (54% me 32%) dhe ndër gratë ato që janë të pamartuara përbëjnë shumicën dërrmuese me 73% në favor të Hillary, krahasuar me 36% që kanë status martesor. Një ndarje e tillë e gjendjes civile nuk ekziston ndër meshkujt që favorizojnë Donald Trump. Pavarësisht se të dy kandidatët mbeten më pak të preferuarit për votuesit amerikanë, Hillary duket se e ka më të lehtë rikthimin në shtëpinë që dikur ndau me Bill Clinton.

Ditën kur SHBA do të ketë një grua presidente, beteja për barazinë gjinore në rang global do të hyjë në fazë të re, më pak artificiale dhe më shumë e vërtetë. Shqiptarët kanë me qindra arsye të ngazëllehen me fitoren e mundshme të Hillary si një mbështetëse e pakursyer e interesave shqiptare në rajon. Ndërsa gratë, në Amerikë, në botë a në Shqipëri, duhet të frymëzohen për të synuar zyrën presidenciale. Pas Kroacisë një grua tjetër presidente në Ballkan, do të ishte një e drejtë e mohuar për më shumë se dy dekada për shkak të makinacioneve dhe llogarive politike që kanë promovuar më së shumti burrat.

Javanews.al

18 Komente

Pas Kroacisë një grua tjetër presidente në Ballkan, do të ishte një e drejtë e mohuar për më shumë se dy dekada për shkak të makinacioneve dhe llogarive politike që kanë promovuar më së shumti burrat.

Po ish Presidentja e Kosoves nuk quhet keshtu?

Apo nuk hynte tek hesapet e Ilves, gazetare e modhe mer jahu, o sa e modhe je ti!

+1

NEVER FORGET !!!
For the husband who told his wife I love you one last time before his plane went down in a field, for the wife who stopped in the stairs to call her husband to say I love you forever, for the mothers and fathers who kissed their kids goodbye the morning they died, for the policemen and firemen who rushed in and got others out only to die themselves, for the soldiers who fought back for ALL of US and lost their lives. TODAY, TOMORROW, FOREVER we remember you! R.I.P. everyone who died in 9/11! Show your respect !!!

Gjynah ajo fjalia e fundit. 

Sondazhet shprehin deshiren e momentit dhe simpatine per kandidatin, mirpo deri ne nendor, nja 10% e votuesve do ndrrojne menie smiley

Ti si thu Pjero, kush fito?

Thuj te drejten se nuk i metet hatri Fiqos?smiley

A mi moter, ju te Soros-it nje prerje jeni te gjithe. 

Mua popullit pse do me vlente me shume nje femer ne krye te shtetit? Si do me ndihmonte kjo te kisha p.sh. me shume mundesi punesimi, te ardhura, sherbime publike me te mira, me pak hundelesha ne parlament e ne shtet, drejtesi te drejte, etj, etj. Apo s'ka lidhje, boll te ishte nje femer aty. Nqs i vetmi kriter per te mbajtur nje detyre publike eshte seksi, atehere shpresoj qe presidente te zgjidhet p.sh. Enca ose Ciljeta, qe hic-hic, mire-keq, edhe sikur asnje llaf me mend mos te thoshin, te pakten kur te dilnin ne ekran une do shifja cicat dhe do harroja ato qe me degjonte veshi.

feminizem demode.

grua mire, po jo 68 vjeçe mo.

i kishte ra te fiket sot nga zagushia smiley

“This is America — you shouldn’t be different from us,” she screeched. Ironically, Xhelili is an immigrant herself, originally hailing from Albania. 

Mire moj xhane befsh qejf ne hapsanen e new yorkut.orange is the new black smiley

 

Kete e kane mallkuar prinderit me emer dhe mbiemer te shkreten.

Nese eshte ende me green card dhe denimi eshte me shume se nje vit ka mundesi me e perzene prej amerike e ne shqiperi mund te berrase per gjithe jeten "this is America"smiley

Tip psikopateje qe ne fytyre

po cfare problemi kane keta xhelilet xhanem? nje xhelil thote 'kryetari te .in', xhelilka shqiptare thote ' shkoni ne vendet tuaja primitive'  

jo se tha nje gje njeri ketu per emigrantet po nuk e degjuan

Kete lajm nuk e kishin mediat andej, po as kendej.

Shyqyr qe qeka femersmiley, mos thash, Fiqo. Se eshte i genjyer me thene te drejten. Mos na beri procken llastica, se dhe ajo goxha trumpiste eshte. Llastice bej ze po s'qe ke veni.smiley

Llasticen e kemi figure, go Z Trump will make America great again.smiley

Zeqo ty s'ta pata hallin, ec sa ka Tafutin ai menova, nuk ia fut dot Trumpi atij me ate nik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).