Brezi i ri nuk e besoj se lodron gjithe diten ne internet, po brezi pas 40-50 ve besoj se eshte me ndryshe. 

67 Komente

Jo vetem brezi i ri dhe brezi pas 40-50 ve, por te gjitha brezat shqiptare pa perjashtim kane lodruar gjithe diten ne internet persa i perket ditarit, i cili eshte fenomen i panjohur ne shkronje shqipe, qe nga Gjon Buzuku, e deri te Kadareja.

 

Mua turp me vjen ta them, po mbaj. E mbaj ne forme skicash e vizatimesh ku kap vetem  nje moment te dites. Zhgallabulla qe mos ta kuptoj asnje ca eshte e perse behet fjale.

miredita sh.Kryeminister smiley

Heretik keto quhen karikatura?

Me pelqen shume e bukur si ide! 

Me vjen mire qe hapa nje teme ku ti shprehesh shume i lirshem dhe pa fjale. smiley

edhe unë në adoleshencë mbaja një ditar të koduar se kisha hall mos ma lexonte familja dhe kaq e kisha koduar sa kur e mora ta lexoja pas nja 20 vjetësh nuk kuptoja më asnjëgjë... 

tani mbaj ditar të qartë dhe e kyç me dry smiley

 

smiley

Shkak per kete pyetjen qe bera ishte ditari i tim eti, gjer diten qe vdiq ai mbante shenime. Sot ditari i tij eshte ne doren time. Eshte pasuria me e cmuar qe im ate me ka lene. Nuk di por mendoj qe ti botoj ne nje liber te gjitha kujtimet e tij. Do jete gjeja me e vogel qe mund te beje per ate njeri te palodhur dhe mendjendritur! 

Je me fat, se vertet te paska lene dicka shume te cmuar.

Po Tirana jam me shume fat, sepse une permes kujtimeve te tij kam njohur shpirtin e tij te bute dhe te ndjeshem, boten e tij te madhe, dashurine e tij per ne femijet qe kurre nuk na i shprehu me fjale por vec me vepra. Ndihem vertet i vogel para tim eti. 

Atehere botoje; nga sa thua edhe te tjere do perfitojne nga ato kujtime. Dmth ndaje pak fatin tend me te tjeret.  

hem, tani nuk jam me i lirshem per tu shpreh.

 

Je me fat; do kesh nje copez te tijen perjete me vete.

Prit ...prit...se akoma nuk ke shkuar tek faqja qe fillon e tregon per dashnoret.....masnej e shohim mendjediturine ......smiley

Une mbaj ditar, por jo ne menyre te rregullt e jo ne menyren tipike "I dashur ditar..." smiley. Shpesh harroj e me vjen keq per kete, do kisha dashur te shkruaja me rregullisht.

Joy, ia ke lexuar babait ditarin? Zakonisht kjo eshte pjesa me e veshtire: cfare statusi t'i japesh ditarit dhe a te lexosh dicka kaq private (nese eshte konceptuar si i tille).

Nuk eshte e thene qe duhet ti permbahesh statik rregullave te ditarit, i dashur apo e dashur...Nuk je vone per ta bere nje gje te tille

Po e kam lexuar ditarin dhe vazhdoj ta lexoj cdo dite qe nga dita e humbjes se tij. Ndoshta qellimi i tij ishte pikerisht kjo gje, sepse cdo gje e shkruar na perkiste ne femijeve te tij mua dhe vellait tim te madh.  Shume kujtime qe une i kisha harruar ose kam qene shume i vogel per ti kujtuar jane aty....

Atehere ke ne duar nje thesar, te kam zili per kete. 

Mund ta botoni, drejtuar te gjithe baballareve e femijeve ne pergjithesi. Ndjesite qe te percjell raporti i shendetshem baba/femije nuk ndryshojne shume nga nje person tek tjetri. "Kujtimet e nje babai"...ose "Memories of a dad" do ishte nje liber qe une do e lexoja me shume deshire.

Im ate ka qene mjek ne qytetin e tij. Njeri i respektuar dhe i nderuar nga te gjithe gjer diten qe vdiq. Ndoshta per te gjithe miqte dhe shoket e tij do ishte vertet nje dhurate e cmuar botimet e ketyre kujtimeve. Ka shume shenime edhe nga veshtiresite apo bukurite e profesionit te tij. Te gjitha te shenuara me dite me date me muaj me vite. 

Po hamendesoj se fakti qe ka qene mjek, pervec aneve pozitive (arritje profesionale, personale, krenari, ndihme komunitetit, etj) ka sjelle edhe mungesa te medha fizike. Mendoj se ai e ka ndjere dhe vuajtur kete, ndaj edhe shkrimi i ditarit.

Ajo cfare une po sugjeroja - dhe te me falesh nese mund te dukem indiskrete - ishte botimi i ditarit te tij per nje publik me te gjere sesa thjesht miqte apo familjaret. Nese te jepet ty vete, apo nese mund te bashkepunoni me ndonje shkrimtar, mund ta ktheni ditarin ne nje deshmi te vertete te raportit te nje babai me femijet e familjen e tij. Do ishte dicka shume e bukur mendoj une smiley

Shume brilante me duket si ide. Faleminderit per sygjerimin e bashkepunimit me ndonje shkrimtar sepse une vete nuk e kam ate profesionalizem megjithe deshiren e madhe per realizimin e ketij projekti. 

Te uroj vertete qe ta realizosh smiley

Qytetari e mban dixhital.

Katunari e mban fejsbuk!

Kurse qytetari katunar e mban ne Peshk dhe ne Fejsbuk.

 

Joy, e ke per detyre ti botosh ato te babait tend. Leke ke, mos ngurro smiley 

Dikur kur isha i ri, vendosa te mbaj ditar, por nuk shkoi me shume se ca dite dhe e lashe. Kur i lexoj sot, them se sa naiv ka qene, megjithse ky sindrom me ndjek edhe tani smiley 

Tani çoku mbaj shenim noi ide qe me vjen ne koke, kur lexoj gazeten (rubriken ekonomi) apo shoh noi film apo reportazh. 

Po shkrimet e tua jane ditari yt mo Pjer. Ti sa here udheton mban ditar, mos e harro kete.

Momo, tregimet e mia, jane pershkrime, pershtypje nga udhetimet ne Shqiperi, jo ditare. Per te mos i harruar gjerat pikante te dites, kur jam ne Shqiperi, i shkruaj thjesht me nje fjali ter ndodhine dhe kur vij ne Belgjike e hap bllokun/fletoren dhe shoh/rikujtoj se çfar ka ndodhur smiley

Nje forme ditari eshte edhe ky. Sic e thame edhe me lart, nuk ka formule. Mjafton qe te jene mendime, pershtypje, mbresa, per mire apo per keq. Tipari dallues eshte qe ne gjeneze ditari nuk i drejtohet publikut, por eshte nje bashkebisedim me e shumta nje "person" tjeter, ditarin apo vetveten. Ti e prish pak muhabetin me kete punen e publikut, por besoj se pranohet gjithsesi smiley

Ditari mbahet para dite apo mbas dite ne darke ?

Nejse Ditare mbajne njerzit e mencur dhe eshte nje ves i mire qe mund te kete njeriu gjate gjithe jetes, Ditari te disiplion mendimet dhe te orienton diten e punes. Fjalet i merr era e shkruara mbetet. Ditari eshte gjithashtu i dobishem kur ke nje objektiv te caktuar per diten javen muajin vitin .Ditar sot mbajne prodhuesit e medhenje te hashashit biznesmenet politikanet, deputetet,shqiptare, partia socialiste demokratike leseiste mbajne te gjithe kryetaret e partive, politike te republikes shiperise ..ja vlen te mbahet!

Forma letrare e ditarit, si çdo forme tjeter letrare, eshte e perçudnuar ngaqe ka per motivacion shprehjen e urte popullore: jena bo per t'fol me vete!

Njerezit publike te cilet marrin vendime qe ndikojne ne historine e vendit a te botes duhet te mbajne ditar ne menyra qe bota te kuptoje pse bene ato qe bene.mileti i thjeshte s'ka shume per te treguar pervecse ,u ngrita ne mengjes bera kaken ,lava dhembet u vesha ika ne pune ,erdha prej pune hengra darke bera dush ,pashe pak tv ia futa gjumit.smiley

Mos ke pire gje ndonje nga shishet me vere te thartuar te Pjerit?

Joy, ti boj si t'dush, po te me ndigjosh mu, mbaj anonimatin me tolerance zero, edhe ne kuptimin e mosdhenies se asnje lloj informacioni intim, sepse ka rob qe nuk e meritojne dhe e shperdorojne.

 

Une them mos e boto... se do gjesh belane...

Babai e ka shkruar per vehten e tij... dhe ndoshta per ju femijet...

Deri sa ai nuk ta dha lejen per ta botuar, te keshilloj te ruash "privatsine" e tij... Ne momentin qe do besh publik do ta vesh ne gjykim te lloj lloj horrash qe verdallisen ketej dhe andej... do ti gjejne aq shume ane per te kritikuar sa do ndihesh keq... te garantoj...

kjo mund te zgjidhet teknikisht, e boton si ditar anonimi, gje qe lendon sedren, por nga ana tjeter eshte menyre e mire per te shmangur zemrimin e personave te permendur jo per mire ne ditar. Dhe kjo eshte nje prej arsyeve kryesore qe nuk ekziston zhanri i ditarit ne mes tene.

Jetojme aletrarisht, pa hapsiren e duhur qe eksperienca dal vivo te behet letrare.

 

Ideja me lindi ketu, me shume e kisha per ta botuar Si liber per arsye se shkrimi I dores me kalimin e viteve mund te prishet po ashtu edhe shenimet. Prandaj me e arsyeshme do ishte per rrethin e vet familjare, sepse per Te tjeret nuk besoj se do te kishin interes per te lexuar pjese nga jeta jote apo jeta e njeriut tend te dashur. E shikoj me vend arsyetimin tend. Thnx

Edhe ky eshte fenomen puro shqiptar i ngambrapa vitit 89-te, librat tani shkruhen qe ti lexoje tezja!

Botimi i nje libri ka vlere publike, ndryshe nuk justifikohet as prerja e pemeve per te fabrikuar leter.

Neqoftese se ke hallin e prishjes se shkrimit per shkak vjetrimi dhe sensit letrar te tezes, atehere kopjoje ne variantin digjital, dhe fotokopjoje ne disa kopje per tezen, xhajen, kusheriren. Ne kete rasrt harxhimi monetar eshte qesharak, s'ma ha menja se e tere puna shkon me teper se 15 euro per kopje.

 

Heretik me te pare me te bere, edhe kjo ideja jote nuk me duket e keqe.  Nuk eshte per pune parash, me beso! Ti vete po te kishe lene dicka te tille cfare do u rekomandoje femijeve ne te gjalle qe te benin, apo ate ide qe me the me lart? 

Ne parim femijve do tu thoja: "neqoftese gjykoni se ditari ka vlefte publike, atehere botojeni! Neqoftese gjykoni ndryshe, atehere griseni, e ne kete rast vdekja me ka grisur dy here!"

Ne rastin ne fjale, gjykuar nga çfare ti informon, mendoj se edhe ne rast se eshte nje ditar me vlere mediokre per publikun, ja vlen te botohet, sepse diaristika eshte zhaner i panjohur ne gjuhen shqipe, dhe sepse ne epoken e parangambrapa nuk mbante njeri ditar prej frikes se nese zbulohej nga policia, ditari te merrte ne qafe. Pra ja vlen si veper guximtare. Nga ç'di une ne ate kohe zakonisht mbanin ditar gjimnazistet dhe ndonje psikopat i ralle, nga ata poetet dylekesh, gjimnazist i perjetshem dashuriçkash, dmth gje pa vlere fare. Pra ne ate kohe, ditar mbante ose ndonje psikopat ose ndonje trim i vertete. Nga çthua mendoj se babai yt eshte ky rast i fundit, veshtire qe nje mjek i nderuar qyteti te ishte njekohesisht edhe tip gjimnazisti qe ben rima me poco prima.

Keshtu pra botoje!, e as mos vrit mendjen se çfare do thone te tjeret, tregoju bije e denje guximtare e babait guximtar.

 

+1

Dino ti e ke akoma fletoren e kujtimeve te klases se 8 ?

Na dergo neve ketu ne Peshk nje pjese te ditarit ( nja dy dite jo me shume), te mblidhemi ne kokat, une, Tiku, Zequa, Gjembi, Din Pyka, romancieri P.H.Thomas..., ta kundrojme, ta lexojme, te mblidhemi koke me koke, te japim mejtimet tona e ta ndajme:

Po ja vlejti, hidhe.., po s'ja vlejti do te ferkojme koken me lot ne sy e do te themi:

hajt te majt ajo e Qemolit!

  smiley ballcekan nuk e dija qe kokat e peshkut ishit ju me lart!

Peshku ka kohe qe eshte kthyer ne nje fole grerezash qe mendojne se bejne mjalte. 

Yeess..., ne dora vete jemi: The Heads of Fish!

e ke percaktu gabim llojin e insektit:

... nje tufe me miza qe zaurijne mbi eskremente, e trasportojne aq te deshiruaren lende mbi portretin e perandorit qe nuk eshte me!

(e megjithate nuk kuptoj se pse ti hedh midis insektesh intimitete te thella sentimentale mami babi)

PS per ballçekanin:

jo, quhet ndryshe: The Heads of Serpent!, i cili eshte dyfelor, ke harru te vesh ne liste feloret e djathte: O iQemolo!, O iFiqo! O iTirona-4-ever!, te gjithe ha ha ha!

 

+1

Po c'ne Otik? Pse u bje m'qafe njerezve kot?

Per mua jane burra te nderuar keta qe permend.

burra te nderuar jane vetem ata qe i ka quajtur "i nderuar" OidrisO, i cili eshte edhe origjinuesi i ketij termi ne Peshk!

E pra dhe ditarin kena mangut me mbajt lol

Aty hedh kujtimet e shpirti o moza, do plakesh nje dite me plakun afer oxhakut do i lexosh kujtimet. smiley

Ka fejsbuk tani per keto gjera. Pas 50 vjetesh te nxjerr nje video qe te thote "si sot para 50 vjetesh ke ngrene hashure dhe ke marre 50,000 like:"

smiley 

smiley

Pershendetje Joy, une kam 26 vjet qe mbaj ditar, sapo shkrova diten e sotme. (Kam kohe qe nuk shkruaj tek peshku por e lexoj here pas here.) Ditari eshte shoku im me i mire. I kam ruajtur te gjithe. Sipas meje ndiq keshillen e balleçekanit. Beje nje prove ketu te peshku. Nje mrekulli e ke bere, ndoshta eshte hera e pare qe "heretiku" nuk ka qene sarkastik ne komentet e tij.

Pershendetje Joy, une kam 26 vjet qe mbaj ditar, sapo shkrova diten e sotme. 

Interesante është të lexosh çfarë ke shkruar para x kohe. Ndonjëherë sikur nuk e njeh më veten. smiley

Po pse mo toç, nuk e di ti që ka edhe ditar-elektronik? Pa tallje. Unë çoku shkruaj ndonjëherë, megjithëse kam nja 8-9 muaj pa e hapur. http://www.my-diary.org/

 

Plus që sot vendin e ditarit e ka zënë blogu. Blogjet si ditare janë bërë, llafe kot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).