Para nje jave, tek puna po bisedoja me nje belge qe shkon shpesh here ne Indi, pasi sipas saj eshte gjysem hindjane e gjysem belge. Po i thoja se Nene Tereza eshte shqiptare, dhe asajt iu duk çudi. Edhe me belgj te tjere, kur ka rene fjala per Nene Terezen, nuk e dinin se ajo ishte shqiptare. Biles edhe kur futem ne ndonje agjensi turistike thjesht per nje bilete per aeroportin e Nene Terezes, shoh se nuk e dine origjinen e saj, shume kujtojne se ajo eshte italiane, shume kujtojne se ajo eshte maqedonse, e disa kujtojne se ajo eshte indiane. 

Natyrisht kjo gje nuk eshte faji i popullates perendimore, se sa faji i elitave te tyre dhe i medias se tyre, qe nuk e kane informuar popullin e tyre mbi origjinen e saj. Natyrisht ketu lindin shum pyetje, se; pse nuk e kane informuar. Une kam pare disa emisione mbi figuren e saj ketu dhe per çudi nuk eshte permendur fare origjina e saj, ndersa sot po per çudi, u permend origjina e saj shqiptare. 

39 Komente

sepse ne Albanie, Pjero, nuk i perkthejne artikujt e historise ne anglisht dhe frengjisht (sa e here e kemi theksuar kete), qe te marre vesht bota mbare..

ndersa ne rastin e belgjve, mendoj se eshte puna jote e dobet. -me vjen keq, por nuk ke punuar sa dhe si duhet per ndergjegjesimin e belgjve, Pjero, duhet pranuar kjo.

Me se shumti Belul, afganet, kurdet e somalezet do ta kishin marre vesh edhe po te punonte me shume Pjeri. Pastaj kush tha qe keta nuk e dine, ai thjesht po thoshte perendimoret smiley

po, e drejte !

dhe meqe i kujtove koleget e nderuar:  do ishte me interes te na thosh Pjeri: ça u be, e zgjidhen problemin Asad, apo ndryshe "çeshtjen e Sirise"  me koleget dhe diasporen siriane, te magazina ?

Jo vetem aq por u fol dhe per nje treshe mirepo s'ka patur informacion te metejshem.

Belulo, nga keta te Lindjes se mesme e te aferme, kane nje koncept tjeter, e quajne thjesht nje misionare (disa e quajne vegel) te katoliçizmit. 

Pjero mire katolicismi paska pat ket "vegel" qe ceku e bente ndonje te mire a bamiresi, po pyti iher ata koleget e tu lindues ca m... vegle kon, apo ate qe ndihmojn te cojn njoni tjetrin sa me shpejt ne parajse, muncish dhe me nje qerre virgjereshash. 

Tirona, nga keta qe kam ketu, rreth 10-15-20% e tyre jane pro IS-it, rreth 80% jane kundra. 

Vjen nga fakti qe ne perendim nuk interesohet me njeri per fene katolike dhe misionaret e saj anembane botes. Emri Nene Tereza eshte per ata i njohur dhe e lidhin me nje murgeshe qe ndihmonte diku ne Indi. Kaq. Po jo me teper. Nuk interesohet njeri se nga vinte ajo, si iku ne Indi, ne c`moshe iku etj.

Kjo fele shpjegohet me felen perkundruall, qe as shqiptaret atebote nuk dinin qe Nene Tereza ishte shqiptare, le qe nuk e njifshin fare as per emer. U njoft kryesish ne fund te viteve 80-te, nuk perhapej kurrsesi si lajm me pare, gjysem prej frikes Vatikan diversantit, dhe gjysem prej indiferences: "vari bidonat shenjterise bamirse!". Dhe kjo injorance ishte, jo vetem per popullin e thjeshte vezhderr, por edhe per eliten. Merre me mend, nuk e njihte as Ministri i Jashtem i Ramizit, ja tregoi nje koleg i tij ne Rome: "Shiko se keni nje shenjtore me origjine shqiptare".

 

Jo vetem ministri, po as Enverua dora vete se dinte kush ishte. 

Na morè Sulo (Gradec mutmuti)...pa shiko kush na qenka kjo Tereza., se na ëmri si agjente e rrezikshme po me duket.

Nga vjen, ku eshte mbese, ka nonje me Ballin a jo?

 

( se mo na shkrihet gjembi prape)

Ta bejne per inat Pjer, po e dine, si s'e dine. Nuk duan te ta thone ty qe te mos marresh superxhiro se ti aq do, po te thane ata qe e dine nga eshte Gonxheja, pas 5 minutash muhabet do t'ju thuash qe idene per te shkruar VQ-ne e ke marre nga nene Tereza. Duke pare vepren e saj vetemohuese te erdhi edhe ty frymezimi. 

Ose qe Nene Tereza e mori idene e misionit te saj pasi lexoi VQ.

Pjero, nene Tereza eshte e te gjithe botes, eshte e permalluara e zotit, ndaj te kerkosh qe te mburesh apo te propagandosh qe ajo eshte shqipetare, eshte mekat, ose paudhesi. 

Kuazo çfar thua more smiley  po ajo eshte krenaria e kombit tone, ne mburremi me ate. 

Kur ti, nuk din se ajo qe punon me ty nuk eshte perendimore, pse ben pyetje boshe.!!!!!!!

 

Ajo jo vetem qe eshte perendimore, por eshte dhe me e thekur se perendimoret e tjere, Leka. 

Pjero po pyti iher sa e dine qe ekzisto Albanie. Per ate pune gjysma e amerikonve s'dine kush osht president, vej bast qe ca e dine se kena mret, pranaj do fitoje dhe z. Trump, le te bohet president, ne kena mretin.smiley

PS. Fiqo nuk osht nje prej tyne, atij sekseri i z, Trump i ka premtu ... smiley

Mos mor burre nuk e dine keta qe Bujoni eshte president ne Albanie smiley

Sa krenar qe kemi Bujonin president smiley

Dikur Tirona, deri aty nga 1997 shum perendimore nuk e dinin se ku binte Albanie, ose me keq akoma, as e dinin se ekzistonte nje shtet me emrin Albanie, mirpo kur plasen ato rremujat e 1997, gjithe mediat boterore folen me dite te tera per kete problem dhe kjo u ngulit ne mendjen e shum perendimorve. 

Gjithnje shembull ne dynja smiley

Po normal qe s'kishin si ta dinin ku binte. Ne ato kohe kufijte e shteteve beheshin me laps, vone u vu silolapsi qe s'fshihej kollaj.

Plus pastaj ata Lordrat angleze qe merreshin me kufij, ishin tape gjithe diten me gin tonic: ja fusnin kufijve me emra koti: here Mompracem, here Maqedoni, here Albani.

Ke degjuar ti per ate Lordin qe u bertiti kryepleqve te krahines:

Boll me levizet berrylin se po heq vijat e kufinjve!

Ka nje histori me keta anglezet bq , Ballçekano, kur ndanin kufinjte. 

Si ishte Pjero?

Tregojne se kur lordeve dhe ambasadorve iu vu harta perpara, kish dy ngjyra , zona e influences turke, ku presupozohej popullsi myslimane dhe ngjyra tjeter ishte zona me popullsi katolike apo ortodokse, dhe filluan ta ndajne sipas feve, pa e ditur se shum zona katolike apo ortodokse ishin zona shqiptare. Shum lord dhe ambasadore, kishin pas marrdhenie me ambasadore grek dhe serb, dhe filluat te favoeizojne pikerisht keta, duke harruar se shum zona qe po u jepnin ketyre vendeve ishin zona shqiptare me popullsi shqiptare. 

...e pra!

edhe un di nje histori t'bukur me kufinj ambasadoresh, vetem se tani e kam harru.

 

E shef ca te ben seksi me ambasadore greke e serbe, ta heq trurin fare e ben marrezira.

Pjer cmund te presesh nga te huajt ta njohin kur pushtetaret tane e kane tjetersuar Nene Terezen. Per me teper lexo kete artikull interesant te botuar ne mediet shqiptare:

http://www.lapsi.al/ide/2016/09/05/si-e-...

Agrono, me shume mu duk si nje portret i nje revolucionareje smiley se sa si portret i nje misionareje te perulur. 

Meqe jemi ne teme fetare: nje tjeter deshmi (me kuptim te thelle filozofik pika pika pika ...) qe struktura e botes eshte dyfelore (jashte-brenda):

Tortura e tmerrshme e Inkuizicionit: shterngim i kokes se viktimes me tel me gjemba deri sa kafka shtypej duke demtuar trurin ne menyre vdekjeprurese, eshte sakte çfar i ndodh pacientit me tumor ne koke!

"tel me gjemba"!?, ha hasmiley qeshi e shpenguar gjembi duke lare sahane alumini.  

 

ku i gjen kto pyetje, o Pjer; po mendon si shkaba. Je gati te kacavirresh pas nje fije te holle buze gremines, thjesht per syte e botes. Ne si shqiptare nuk e respektuam Nene Terezen sa qe gjalle; qeveria jone e kohes, nuk e la te vizitonte nenen dhe motren qe  dhane shpirt pa e pare. Por sot, nxjerrim koken sepse na duhet emri e figura e saj per t'u mburrur. Kete gje po ben dhe ti.
Kam frike se me shume sesa Nene Tereza nderi jone, shqiptaret po provojne se jane turpi i saj. Nese do t'u tregosh te tjereve anet pozitive te shqiptareve (edhe pse me duket e cuditshme si perpjekje), bej gjera te mira aty ku je qe t'u lesh pershtypje te mira. Te tjerat jane pa vlere

Flm per verejtjen i nderuar, por ç'lidhje kam une e shum shqiptare me politiken izoluese te kohes se socializmit, izolim qe izoloi dhe familjen e Nene Terezes per te mos u takuar me te. Une per Nene Terezen kam ndigjuar qysh ne ate kohe tek Zeri i Amerikes, dhe me vinte mire qe kishim nje shqiptare qe kish fituar çmimin nobel. 

Kjo me duket si pyetje per perendimoret.

Per ata qe vene baste per nr. te komenteve?

nene tereza ka qene ne 89'-n ne shqiperi.

Duhet te lexohet e gjithe shkr imi qe eshte në 3 pjese...

 

Risultati di ricerca

1989, kur Nënë Tereza vinte për herë të parë në Tiranë - Shqiptari i ...

www.shqiptariiitalise.com/shqiperi.../sh... questa pagina

01 set 2016 - Në gusht 1989, Nënë Tereza arrinte më në fund të hynte në .... e cila e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër, ndërsa kur Komiteti i ... Nuk mund ta imagjinonisa gëzim ndieja për këtë vizitë të papritur, nderuese e të mirëpritur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).