Per mua dhe sharlatanet e tjere te blogut (si dhe per ata qe besojne qeverite symbyllur)

Dua të t'rrëfej… Unë jam sharlatan. Po, po, sharlatan, nga ata që kanë informacion të cekët, por bëjnë sikur i dinë të gjitha. Unë protestova kundër importit të plehrave, duke u hequr sikur i kisha të gjitha përgjigjet e pyetjeve të mia. Fajin e kam edhe vetë, sepse ligjin mund ta kisha lexuar me telepati (ose në filxhan), por unë si kokëfortë kërkova që të gjeja një kopje zyrtare të tij. Nuk ishte as në faqet e Parlamentit, Qeverisë apo Ministrisë së Mjedisit, as aty ku ligjërisht duhet të jetë, dhe as në media (por hej, mos është më e lehtë të gjesh Kodin e Da Vincit?). Ma tregoi ligjin shkarazi një përfaqësues i qeverisë, por ma mori prapë a thua se ishte printuar në letër të ricikluar nga materiale të rrezikshme.

Megjithatë fati doli dorëlëshuar dhe kryeministri postoi plot katër statuse për këtë punë, kështu që tani dimë mjaft gjëra për importin e mbetjeve – duke filluar që nga fakti që tjetër gjë janë plehrat, tjetër gjë mbetjet (ta merrte mendja ty?). Mirëpo në një status kryeministri tha edhe që ne ishim sharlatanë që bëjmë agjitacion e propagandë (o Zot na ruaj kokën mos përfundojmë në Spaç). E siç e do tradita, unë po bëj një autokritikë e po të rrëfej me zemër në dorë se ku dijet e mia janë të cekëta në lidhje me importin e mbetjeve.

Së pari, unë nuk di gjë fare se nga i nxori qeveria shifrat që sektori i riciklimit ka bërë 130 milion euro investim, apo se në këtë sektor punësohen 30 000 punonjës. Jam akoma më i paditur se sa tatime paguajnë këto kompani dhe sa punëtor kanë të regjistruar me sigurime shoqërore.

Së dyti, unë kam dije të cekëta për aftësinë e shtetit tonë për të menaxhuar mbetje të rrezikshme. Unë them që duhet t’i ketë, por nuk e di përse në rrëzë të Dajtit gjenden tonelata me mbetje spitalore, administrimi i të cilave rregullohet me ligj të veçantë. Madje unë as nuk di përse zorrët e pacientëve hidhen tek kazani i QSUT-së ndërkohë që janë investuar miliona euro për ndërtimin e impianteve përkatëse.

Së treti, nëse është e vërtetë që shteti shqiptar i ka të gjitha kapacitetet që të monitorojë lëndët e rrezikshme dhe të pengojë futjen e tyre në vend, atëherë përse nuk e dimë ende kush ndoti detin Adriatik në Durrës në nëntor të 2015-ës? Përse se nuk u parandalua katastrofa mjedisore në Zvërnec, pranë fabrikës së përpunimit të naftës? Apo përse vazhdon të derdhet lëndë toksike në lumin Gjanica në Fier?

Së katërti, nëse riciklimi nuk shkakton ndotje, atëherë unë nuk e di çfarë është gjithë ajo lëndë e hedhur në buzë të lumit Shkumbin, i cili kalon pranë një kompanie që riciklon hekur. Nuk e di gjithashtu sa është niveli i ndotjes së ajrit në zona të tjera ku riciklohet plastikë, si Vrion të Sarandës, Mëzez apo Kashar të Tiranës. Ka gjithmonë një re të bardhë misterioze në këto zona që i jep një pamje të denjë për filmat uest, por kushedi se nga vjen (mbase ka shumë duhanpirës).

Së pesti, nëse BE-ja qenka një sigël kaq e garantuar, si ka mundësi që në Itali, një nga shtetet kryesore të tij, mafia e plehrave ka arritur të groposë mbetje të rrezikshme dhe për pasojë të rrisë në mënyrë të tmerrshme numrin e fëmijëve që vdesin nga kanceri? Nuk e di as nëse duhet marrë seriozisht ky Roberto Saviano që na paralajmëron se mafia italiane do na sjellë mbetje të rrezikshme. Disa thonë që ky çoç di, por unë dorën në zjarr nuk e vë dot për të, se seç ka një çehre sharlatani.

Së gjashti, nuk e kam haberin fare se në cilin dokument BE-ja na paska vendosur si kusht importin e plehrave. E them këtë se më ha meraku, ngaqë të gjitha ato rekomandimet e tjera të BE-së ne i kemi plotësuar dhe s’ja vlen tët prishet integrimi për kaq gjë. Në fillim mendova që problem ishte fakti që ne jemi treguar zemërgjerë me mafiozët e plehrave dhe nuk e kemi parashikuar si vepër penale futjen e mbetjeve të rrezikshme (siç kërkon direktiva 2008/99 e EC). Por jo, nuk çalonka këtu puna, na qenka një dokument misterioz ku si fillim kërkohet t’i tresim Evropës mbetjet, e pasta të na pranojnë në tavolinë.

Së shtati, nëse këto kompani riciklimi punojnë vetëm në 30% të kapacitetit, unë nuk e di përse ka ende male me plehra të hedhura nëpër lumenjtë, plazhe dhe fushat periferike të Shqipërisë. Pra përse nuk e rrisin kapacitetin këto impiante duke na përpunuar të gjithë plehrat tona (jo ato plehra që po mendon ti).

Së teti, nuk kam fare informacion se ku do hapen këto 30 000 vendet e punës në riciklim. Uroj të jenë në Sharrë, se për aty kam parë disa reklama të bukura ku punohet me përparëse si në laborator. Media investigative tregon se sigurime shoqërore nuk paguajnë, por ama lekët i merr në dorë direkt, nuk ka numra (më mirë se në disa universitete private që mezi të kalon rroga). As sigurime shëndetësore jo, por nuk ke ç’i do se zakonisht bëhesh për morg direkt, ta kursejnë spitalin, ilaçet dhe vuajtjet e panevojshme.

Së nënti, jam fare konfuz përse PS ende quhet parti e majtë. E them këtë, se disa sharlatanë të tjerë këtu tek departamenti im nuk më besojnë kur i them se një parti e majtë po mbron hapur interesin e disa milionerëve edhe pse ai bie ndesh me mjedisin dhe shëndetin e miliona punëtorëve. Por siç duket nuk kanë shumë haber nga politika këta, helbete anglezë.

Së dhjeti, nuk kam asnjë ide përse i mohohet mundësia popullit që të shprehet përmes referendumit për një projekt kaq të dobishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Në fund të fundit ato mijëra vende pune për popullin janë, se fëmijët e politikanëve nuk merren me plehrat. Nuk e di se sa kilokalori duhet të harxhojë kryetari i maxhorancës për ta çuar çështjen në referendum, por thonë që referendumet nuk kërkojnë shumë sforco. Ja shiko atëherë kur tak-fak Rama anuloi referendumin e fituar nga populli. Pesë minuta gjë.

E pra me gjithë këto pyetje dhe asnjë përgjigje, njëlloj si Sokrati, ne kemi mësuar vetëm që dimë një gjë që s’dimë asgjë. Kështu që le ta themi hapur: deri sa t’i kemi parë me sytë tanë që plehrat e rrezikshme kanë ardhur, dhe të kemi statistika të plota për fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit që po na vdesin nga kanceri, kushdo nga ne që flet për këtë punë, nuk është tjetër veçse një sharlatan. Por nëse edhe ti ndihesh thellë-thellë një sharlatan, eja të shtunën në protestë. Në fund të fundit, më mirë të jesh sharlatan se sa pinok.

marre nga www.exit.al

26 Komente

Së dyti, unë kam dije të cekëta për aftësinë e shtetit tonë për të menaxhuar mbetje të rrezikshme. Unë them që duhet t’i ketë, por nuk e di përse në rrëzë të Dajtit gjenden tonelata me mbetje spitalore, administrimi i të cilave rregullohet me ligj të veçantë.

Siç ia thashë edhe një analfabeteje tjetër funksionale, është tjetër muhabet lejimi i kompanive private që të importojnë mbetje për bizneset e veta dhe tjetër çështje diferencimi i mbatjjeve që gjenerojnë shqiptarët. 

Mbetjet që do të importojnë këto komapitë e vendosura në Shqipëri janë tashmë të diferencuara dhe kanë nevojë vetëm për procesim. Nga ana tjetër, mbetjet/plehrat shqiptare janë të padiferencuara sepse Bashkitë/Komunat nuk kanë plane për të bërë një ndarje të diferencuar të tyre që kur dalin prej shtëpive të qytetarëve dhe fshatarëve. (Pse nuk kanë plan është çështje tjetër dhe ma ha mendja nuk bëhet sepse është ekonomikisht e papërballueshme për këtë stad zhvillimi ku Shqipëria gjendet ende.)

Nuk është përgjegjësia e kompanive private të riciklimit që të venë tek shtëpa e mamit dhe babit të Bredharakut dhe t'u mësojnë atyre se si diferencohen mbeturinat. Kjo është detyre  e Bashkive dhe qeverisjes lokale.

Kompanitë private në këtë rast kanë bërë një investim në Shqipëri, dhe nuk është se do presin Bashkitë dhe mamin dhe babin e Bredharakut që të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë/imponojnë tek të tjerët mbledhjen e diferencuar të mbeturinave.

Këto kompani private duhen lënë të lira që të zhvillojnë aktivitetin e vet. Dhe aktiviteti i vet parashikon riciklimin e mbetjeve tanimë të diferencuara. (Mbeturinat shqiptare janë të padiferencuara. Nuk është përgjegjësia e këtyre kompanive ta bëjnë këtë diferencim.)

Të kundërshtosh futjen e lëndës së parë të punës për këto kompani është njësoj sikur Kina ti thotë Apple-it që nuk është e lejuar të fusi në Kinë komponentët me të cilat prodhohen i-podët. Apo sikur ti thuash Francës mos fut më lëndë bërthamore në centrale bërthamore sepse ashtu do populli injorant. Llogjikë e mbrapshtë. 

 

Flm për vëmendjen. smiley

 

ore ti, cuni i mamit, ti ke qejf te lexosh veten kur shkruan carcafe si koment?
Po pikerisht or dudum, nuk eshte qytetari pergjegjes per ndarjen apo procesin e riciklimit persa kohe, kjo iniciative nuk percaktohet si detyrim qytetar. Qeveri lokale apo qendrore, kjo nuk me hyn mua ne xhep. 
Edhe ti ket po shkruan, tamam ate qe thote dhe autori. Apo e shkruan per te me thene mua e te tjereve si duhet bere? po jo mua o troll i shumeditur, thuaja atyre qe aprovojne ligje te rendesishme si ky brenda 3 diteve

Lere se eshte shume i eksituar me komentet e veta. Ka lexuar studimet me te fundit te kanabisit. Njeh mire dhe liberalizmin.

Pse merrni superxhiro mo? smiley

Merruni me argumentat jo me personat. Mësoni të dilni nga tribalizmi juaj primitiv. Hë de! smiley

Ty argumentat mer i shkrete te jane dhene e sterdhene. Po ti ose nuk di ose ben sikur nuk di te lexosh. Ky qe ti e quan argument nuk ben as per te fshire b.... 

Ta kane thene ne disa artikuj jo ne nje, qe fakti se i eshte tek dikujt te beje investime te gabuara (qe realisht nuk jane fare te atyre permasave qe perfliten) nuk mund te jete problemi yne dhe i qeverise. Po investove gabim do falimentosh. Nese nuk paska ne Shqiperi mjaftushem plehra per te bere biznes dhjetra kompani e industri riciklimi, atehere le te operojne me pak. Se e sigurte eshte qe lende te pare per disa biznese ka mjaftushem. Edhe qe kjo lende e pare kushton shume me pak se po ta importosh duket afer mendsh sepse nuk mund te mendohet se diferencimi kushton me shume ketu se sa ne nje vend te BE-se. Pra edhe me logjike ekonomike, ndalimi eshte ne rregull. 

Pervec rrezikut se ketu po u hap nje dericke futet elefanti, une jam kunder edhe importit te plehrave te riciklueshme te reputuara si te pademshme (leter, plastike etj.) Sepse asgje nuk riciklohet plotesisht dhe se ajo qe mbetet eshte nje koncentrat ndotje ambientale. Pra nje proces pastrues si riciklimi, me importin e plehrave nga jashte kthehet ne nje industri ndotese. Dhe une nuk dua kurresesi qe vendi im te kthehet ne nje kosh per mbetjet e riciklimit.

 

Nese nuk paska ne Shqiperi mjaftushem plehra per te bere biznes dhjetra kompani e industri riciklimi, atehere le te operojne me pak.

Në Shqipëri ka plehra sa të vesh ti dhe të hash për të kuruar vonesën tënde mendore... Ajo që mungon në Shqipëri janë plehrat/mbetjet e DIFERENCUARA. Nuk e di nëse e kupton ndryshimin. Dhe këto kompanitë nuk janë gjë të detyruara të marrin përsipër koston e diferencimit apo të grumbullmit të këtyre mbetjeve. 

Kur të kuptosh këtë, atëhere flasim prap bashkë.

 

.

 

Sa për të investuarit gabim, ato kompanitë kanë investuar plot, dhe përpara se të investonin edhe kanë kontaktuar Qeverinë (këtë aktualen po e po, por edhe të mëparshmet) dhe kanë rënë dakord.
Qeveritë, në botën moderne, kanë një obligim ndaj fjalës së dhënë dhe kontratave, se po do të futesh në Europë dhe/apo të tërheqësh investime të huaja duhet të kesh një situatë poltike dhe rregullatore stabël pra që të mosh ndryshon papritur se përndryshe nuk të pjerdh njeri.

O debil i diferencuar. A e kupton qe nuk me rruhet fare per investimet e ketyre kompanive. Qeveria nuk po thote kam hallin e tyre por qe na duhet se do riciklojne plehrat tona. Dhe i vetmi "argument" ishte se nuk ka mjaftushem plehra ne Shqiperi per t'i kenaq te gjithe. Nese nuk je informu me argumentat e atyre qe te paguajne per t'i mbrojt, mos na caj drrasat se nuk kemi nge te te informojme ty. 

Sa mendon ti se kushton diferencimi i plehrave ne Shqiperi? A eshte me i lire se ne BE? Atehere pse nuk investokan ne kete fushe se riciklimi eshte nje investim shume afatgjate, dhe ne fund ky investimi fillestar del me leverdi per ata qe na paskan hedh miliona eruo ne kete biznes. 

Me qe po na flet per detyrime te qeverive a nuk eshte detyrim i kesaj apo edhe asaj me pare qe te investoje per kete diferencim, para se te beka premtime te kompanite (qe i thua ti se ata nuk i kane pranu kurre) se mund te investojne ne biznese te tilla? Une kam 5 vjet qe ndaj ne shpi, plastiken (tapat vec se na rrejne qe i marrin ne kembim te karrikeve per invalidet), letren, qelqin dhe kanocet (me rralle). Ne fund me duhet t'i hedh ne te njejtin kosh sepse askush nuk e rru qe te beje kaq gje per ambientin ne kete vend. Sepse edhe kjo do i hiqte nje zarf Lali Erit apo Rames. Se duhet qe t'i jepet miqeve te tyre edhe ky biznes qe pastaj te vrasi kalamaj e te mundohet t'i zhduki gjurmet.

Shoqeria shqiptare do tregoje qe eshte e shendoshe kur njerez te paguar si ty qe futeni neper forume per te mbrojtur vendime per interesa te mafies se plehrave, t'i lincoje ne publik sic bente Europa (qe duam t'i ngjajme) me kurvat e armikut pas luftes. 

Komplimente Bredharak. Very nicely written. Me pelqen si e ke trajtuar problemin, perfshire ironine si mjet komunikimi.

Ah faleminderit gjembi. Nuk kishte reference lart, ndaj mendova se ishte ai autori.

Së shtati, nëse këto kompani riciklimi punojnë vetëm në 30% të kapacitetit, unë nuk e di përse ka ende male me plehra të hedhura nëpër lumenjtë, plazhe dhe fushat periferike të Shqipërisë. Pra përse nuk e rrisin kapacitetin këto impiante duke na përpunuar të gjithë plehrat tona (jo ato plehra që po mendon ti).

 

Sepse siç ta shpjegova më sipër, kompanitë e riciklimit merren vetëm me RICIKLIM. Ato nuk merren me diferencimin apo mbledhjen e mbeturinave të padiferencuara. 
 

Diferencimi fillon ke shpia jote dhe mbaron tek Firma/kompania private/gjyspublike/totalishtpublike (E kontraktuar nga Bashkia/të). Vetëm pastaj këto mbetje i kalojnë bizneseve dhe kompanive të riciklimit. 

Kompanitë e riciklimit e duan mallin të seleksionuar, ore. Nuk janë tipa që i përzgjejnë rushin me kumbullat, siç bën ti... smiley

 

Në kontrast, siç ta thashë më sipër, mbetjet që do vijnë nga jashtë janë tanimë të diferencuara. 

Së nënti, jam fare konfuz përse PS ende quhet parti e majtë.

Është parti e majtë sepse do përparimin e shoqërisë. Do të hapi vende pune. Edhe e majta italiane me të nderuarin zoti Renci do të hapi vende pune, do të bëjë reforma, to ta çojë Italinë përpara, do të reduktojë burokracinë që frenojnë avancimin... por disa fashistë, disa komunistë dhe nacionalistë duan ta pengojnë reformën e tij rreth Kushtetutës Italiane.

 

Vet nuk jam i mjatë, përkundrazi. Por liderë të rinjë të së majtës, si z Rama, z Renzi kam filluar të kem shumë më shumë respekt këto vitet e fundit. smiley

O Qemolo ma gjeni nji link pa daily e fb te videos se fundit te cmendines per plehrat

smiley  Do me e vjellhajdut pa pike turpi, he ? Nuk ka link. Vetem ky osht. Nuk osht as ne Youtube. Dun te drejten e autorit dynjoja. Nuk jon te gjithe zemer mire si Pjeri, qe iu a jep tregimet falas. smiley

Po boll er dreq se po me djegin syte nga lotet, aq shume kom qesh.

Pri inotit po pres der m'darke qe te futem "kollovar" ne fb ta shof.

O kaktus mos m'bo si interesorante. Nuk i hap dot te gjitha gjonat ketu se nuk me le "pilici" qe te rafshin pajatat pri duresh amon jarebi!

Prit tani kur dhe per policin ne pune te fajesosh Ramen. ncnc pz.

Por sic the, futu kollovar ne mbremje. Mbete kollovar tere jeten.

Nuk e kane videon te faqja e internetit akoma, vetem ne fejsbuk.

Rri si mut nashi! 

Jo jo, nuk rri si ti z. Ho Chi Minh (TM Pjeri).

Artikullin e lexova pardje, duke kerkuar site per postimin e tregimit tim, se neper gazetat shqiptare mungonte opsioni i dergimit/postimit. Artikulli ishte nga nje kend-veshtrim tjeter smiley nje version tjeter smiley gazetarie. 

Per riciklimin e mbetjeve djema, ka programe te veçanta nga EU, siç ka dhe rregulla. Zbaton rregullat, perfiton nga obligacionet e CO2. Ne Shqiperi me duket se kjo pune po behet jashte skemave te EU, dhe nuk dihet a perfiton Shqiperia nga ky operacion. 

Pjer, a ka doreze ku mbahesh ai autobusi ku ke hyp?

Natyrisht i nderuar, po ku do te dalesh se nuk e kuptoj lidhjen me ate çfar kam thene. 

Pjeri ka seat ibiza, nuk perdor autobus bredho.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).