Korrik 2016

                            Takimi per turizmin                                            Korrik 2016 

Po kerkoja ne bodrum per nje vere te mire per takimin dhe kisha hequr menjane disa prej tyre por sikur s'po ma mbushnin mendjen. Njera qe ishte e vjeter, e 2003 ishte spanjolle por po me dukej me pak e vlevshme se nje franceze e 2005, dhe kjo e 2005 me dukej me pak e fisme se nje tjeter e 2010 po franceze. Si perfundim zgjodha kete te 2010 nje vere e mire dhe e shtrenjte. 

Si pas imeilit qe me kishte çuar, Jani na ftonte per dreke se bashku me gruan dhe ne dreke do ishte dhe nje person tjeter. Kjo gje sikur me bezdiste ca, e rruges me makine po mendoja se pse duhej ta kishte ftuar Jani ate. Mos valle e kishte kushuri, mos valle shok. Me keto mendime, GPS na çoi drejt e tek oborri i viles se Janit ne Willebroek. 

- He e gjetet kollaj, - na buzeqeshi Jani akoma pa zbritur nga makina. 

- E Jani, paske alamet shpie, ne periferi, qetesi,- i dhame doren njeri-tjetrit,- madam si jeni, po me pelqeka ky vend,- qeshem te gjithe duke hyre ne shtepi. 

- Mos i hiqni kepucet, se nuk jam xhami une, mbajini. 

 Pame sallonin e madh ku nje tavoline ngrenie me pjatat gati por bosh qendronin mbi te. Me tutje nje bufe, guzhina, dhe menyja ne pritje per tu shtrire neper pjata. 

- Ai personi tjeter nuk ka ardhur akoma Jani- lashe shishen e veres mbi tavoline. 

- Jo, por e presim nga momenti ne moment. 

- Ndonje kushuriri juaj apo .....

- Ah, jo-jo, nje miku jone, i cili mirret me turizmin ne Albanie, vjen nga Knoke. 

- Ee he, Jani po shoh qe mbrapa paskeni verande dhe kopesht tjeter, a ta shohim. 

- Posi jo, - morrem drejt kopshtit, nje kopsht i bukur plot lule, oaze te vogla. 

- Gjyhna qe nuk e ke mbjell me ca perime e zarzavate, gjith ky kopesht, ose noi sere te vogel. 

- Sera ja ku eshte ajo ne fund te kopshtit. 

- Po ajo qenka si depo, - pashe gjith ato drunj te prere dhe vegla. 

- Po natyrisht Pjer, dikur mbillja noi domate, sallate, jeshilliqe te ndryshme, po ç'te mbjell tani, kur domatja eshte me 1 euro kilja ne dyqan. 

- Po-po, ke te drejte, mbrapa kopshtit paske si tip pylli. 

- Eshte parku i komunes, po s'kujdeset njeri, çoku shkoj une marr noi dru per zjarr, po me duket se nje pjese ia kane dhene nje firme ndertimi, seç do beje, se kane sjelle ca materiale atje ne krahun kendej. 

- Po pse lejohet te ndertohet ne parkun e qytetit. 

- Normalish jo, por kushedi, noi korrupsion si atje tek juve ne Albanie,- buzeqeshi Jani,- pse vetem tek juve do kete korrupsion.- muhabeti kalonte nga parku tek sharra e tij, nga druret tek klima, e me radhe. Nuk kishin kaluar as 10 minuta kur ra zilja. 

- Rufin - zgjati doren ai, nje burre me mustaqe i cili dukej pak me i madh se mua ne moshe. 

- Si Rufjan - buzeqesha une,- nuk e ndigjova mire. 

- Ne fakt edhe ne anglisht ashtu i thone, pak a shume Rufjan, por une e kam Rufin. 

- A ha, anglish nuk di, po me hollandishten nuk jam keq, ne fillim me thonin shkelqyer ke hecur mire me hollandishten, ndersa tani, a ha, me thone e tmerrshme sa keq qe flet,- qeshem te gjithe duke u ulur ne tavoline, nderkoh qe gruaja e Janit filloj te sillte ushqimet. 

- Po he si te shkoi udhetimi nga Knokja deri ketu - e pyeti Jani. 

- Jo keq, se sot morra Alfa Romeon, - biseda e tyre vertitej rreth makinave qe Rufini perdorte dhe kishte, nderkoh qe une ndiqja dhe menyne qe gruaja e Janit sillte, nje tas te madh me sallate belge, patate te ziera me fruta e me nje lloj majoneze, domate me garnale, nje specialitet fijn belg dhe ca gjethurina sallate te mbeshtjella me sallam-ham, çdo gje belge. Jani hapi nje vere shqiptare, me emer qeni; Balaj. 

- Kush e prodhon kete vere Jani,- kapa shishen e veres duke e veshtruar nga afer. 

- Diku aty nga Vlora prodhohet, mundet ne mes Fierit dhe Vlores, - tokem gotat. 

Vera ishte e mire, dukej qe kish pak hile, pak perberes te huaj. Jani me Rufinin vazhdonin biseden rreth kohes kur kishin vizituar Shqiperine ne kohen e socializmit, pishat dhe pemet e tjera qe mbulonin ter rivieren e virgjer shqiptare. Me vinte mire qe dhe ata e admironin dhe e respektonin natyren, mjedisin dhe ishin kundra çdo lloj betonizimi pa kriter dhe afer vijes se detit. 

- Ajo ç'ka me ka pelqyer tek shqiptaret Jani, eshte mikpritja dhe toleranca ndaj te huajit, dhe eshte kjo gje qe me ka bere nje dashurues te çmendur ndaj saj, ata kane nje rregull qe i udheheq ne jeten me te te tjeret, kane nje k... k...

- Kanun - plotesova une qe ndigjoja me vemendje per te mos me shpetuar as nje gje nga biseda, bisede e cila zhvillohej ne hollandisht, pasi Jani me Rufinin nuk flisnin shqip.  

- Po, kanun, tamam, pikerisht, shqiptaret duket sikur udhehiqen nga ky kanun. aty flitet edhe per respektin ndaj te huajit, ndaj prones. 

- Per kanunin kam ndigjuar dhe une Rufin, - toki gotat Jani me neve,- por aty flitet dhe per gjak-marrjen, nje plage shum e rende. 

- Kjo Jani eshte sporadike, vetem ne pak zona, dhe kjo nuk e prek te huajin, ne shqiptaret, fatkeqesisht e kemi problemin me njeri-tjetrin, jo me te huajt qe vijne. 

- Po kjo qendron, - rrekelleu nje gllenge vere Rufini,- shqiptaret e kane problemin me pronen, me token, me punimin e saj, se edhe ta punosh duhet traktori, qe e zoteron nje person, karburanti po eshte i shtrenjte, me i shtrenjte se ketu tek neve, flitet per subvencionim por nuk zbatohet, dhe çdo gje ngelet primitive. 

- Ju mungon kerkesa e llogarise, nuk dine te kerkojne te drejtat e tyre.

- Kjo vjen se jane mesuar me pak, kerkojne pak, kenaqen me pak, po te shohesh tokat e shqiptarve nga lart, shef toka te papunuara, te degraduara, dhe te mos harrojme se jane toka pjellore, me mundesi ujitje, plot diell. 

- Jane disa faktore qe nuk e lene bujqesine te heci perpara, - mu kujtua Grava, specialisti i bujqesise, dhe fillova te permend disa prej tyre. 

- Po pikerisht, ketu duhet te ngrihen sipermarrjet bujqesore ku ti marrin me qira keto parcela, qe te zhvillohet bujqesia, ju jeni kthyer disa vjet, shum vjet mbrapa me bujqesine. 

- Se mos kane hecur perpara sektoret e tjere dhe na ngeli vetem bujqesia- buzeqesha une,"Ne çalojme nga te gjitha anet", mendova. 

- Ai turisti qe vjen, nuk ka nevoje te haje e te pije produkte te huaja, ai do te shijoje prokuktet e vendit ku viziton, dhe shumica e turisteve e kerkojne kete gje. 

- Me fal Rufin, por kjo gje eshte arrire ne Permet,- nderhyri Jani,- kam qene atje dhe kam ngelur i impresionuar, lere nje here qe ne çdo shtepi qe te shkoje, te trokisje per te pyetur, te hapnin deren dhe te fusnin brenda, te nxirrnin gliko, nje gje shume e shijshme e bere me fruta, kam provuar disa restorante atje dhe nuk kish gje me te paster e te shijshme, çdo gje e bere me produkte te vendit aty. 

- Ne Permet nuk kam qene Jani - rrekelleva pak vere,- por di qe jane njerez pastertore dhe te kulturuar, se i kam pare ne Tirane ku jam lindur e rritur, i shoh edhe ketu ne perendim. 

- Kur te takohemi perseri ne Albanie, Pjer, do te çoj une ne Permet me makinen time, dhe nuk ben vaki kurre,- ktheu syte nga Rufini ai,- qe te vonohet kamarieri si ne rrethet e tjera. 

- Ah, kjo gje eshte e bezdishme,- fshiu buzet me leter Rufini,- me ndodh gjithmon ne shume restorante shqiptare, nganjehere qellon qe te vijne akoma pa u ulur mire, dhe pasi te sjellin ate qe i kerkon, zhduken e nuk te vijne me, ti kerkon me sy por s'duken. 

- Me beri vaki nje here ne Vlore, ne nje lokal buze detit, diç me tutje nga, nga ajo rotondja.

- Nga Skela, Jani - plotesova une. 

- Po nga Skela, keshtu quhet ai vendi qe ndan dy plazhet Rufin, dhe porosita kafen, mbarova pune dhe po kerkoja kamarierin te paguaja, kur asnjeri nuk dukej, sa u detyrova te çohem e ti kerkoj, thuajse 10 minuta, shko tek banaku, dil jashte te veranda, si mund ta lene kasen e lekeve vetem, mire pijet. 

- Po ndoshta te kane pare ty njeri i vjeter, serioz, i huaj dhe e kane fjetur mendjen se nuk u ndodh gje, se po te kishin ne tavoline noi çun te ri, aty do rrinin ne banak pinc,- buzeqesha une. 

- Po nuk eshte puna vetem tek kamarieret, - nderhyri Rufini,- qe çalojne ne shume drejtime, por edhe te produktet qe tregtohen, isha nje here ne Tirane ne nje lokal lluksoz siç mu duk nga ambjenti dhe porosita konjak shqiptar, per çudi i kishin te gjitha pijet e huaja, e nuk kishin nje pije alkolike te vendit, per çudi edhe ujtin e kishin italian, tani ai i huaji qe vjen do te provoje pijet alkolike te vendit ku shkon dhe ti i nxjerr nje uiski qe ai ka nje jete te tere qe e pin. 

- Kete te mete e kam vene re dhe une Rufin, se sa here qe shkoj ne Albanie, porosis konjak ose fernet vendi, dhe per çudi mbajne vetem Fernet-Branka italian qe vjen era tretacikline, dhe shume here iu them shqiptarve te mij, qe te mbajne pije vendi per ne emigrantet dhe te huajt, mirpo seç kane nje koncept te gabuar, disa, per pijet e vendit, dhe ketu fajin kryesor e kane pronaret e ketyre lokaleve. 

- I ketij mendimi jam edhe une Pjer, jane pronaret, jane drejtuesit politik dhe ekonomik te atij vendi, qe e lejne turizmin dhe lokalet ne ate gjendje te mjeruar. 

- Ne shume lokale, mungon fleta e menyse, ti nuk di seç ka lokali, pa le me per çmimet qe edhe mund te ta rrisi po te te shohi si i huaj. 

- Kjo ka pas ndodhur dikur Rufin,- pashe dy grate qe morren drejt kopshtit,- eshte nje bezdi edhe per ne emigrantet apo edhe per kosovaret qe mbeshtesin ne mase turizmin tone, mua me vjen keq dhe inat kur njerez te paafte drejtojne nje lokal, nje banak, nje furnizim, kur perpiqen t'ia fusin emigrantit, kosovarit apo nje nga Europa, dhe ketu nuk e kuptojne se ia kane futur vetes se tyre. 

- Voala, por e keqja eshte se s'duan te mesojne, te ndigjojne, - fshiu buzet Jani. 

- Turizmi, pritja e turisteve, kerkon njerez te pregatitur, me shkolle, ku te dine gjithshka qysh nga pritja ne aeroport e hotel e deri tek paraqitja ne lokal apo guidat shoqeruese. 

- Ne mos gaboj Rufin, ky kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, ka rihapur nje shkolle per turizmin, shkolle e mesme, ku priten te dalin profesionistet e pare, nese mund ti quajme keshtu, dikur ka qene kjo shkolle, ishte mbyllur si shume shkolla profesionale dhe tani ky Erioni po i rihap, ngaqe edhe tregu i punes ka nevoje per profesionista. 

- Kjo eshte nje hap pozitiv Pjer, se une gjate ketyre viteve qe punoj me Albanien, biles kam punuar edhe ne kohen e socializmit me turizmin shqiptar, por ne ate kohe kishte te tjera probleme, ndersa tani ve re nje mos-profesionalizem te theksuar, ku edhe ne Afrike nuk e kam hasur. 

- Ah lere Afriken,- qeshi Jani, - se dhe ata keshtu jane, ku le nje gje, nuk e gjen diten tjeter, ku tjeter te premtojne e tjeter mjet apo njeri te sjellin. 

- Nuk them se afrikanet qendrojne me larte por kane ca gjera qe jane te gatshem ti rregullojne apo ti pranojne. 

- Me fal Rufin se te nderpres, se u bene 1 ore qe po flasim per turizmin, por doja te te pyesja se ç'pune beni konkretisht dhe praktikisht, ne sektorin e turizmit,- me erdhi pak zor qe e pyeta por doja te isha me preçiz ne ato qe kisha ne plan te thoja per turizmin shqiptar. 

- Une jam pronari i agjensise turistike Skanderbeg Tours,- nxorri nje kart-vizite nga xhepi i kemishes ai,- une punoj me Albanien dhe Afriken. 

- A ha,- morra fryme thelle duke pare fytyren e tij qe ngjasonte me shqiptaret,- dhe sa i keni paketat per Shqiperine, do isha kurioz,- buzeqesha.  

- 700 euro per 2 jave. 

- Me fal por me duket pakez si shtrenjt, se per Turqi shoh disa paketa 350 euro.  

- Perkundrazi, kjo eshte shume lire, ka paketa me te shtrenjta. 

- Ato paketat e lira,- nderhyri Jani duke i bere me shenje Rufinit qe te hidhte me shume vere,- jane ca hotele tutje Antalias ku bllokohesh ne nje vend dhe nuk sheh asgje perveç detit, jo-jo, kete pakete une nuk e dua, faleminderit, pa atraksione nuk me hyn ne pune. 

- Une turisteve te mij belg, i shetis ne shume vende, i çoj deri ne Valbona. 

- I bini nga autostrada per Kosove Rufin. 

- Joo, ç'do shohesh nga autostrada, i çoj me traget, eshte nje linje trageti aty. 

- Po sikur i bie gjate ashtu. 

- Gjate vertet, por ia vlen, sheh tjetri çdo pamje, nuk ka pamje me te bukura se andej, nje kafe te pish andej, eshte e pakrahasueshme me nje kafe ne Antwerpen, pa le guzhina karakteristike andej nga Thethi, dhe lire biles. 

- Rufin, duke qene se ke nje jete te tere me turizmin, une kam nje ide, me sakte nje enderr, dhe kam shkruar per kete gje shum vite perpara, qe, mund te duket si utopi por eshte e realizueshme, qe, ju ketu ne Belgjike dhe Hollande, ju keni shume azmatike, pse keta te mos ofrohen per sherim ne klimen tone te ngrohte, pra te zhvillojme turizmin shendetesor, se ketu ka edhe shume reumatike. 

- Po çfar thame ne gjer tani, qe juve s'keni kushtet, mire diellin, ujtin, guzhinen i keni me bollek dhe mire, por a i mjaftojne vetem keto nje te semuri, se ai do kushte  specifike. 

- Ne fakt Rufin, nje qender te tille,- nderhyri Jani,- me ujra termale e kam pare vete dhe nuk mu duk keq, kish nevoje per permisim dhe investime por premtonte shume. 

- Kjo eshte jo vetem ne interesin tone, te turizmit tone por dhe tuajin, sikunder dhe te pacientit, imagjinoni, me qindra azmatike dhe reumatike permisohen,- dhe i permenda dy llixhat kryesore dhe pyjet e klimen e paster ne Voskopoje, Kolonje, Kukes, Lure. 

- Kjo eshte vertet enderr, enderr e bukur, sikunder dhe ajo endrra e ish presidentit tuaj Ramiz Aliaj per zhvillimin e turizmit elitar, si mund te zhvillosh turizmin elitar kur s'ke kushte akoma edhe per turistin e zakonshem. 

- Ajo ishte vertet utopi Rufin, ndersa kjo qe them une nuk eshte utopi, duhet vetem te filloje me grupe te vogla, shifet rezultati, dhe shfaqin vete interes te semuret, siç shifet edhe me turizmin dentar ku shum emigrante dhe te huaj zgjedhin Albanien per te rregulluar dhembet e tyre. 

- Turisti jone, si belg si hollandez, eshte pak kapriçoz, i duan gjerat sipas shijes se tyre dhe jo sipas shijes se shqiptarit, dhe kur ta kuptoni juve kete, athere do shohim nje fluks me te madh turistesh drejt vendit tuaj. 

- Qe ne kemi te meta, kete gje e veme re edhe ne vete, Jani e di, eshte nje sajt ku marrin pjese shume emigrante, peshkupauje, dhe aty shume japin verejtjet e tyre ndaj sherbimit te dobet ne shum lokale apo hotele. 

- Per te metat qe vihen re, Pjer, e rendesishme eshte qe te ndergjegjesohen jo vetem ata qe punojne ne hoteleri e restorante, por dhe drejtuesit lokal apo administratoret e ndryshem, se ti i thua qe kjo nuk eshte mire dhe ai var turinjte, ti i permend se si duhet rregulluar kjo gje dhe ata te marrin per mendjemadh, 

- Dhe me keq akoma,- nderhyri Jani,- mendimi i tjetrit iu duket kot, iu pelqen mendja e tyre, mendimi i tyre iu duket brilant, ndersa i tjetrin nuk vlen. 

- E di se me ka ndodhur dhe mua kjo gje,- lashe pirunin mbi pjate,- biles po te jesh i huaj apo emigrant, kerkojne apo pretendojne anen materiale, financiare te tende, jo ide, jo mend, thjesht kerkojne te hedhesh para, se per ide kemi vete te thone. 

- Voala, - qeshen te dy, - tamam, tamam keshtu eshte. 

- Une iu kam dhene ide plot per turizmin, se ka ca gjera qe nuk kerkojne para, thjesht vullnet, por nuk e di pse hecin me hapin e breshkes. 

- Pjeri, Rufin, ka bere nje liber ku ka plot ide-projekte, nje pjese drejtuar vete autoriteteve shqiptare, ide shum te shkelqyera, dhe rezultati, he. 

- Oh, kjo eshte diçka shum e mire qe interesohesh per vendin tend, dhe mua me vjen keq qe nuk e terheqin mendimin bashkohor, sikunder me vjen keq qe ai vend strategjik, ne nje pozicion te shkelqyer, ne mesdhe, kanali i O oo....

- Otrantos - plotesova une. 

- Po, kanali i Otrantos, nje pozicion i shkelqyer e strategjik, nje vend i tille te jete shume me mbrapa se vendet pereth. 

- Ata kane ishullin e Sazanit, qe mund te behej nje atraksion i shkelqyer per turistet. 

- Ne mos gaboj Jani, tani kane filluar te çojne vizitore aty, per Sazanin kam shkruar para shum viteve. 

- Ka filluar vertet, se isha dhe vete me gruan, lere qe anija per pak na çoi mbrapa Karaburunit, per pak sa su perplasem, gruaja volli, ç'kemi hequr, timonieri nje njeri pa shkollen e duhur. 

- Ne kohen kur ishim aty Jani se bashku, ne qershor, nje anije qe çonte turistet ne Sazan, gjate kthimit u perplas me nje varke te vogel, aty ne Radhime, do ta kesh ndigjuar ose pare, por shyqyr qe s'kish te vdekur, dhe timonieri, sipas lajmeve, ishte pa liçensen perkatese per drejtim anijesh, kot pune amatoresh. 

- Po pra kjo eshte çeshtja shkurt, se ne Albanie punesojne njerez te paafte, qe me shume e demtojne turizmin se e çojne perpara. 

- Kjo ndodh Rufin, se pronaret, ne te shumten e rasteve, punesojne njerzit e familjes, te fisit, paçka se ai nuk merr vesh nga ajo pune. 

- Po, por kjo eshte e demshme Pjer, kesaj i thone ta nisesh keq qysh ne fillim, pse ne kohen kur ishte vetem nje firme turistike Albturizmi, kishte njerez serioz ne pune, ndersa tani jane me dhjetra firma turistike aty, dhe s'ka seriozitet, shihet nje paaftesi qe te vret syte.  

- Me morri ne telefon nje çift nga Brukseli, Rufin, dhe me kerkuan nje pakete 2 javore per Albanie, per 4 veta, kishin dy femije, iu thashe dakort por pa femijet, ku ti leme femijet, eshte puna juaj iu thashe, femijet do merziten dy jave aty iu thashe, pse ti merrnin ne qafe, s'ka atraksione per femijet ne Albanie. 

- Sidoqofte Jani, ne Shqiperi kan filluar lokale dhe hotele me kende lojrash per femijet, gjyhna qe nuk i ke pranuar. 

- Por po t'ju jepja paketen per Albanie Pjer, femijet e ngulisin ne mendje qe ai vend eshte i merzitshem, dhe kur rriten nuk i sjellin me femijet e tyre ne ate vend, ndersa po te kenaqet femija, i thote prindit se dua atje te shkojme perseri, dhe kur rritet vjen perseri ai per te rikujtuar copeza nga femijeria. 

- I ke pare atraksionet per femije ne Spanje, Pjer. 

- Jo Rufin, por Spanja ka shum dekada eksperienc me turizmin, dhe shum investime, ne sapo e kemi filluar.  

- Ju albaneset mund te merziteni me kete gje Pjer, por une ne kete rast, me kete refuzim qe i bera atij çiftit me femije, e mbroja Albanien nga nje imazh i keq, se ai po te shkonte ne Albanie, s'do kthehej me heren tjeter, plus qe kur ta pyesnin miqte dhe farefisi, çfar do u thonte.   

- Mundet Jani, mundet, mund te jete ashtu siç thua ti. 

- Isha nje here Jani ne vitin 2004 a 2005 ne Tirane, - la goten e veres ne tavoline Rufini. 

- Te hap shishen tjeter, se kam dhe nje si kjo, he, do dhe ti Pjer. 

- Ulu Jani, ulu, se s'dua, po pate uje te gazuar na sill. 

- Edhe mua Jani, uje te gazuar. 

- Ka qene ai Berisha, po-po Berisha, dhe doja te testoja se si ishte gjendja e Tiranes naten, e dal rreth ores 12-1 te nates neper rruge me aparatin fotografik duke bere foto, nje ketu e nje atje, kalova nga blloku, nga Presidenca, nga stadiumi, nga ca rrugica te vogla, faleminderit per ujtin Jani, dola nga unaza, arrita tek spitali, vetem hec e shih a po me gjurmonte njeri apo jo. 

- Po deri ne 12-1 te nates i ke te gjithe duke shetitur, - buzeqeshi Jani. 

- Po por arriti ora 4 e mengjezit, çoku shifje noi pastruse apo pastrues. 

- Ne ate ore vetem ata sheh,- buzeqesha une, " ç'ne vetem, ose mos ka patur noi çip, per çdo eventualitet", mendova. 

- Jo kish edhe te rinj, noi çift, por secili shifte punen e tij, dhe kjo me pelqeu, biles aty nga ora 4 i kerkova nje çifti te me bente nje foto dhe iu dhashe aparatin, doja te dija se si do reagonin, beme foton dhe ter mirsjellje ma kthyen aparatin fotografik, dhe kjo ishte shume e rendesishme, siguria e turistit, prandaj dhe une Jani jam kaq i dashuruar çmendurisht me kete popull e kete vend. 

- Mendoj se kjo gje eshte edhe sot qe ne flasim,- me erdhi mire per konsideraten ndaj Shqiperise dhe shqiptarve,- Albania po fiton çdo vit e me teper nje fare stabiliteti, me gjith te metat qe vihen re ne shume sektore. 

- Tani eshte e veshtire te shohesh police qe te kerkojne para Rufin, tani policet, nje pjese te tyre i ke me mini-kamera,- dhe Jani po iu tregonte nga eksperienca e vet ne Shqiperi me makine. 

- Ju kur do shkoni Jani andej, mbase puqemi bashke. 

- Them nga gushti e nga shtatori do kthehem Rufin. e ndoshta puqem edhe me Pjerin ne shtator,- po shihte nga mua ai. 

- Une Jani, them te jem aty nga nendori, per shkak te panairit te librit, qe zhvillohet çdo vit ne nendor. 

- E he, - u pergjigj Rufini,- ndoshta gjej dhe une kohen per nendor. 

- Pse jo,- u çova  duke lene shishen e ujtit bosh ne tavoline,- biles te tre bashke do ishte gje e bukur. 

- Po ulu pse u çove, grua ku i ke embelsirat. 

- Une jam kundra sheqerit Jani, ja kaluam gati 2-3 ore se bashku,- pashe embelsirat qe erdhen menjehere. Pashe gruan qe nuk po i bente naze embelsires. 

- Athere do planifikojm edhe neve nje udhetim per Albanie ne nendor,- fshiu buzet gruaja e Janit,- ate dite e kaluam shum bukur ne Kukes, ishte qytez fantastike,- filloi ti tregonte Rufinit ajo per Kuksit. 

- Po, por ate piken e pritjes se turisteve, obelisku, atje s'kishte asnjeri. 

- Qelluam dhe fundjave prandaj - iu pergjigj burrit ajo. 

- Sidoqofte Pjer ju ne nendor do jeni ne Tirane. 

- Nuk perjashtohet mundesia Rufin, qe te jemi javen e fundit te tetorit ose ditet e fundit te tetorit dhe dy javet e para te saj, ose tre javet e para,- leviza drejt korridorit, i pasuar nga te ter te pranishmit. Fillova te bej ca shaka me Janin per shkallet e brendeshme te viles dhe po vrisja mendjen se si nje njeri me te gjitha kushtet, e kalonte gjysmen e jetes ne Shqiperi. Ai vend, seç kishte diçka magjike qe i terhiqte te huajt dhe emigrantet, qe dhe po aq i merziste ne disa raste per shkak te mungeses se kushteve dhe evenimenteve. Pashe qe edhe Rufini po u jepte doren. 

- Ah, une dhashe se ju do rini. 

- Ah, jo-jo Pjer, se dhe une kam pune, pastaj ti je ketu afer, 20 minuta, ndersa une 1-ore per te mos thene 1 ore e gjysem po te kete trafik tani, morri drejt deres ai. 

 E pashe qe ana emocionale nuk ishte vetem ne anen time, por dhe te tyre. Si duket donin te tregonin se ishin korrekt. E njihnin Shqiperine mire, shume me mire se te huajt e tjere, dhe deshironin ta shihnin me mire, e per kete gje me vinte mire, pavarsisht kritikave te tyre. Hypa ne makine dhe i pershendeta te dy, Janin me gruan. Hapa syte per Rufinin, por ai ishte zhdukur. 

 

74 Komente

Eshte e trishtuar qe palloshi merr lavdine per zhvillimin e turizmit kur meriten e kane  njerez si Pjeri qe punojne pas skene me sinqeritet, pa buje e pa interes thjesht nga dashuria per vendin.

Me ne fund ta qiten meneer Pjer. Shume kopila keta te peshkut qe ta qisin diten e hene dhe jo te djelen apo e shtunen.

Hapa syte per Rufinin, por ai ishte zhdukur.

Kam frike se ke rene ne shoqni te gabueme meneer Pjer, miku nuk zhduket keshtu. Pastaj ato varavingat ne 4.00 te mengjesit. Kam frike se edhe ky rrufjani ka ndonje sensor te lidhur me satelitin. Pasi provove rrugen e seksit, tani po provon rrugen e agjentures, mire meneer mire. Por, heren tjeter lidhe tregimin dhe me sativen e avionat qe ulen e ngrihen - them se do e beje me interesante e aktuale.

 pjer, bir, boll ndenje prapa ekranit  . shoket po te presin 

Ehh, prapa ekranit na iku jeta te gjithve Dino smiley

Admin, flm qe e nxorret, se ma nxorret qumshin e nones nga goja duke ju lutur qe ta nxirrni, me lat tre dit pa gjume, apo me gjume te shqetesuar, sa fillova ta shtoj dozen e veres dhe te uiskit.  Sa jam lodhur me juve adminer, nuk jam lodhur as ne pune, nje tension i papare, sa dhe tani po pyes, mire qe e nxorret po ku eshte rubrika; Mos Humbisni, se mua nuk me del, une tregimin e nxorra nga rubrika; Me te rejat. 

Do t'ju lutem dhe nje here, e kryet qe e kryet punen, nxirreni te shkreten ne pagine, apo ballore ta shohin te gjithe. Mos ma boni siç e bote me Intervisten, a te keqen, se u lodha me juve. 

Ah, flm, tani e pashe, rrofshi admina, keni nga 1 shishe vere te vjeter, po te vini ketu ne Belgjike. 

po te vini ketu ne Belgjike.

do te keshilloja ta hiqje kete menyren kushtore te ndertimit te fjalive, i nderuar. Ne kete rast nuk te prish shume pune pervecse ben qe te tjeret te krijojne per ty pershtypje te gabuar...te mendojne sikur je kurrnac. Se kush do bente rruge Belgjike vec per nje shishe vere te 2006 a 2007, fjala vjen?
Por kjo menyre komunikimi te ka prishur pune edhe atje lart...
U drejtohesh personave me shprehje "po te duan...", "po te kene mend, duhet te me degjojne mua..." etj, etj.
Nuk mund t'u drejtohesh zyrtareve me nje gjuhe te tille, i nderuar, nqse aspiron qe nje dite te punosh ne nje dikaster, aq me shume si drejtues i larte i tij

Pse i dashur, kaq rendesi i vikan ata lart menyres se komunikimit, para ide-projektit. Nese une do zgjidhja ndermjet ketyre te dyjave, Menyres se Komunikimit dhe Ide-Projektit, une do shihja ne fillim peshen e ide-projektit, dhe nese kjo do ishte me shum interes, do zgjidhja kete ne kurriz te menyres se komunikimit, se kjo rregullohet sapo te ulesh ne tavoline. 

Po nuk dite ta artikulosh ate projekt-idene tende, te rrofte qe e ke ne mendje. Ta dish ti sa pergatiten robte per te mbajtur nje prezantim 10 minutesh...Duhet te dish edhe ku te futesh humorin, ku te ngresh zerin, si te shprehesh qe te mos ofendosh publikun qe te degjon, etj.etj.etj. Te puna ime e meparshme na trajnuan 2 muaj rresht per kete, me video duke na treguar levizjet qe benim kur flisnim, tonin e zerit, mimikat e fytyres, ku e hidhnim shikimin, a ishte a s'ishte e interesuar audienca, gjithe keto detaje qe normalisht s'i mendon ose te duken sikur ata qe e bejne e kane kollaj dhe eshte kollaj per te gjithe.

 

Pastaj cuditet pse s'i shitet fare libri.

E di i nderuar e di, se dhe une kam bo nje kurs 1 ditor smiley  per paraqitjen, tamam siç ke bo ti. Biles kam bo dhe 1 kurs 1 ditor per stresin smiley me tha shefi;

- Thomas duke qene se ti je i stresuar dhe na ben dhe neve me stres smiley do shkosh ne kurs neser. 

- Shef po ti ngele tu qesh nga batutat e mia, - i thashe. 

- Po vertete, por ka momente qe ti nuk permbahesh, shperthen, nuk di ta kontrrollosh stresin. smiley

Mos i degjo keta konferencieret, Pjer, teknologjia ka ecur me hapa gjigante. Kur mban fjalime kane me teper rendesi pauzat sesa llafet qe thua. Me nje microfonon te vogel te veshi, te drejtojne direkt nga studioja qendrore, ca te thuash e si te kunderpergjigjesh.

Kthu qe...pirdhi mu ne kurs!

I kerkon edhe shefit tend te t'i vere te dera kryesore ato arritjet e tua ne teknikat e magazinimit, qe t'i lexojne te gjithe e te mesojne, apo vetem ketu ne blog e ke ate fiksim qe te shikosh tregimet e tua ne faqe te pare?

Po shoh " Gjeneral Gramafonin " , kryeveper.

Jani...Rufini..Jani...Rufini....

Tut mir leid Pjer , e merzitshme.

Brado aty s'ka vetem Jani e Rufini, por ka edhe; 

" ..... - Ka qene ai Berisha, po-po Berisha, dhe doja te testoja se si ishte gjendja e Tiranes naten, e dal rreth ores 12-1 te nates neper rruge me aparatin fotografik duke bere foto, nje ketu e nje atje, kalova nga blloku, nga Presidenca, nga stadiumi, nga ca rrugica te vogla, faleminderit per ujtin Jani, dola nga unaza, arrita tek spitali, vetem hec e shih a po me gjurmonte njeri apo jo. 

- Po deri ne 12-1 te nates i ke te gjithe duke shetitur, - buzeqeshi Jani. 

- Po por arriti ora 4 e mengjezit, çoku shifje noi pastruse apo pastrues. 

- Ne ate ore vetem ata sheh,- buzeqesha une, " ç'ne vetem, ose mos ka patur noi çip, per çdo eventualitet", mendova. 

- Jo kish edhe te rinj, noi çift, por secili shifte punen e tij, dhe kjo me pelqeu, biles aty nga ora 4 i kerkova nje çifti te me bente nje foto dhe iu dhashe aparatin, doja te dija se si do reagonin, beme foton dhe ter mirsjellje ma kthyen aparatin fotografik, dhe kjo ishte shume e rendesishme, siguria e turistit, prandaj dhe une Jani jam kaq i dashuruar çmendurisht me kete popull e kete vend......"

 

Vetem per kete konsiderate, ku futet edhe komandanti jot (qe une e quaj Buall Mavria), ti duhej te ishe me i vemendeshem ne mesim smiley Por si duket e ke lexuar vertikalisht smiley

- Me fal Rufin se te nderpres, se u bene 1 ore qe po flasim per turizmin, por doja te te pyesja se ç'pune beni konkretisht dhe praktikisht, ne sektorin e turizmit,- me erdhi pak zor qe e pyeta por doja te isha me preçiz ne ato qe kisha ne plan te thoja per turizmin shqiptar. 

- Une jam pronari i agjensise turistike Skanderbeg Tours,- nxorri nje kart-vizite nga xhepi i kemishes ai,- une punoj me Albanien dhe Afriken.

 

-megjithse pak me vonese, pyetje e  mençur kjo Pjero. ky dmth qenka perfaqesuesi i firmes 2A.

po mire ,  po zotni Rufini nuk te pyeti, te pakten per reprocitet: po ju zoti Pjerin me se merreni, cfare perfaqesoni, cfare  roli luani ekzaktesisht ne sektorin e turizmit ne Albanie ?

o.k, lexova me poshte qe paske thene se perfaqeson ''sajtin peshkupauje''. por dakord, peshkupauje nuk eshte se ka shume lidhje me turizmin, apo jo ?

Voala!

I dashur Belul, mesa kuptova une nga biseda, Rufini ishte i pasur, me lidhje/koneksi me ata lart, biznesmen novator, dhe besoj se duhet te kete marre informacion per mua (jo vetem nga Jani), dhe keshtu qe qe pyetje e tille, thjesht do ta vinte biseden ne siklet, do dukej pyetje pa kuptim. 

Normalisht, edhe mua me erdhi zor qe pyeta, por duke qene se Jani nuk me sqaroi qarte se kush ishte, bo vaki ata kane biseduar se bashku per kete takim, pra gjithshka ishte e organizuar nga ata,  une thjesht ngaqe e pashe qe biseda ishte e nje niveli te larte, doja te sigurohesha se me ke kisha te beja. 

Po mire, kush eshte thelbi i intervistes Pjer? Ajo qe dua te them eshte se ti kete e quajte "Intervista e shekullit". Pse? Cfare kishte kaq te rendesishme? Cfare te mire sjell per Shqiperine? A bete ndonje plan konkret? Te thuash hallve e ftohte eshte pak...

Ai apo ajo qe e gjen thelbin ka nje shishe vere te vjeter bullgaro-hungarezo-franceze nga te qilarit te Pjerit.

"Germo Tare germo, se qenin e ngordhur ke per te gjetur"

 

Takimi i shekullit doja te thoja. E mora vesh mire ti, keshtuqe mos i devijo muhabetit. Do kthesh pergjigje per ato me lart apo do e besh si KM edhe ti?

smiley jo-jo nuk jam si KM une qe fut koken si struci. I vura ate titull thjesht per ngacmim, se e dija qe nje pjese qe lexojne vertikalisht dhe jo horizontalisht, do kapeshin/griceshin pas titullit, dhe do fillonin smiley 

Ok, nuk na qenka takimi i shekullit. Po pse gjithe ajo zhurme qe te botohej? Ja une qe e lexova horizontalisht kuptova qe ti more vesh nga Rufini qe potenciali i turizmit ne Shqiperi nuk shfrytezohet plotesisht. Po nuk na duhej Rufini per ta kuptuar kete gje. E ky Rufini nuk m'u duk ndonje pezzo grosso mua, me thene te drejten.

Po ti ben mire qe ato idete e tua, si per shembull per shfrytezimin e ujerave termale, ti cosh ne veshin e investitoreve te vertete, e jo te Rufinerave me shoke.

Vetem Pjeri takon nje biznesmen te vogel dhe kujton se eshte pecogroso dhe e quan Takimi i Shekullit. Ndoshta ngaqe Rufjani ishte vendali dhe jo Sirjano-Yemen-Bangladeshas. Pjerit i dhimbset dora te pakten t'i bente pak reklame agjencise se Rufjanit. Pjero, heren tjeter bliji biletat tek agjencia e Rufjanit: http://www.skanderbegtours.com/

Gjembo, po ta sillja une keshtu me link, do fillonin te me akuzonin si reklamaxhi smiley keshtu qe e lashe, dhe sikur ta dija qe ndonje do ta sillte smiley gjate debateve, me gjith men kjo ndodhi fale teje smiley

Momo, qe turizmi ne Shqiperi ka potenciale te pashfrytezume, une nuk prisja nga Rufini ta ndigjoja, se e shihja vete çdo vit (qe shkoj dy here), dhe nga shume analiste e gazetare shqiptare qe shkruajne per turizmin  aty. Une solla mendimin, pershtypjen e Rufinit dhe te Janit ne tregim, jo per ty, por per te tjere qe punojne me turizmin apo Horeken (siç quhet Hotel+Restorant+Plazh), per ta pare ata se si e gjykojne te huajt turizmin ne Shqiperi. 

Ahhh po meqe nuk qenka per ne, kot qe komentokemi pra.

 

Komento Momo se dhe 38 komente dhe Pjeri fiton bastin.

ho-re-ca , Pjero,  nuk ka te beje dhe aq me plazhin,  por eshte shkurtimi i bizneseve ku haet dhe pihet. pra:  hotel- restorant- cafe/ catering.

Rrofsh qe ma kujtove i nderuar, se po thoja po kjo;  ca , çfar eshte smiley  se keta ngaterrojne dhe djallin , jo me neve dhe femijet qe mesojne qe C eshte C dhe jo K, e veç kur del pastaj Cafe smiley pika qe su bie. 

"Rrofsh qe ma mesove" ti thuash Belulit, se duket qe nuk e dije.

Ku e di ti Pjer qe une nuk merrem me "horeca"? Pse paragjykon? Ti nuk i njeh personat me te cilet komenton, e mund te habiteshe ndonjehere po ta dije smiley

Momo, ma rikujtoi, por une e kisha harruar. Biles tani me kujtohet mire, e kemi mesuar ne shkolle per hollandishten, para shum viteve, ato vitet e para smiley

...po te vene ne Belgjike.

Sigurisht!

Vlonjati ishte ne Belgjike, sa here i kishte ofruar shishe vere nga ketu te peshku, kur erdhi puna Pjeri u fsheh su be i gjalle, keshtu me tha vlonjati ne privat, prandaj mos shkoni kot per shishen e veres.

Edhe me Bredharakun te njejten gje. Keshtu tha Bredharaku ketu ne publik.

Vlonjati, po te me njoftonte ketu ne posten private te Peshkut, ose imeil, se do vinte ne Belgjike dhe do kish deshire te takohej, une isha gati qe per gjith naten te udhetoja dhe ta takoja, se une fatkeqesisht, jam pak ndryshe nga shqiptaret e tjere, jam model i vjeter. 

Mirpo ai su bo i gjalle, ne fakt u bo i gjalle vetem per te reklamuar qe kish qene ne Bruksel smiley

U be, i nderuar, u be. Biles, ne do ta dish, qellimi i postimit te komenteve te tij qe atje ishte qe zotrote te kujtoheshe dhe t'i beje nje ftese publike dhe qe ai te ndermjetsonte per takimin me E.B., sipas porosise se vete E.B.se. Por zotrote, nuk u ndjeve...kurseve veren 

Po ç'vere kurseva a derzi, se po me pellcet bodrumi nga vera smiley 

ah mer Pjero, po kshu mendon se  e hedh lumin ti, gjithmone..  dmth, Rufini  e paskesh bere detyren e shtepise , kishte marre infot e duhura dhe kishte ardhur i pergatitur ne tavoline. 

por nuk mund te thuash te njejten gje per ty ama. ti ja delegon  fajin Janit.. ''nuk me sqaroi Jani'', thua. mungese serioziteti, amatorizem.. kete pershtypje ka krijuar biznesmeni i rafinuar, Rufin per ty Pjero. me vjen keq !

Ai paska qene me te vertete Rufinato! E rekrutuan dhe Pjerin ne sherbimet e huaja te Belgjikes. Dhe me se, me nje pjate sallate belge, patate te ziera me fruta e me nje lloj majoneze.

Ja se per ndonje muaj do t'i dali emri ne wikileaks si personi i rekrutuar per te vrare Sali Berishen, ose Edi Ramen. Keta tipat e rendomte gjejne per keto lloj punesh, si puna e atij Harvi Li Osuald qe vrau Kenedin.

Kthupi po ke material tek VQ per kete pune, e ke tek pjesa e Intervistes. 

smiley. Nuk e kam lexuar VQ Pjer dhe as tregimet ketu. Kam nje huq te madh qe kur shikoj gabime drejtshkrimore, menjehere me iken deshira per te lexuar ndonje gje.

Gjersa ta lexosh VQ - ne nuk ka per tu ndare Pjeri! smiley Psh si redaktore do te pranonte me kenaqesi. 

Keshtu dhe une dikur Kthupi, kur shikoja me gabime drejtshkimore apo dialekte, me ikte deshira, mirpo tani kam ndryshuar menie, sepse ato "gabimet", dialektizmat, i lej vete, i boj vete smiley Kane nje qellim dhe ato, qe te ta shpjegoj ketu, duhet i not dimri smiley te rrijm bashke smiley

Ej Pjero sikur the qe ia dergove tregimi dhe km-se. Mesa duket do kete qene urdheri i tij qe u botu.

E shkruani km-ne me shkronja te vogla sikur i drejtoheni kembes! 

Evitojme search engines e rrezikshme. 

Apo nuk ngjan si koma e çikllopit smiley

Pjer meqe te takova ketu, me kete tregim mua me duket sikur vajte te hiqje vetullen dhe nxore syrin! smiley

Pjero ti do me kthy ne te qeshme, po me thone te drejten u kompromentove ronde. Se per ate foton thu jo po ma muntune jo po s'jom aq i gjate (dynjoja po ndrrojn seks e jo mo me shtu nji centimeter), hajt mo ta besume. Po ktu e the vete qe je lidh me qeverine e kte s'e moho dot mo. Kujdes se do te bojn artikull, sic ia bone Cacit. smiley

Ne fakt Tirona, edhe per mu menojn se jam i pasur si ai/ata, mirpo nuk e dijn qe un jom i pasur vetem nga ana shpirterore smiley

Kshu thote ne Ai i modhi, s'me hy ne sy parja. Ti paska njit huqet. Ishalla dhe m'ate drejtimin tjeter mo. smiley 

Tirona, kur thashe qe ia dergova km tregimin, ma kujto pak se bo vaki kam harruar. 

Per Heretikun, ja dhe ajo pjesa e Byth-derrases qe e bone legjende, qe te filluan te prisheshin mendimet si nga mbrapa;  

" ......  Shoferi i pijeve, u duk pas pak. Mora fernet dhe konjak. Nxorra tufen e lekeve dhe pagova, rreth 3000 lek = 21 euro, 6 litra. 

- Tani do t'qeras une, me i got raki, - foli shoferi, nje burre rreth te 60-tave, me fytyre dhe trup te vrare. 

- Jo s'ka problem, po nese e ke rrugen per tek tregu, ku nisen autobuzat, mire. 

- Jo jo, do t'qeras me i got raki te bome vet, - dhe u nisem. Arkat dhe shishet me pije, lekundeshin dhe dukeshin sikur do rrezoheshin nga rruga e keqe ter gropa. Se nga u fut n'mes ca pallateve dhe kur ndaloi ne m'mes dy pallateve. Kemennguli te me qeraste vetem me nje gote raki. 

- Leje çanten aty, nuk luan njeri ketu, - me siguroi ai. Kisha hallin jo te pijeve, por te fletores time ku ishin tezat per Shqiperine. Ajo qe per nje shqiptar nuk kish vlere, per mua kish vlere miliarda. 

Ai trokiti ne nje si dyqan, nga ku doli nje grua qe sapo ish zgjuar nga gjumi. Me çelsa ne dore, ajo hapi dyqanin ngjitur me te. Ishte nje si tip klubi, klub lagjeje. U ula ne ate menyre qe te shihja edhe makinen, ku kisha lene çanten. Shoferi u çua, seç mori brenda banakut, gje qe me la te kuptoj se ishte si i shtepise me kete klub. Ajo solli dy gota raki. Pas pak ai thirri dhe klubisten. Ajo erdhi e ul aty me nje gote raki. Nje grua rreth moshes time, por si e vrare pakez. Duke bere muhabet me shoferin, ai seç me bente ca shenja per klubisten. Ne fillim kujtova se mos kish qejf vete, por jo ai po thosh se kjo ishte gati per ty. 

- Esht e mir dreqi, eshte e mire, - po zgerdhihej ai me te, dhe kthente koken nga mua duke me shkelur syrin dhe bere me koke qe mund te çohesha me te. 

Klubistja, u çua seç vajti pas banakut, dhe erdhi prape. Shoferi ma beri me shenje dhe foli si neper dhembe se mund ta .... Vura re se ajo s'kish vidhe femrore, ishte pak a shume si derrase. Do ishte nje rast i mire per mua, si njeri qe kisha nje jete te tere vetem me fasule, te provoja nje gjelle tjeter, thjesht edhe per te ditur ndryshimin fizik te vagines, nga nje femer tek nje femer. Por çe do, e para nuk kish vithe dhe e dyta nuk para me pelqente, qe ne nje akt sublim fiziollogjik, te futej ne mes leku. Mu kujtua kur i kisha thene me shaka shefit,.......

vazhdon 

" ...... Mu kujtua kur i kisha thene me shaka shefit, se ne ndermarjen tone duhet te nxjerrim nje rregull te ri per femrat; Te mos lejojme qe femra byth-derrase te punojne tek ne, duhet te pranojme vetem byth-derre. 

- Do e pijm dhe nga nje, - me shkeputi nga fantazia shoferi, - se qenka e mire si kjo. 

- Jo jo mbaroje goten, se e mbarova une, aq e kam une 1 gote. 

- ç'a s'te pelqeu rakia. 

- Jo jo, rakia qe e mire, duket e bome vet, por s'kam kohe, me duhet te nisem se kam shum pune. 

- Lene se s'do shoku, - foli pak si e merzitur ajo. Sikur ta dija qe do merzitej, e kisha eksperience nga jeta me femrat, isha treguar gjithmon budalla me to, dhe nuk ishte çudi qe ndonje me kishte "mallkuar", gjersa ne jete kisha shanc derri. 

Ai insistoi per te qendruar dhe pak, por une u çova. Rruges ai insistoi te me çonte tek fugonat, por une i kerkova prere te me linte afer autobuzave, dhe ashtu u be......" 

 

Lexoje Heretiko, qe te kuptosh se ç'budalliqe flet. Mos u bazo ne fantazi, por ne ate qe lexon vete. 

Ik o romancier se u bere fare!

Pse tregime me seks jane keto? Tiku e do pith sade, 

ik O Tiku , ik , mos e lexo fare!

Pse ballçekan, une lexova, u eksitova, masturbova sipas ritmit fonetik te parulles se latineve te urte: veni, vidi, vici!

Tani po iki, sepse perveç nano ik, berish ik, ram ik, ka edhe tik ik!

Dhe iki i trishtuar, sepse tere artistet e konsiderojne artin me me vlere dhe me te rendesishem se realiteti. Arti qendron mbi realitetin, realiteti qendron ngambrapa artit!

muvi stalker69 qendron mbi realitetin96, ndersa realiteti96 qendron ngambrapa muvi stalker69!

Nuk ka mastrubim aty jooo. Arti aty mund te mos jete ne lartesine e duhur, por mos u mastrubo menderisht. Merre mundimin lexo nje here tregimin pastaj gjyko, se te del me mire. Une nuk pretendoj te jem noi shkrimtar i madh, jane thjesht copeza pershtypjesh nga udhetimi ne Shqiperi. Nuk ka gare, nuk jemi ne forum shkrimtaresh, çlirohu dhe merre jeten me lehte, mos u sforco. Mos e merr gallaten per serioze dhe seriozen per gallate. Kaq mjafton dhe te rregullohet mendimi/gjykimi. 

Cao se ika per pune. 

E or e ...le te flasin bota, ti vazhdo tenden. E ke kapur mire kete fushen e pornos, aty thellohu e je ne rregull. As obligacione as lesh me qime.

O Pjer o yll ... je talent i lindur per letersi . I kthjellet , i thjeshte i kuptueshem per te gjithe aq i perpikte ne peshkrimin dhe shtjellimin e tregimit sa te duket sikur je aty ! Pa bollshite me filozofe e budalliqe qe shumica nuk kane asnje fije deshire per ti lexue , perkundrazi neveri . Krejt e kunderta e atyne shkrimtarucave qe jane shfaqe pas '90 qe as per propopganduesa katundi nuk vlejne . Je fantastik dhe vetem vulgaret smiraxhi te urrejne , fatkeqesisht keta perbejne nje pjese jo te vogel te shqiptarise sot . Ketu ne peshk nuk ka pase dhe nuk ka asnji qe te te afrohet sadopak me krijimtarine tende maksimumi shkojne deri te bejtexhiu . You are gifted .

Jacku, une nuk eshte se jam noi talent i madh por ushtroj doren smiley Ne fakt dy kane qene dhe jane shkrimtaret me te medhenj te Peshkut,  Emigranti dhe Akullnaja , te dy te larguar nga Peshku. Uroj qe te dy te afrohen perseri smiley

Me vje keq Edi Rama mori keshilltar te huj Blerin per turizmin dhe per shume gjona te tjera dhe prap gjonat calojne kur lexova keshillat qe kish pas dhon Toni Bler thash me vete po sikur VQ e Pjerit t kishte  lexu Rama do kishte kursy gjithe ato milona se nuk ishin keshilla dhe vizione me te mira se ato te Pjerit Vizionet e Qarta te Toni Blerit ! Ja kezhtu eshte kur do me shit pordh me TB  Bler kisht pas dhon Vizion ene perTurizmin pale ! Po per men nuk jena keq ne se kemi edhe ne ekspertat ton! Ishalla ne samitin e diaspores bi muhabeti tek.    Vizionet se nuk ja lej pa ja thon ket shperdorimin e keshilltareve  experteve vendas nuk eshte hic mire kjo pune !

ilir-jani , jam kurioz te di se çfar keshillash, idesh i ka dhene Bleri Rames, a ke noi link ose çfar eshte thene. Une morra vesh se Bleri e kish nderprere kontraten me Ramen, siç thosh Monitor-i ne mos gaboj. 

Me sa lexova une Pjer, ai mori ca ide nga VQ-ja, nuk eshte se kishte ndonje ide origjinale qe nuk ishte thene me pare ne VQ.

smiley çfar ironie e forte Kthupi, u 10-me fare  smiley

Ajo s'qe per ironi, mua keshtu ma thane. Nejse, shyqyr qe u 10-ve, ajo ka rendesi pa te tjerat, çqt.

Nuk e ka kap 100 - in .

Mendoj se kisha te drejte per komentin.

Brado, tek ky tregim nuk ka patur baste smiley keshtu qe kjo 100-çja smiley ngeli per inerci ketu. E megjithate, qe tu i afru 100-çes, por shum komente (debati im me Heretikun) u fshine nga adminet. 

Te kam kthyer pergjigje tek komenti jot i siperm, mund ta lexosh. 

Djema, flm per leximin, naten smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).