Nëse ka një artist filmash, i cili ka luajtur vetëm në filma klasikë e cilësorë, në filma me përmbajtje sociale dhe politike, në filma të mëdhenj, siç i themi, ky është Robert Redfordi, sot 80 vjeç. E nëse ka një film të tijin, i cili merr kuptimin e plotë vetëm në shprehjen e fundit të personazhit kryesor, ky është filmi “Kandidati” (1972), me skenar të Jeremy Larner dhe regji të Majkëll Riçit (Michael Ritchie). Kjo satirë social-politike mund të cilësohet sot nga masa e kinodashësve si një relike e vjetër pa emocione, mund të cilësohet nga specialistë të shumtë filmash si një nga ato filma të dobët ku luan Robert Redfordi, për mua është thjesht një film klasik mjaft i bukur dhe i papërsëritshëm.

Bill Mek-Kej (Bill McKay) është një avokat i thjeshtë, jo pak idealist, në mbrojtje të interesave të individëve të ndryshëm, në përplasjet e tyre me koncerne të mëdha. I vendosur dhe i papërkulur. Por, për “fatkeqësi” të tij, është edhe një djalë mjaft simpatik, e me një grua po aq simpatike. Kjo rrethanë i nxit organizatorët e partisë demokratike ti drejtohen atij për të kandiduar si senator i Kalifornisë në zgjedhjet e ardhme, meqë kandidati aktual është një gërdallë e vjetër e pa shance përpara senatorit aktual, atij të republikanëve, Kroker Zhermonit (Crocker Jarmon). Oferta politike është për McKein një supë bajate e pa shije. Mirpo ngulmimi i organizatorve, se me fuqi më të madhe politike ai mund të vinte në zbatim ligjor më shpejt idetë e tija, ia kthejnë mëndjen avokatit të ri. Dhe brenda momenteve të para pas pranimit, ai e gjen veten në lojrat e maqinerisë marramendëse të fushatës së zgjedhjeve.

Regjia ka arritur të mos kalojë në pllakatizëm, duke na përcjellë thuajse të gjitha sekuencat e filmit me copëza dhe linja paralele, si ajo e preokupimit idealist të avokatit me ato shikime dhe shtërgime duarsh femërore aq të ngrohta, si ajo e nervozizmit të tij për pranimin e të atit në fushatë, me nervozizmin e tij para një automati pepsi të prishur, si ajo e bisedës së kandidatit tonë me organizuesin kryesor të fushatës, Marvin Lukasin, për probleme financiare dhe organizimi, të dy të mbyllur në një WC, me trokitjen e pareshtur në derë të një nevojtari, e sa e sa skena të tjera paralele plot sarkazëm e me domethënie në rrugën e maqinerisë së fushatës së zgjedhjeve.

Disa nga idetë e avokatit skarcohen vetvetiu gjatë rrugës, disa rregullohen e zbukurohen në prezantimin e tyre, e disa ai vazhdon ti predikojë si papagall në zhurmërinë mediatike të artopalantëve. Aq, sa në një kohë të caktuar ai dallon se ka dalë disi edhe nga vetvetja. Teksa lejon përpara kamerave edhe të atin, ish-governator i Kalifornisë, si të gjithë politikanët, figurë e turbullt e me njolla ky. Bashkë me të atin hyn në fushatë edhe organizatori i dikurshëm i fushatës së të atit. Tashmë Bill McKej mund të quhet pjesë e maqinerisë klasike të fushatës së tij. Ndonëse akoma jo aq i vogël, gjë që e provon edhe në ballafaqimin televiziv me kundërshtarin, dhelprën e sprovuar, Zhermonin.

Janë shumë momente në film që e mbajnë ish-avokatin të përqëndruar në sytë e shikuesve. Idealizmi i tij shpërfaqet herë-herë i përzier me protesta të tijat ndaj organizuesve të fushatës, ndonjëherë ai shpërthen evolgueshëm tek drejtuesi i kësaj maqinerie. Por vetëm kaq! Tashmë kjo maqineri, padiskutim e ndihmuar edhe nga figura e tij simpatike, pse jo akoma nga një prush jo aq i nxehur idealesh, bën të paparashikuarën, fitoren e avokatit McKej ndaj senatorit Zhermon. Diçka e paparashikuar edhe nga vetë organizatorët e fushatës së tij. McKej mbulohet jo vetëm nga emocionet, por edhe nga pasiguria. Si pjesë e maqinerisë poltike tashmë, ai ka humbur mjaft nga “instiktet” e dikurshme të luftës, të mos-kompromisit, të përpjekjes për të mbrojtur të pambrojturit. Mes atij gëzimi simpantizantësh dhe zgjedhësish, ai tërheq në një vend të qetë drejtuesin kryesor të fushatës së tij, Marvin Lukasin, për ti thënë diçka. Mirpo nuk është as momenti dhe as vëndi i duhur. Turma entuziaste e gjen edhe në vendin e tërhequr. Mes asaj gjysëm-qetësie e gjysëm-rrëmuje ai e leshon pyetjen e tij, sikletin, pasigurinë. “Marvin, what do we do nou?” (Marvin, çfarë do të bëjmë tani e tutje?) Duket se pyetja është lëshuar në momentin e papërshtatshëm, ose ndoshta as vetë Marvini nuk e di si të përgjigjet, përderisa ai që e kishte këshilluar deri tani, ikën i tërhequr nga turma entuziaste, pa i kthyer përgjigje.

Kjo pyetje është si ajo qershia mbi tortë, do të thoja. E pas kësaj çdo kush e kupton satirën filmiko-jetësore, satirë e cila na kujton edhe realitetin shqiptar të kandidatëve partiakë, ku njëri ikën si relike e vjetër e tjetri vjen plot entuziazëm e idealizëm, duke përveshur edhe vetë mëngët e këmishës dhe pastruar mbeturinat në zyrën e të humburit, pa ditur ç’të bëjë më shumë, pa ditur si të drejtojë më tej, por vetëm të presë ndonjë para nga taksat apo ndihmat prej diku. Edhe kjo quhet politikë! 

4 Komente

rrofsh karl

rrofsh karl qe ja kalove rrofsh stalker qe ja kalon rrofsh zhizhek me analize filmash.

kam pa un i film t'modh qe maronte me shprehjen pergezonjese:

rrofshi e rrufshi!

Si shpjegohet ritmi i ridukjes ciklike në mes tënë i Din Hykes gjithnje ike e ardhe si komete?

Thua kjo te lidhet me ndrrimin e stineve? Ntrashjen dhe hollimin e gjakut? Njollat ne diell? Parandjenje shqetsuese e inkoshit kolektiv per ndodhi ne tentative qe do te permbysin rendin e gjerave?

 

te gjitha bashke ?!

 

 

                                                                                                                                                        smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).