Kandidati republikan per President, Donald Trump, ka arsye per te buzeqeshur. Defiçiti prej 8 pikesh ne sondazhe te cilin ai vuajti ne Gusht pas konventave, tanime eshte fshire krejtesisht. Ai ka arritur nje "barazim virtual" me kandidaten demokrate, Hillary Clinton, madje, teknikisht e kryeson garen. Trump kishte 40 perqind te te anketuarve nga Reuters, ndersa znj. Clinton kishte mbeshtetje prej 39%, ne sondazhin e fundit, zhvilluar online me pjesemarrje nga te 50 shtetet. Sondazhi ka nje marzh gabimi prej 3%. Megjithate, ky sondazh dhe disa te tjere konfirmojne te njejten gje. Trump po forcon pozitat dhe gara eshte praktikisht e barabarte ne kete pike. 

Forcimi i Trump vjen ne te njejten kohe kur votuesit republikane shprehin nje mbeshtetje prej 78% per kandidatin e tyre. Dy jave me pare 72% e votuesve republikane shpreheshin se do mbeshtesnin Trump-in. Ky "shtrengim rradhesh" mes republikaneve mund te jete faktori qe ka ngritur Trumpin ne sondazhe.

32 Komente

Bamke, jam kurioz te di se nga ç'vend shkruan, me i fjal ku jeton, se shoh nje flamur te çuditshem tek ty. 

Mo u genje nga flamuret Pjer, bile as ati tendit mo i zi bese. Shkruj nga vendi i dyte me i modh ne bote. 

I dyti me i madh, nga se, nga madhesia/territori, popullsia, ekonomia, ushtria, nga se? 

Cnn po thoshte para dy ditesh po te ishte biden vs trump, bideni kishte per ta varros qe ne gusht trumpin me diferencw+20.

Nate Silver agrees

Per ata qe s'e njohin, Neit Silver eshte statisticien qe analizon bejzbollin dhe zgjedhjet ne Amerike. Ne zgjedhjet e 2008 parashikoi me saktesi rezultatin ne 49 nga 50 shtete. Ne zgjedhjet e 2012 parashikimet e tij dolen te sakta per te 50 shtetet e Amerikes edhe per DC. Per tani e ka Hillarin me 302 vota elektorale kur asaj i duhen vetem 270.

Ata kongresmenet qe po hetojne HIllarin tani te gjejne vrime ku te futen po u be ajo Presidente. Kane per t'ju dale te gjitha pislleqet sheshit. Trampi me mire te iki ne Rusi. Do t'i beje nder edhe vetes edhe ne te tjereve. Do merzitet cik Danieli po varja. smiley

nigjova qi Hajrija do dropi. Esh ngop me lek këto muaj ajo.

Vallaj me gjith ate pare qe ka marr nga Trump & Co keto 10 vjet...

Gjo e modhe do ish per Ameriken nese Hilary do ja kalote stafeten dikujt tjeter. 

Ore po me ate PVP* e saj ca u bo? Si nigjohet zoni. Ai i Trumpit mashalla, rri rri e ja keput ndonje kopace. 

* Jo semunje. 

Po s'ndodhi ndonje mrekulli, e morri Trump djali. Robve ua ka bo menjen pordh, premto ca te dune. Ja shif Fiqon, do te boj me harem i ka thone. Ca t'bosh se e kina tonin po i llaf ke shpija ia kishim cu...smiley 

Mos botoni keto polle se e fiket muharrem ramen ne diber smiley

Kjo qe ke sjelle nuk eshte sondazh, por parashikim eksperteesh (te njerit krah)..... edhe kjo edhe mban daten 18 gusht para se te piqeshin rrushte, dhe eshte si ato parashikimet e kampionatit botnor te  ekspertave te peshkut qe parashikonin krize te 7-up-it dhe biles e nxirrshin brazilin fitus me gjermanine e madhe. smiley

Sa jemi merzit smiley

as buke spo na hahet as gjume spo na flihet smiley

If Trump gets elected, it's proof that the illuminati do not exist.

Say what you want about our President Obama but he really broke down barriers for people of color cause we might have our first orange President next year.

Jeff Ross

E mori trimi trump, te gjith te bardhet do votojn per trump. jevgjit do votojn per hillarin. Ata qe nuk e shofin situaten jan ose te verber ose jetojn ne glass tower. Po prisni dhe pak se ju erdhi dita 

Sot shtypi perendimor kishte edhe per disa kandidate te pavarur, te cilet media amerikane nuk iu kushton shume vemendje. Dy nga kryesoret (te pavarur jane) Gary Johnson dhe Jill Stein i te gjelberteve. 

ky Gery se ka idene ku bje Siria o z.Pjer. Ajo shushka tjeter eshte ne burg.

C'osht mer kjo Siri se na cau drrasat, kishte thone z. Trump, e zgjidh tak fak problemin, mjafton ta heqin ata dobicat e Applit prej iphonit. smiley

mjaft z.President se qyshtash u lodhëm tu fitu, smiley

kthupi, një pjesë e votuesve të Trumpit, ata që nuk janë edhe aq të interesuar nga mesazhi i tij ekonomik (proteksionizmi) por nga mesazi i tij mbi të bardhit që po humbasin mazhorancën si grup popullate, janë ndër të parët që të flasin për pseudoshkencën  e IQ-së. 

I përmendi Clintoni, "alt-right" vetquhen. Rryma të ndryshme të konsideruara "të djathta" por që vërtiten që nga supremacistët e bardhë, tek neo-confederatët, tek paleoconservatorët. Pa harruar disa fashistë të stilit europian, disa nacionalistë. Disa nga këta nga pikëpamja ekonomike janë totalisht majtas. E vetmja gjë që i bashkon këta është anti-immigracioni. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).