Një grua 35-vjeçare, Aida Çajku, shtatzënë në muajin e nëntë, vdiq sot në mëngjes në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe një kalvari përcjelljesh nga një spital në tjetrin.

Të afërmit e saj tregojnë se e kanë dërguar në spital mbrëmë dhe nga materniteti kanë përfunduar në pavionin e kardiologjisë në QSUT, e pas kësaj në Sanatorium dhe pastaj sërish në maternitet, ndërkohë që gjendja e nënës sa vinte e rëndohej nga njëri spital në tjetrin. 

Në orët e para të mëngjesit, sipas të afërmve të gruas, pasi është rikthyer në maternitet mjekët kanë konstatuar se foshnja kishte vdekur dhe e kanë futur gruan në sallën e operacionit për të hequr foshnjën. Por, pak minuta pasi ka hyrë në sallë, ka humbur jetën edhe nëna. Të afërmit e saj akuzojnë mjekët e spitalit për vonesa nga njëri proces në tjetrin dhe mungesa të shërbimit dhe mjeteve, duke filluar nga mungesa e personelit ku janë paraqitur, sallat e mbyllura, mungesa e barrelës për transportin e të sëmurës, mungesën e oksigjenit etj. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të afërmit e gruas kanë thyer derën e shërbimit të urgjencës si dhe disa xhama dhe për këtë arsye është shoqëruar vëllai i gruas shtatzënë. Sipas deponimit të mjekëve, sapo është dhënë lajmi se ka vdekur foshnja, të afërmit e gruas kanë shkatërruar disa pajisje në pavion. 

Policia ndërkohë ka sekuestruar kartelat për të parë procedurën e shërbimit ndaj gruas si dhe po merr deklaratat e mjekëve dhe të të afërmve të saj.

Drejtoresha e maternitetit, Rubena Moisiu, duke komentuar akuzat e familjarëve, ka pohuar se janë duke u bërë të gjitha verifikimet nëse ato qëndrojnë apo jo, duke shtuar se urgjenca e maternitetit është e hapur gjatë gjithë 24 orëve.

Por, ndërkohë mësohet se prokuroria ka nisur tashmë hetimet për neglizhencë dhe pakujdesi të mjekëve.

137 Komente

nuk e kuptoj se si vazhdon akoma e njejta drejtoreshe e atij spitali, vajza e ish presidentit mojsiu, edhe pas kaq shume vitesh, duke mos dhene asnje rezultat te hajrit por vetem duke demtuar emrin e mjekeve te mire qe punojne tek Glozhieni, vetem se nuk arrin te beje gje kunder atyre pak plehrave qe jane te paafte.

Ndonje kunderpeshe nga perendimi a ke?

Ijet historikisht ia kane hedhur uzurpatorit

jepi fiqo qr forumit fut lajme pa lidhje ku te te doje trapi bashke me lukunine tende te trollave se ate avaz keni

Gjynah e shkreta! Tragjedi e rende per familjen. Te humbin pernjeheresh dy persona.

Shume e rende. Shpresoj ta cojne hetimin gjer ne fund.

Ku ka benxine ska disipline,thone, qe thoshte Stalini per shoferat.

Spitalet tona skane mjeke por shofere, qe s'e lujne hapin pa benxinen. Po t'kisha gja n'dore,do t'i digjja me benxine pjesen dermuese te tyre.

Nqs ka nje ferr, spitalet shqiptare jane pjese e tij. 

Shume Zhurme kot. Per mendimin tim familjaret dicka fshehin, nuk ndodh te te cahet shpretka kot. Eshte kollaj te besh akuza, por keqdiagnostikimet jane te rendomta ne bote, dhe nje pjese i kane xgjidhur me krijimin e siguracioneve te vecanta.

Ajo qe me habit eshte hienizimi i medias qe sulet mbi raste te tilla duke bere aludime joetike, sikur ushqehen me kerma

Ngjarja eshte shume e dhimbshme, por kur lexoje epikrizen dukej qe ishin perpjekur po s'ja kishin dale. Edhe ky vrap per te denigruar cdo here mjeket eshte tipik i turmes sone. Mua ate maternitet ma kane mburrur per mjeket, po jo per kushtet fizike. Raste komplikacionesh ne shtatzani ka plot, edhe komplikacione pasoperative ka gjithandej. 

Ca te them, njerzir ngulen para ekraneve dhe ushqehen me keto si me qene zombie.

Blend salaj kish sjelle nje shkrim ketu para ca kohe per kwte fenomen.

A ka qene rast urgjence, nuk ka qene rast lindje normale. dhe si ne cdo urgjence llogaritet dhe gabimi njerzor, risku eshte i larte. Eshte rast qw duhet analizuar por jo mediatizuar.

"Raste komplikacionesh ne shtatzani ka plot, edhe komplikacione pasoperative ka gjithandej."

Avash se u shkabezove

dua te te shkruaj gjate e te te sqaroj pse nuk ke nevoje te lëftosh me mullinjte e eres aka 'keqdashesit emigrante te memedheut' po s'kam kohe, as nerva.

per sa the me siper shpresoj qe Zoti te me doje e mos te me lere te tallen mileti me budallallikun tim

dhe si thote fjala e urte 'shti bith tahej'

Spitalet shqiptare nuk jane ai ferr qe pershkruhet apo mbahet mend,ka ndryshime cilesore ne te gjitha aspektet.Kisha shume vjet pa u futur ne nje spital shqiptar(shteteror),kthimi im aty me beri te ndryshoj mendim! E para ka nje fare rregulli,organizimi e sistemimi qe nuk shihej me pare, e dyta jane te mbipopulluar me personel,jane te paster brenda e jashte.Sa per te tjerat,ne kapitalizem paraja can bllokaden shok! Ajo te eviton radhat,perzgjedh doktoret, infermieret e sanitaret..ankohen njerzit..po mire..i ka kapitalizmi keto!

Kapitalizmi paska rregulluar spitalet? smiley

hakshe hakshe, sa c'eshte bere ne 25 vitet e para te komunizmit per spitalet, nuk eshte bere ne 25 vitet e para te kapitalizmit. Po t'i krahasosh sasine e ndryshimit qe ka sjelle secili sistem ne 25 vitet e para, komunistet kane bere shume me teper. Problemi ishte qe deshtuan nga izolimi, nuk u zhvilluan dot nga ana teknologjike prej mbylljes se kufijve, por rregull kane pasur me shume mes mjekeve, por edhe ne shkollat e mjekesise. Po e them kshu ne pergjithesi gjemb, meqe e shkrove ti, nuk eshte se po te pergjigjem ty sepse e di qe s'ke inteligjencen e duhur per ta kuptuar se cfare po them.

Nga ky spital dalin dhjetera nena ne dite qe jane te kenaqura me punen e mjekeve, ka me dhjetera mjeke, kirurge e pediater qe nuk t'i pranojne leket edhe kur ua shukin me zor neper xhepa, por ka dhe te pakenaqur, mjeke qe abuzojne, infermiere e pastruese qe pertojne, etj.

Nje miku im pati te beje me ate spital, me gruan shtatzene, dhe mjeku i kerkoi leke troc per operimin diten e lindjes, madje i kerkoi edhe doktoresha qe rastisi te ishte ne turnin e ketij mjekut, sepse turni ishte i saji dhe ky hyri pa radhe.

E vetmja gje e mire e ketyre mjekeve eshte qe heret a vone emigrojne, sepse u del nami e felliqen mes njerezve. Ky mjeku ka ikur ne Amerike kurse ate doktoreshen s'e kam pare me televizioneve, se vetem dilte dhe fliste per problemet kur problemi ishte vete.

Prandaj duhet bere shembull drejtoresha ne ate vend, sepse ajo i le te livadhisin. Pastaj duhet te vije dikush qe t'i beje zap, te vere rregull e t'i ndeshkoje apo nderoje mjeket sipas te metave e sipas meritave.

Gjithsesi, zgjidhja e vetme jane spitalet private. Motra ime lindi ne spital privat dhe ia nderronin carcafet tri here ne dite, kur nuk lejoheshin vizitat nuk lejoheshin dhe pike, dhe pagesa perfshinte qe nga analizat e para ne muajin e pare, deri tek ndjekja e femijes per disa dite pas lindjes.

E vetmja zgjidhje eshte te funksionojne sigurimet qe paguajne nejrezit, dhe keto sigurime te mbulojne sherbimin tek keto spitale. Problemi eshte qe ende shume biznese u bejne bisht pagimit te sigurimeve, dhe po te ushtroje shteti ligjin e t'i detyroje te paguajne, kane PD-n e morrat qurravites qe u mbrojne paligjshmerine.

E di si eshte ne te shumten kjo pune e lekve? Nese ti qendron e pret radhen per 1-2-3 ore jashte deres nuk te kerkon njeri lek,por nese fillon me ..shiko se plaku apo plaka ime nuk qendron dot ne radhe,femija nuk mundet,gruan e kam te pamundur ose vete jam per te ikur..do hedhesh lek se nuk je burre me i mire se te tjeret e nuk ka me as mik qe te ben ndere!! Fiks si ne kapitalizem mo vlla..zemra mal..sa e kishin enderuar kete dite heronjte e demokracise!!

ore dakord jam, ky shoku im thoshte qe donte t'i jepte leke pediatreve qe kontrollonin femijen pas lindjes, se mos i linin ndonje analize pa bere, dhe nuk ia kishin pranuar leket, madje ishin nxehur.

Mjeku, ama, kishte ardhur dhe i kishte thene se "duhej respektuar pak doktoresha, anestezisti, etj, etj", dhe ia kishin bere sikur kishte qene operacion me veshtiresi qe ky te shqetesohej e te mos i kursente leket.

Nejse, ky muhabet qe them une ka ca vite dhe ai kokeqoshja ka ikur ne Amerike, rrezik shan Shqiperine andej se ia ka fajin Shqiperia qe iken. Por qe ta dish, ka dhe keshtu. Nuk jane te gjithe, por jane.

Dhe ajo drejtoresha nuk eshte se e rruan se cfare ndodh ne spital. Gjithcka eshte ne dore te mjekeve qe jane aty, infermieret bejne c'u do qejfi, pastrueset gjithashtu. Ajo e ka konsumuar kohen e saj si drejtoreshe aty.

Jo vetem qe duhet te ike, por duhet te ike me ceremoni qe te behet shembull e te vihet rregull sic ka dhe ne privat. Se po t'ua kerkosh rregullin mjekeve, infermiereve, te rrine te gjithe gati-tu, bejne cdo gje me nej kembe. Po i le, livadhisin e ndodhin keto probleme.

shkabketu ; " .....Gjithsesi, zgjidhja e vetme jane spitalet private....... E vetmja zgjidhje eshte te funksionojne sigurimet qe paguajne nejrezit, dhe keto sigurime te mbulojne sherbimin tek keto spitale....." 

 

Para 1-2 viti u fol nga rilindasit Shkabe, per kete problem, mbulimin e shum sherbimeve hospitalore ne spitalet private nga sigurimet shendetesore, mirpo siç duken bathet vetem demagogji, dhe kjo vjen them une se jane te paafte, nuk e dine mekanizmin fuksionues ne te tilla raste. 

Do jene frymezuar nga VQ per kete problem, mirpo nuk marrin mundimin te pyesin autorin e saj per kete mekanizem, se si fuksionon. 

nuk eshte vetem demagogji, sepse shume sherbime i kane cuar ne spitalet private. Ai trapi qe i vuri zjarrin atyre te dializes, psh, ishite ne spital privat te mbuluar nga sigurimet, nje sherbim qe me salen ofrohej vetem ne shtet. po kshu eshte kur viziton vetem qebaptoret kur vjen qe te shkruash per Shqiperine. Por nuk behen dot te gjitha njeheheresh, se s'ka njeri shkop magjik, dhe sigurimet nuk paguhen nga te gjithe. Dhe kur shkojne te kerkojne sigurimet keta te shtetit, del PD dhe qurravitesit qe te mbrojne paligjshmerine.

Kane bere gabime spitalet private sa te duash, per mos fol per faturat e kripura qe ne fund i ha sa krahu, per analiza te porositura qe nuk jane te nevojshme. Jane struktura ku funksionon llogjika e fitimit jo e shendetit.

Nuk ka analiza te panevojshme. Kam vene re qe shume njerezve, ngaqe s'jane mesuar, analizat u duken si shpenzim i panevojshem kur dalin mire, se po te dilnin keq do te thoshin "o sa mire qe i bera dhe e kapa ne kohe".

Shume mjeke ne shtet thone "e ke virale" per cdo gje, nese kur shkon atje nuk je me nje kembe ne varr, ne fazen e fundit te semundjes. Nderkohe qe shumica e semundjeve te renda ne fazat e para duken si dicka virale dhe vetem analizat e nxjerrin qe s'jane te tilla.

Po t'u japin analiza mjeket dikujt qe shkon thjesht me temperature e me plogeshti, e pastaj dalin qe kane qene vertet virale, pacientet thone "ka bere muhabet me laboratorin", ma futi mjeku. Po t'u thone mjeket "e ke virale" e pastaj del ndonje infeksion i rende, thone: "Shkova ne kohe tek mjeku, por s'e diktoi, ia futi kot qe e kam virale".

Prandaj nuk lihen gjerat ne dore te popullit, prandaj behen analizat qe ne fillim. Por ngaqe kushtojne, duhet qe te mbulohen nga sigurimet. Por as kjo s'do lene ne dore te popullit, sepse te gjithe thone "punoj per buken e gojes, s'ia dal t'i paguaj sigurimet", dhe pse u vezullojne makinat, edhe pse me sigurime i bie te kursejne.

Po ka ore se ti bejne shpesh dhe shtese, dhe ti si profan nuk ke si ta marresh vesh. Kho ndodh edhe kur klinika eshte e qarte, i porisisin pronaret qe te rritet xhiro, fitimi, eshte e sigurt, mund te pyesesh cdo mjek qe punon aty ne konfidence. Japin perqindje per mjekett qe i orientojne tek privati pacientet, kam rastin e nje njeriut tim te njohur qe ne urgjence e sipet e orientuan te privati per koronarografi kur ne shtet ofrohej falas, madje funksiononte dhe naten.

Per nje procedure te thjeshte qe ne shtet eshte falad te marrin sa qimet e kokes.Privati eshte per snobat qe nuk u durohet te presin ne rradhe.

Spitalet private jane si univ private, struktura te prirura rreth fitimit.

Po nuk eshte per snobet, nese paguan sigurime. Njerezit refuzojne te paguajne sigurime spitalore tek kompanite private, por vetem me 80 ose 100 euro ne vit te mbulojne shume gjera. Me aq te mbulojne deri ne operime prej disa mijera eurosh, te mbulojne vizita cdo muaj, te mbulojne ambulancen e shume gjera te tjera, varet se sa paguan.

E para kjo. E dyta, nuk ka justifikim ne ditet e sotme qe te thuash "nuk ke si ta marresh vesh". Po nuk dite si ta kerkosh ne internet eshte e neovjshme apo jo nje analize per ate qe ta ka dhene mjeku, gjej nje te aferm qe di te kerkoje, telefonoje aty ne moment. Pyet nje mjek tjeter te besuar, a dicka e tille.

Tjetra, nese ti shkon e paguan ne shtet cdo doktor per operimin apo per viziten, nese paguan dhe ne shtet nese s'ke sigurime, ca me thua qe eshte falas? Jo vetem qe paguan, por edhe vuan me kushte me te keqija. Dhe, e fundit, i gjithe qyteterimi njerezor eshte nje strukture e prirur drejt fitimit. Eshte cfare i ben gjerat te funksionojne e te jene cilesore. Po te mashtruan nje here, as atyre nuk u leverdis sepse s'u shkon me njeri e s'kane fitime.

po sigurimet nuk te mbulojne lesh ne amerike e shkabe jo me ketu qe kane vlere qesharake se i paguajne vetem te varferit. Ca lesh sigurime do paguajne pensionistet, pasuria puna, djersa  e te cileve eshte vjedhur zhvatur nder vite.

E para kjo. E dyta, nuk ka justifikim ne ditet e sotme qe te thuash "nuk ke si ta marresh vesh". Po nuk dite si ta kerkosh ne internet eshte e neovjshme apo jo nje analize per ate qe ta ka dhene mjeku, gjej nje te aferm qe di te kerkoje, telefonoje aty ne moment. Pyet nje mjek tjeter te besuar, a dicka e tille.

dhe ne fund u diplomovesmiley ku e gjen gjithe kete dituri mer aman.

Nuk po flas per analizat qe kryhen per arsye kontrolli te popullates, si check up i famshem qe jane mese te nevojshme

Pagesat nen dore jane kosto informale, bakshishet jane te pashpangshme me ato rroga dhe pergjegjsine qe kane personeli mjeksor, por te pakten nje sherbim bazik e merr sot ne publik edhe pa sigurime, me fatura mjaft te reduktuara(as arritjet e rilindjes nuk ke mesuar, s'po qit gje ne drite ed rama me ju, the worst militants eversmiley

Dhe, e fundit, i gjithe qyteterimi njerezor eshte nje strukture e prirur drejt fitimit. Eshte cfare i ben gjerat te funksionojne e te jene cilesore. Po te mashtruan nje here, as atyre nuk u leverdis sepse s'u shkon me njeri e s'kane fitime.

ata te mashtrojne korruptojne dhe publikun qe ti marrin pacientin, e di ti qe jane te njejtit mjeke ne publik qe kane dhe klinika private, dhe ministria thjesht per te lare duart u ndalon vetem dypunesimin ne struktura private me shtretersmiley Pra do s'do pacienti, edhe sikur te ndihet i mashtruar nuk ka nga tia mbaje.

te thuash njerzimi eshte i prirur do te thote te pranosh natyren, ndersa ne flasim per nje dialektike ku shendetesia sot ne boten e zhvilluar sociale pranohet si nje e drejte publike sikunder arsimi dhe si e tille nuk mund ti nenshtrohet tregut, fitimit, sidomos ne nje vend me varferi e polarizim ne rritje si i joni.

smiley per gjithe c'the

do nderhyja vec tek kjo

sidomos ne nje vend me varferi e polarizim ne rritje si i joni.

me sistemin c'eshte e verteta, edhe te drejtat e mundshme te njeriut e shoqerise behen pjese e paketes se te mirave qe ndahen ndryshe per klasa te ndryshme. Me nje fjale, sa me e varfer nje  shoqeri, aq me pak te drejta ne pergjithesi per te, ne raport me vendet e zhvilluara. Dhe akoma shume me pak per shumicen ne fund te piramides se saj.

 Dhe e kunderta per vende te zhvilluara. Ne kete kuptim shq. nuk eshte se perben nje perjashtim nga rregulli. Kjo per sa ndala me c'te citova.

Cdo zhvillim e progres ne te drejtat e njeriut, shtresat e varfera & vendet e varfera (bota 3te) do te mbetet  mbrapa ne aplikim. Guess what this means... Qe te varferit jane te denuar me konservatorizem, te mbeten konservatore, pervec qe varferi. Dhe liberalizmi hakshe hakshe, mbetet luks vertete per te pasurit dhe vetem per ata (me sistemin, gjithmone)

Nese natyra e njeriut eshte fitimi, siç thote paradoksalisht shkabe prezerva e mbushur me leng majtas, ju te majtet muvi stalker69 qe kundeshtoni me te drejte shkabe prezerven mbushur me leng majtas, pse mallkoni me kancer ne gryke pa te drejte heretikun mbipolitik qe kundeshton tezen e majte qe natyra e njeriut eshte pallimi 69-nonç?!

                                                                                       i Modhismiley

 

Kjo qasja qe i ben ti ketij problemi, duke filluar qe nga te parit e kerkimit te dijes si gogol, eshte nje dukuri shume e perhapur, sidomos tek popullata e paedukuar ne kete fushe, por edhe e paedukuar ne pergjithesi per shkak te mungeses se mjeteve te informacionit. Ndaj s'habitem.

Te kerkosh informacion te metejshem mbi simptomat dhe semundjen, qofte nga nje mjek i aferm, qofte nga interneti, nuk te ben aspak doktor, por ben qe te futesh ne brendi te asaj qe po ndodh me trupin tend e te mos rrish si koqe kur behet fjale per jeten tende. Sot i ke mjetet.

E dyta, ato operimet qe thua ti dhe qe vertet nuk mbulohen dot nga sigurimet 100 euro ne vit, shkaktohen shpesh nga perkeqesimi ne kohe, trajtimi i gabuar (he se viroze e ke) apo lenia pas dore e infeksioneve dhe semundjeve qe ne fazat fillestare mund te mbulohen fare lehte nga sigurimet, me kura antibiotikesh, regjim ushqimor apo nje nderhyrje 3000 euroshe (aq mbulon sigurimi), apo me "analizat e panevojshme" qe ty te duken se ta kane me te futur.

Tjetra, ngaqe kane pak pervoje me kompanite e medha, fati i te cilave varet shume nga emri, (jo nga shtreterit) per shkak te konkurrences, shqiptaret kane prirje te tregohen mosbesues sikur ato kompani te ishin nje shites ambulant qe po ua fut ne pazar, sepse aq e kane nivelin e kontaktit. Ndaj as e marrin mundimin t'i shohin paketat e sigurimeve, ose s'kane besim qe do t'u kthejne sherbimin nese paguajne qe para se te semuren. Por ai spital qe ngre ate ndertese miliona euroshe e paguan mjeke me rroge, nuk ka synim te te mashtroje, por te kete kliente.

Sa per klinikat e vogla qe merren vetem me vizita, jo me shtrime, e ku lejohet dypunesimi, arsyeja qe lejohen eshte sepse nuk i shmang dot. Sepse ai mjeku mund t'i beje edhe ne shtepi private ato vizita e ti si shtet as nuk e takson dot. Keshtu te pakten i imponon dhe kushte me te mira.

Mjeket qe mashtrojne jane zakonisht ata qe jane te punesuar vetem ne shtet e s'kane ku i marrin leket privatisht, pervecse duke marre nje perqindje nga nje farmacist. Por jo ata qe kane kliniken e vet e qe duan te vene emer ne nje vend ku emri te jep me shume kliente se sa shkolla. Dhe fakti eshte qe tek spitalet private ke radhe pacientesh njesoj sa neper ato shteteroret, sepse dhe shqiptaret nuk jane te gjithe pensioniste qe kane 9 euro ne muaj per telefon, digitalb, birra e qofte, por s'paskan per shendet.

fjalet e teperta jane fukarallek thote populli, po me habit me nivelin e arsyetimit trollist.

nuk te them te mos marresh informacion o coqe por perseri praktikisht nuk merr dot sa specialisti qe ke perballe ne nje kohe te shkurter qe eshte e nevojshme per te marre vendim per te cilin folem.

Une po te flas me fakte si ndodh realisht ti me tregon shitesit ambulant

notnemire

Po te ishte trollimi synimi, mjaftonte te mbroja qeverine duke leshuar lajme si glasa, si lukunia e baxhellave te sales qe dhjene forumin. Ndersa une po te them qe jo Rama, por asnje qeveri nuk e konkurron dot privatin per ndershmeri apo per cilesi ne shendetesi.

Nje pronar spitali qe ka lidhur jeten, emrin e familjes, trashegimine e femijeve, nuk e konkurron dot me nje minister qe do te rrije ne detyre per kater vite te qelbura, me detyre vetem qe te dale bukur para medias. Edhe sikur te jete ministri me i ndershem ne bote. Per aq vite s'ka kohe te vere rregull te zyra, jo me gjithe spitalet. Dhe si vetja ka gjithe stafin.

Te jesh ne vitin 2016 e te thuash qe privati ta ka me te futur sepse e ben vetem per fitim, e te vazhdosh t'i mbash syte nga shteti qe te beje te njejten gje si privati, falas, per detyre morale, do te thote qe ke ngaterruar shekull e s'te ka dale komunizmi nga sistemi.

Ne kete sistem, e shumta qe mund te beje shteti, si ne vendet ku shendetesia eshte mire dhe falas, eshte te paguaje sigurimet qe mbulojne sherbimin tek spitali PRIVAT, dhe e arrin duke vjele takse mbi te ardhurat ne nivel 40-60%, qe s'e ben aspak falas.

E ju s'doni te paguani as taksat ne nivel 15%, coheni shani qeverine kur con inspektoret per sigurimet, doni dhe menaxhim spitalesh si privati, gje me te cilen kane deshtuar edhe vendet e zhvilluara. 

Dhe me privat nuk t'i bejne analizat pa pyetur e me te rrasur, sic thua, por te njoftojne, e lene ne doren tende vendimin, te lene kohe te mendohesh, dhe te shpjegojne qe ate procedure ndjekin. Lere ose pranoje, e vendos ti.

Po s'ke faj. Ke rob me leke qe prape lindin kalamaj ne shtet, kur ne privat ka shkuar lindja 1 milione leke. U duket shume, pastaj i lene 200 mije doktorit ne shtet, 100 mije anestezistit+pediatrit+infermieres. 100 te tjera duke blere gjera qe s'i ka spitali, duke marre pastruesen. U bene 400.

Shtoji 100 mije leke EKO gjate gjithe shtatzenise, u be 500. Shto 200 mije analizat e gjakut, 700. Ne privat ta ndjekin nga fillimi, me cdo gje, per 300 mije me shume, dhe me ato 300 mije ke paguar nderrim carcafesh tri here ne dite, sherbim lepe-peqe, pasterti , privatesi, por edhe mbrojtje nga infeksione qe mund te hapin telashe te tjera per gruan e femijen. Vete me lire, por robt presin gjera falas nga qielli,dhe shajne privatin per te cilin bene lufte ne 1990. lol

shkabe, ke harru te fusesh taksat ne ekuacion. apo 2+2=5?

ver syzat se aty i ke, tek 1+1=2

Ne kete sistem, e shumta qe mund te beje shteti, si ne vendet ku shendetesia eshte mire dhe falas, eshte te paguaje sigurimet qe mbulojne sherbimin tek spitali PRIVAT, dhe e arrin duke vjele takse mbi te ardhurat ne nivel 40-60%, qe s'e ben aspak falas.

 

E ju s'doni te paguani as taksat ne nivel 15%, coheni shani qeverine kur con inspektoret per sigurimet, doni dhe menaxhim spitalesh si privati, gje me te cilen kane deshtuar edhe vendet e zhvilluara. 

 

na fal sinqerisht se desh pesova marramendje nga gjithe ato gjera falas qe kishe permend.

lol

a me fal kujtoja se po argumentoje ndonje gje po qenke thjesht vk si perhere. klm e me fal qe harrova per nje cast e te mora seriozisht duke t'u pergjigjur.

smiley

...

Nuk po shaj privatin mer kaqol, por nuk mund ta besh shtylle te sistemit ne sektore te vecante. jane ca gjera qe falas dhe publike privati nuk mund ti ofroje, pa krijuar pabarazi. Edhe rilindja vete po ofron partneritet publik privat, qe eshte tjeter gje, dhe qe ne fund gjysma e punes kryhet nga personel i publikut.

Shif gjermanine, pmvsh se ekziston privati, oferta shteterore te mbulon cdo gje, cdo sherbim.

Mos flasim per Sistemin arsimor komplet publik pastaj.

Dhe qe ta kuptosh privati ato carcafet qe ti ndrron 3 here ne dite i hante mune ti bente me fluksin qe perballon publiku, prandaj te thashe ne krye te heres qe eshte e do mbetet per nje pakice te privilegjuarish, ne vende si toni ne polarizim e siper.

Shif gjermanine, pmvsh se ekziston privati, oferta shteterore te mbulon cdo gje, cdo sherbim.

 

Jo pra. Shteti paguan privatin qe te te sherbeje ty, dhe i paguan me sigurimet e atyre qe punojne, jo nga xhepi i vet. Spitalet mbeten kryesisht private e me menaxhim privat. Dhe kur jane universitare, plot menaxhime ua ben privati. Thjesht sepse shteti nuk e ben dot punen me mire se privati, dhe asnjeri nuk e pret atje qe shteti te dale me mire e privati te jete me i keq e me ta futur. Vetem xha Temet e Shqiperise presin qe shteti te ndertoje fabrika e te hape vende pune, qe shteti te beje spitale falas ku sherbehet mire, ... dhe ju as te mos paguani sigurime, ate kasen e faturave ne dyqane ta mbani per zbukurim, te ankoheni nese shteti kerkon te paguhen dritat e uji, por te kujdeset shteti per gjithcka tjeter. lol Komunizem, dmth. Se aq ju pret rradakja.

Shteti paguan privatin qe te te sherbeje ty, dhe i paguan me sigurimet e atyre qe punojne, jo nga xhepi i vet. Spitalet mbeten kryesisht private e me menaxhim privat.

Gjermania kshu e ?  ncuq, ncuq

Ka klinika private ne Gjermani po jo shteterore. Ajo qe ne quajme "shteteror"  i perket Kishes. Kishat katolike dhe protestante kane pasurite e tyre dhe japin per popullin kopshte, shkolla, spitale etj. Kisha bashkepunon ama edhe me shtetin gjerman dhe subvencionohet edhe nga ky i fundit. Per kuriozitet: Kishat ne Gjermani mbledhin taksa nga besimtaret! Siguracionet shendetsore ndahen pastaj ne privat dhe "shteteror" (gesetzliche Krankenkasse). Te privati do paguash me shume kuptohet. Edhe te gesetzliche-et duhet te paguash, do apo nuk do ti. Te jesh i siguruar eshte me detyrim ne Gjermani. Pra mjeksi falas nuk ke ne asnje vend.

ka, ka. KKK*

*korekinkub

shkabketu; " ......nuk eshte vetem demagogji, sepse shume sherbime i kane cuar ne spitalet private....." 

 

Dihet ajo i dashur qe nuk eshte vetem demagogji, por edhe paaftesi, se qeveria vete premtoi se do i mbulonte disa sherbime te spitaleve private, si analizat, dializa, e shum sherbime e tjera, mirpo siç duken bathet ..... kaq e kishin takatin/aftesine. 

sapo te thashe tek komenti siper qe te pakten dializen e kane cuar, check-up-et po ashtu, por mbase nuk e kuptove ate qe kam shkruar.

sa kushtuan ato "çekapet" qe nuk po i ben njeri? a e pyet pak zonjen Vilma? dhe sa me pak ishte oferta e radhes te tenderi i ministrit tend? jo me pak se 68 milion euro. tani pergjigju nese mundesh per hajdutllekun e radhes.

takatin/aftesine?! je duke i ngaterruar me MAKUTERINE.

Ky eshte rrethi i vicioz qe media e fut publikun duke dhene informacion   para  deklarave te autoriteteve per ngjarjet e ndodhura ( ndodhur ) !

Asnji deklarate nga policia, ose autoritetet shendetsore, se pari ! kY LLOJ STILI LAJMESH KA 25 VJET QE FUNKSIONON. dhe asgje nuk eshte ndryshe dmth qe sheti, autoriteti, njerzit kopetente, te jene keta te paret, qe duhet te japin lajmit ose deklaraten cfare ka ndodhur pastaj "media investigative " te thote fjalen e vet !

Te kete nje fare rregulli shtet-media dhe jo te behet pazar Roskoveci, kap njerin ne rruge dhe jepi mikrofonin ! Nejse biznes eshte dhe media si puna e droges, kush jep lajmin i pari merr te holla me shume, pastaj eshte reale apo jo, mbetet per tu pare !

Robi iken, vdes, por asnji nuk mban pergjigjesi, ose arrestohet ! Futja po...dhe gri sallate eshte bere shtypi ! Te gjitha gazetat me nje efekt dominoje e japin lajmit dhe interpretojne sipas orekseve politike ! Asniji filter !

NE 23 VITET JANE ME MIJRA SHQIPTARE VIKTIMA TE SITEMIT TE SHENDETSISE  dhe me mijra shkrime dhe ne fakt pak gjera kane ndryshuar por shume gjera jo ! Akoma spitalet publike vuajne nga neglizhenca dhe standartet e ulta  !

Doktoret hidhen rendom ne gjyq prandaj dhe kane malpractice insurance .faji I doktorit eshte veshtire te provohet ne gjyq .materniteti me kane thene eshte i nje cilesie te larte dhe I besueshem .Rama vete e polli Zahon ne ate maternitet e nuku shkoi jashte shtetit si afendikojte e tjere.

Ne fakt perpara se te shahen e mjeket e spitalet duhet sqaruar rasti vete: per cfare e kane sorollatur? Ndoshta sepse kane dashur te gjejne komplikacionin qe ate e mundonte? Dhe nuk ia arriten dot? Ka mundesi qe pacientia te kete patur ndonje rast shume te rralle por te rrezikshem komplikacioni. Tipike per shtatzenat, edhe mund te ndodhin.

+1

Gabimet e doktoreve jane te pashmangshme se njerez jane dhe ata .ne USA thone vdesin 100 mije njerez ne vit per shkak te gabimeve te doktoreve .duke presupozuar se niveli I mjekesise eshte I njejte ne shqiperi I bie te jene 300-400 paciente ne vit pershtatur per numrin e popullsise te vdesin prej kabimeve te doktoreve .po te perfshihen edhe kushtet spitalore etj I bie qe te jene 1500-2000 vdekje ne vit.gabimet e doktoreve ndersa jane te mundshme megjithate nuk gjykohen tak fap .duhet kohe e investigime ekspertesh e ne shume raste rezultatet jane inconclusive .

Vazhdon avazi i shkabes " ne boten kapitaliste e revizioniste" .smiley kete tipin e ka zene alzemaiheri se hala nuk e ka marre vesh se muri i berlinit ka rene dhe ikja nga vendi nuk kinsiderohet tradheti e larte ndaj atdheutsmiley

E polli ne Austri....

Palloshi sikur e nisi mire me spitalet ne ate fillim pushteti, apo ka halle te tjera tani. Me duket se kaq e pati dhe ky, dha sa dha, s'jep me teper, kaq i kish mundesite. 

"mungesa të shërbimit dhe mjeteve, duke filluar nga mungesa e personelit ku janë paraqitur, sallat e mbyllura, mungesa e barrelës për transportin e të sëmurës, mungesën e oksigjenit etj" Ec mo vogelsira mikroborgjeze. Si tha ai ke radha ne kohe te Saliut, pse te them un qe s'ka patate.  

Skandal, poshte qeveria.

Jane bere dhe njerezit shume te perkedhelur .duan kushte te mira spitalore .cfare e gjeti shkaben te lutem shume qe u poll ne stalle ?smiley

Shkaba duhet te kete ngjitur me radhe fotot neper ato vitrinat e ambasadave te Kubes, RDGJ-se, Vietnamit etj etj. Pune tjeter e mundshme, inspektor dekori te stendat e emulacionit qe llamburisnin para ndermarrjeve.

Ma ha mendja qe eshte shqYptari i vetem qe e quan Beqajn burre qe edhe mund te kete ndonje veti te mire.

 

p.s. ju te tjeret, lexoni deklarimet e vellait te te ndjeres se per sa kohe eshte sorollatur nga nje spital ne tjetrin e shkreta.

E tmerrshme ne dore te kujt ka rene ai milet atje .

Mjeksia si cdo gje tjeter i nenshtrohet ingranazheve te tregut,s'kemi nga t'ia mbajme. Puna eshte se duke qene se eshte nje fush specifike qe ka te beje me jeten e njeriut,ky dreq njeriu ka ndertu skema slidariteti per te perballu kostot qe i imponon tregu dhe per t'ju gjend neri-tjetrit ne rastet nevojes per ndihmen shendetsore. Mjeku nga ana e tij nuk po them te jete ne pozitat e misionarit,po as ne ate te nje marangozi qe te kerkon hakun sapo te rrgulloje kamen e tavilones. Mjeku ktu eshte thjeshte dhe vetem ne kerkim te tregut. Pjesa dermuese e mjekeve te spitalit Lezhrs jane mjeke qe kane punu ne spitalin e Rreshenit. Arsyeja,sic eshte shprhja rendom,atje ka leke. KM-ja psh i qan hallin - me te drejte - nenave te Presheves se nuk kane maternitet. Po ktu qe s'ka gjinekolog. Ai qe ka asistu ne lindjen time,punoi sa punoi dhe doli ne pension. Nje djale i ri iku ne Lezhe. Po mire, ne kushtet e tregut,shume mire ai mund te hape kliniken edhe ne Hamburg po deshi,po mrena sistemit publik,si eshte e mundur qe lejohen gjera te tilla. Lezha te kete tre gjinekologe dhe ktu asnje.Spitali yne eshte me kushte shume here me te mira se ai i Lezhes qe eshte lemeri,te lun tepeleku me hy mrena,po ja qe ne kerkim te klenteve (aspak pacienteve) ikin mjeket dhe ka ngel vetem ndertesa.Ne ate sistemin e pare, vetem ne Mirdite ka pas nja 5 spitale,spitale,me shtreter dhe salle operacioni mundsisht,jo qendra shendetsore dhe e binte mjekun per vesh nga Vlora per t'ju ofru sherbim shendetsor popullsise se ktushme Ja kshu,te shpetosh nje jete dhe te marresh urateet e te afermeve te pacientit do te duhej te ishte pasuria me e madhe qe do te merte nje mjek nga kjo jete,po jo,vetem xhepi plot u mbush shpirtin plot.

Mjeku nga ana e tij nuk po them te jete ne pozitat e misionarit,po as ne ate te nje marangozi qe te kerkon hakun sapo te rrgulloje kamen e tavilones

mjekun ne spitalet publike qe te thote:" me paguaj ndryshe nuk te ze me dore" duhet ta zene me nje hu se eshte komplet ne kundershtim me betimin e hipokratit e gjithe normat humanitare e morale te njerezise.ketej vetem ne spitalet private nuk te sherbejne po nuk ishe i suguriar apo po nuk pagove .ne spitalet publike jane te detyruar me ligj te te sherbejne , pastaj me vone te dergojne faturen e perpiqen te te marrin parate po qe se nuk ishe i siguruar .

..., pastaj me vone te dergojne faturen e perpiqen te te marrin parate po qe se nuk ishe i siguruar.smiley

edhe u jep leshte.smiley nderkohe billat vazhdojne cdo muaj te vijne. ose do paguash aq sa e ke mundesine, psh $ 20 ne muaj deri sa ta shlyesh.

$20 ne muaj e nese behen tahmaqare e duan me shume shpall falimentim e s'marrin gje fare .smiley

Marksi ka than qi natyra e njeriut asht fitimi!, Frojdi, si doktor klinike private, ka than: jo, natyra e njeriut asht pallimi!, ndersa Ajshtajni, midis dy feleve natyre njeriu, ka than: mos u zini, as fitimi dhe as pallimi, natyra e njeriut asht relativizimi!

 

Po i modhi?

Mos u merrni me çifute pa qene vete çifut ose nazist, ndryshe beheni te gjithe ngambrapa, siç edhe jeni bere!

                                                                                                              i Modhismiley

 

Ti ne rolin e priftit ne deshperim te thelle si perhere, se grigja e ka lan udhen e Zotit.

grigja po e po, por ne epoken ngambrapa edhe prifti ka marr rrugen e materialit bojkaf!

 

Per prifitin, sidomos,ke shume te drejte. smiley

Po aq te drejte sa kam edhe per sekretarin e partise ose mesuesin e drites ose mjekut lab te emruar ne malsi, sepse ne raport me priftin jane, sidomos ne rastin e Mirdites, figura ekuivalente dhe komplementare dyfelore me te njejtin fat historik.

Por tani nuk ka as Mirdite, lere pastaj prift erresire dhe mesues drite. Ne fillim bete lanet Erresiren, pastaj bete lanet Driten, e tani çfar ju ka mbet? Asgje, nje rrafshnalte, ca shkurre, ca pllaja te zhuritura midis rruge gjarperuese asfalti ku hupet ne horizont ngambrapamalsori mgambrapamigjenian qe i bi shkamit me doresmiley dhe ngambrapamalcorja qe i bi shkamit me themersmiley.

 

Zogaj ka qenë ndër anëtarët e jurisë që ka votuar për romanin e Çapit për çmimin “Kadare”,Ngjarjet e romanit zhvillohen në dy vende, Shqipëri dhe Itali dhe u takojnë viteve 2007-2011. Autorja është farmaciste, dhe ka treguar se fillimisht ka bërë një kurs online për shkrimin e romanit duke ndarë në skeda disa koncepte mbi personazhet, ku ajo kishte përfshirë personazhet e lagjes, pacientët e farmacisë.

Tiku kur do  beç ndonje studim dyfelor per keto gjenite e letrave shqipe me kurse shkrimi  online qe konkurrojne per cmime letrare "prestigjoze"?smiley

 

lene, lene me gjith studim, as qe ka nevoje per studim dyfelor ne Itali, sepse ska si behet me mire se Italia per te kuptuar nepermjet sistemit shendetsor qe njerzimi ndodhet i ndare tragjikisht midis dy feleve: feles publike dhe feles private.

Ketu sistemi shendetsor dikur ishte komplet publik, dhe relativisht i perkryer (nje pacient pasanik kurohej prane nje krevatit te nje pacienti vagabond), para se te fillonte shkallmimi nga komuniste te llojit shkabe prezerva dhe stalker pornomuviJuly_69. Ne fillim ja nisen dentistet, tani ky sektor eshte inekzistent ne sistemin publik, neqoftese do te qeshesh me dhembe shko pirdhu e bej nje borxh tjeter ne banke, krahas borxhit te shtepise dhe makines. Ndryshe haje me dhembe!

Edhe sektoret e tjere gradualisht kane pesuar te njejtin fat, per nje vizite specialisti duhet te presesh muaj te tere, edhe nje vit.

  

Me deziluzionove, pritsha me teper nga ty si simpatizant i grupit stalker muvi. Ky film nuk eshte kushedi se çfare, me i modh dhe me tregues per muhabetin tone eshte ky tjetri:

il ginecologo della mutua

filmi eshte kot, por e gjithe lezeti dhe madheshtia e filmit ndodhet ne hyrje, imazhet e shoqeruara me titra, ku zhardinat i bejne shenjen e bajomes ne turi politikaneve, e kulmi absurdit ngambrapa vitit 68 (ah! per nje vit July behej 69-te) eshte kartelloneja e nje zhardine ku shkruhet:

io sono mia!

Ky eshte absurdi dhe maskaralliku total i botes ngambrapa: te luftosh per çeshtjen publike, nisur nga bytha jote.

 

Nuk do anashkaluar fakti qe shume njerez vijne nga zona te prapambetura dhe nuk bejne asnje eko te thjeshte e jo me te ndjekin protokollin e lindjes me analiza e vizita mujore. Ven te doktori ne momentin e fundit dhe gjithcka ngelet ne dore te zotit. Shume njerez mjaftohen me nje kontroll te qendra shendetesore qe ska asnje aparat tensioni plus edhe mentaliteti leshit me muhabete inkurajuese te tipit: he se ne ne shpira lindnim me perpara, apo une polla ne stalle e te nesermen vajta bera normen.

Tani po te dhembin felet edhe duhet ti marresh ca masa vete me perpara.

Sherbimi mjkesor publik ne Shqiperi ka 25 vjet qe ka vdek. Ju harxhoni frymen kot ! Mjere ai publik qe ka hall me shendetsine dhe me padrejtesine ! Rno me tregue, kaq !

Kemi fol sa e sa here per ket pune. Robit do ti duhej nje dite e tere per te fol per problemet me mjeksorin. Ke kurvi e kurvica plot ke mjeksori qe mami e babi i kane fut ne ate dege, "se mjeksia ka leke".  Ata qe avancojne jane te afermit e shefave te katedrave qe vet jane i njejti nen-produkt. Nga ana tjeter ke plot mjeke qe punojne edhe ne privat, me synimin per te terhequr pacientet ne ate drejtim. Ke dhe nga ata qe kane zgjedhur privatin full-time pasi sado qe bejne me pak leke ne privat se cdo benin ne shtet, zgjedhin te mos perballen me ate sistem qe i detyron te kerkojne lemoshe e te vene jete njerzish ne rrezik. 

Se per pak harrova, kemi dhe hogj, qe ai kari i Top-chanel e nxjerr ne prime time, kundra ca karave te tjere qe u duket vetja cool se rrujne koken e gopin, gjasme per ta bo te duket qesharak, e i jep mundesine, platformen ti thote qindra mijera njerezve qe gjinekologu e pediatri duhet te jene femra pasi eshte harram me te pa mashkull tjeter shkurren e gruse. Bile bile, tha mire eshte mos me ta pas as femra, dmth ta lindesh prane zjarrit.

mir e ka thon hogja, me gjith keto femen lesbike verdalle qe dun me pa shkurren e gruse!

 

Pa dale akoma faktet e detajet robt u hodhën ne sulm si turmë kanibalësh. Dhe sa herë ka kshu ngjarje bomb që fryhen ne maksimum nga media populli jon shqiptar rrotkarizohet në veç 1-2-3 sekonda. Baaaam. Ta varim mjekun, ta varim policin, ta varim edukatoren, ta varim Shukriun ti varim ata të armëve kimike. Më duket se ja për kto momente histerike jetojmë, na duket vetja të rendesishem ja për nje moment. Pun emadhe se kjo nga bathorja kish vajtur ne maternitet sekondin e fundit. 

Si ka mundesi te mos kete Martenitet, ne Bathore City  ku/si  e nxjerrin femijen ne jete ?!!

Pun emadhe se kjo nga bathorja kish vajtur ne maternitet sekondin e fundit.

Mesoni moj gra te bathores: ne spital te shkoni sapo te merrni vesh qe jeni shtatzena e mos te dilni deri sa te lindni femijen.

smiley

Mundesisht gjate qendrimit aty te shohin video ne liveleak se si lindin femijet. smiley

Sigurisht! Ja me poshte eksperti i, ndermjet shume gjerave te tjera, nderlikimeve te shendetit te grave, ne liveleak i mesoi te gjitha.

Kam pershtypjen qe edhe me lart. smiley

Pse gjembi ju refugjatet andej gjate shtatzenise vetem nje here kur pillni shkoni te mjeku? Nuk e perballoni dot si robt normale, me vizita te herepashershme per te ndjekur ecurine?

Gjembi, kjo ironi e jotja ketu, duket shume ironike, se, asnje qytetar/e i/e Bathores, nuk merr pjese ketu tek Peshku. Ata te gjithe jane te zene me buken e gojes. 

Ku e di ti PtH qe asnje bathorist nuk merr pjese ketu!?

Do dallohej menjehere Zeqo, edhe nja 20 veta qe marrin pjese ketu me flamur shqiptar, kuptohen menjehere se nga ç'stad flasin. 

e ndjera rahmet paste e ti rrojne ata qe ka lene prapa .fajesia e mjekeve nuk percaktohet kaq kollaj.te behet njehere autopsia ekspertiza pastaj te gjykojme perpara se te turremi me cfurqe myqe sopata hanxhare per te kryqezuar mjeket.

gjera te tilla ndodhin nuk esht faji i doktorit. 

Berisha qe per ironi eshte dhe doktor vete (dhe une di raste qe I kane vdekur paciente ne duar kur praktikonte zanatin) fajesoi direct Beqen.

Lajmi i mire ne kete fatkeqesi eshte reagimi i shpejte i prokurorise duke pasur parasysh mbulimin mediatik te ngjarjes. Per te tjerat, nuk kuptoj perse postohet si teme kur te dhenat jane te pakta mbi  rrethanat dhe shendetin e nenes dhe te foshnjes. 

i shkaterruan te gjitha me arsim e me mjekesi 

per vete i lindin femijet jashte 

Le te ikin - thote Ministria dhe shkaba.

Pastaj ti zevendsojme me "Doktor mortjen"-thu ti !

Po ata 400 te tjeret kush i lincoi, apo ky lincimi pati paraveprim? E pat thene Ajnshtajni i shkrete qe koha iluzion eshte, po s'e besoi njeri. Ore informoni robt, se kujtojne qe eshte akoma Saliu ne pushtet. 

kjo eshte pjese e nje lincimi qe ka filluar shume me heret, jemi tu honger veten nga mosdija, pasoje e nje idnividualizmi te hershem qi nuk te len me pa pertej hundes tate, nuk merr persiper njohjen e realitetit dhe kushteve, qe sigurisht nuk u krijuan keto 2 vite.

ketu nuk fajsohen shkaktaret qe prune kete sistem, qofte dhe ai qe ke permen, por u hidhen prangat dy njerzve te palodhur, te cilet sikur me e pakta kane ndihmuar me qindra nena, dhe nga ana tjeter cojme ne piedestal shushunja perfituese te ketij sistemi si partiaket e klases pronaret e mediave e te bizneseve.

po këta janë mjekët dreqi e mori, këta fyejmë në grup. Këta që nuk janë ata, por kanë emra, fytyra, familje, kanë karrierë dhe nder, kanë jetë dhe probleme si çdonjeri prej nesh. Që i lënë jashtë sallave ku operojnë dhe shtrateve ku vizitojnë. Po te tregohej për çdo jetë që kanë shpëtuar, do te dilnin faqe e faqe më shumë se lajmet për jetë që kanë humbur. Veç lajmi i keq është lajm në botën tonë, si gazetarë. Por si pacientë, apo thjesht si njerëz ia vlen ta themi tonën për këta burra e gra të jashtëzakonshëm. Sepse të tillë janë mjekët në Shqipëri. Ata janë superheronjtë e një bote të varfër e meskine, si kjo që kemi ndërtuar, që nxjerr nga goja, të parën më të zezën, që më shumë teshtin se thotë faleminderit, që sheh ëndrra me burg për komshiun.

Shume gabim qe i kane prangos, dhe nga c'kam lexu jam i bindur qe do i lirojne. Ajo goca e Dokles flet per sistemin qe kane zbatu kta. Se dhe i Madhi ashtu ka pas thene qe sistemi e ka fajin (kuptohet gjithmone mbas Saliut). Ec mo tre vjec kalamoni mezi ecen jo qeveria t'ia mari dores. Apo tre mandate fare?  

Edhe njehere skandalet ne shedesti si ne cdo sektor tjter jane pasoje e gjate e politkave te doktoreve politikane ne * keto 25 vjet shkatrim, ne sherbimet publike qe ky vend I ka pat 100 here me te mira para 90 se sot. 

Po jo se edhe atehere per ibret ishte .u therrshin robt si bagetia neper spitale por kabimet e doktoreve nuk merreshin vesh se gjindja ishte pa shkolle e nuk kishte shtyp te lire .

Keta enveristat e PiS kane te fortasmiley

Mos o zot, me mos me doktor politikan! Doktori I fundit I Mojkaneve te Shqupit kish mbajtur nje fjalim ne Parlament per koken e doktorit, o lelele te ngrinte qimet perpjet. Doktor Muli profesionist karriere !

lol, hipokrizia. Sa veta ketu ankohen gjithnje per problemet e paligjshmerise ne pune nga mjeket e po njesoj ankohen kur hetohet nje mjek per paligjshmeri ne pune.

Kete gjejeni ju qe jetoni aty shkabe, ne refugjatve nuk na rruhet shume.

Mbreme pashe ne enderr sikur Peshku kishte hapur nje tjeter Peshk dhe te tere ata qe une lexoj me kenaqesi kishin ikur atje dhe mua llaf njeri s'me kishte thene! 

Kisha mbetur ketu me gjithe budallenjte dhe njerezit e keqij. smiley

U zgjush shume i merzit! smiley

Ik edhe ti Mrokell se ke mbetur si lapidar ketu.

Me apo pa faj nje gje eshte e sigurte reputacioni dhe karriera e mjekeve te akuzuar u shkaterrua.

Doktorret jane qesharake , per turp, aspak profesionale,  idiots dhe te korruptuar.

just came from Albania. 

skandaloze, cdo gje.

sjellja, komunikimi berrnut

gjendja mjerim , pastertia skandal, profesioni skandaloz, shume pak njohuri per diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit , familjaret bejne punen e infermiereve , infermieret nuk dukeshin fare , doktorre qe shtireshin sikur dinin dhe ne fund pranonin se nuk merrshin vesh nga lloji semundjesh , for example parkinson , hernia , etc.

ilace ska , ilacet sbejne efekt. 

 atje njerezit luftonin me vdekjen

mjere prindet tane dhe te gjithe ata qe jetojne atje.

krahaso shendetsine dhe trajtimin e pacientit ne Kanada me ate ne Shqiperi , futja vrapit 

Jo se thone se i sajoj une. S'ta ka njeri fajin qe emigron e s'ke leke as per spitale private ose te shkosh tek spitalet e hajrit, se te gjitha te mira dihet qe s'jane. Po ti xhanem kot flet se dihet ca do thote nje kokerr debileje

Nuk eshte shqetesimi i internetit qe mbledh kucin edhe macin , apo typing brockulla.

shqetesimi eshte si e perjetojne perdite vdekjen dhe s'u ben pershtypje 

bile as halet me ere parfumi.

 

 

3 dite?

Al bano pse me (q) qeshtjen apo mjeku eshte kosovar? 

S'e di ti thioremin. Te kqinjte jane te gjithe alpine. Shko shkruaje 100 qe mos ta harroc. 

me sa di jo, por tingellon me sexy

Tema eshte shume hot ne fakt smiley

nuk di pse vdekjet na bejne ta shijojme cdo qast te jetes me shumesmiley

Sepse arrijme ta vleresojme! Kujtojeni shpesh vdekjen ta shijoni me shume jeten! 

  smiley Per filmin! 

Me fal qe nderhyj, por ky qe ke sjelle eshte opinioni i nje pale te interesuar drejtpersedrejti. Mjaft nga gjerat qe thote, mua me duken te drejta, vetem se kuadrit i duhen shtuar edhe:

- Dypunesimi i mjekeve. Shume prej tyre (natyrisht s'ka shifra, se kush do t'i jape), punojne njekohesisht ne sektorin publik dhe privat. Shpesh e ne menyre misterioze, aparaturat e spitaleve nuk funksionojne, dhe mjeket te drejtojne neper studiot e tyre.

- Mungesa e mjeteve me banale ne shume spitale, duke filluar nga barelat dhe personeli per to, e deri tek carcafet e pecetat. Kam asistuar personalisht ne pergatitjet per nje vizite gjinekologjike ne spital. Pacientes i duhej te shtrihej mbi nje gazete qe mbulonte shtratin gjate vizites. 

- Paraja nen dore, te cilen e marrin pothuaj te gjithe (se s'dua t'u bie ne qafe mjekeve qe e kundershtojne, meqe pa dyshim duhet te kete te tille): nga mjeket, infermieret e deri tek sanitaret. Nuk e kuptoj pse nuk zyrtarizohet pagesa.

- Specializimi. Deri para dhjete-pesembedhjete vjetesh ende flitej me respekt per aftesite diagnostikuese te mjekeve shqiptare. Pavaresisht mungeses se mjekimeve me te fundit ne treg e neper spitale, per aftesite personale profesionale te mjekeve flitej me nje respekt jo te vogel. Kurse tani, pasojat e corientimit te arsimit universitar kane nisur te ndjehen edhe ne fusha delikate si mjekesia.

- Mungesa e vullnetit te te gjitha paleve per te adresuar sic duhet gjendjen. Nese sasia e parave per koke qe sigurohet nga taksat dhe nga shteti per mjekim eshte e vogel, ka menyra te tjera per te siguruar para shtese nga qytetaret, gjithnje ne varesi te te ardhurave qe ata kane.

Ka edhe te tjera, por s'kam kohe e nerva tani. Dua te them qe vdekja e nenes me femijen, nuk eshte nje ngjarje e vockel e erret ne nje situate perndryshe te ndritur, ose me probleme, por te anashkalueshme. A kane mekate pacientet dhe familjet e tyre? Natyrisht. Ama te na krahasosh me Angline, megjithese mbahet se ka shendetesine publike me te dobet ne Europe...

eshte teme e gjere, sikur te ishte aq specifike, do ish e lehte, megjithate mbyllen syte sepse askush nuk deshiron te perballet me vdekjen dhe shqiptari shume me pak. Kjo eshte ceshtje kulture pastaj.

dikush te opinioni i fevzos thosh qe mjeket jane te pamotivuar(dhe kjo nuk ka te beje vetem me rrogen por dhe me mungesen e kushteve dhe renien e figures e autoritetit, pamundesine e trajnimeve dhe hapsirave). Po ketu Fevzo i pergjigjej qe kjo eshte e tmershme se mjeket jane humane, sakrifikues, po nuk e bejne dot le ta lene e terci e verci...

Tashi ne harrojme qe jemi nje shoqeri egoiste, meskine vlera te stimuluara dhe nga vete sistemi dhe autori i shkrimit me siper kete po thote; qe nje shoqeri e tille nuk mund te pretendoje te kete mjeket qe jane njerez si gjithe te tjeret me jetet e vogla personale deshira etj jashte ketij konteksti social, pra te alienuar, madje duke qene se i perkasin ne pergjithsi borgjezise se vogel kjo behet edhe me e pamundur. Prandaj duhet pare realiteti me syzet e duhura, ata do korruptohen nga rryshfetet nga mekanizmat e privatit etj. Pra ne merremi me fajtore te caktuar pa pare se perse calon ky sistem. Kjo nuk eshte e ndershme nga shoqeria jone e trasformuar.

Ps. me vjen ndermend gjithnje i njejti film per te ilustruar ate qe dua te them.

Ne rregull, po sistemi e rregullon veten duke u nisur nga ngjarje, ekstreme le t'i quajme. Edhe kultura sensibilizohet me kollaj permes tyre. 

Filmin s'e shoh dot ne ate link.

 (se s'dua t'u bie ne qafe mjekeve qe e kundershtojne, meqe pa dyshim duhet te kete te tille)

Ketu e lashe se lexuari kokrren e trashesires, qe edhe paska pasur te beje me mjeke ne shqiperi, vjen e me thote "duhet te kete te tille", qe dmth mund te kete por kjo s'i ka hasur, nderkohe qe te gjithe kemi hasur nje pjese te mire te mjekeve qe jane njerez normale e jo zhvates, edhe pse punojne bashke me plot zhvates. 

Por ja qe trugelbazave te peshkut nuk u dalin ndonjehere rruges keta tipa. U dalin vetem keta te kronikes se zeze, i kane takuar dhe vete madje edhe kur kane ardhur t'i shohin nje M qe te hane.

Nuk ia vlen as te ndotesh tastieren me kete pjese te ndyre e t'u tregosh rastet konkrete kur mjeket mjekojne lloj lloj kalamajsh e pleqsh rruge, te piste e te veshur keq, qe shumica prej jush do te nderronin rruge me t'i pare, jo me t'u futeshin neper trup, duke ditur qe s'kane as me cfare t'i paguajne vec asaj rroge. 

E kushedi se sa here neper urgjenca i ndihmojne edhe pse s'i kane nen  kompetence, dhe i mjekojne po njesoj pa u kerkuar gje. Sigurisht qe ka fara ta ndyra plot, dhe prandaj keta duhet te denohen, ne vend qe te mbrohen e justifikohen sa c'u mbrojten keta te Gliozhenit. Po ju vrromat seriozisht jeni te padurueshem. Shyqyr qe ju qe jeni zakonisht te tille s'keni tru per t'u mesuar femijeve shqip, e keshtu do te shuheni nje dite si fare shqiptare, se vetem per deme jeni

Pertoj te te shaj mbrapsht. Pse fundja?

ti, ne vend te trurit, ke nje qese me qelb.

Kembana i ke zilet. 

Po ik moj zagare grua se mire neve, po shokove dhe boten e shoubizit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).