24 orë nga jeta e një emigranti në Tiranë

Sa herë nisem për Shqipëri mezi pres që të arrijë në kufi. Më pëlqen gjithmon të iki me autobuzë deri në Kakvijë. Të gjithë ngulin këmbë se bëjë zgjedhjen e gabuar se i bie si magelani për të vajtur në Tiranë. Por unë ngulë këmbë dhe gjithmon bëjë të njëjtën gjë. Këtë bëra edhe herën e fundit. Autobuzi u nis nga Athina rreth orë 21 30 dhe mbërtiëm në Kakaivijë rreth orës 5 të mëngjezit. Aty fillon dhe kënaqësia ime. Për ta shijuar do merrja rrugën në këmbë nga Athina. Sapo zbret një grup patriotësh të ofrojnë shërbimin e tyre taksi ose me furgon. Mund të ikësh ku të duash, në të gjithë cepat e Shqipërisë.

Unë zakonisht i them po të parit që më pyet. Dhe të gjithë bëjnë të njëjtin veprim. Më marrin valixhen e rëndë për të më ndihmuar. Janë momentet e mia. Më shijon ajo copë rrugë sa ska ku të vejë. Unë pas me pasaportë në dorë ndërsa shoferi i taksisë përpara i bërë si pikpyetje nga pesha e rëndë e valixhes. Më vjen keq dhe meqë mu dha mundësia do ta them edhe këtu dy doganat janë shumë afër. Duhet të ishin më larg që kënaqësia ime të vazhdonte dhe më shumë.

Mund tju duket si pak e tepruar por ske çi bën ajo copë rrugë më bën të ndihem më optimist. Por çdo gjë ka edhe fundin e saj. Sepse të priten këmbët kur ai të thotë shumën që do për të të çuar deri në vendin që do. Zakonisht është sa dyfishi i asaj që ti ke paguar nga Athina në Kakvijë. Por hap pas hapi ai bëhet me europian dhe pazari ulet deri aty ku do ti kështu që ai turret të të sistemojë valixhen në bagazhin e taksisë .
Gjithmonë më bën një gjë përshtypje sapo shkel në Shqipëri. Njerzit aty të flasim me shuma maramendëse, sa fillon të dyshosh dhe të të vijë keq për veten se sa pak fiton. Nuk do ta harrojë një ngjarje të para disa viteve në Fier. Kisha paguar 6000 dhrahmi për biletën e autobuzit Athinë-Fier. Sapo zbrita në Fier një taksit me pyeti ku shkoja. I thashë në Vlorë. Hajde më tha të shkojmë bashkë. Sa e pyeta. 10 mijë më tha. Hypi nuk kisha bëra disa metra kur kujtoehem dhe e pyes. Mirë 10 i thashë por ato mijët çfarë janë. Dhrahmi më tha seriozisht. Me pak fjalë 6 000 dhrahmi nga Athina në Fier 10 mijë donte takisa nga Fieri në Vlorë. Nejse më punë Shqipërie. Historia mu kujtua në fakt kur pyeta një taksi sesa donte të më çonte nga Lapraka tek Guva ne qëndër ku nisen autobuzat për Athinë rreth orë 5 të mëngjezit. Edhe ai më kërkon 10 mijë por me lekë shqiptare. Dhe a dini pse sepse sipasj tijë kishte shumë procedura që të bëhej një gjë e tillë. Do i duhej të ngrihej nga krevati, të vishej, të dilte në oborr, të hapte derën e garazhit. Dhe pasi të më kishte çuar mua do ti duhej të kthehej prapë në shtëpi. E të gjitha këto do të duhej ti paguaja unë për një rrugë e cila nuk është më shumë se 5-7 minuta me taksi në orën 5 të mëngjezit. Megjithatë morali lart, Shqipëria po përparon dhe kjo ka rëndësi.

Janë bërë ndryshime

Është fjalia që dëgjon më shpesh sa herë shkon në Tiranë. Situata ka ndryshuar dhe kryeqyteti po ecën. Po në ç’sen askush nuk është në gjëndje të ta thotë.
Përgjithësisht ata që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë gjithmonë një këndvështrim tjetër për ndryshimin. Sepse ja të them një shembull. Nëse dikush në Tiranë të thotë që qyteti po ecën përpara sepse po ndërtohën pallate pa masë. Kjo nuk është ndonjë ndryshim i madh, sepse pallatet gjigante të ndërtuara nuk kanë garazhde poshtë. Dhe kjo është arsyeja që Edi Rama duhet të përgjigjet për këtë katasrofë arkitektonike që i ka bërë Tiranës. Dhe nuk do të vonojnë shumë që tiransit ta kuptojnë këtë gjë. Për sa kohë Edi jepte lejet e ndërtimit ato jo vetëm që u ngritën me më tepër kate nga çjanë miratuar por edhe me dyqane poshtë në vend të garazhit. Mirpo kjo gjë i ka pasojat më pas. Sepse askush tani nuk mendon se ku do të parkojnë banorët e një pallati me 70 familje ndërkohë që pranë tijë po ndërtohet një tjerë pallat po me kaq familje. Me pak fjalë në konceptin e atjeshëm ky është ndryshimi i famshëm. Dhe më e bukur është se në Shqipëri është bërë keq për lekë shqiptare. Askush nuk ka lekë gjithandej për veç kafeve që paguhen me lekë në dorë të tjerët bëjën shkëmbim. Kështu ka pronarë gazetash që e paguajnë shtypshkronjën me shtëpi. Dhe pronarit të saj flitet se tashmë i janë bërë nja 10 të tilla. Dhe janë pa tapi. Dhe të gjithë të flasin për shuma marramendëse për pallate me garzh që kushtojnë nga 200 mijë euro në mes të baltës dhe zhurmës tironse. Thjesht një dalldi e pështirë nga njerëz të cilët flasin me shuma të cilat jo vetëm që nuk i kanë por që as nuk do ti kenë kurrë ndonjëherë.

Histori të vërteta nga mëmëdheu

Nuk besoj se ka vend në botë që ta dojë celualrin më shumë se shqiptarët. Megjithëse tarifat atje janë tepër të larta askush nuk e heq nga veshi. Dhe këtë herë mësova një gjë të re. Nuk thonë kot sa të rrosh do mësosh. Numrat që janë me 20 dmth 06920 janë numrat me faturë. Dhe kjo nënkupton se personi që e disponon është biznesmen dhe ka para që ta paguaj. Dhe një miku im më tha një histori tepër interesante. Një djalosh për të tërhequr vëmnedjen e femrave se kishte numër me 20 vuri një tabelë shitet në xhamin e pasëm të makinës. Dhe sigurisht nuk harrojë të vendoste numrin e telefonit. Dhe që atëherë nuk i ka pushuar celulari nga kërkesat jo për të blerë makinën por nga femrat.

Gjithmon në Shqipëri më pëlqen të dëgjoj histori të tilla të cilat duhet thënë që kanë vërtetë shumë humor brënda. Psh shoferi i taksisë, ai që më mbajti edhe valixhen tregoi një histori shumë intertesante. Një polic trafiku në segmentin kakavijë- Ballsh pasi u kontrollonte dokumnetata u thoshte me jep ndonjë gjë. “Aman të keqen nuk kam nxjerrë gjë sot nuk akmë as lekë me vete” i thoshte shoferi. Mirë thoshte polici nëmë celularin të bëjë një telefon. Nuk shkulej tjetri pa të marrë një gjë, prandaj mirë është që gjithmon të keni lekë ne celularë nëse vendosni kartën shqiptare. Por historia më e këndëshme ishte ajo që më tregoi një ish polic. Një kolegu i tijë një natë dimri po pinte në një kafe afër Kamzës. Në kafene përveç tijë edhe një i dehur i cili ngacmonte banakiern e cila nuk po dinte çafrë të bënte për ta hequr qafe. Më në fund vendos dhe i flet policit “meqë keni celularë mund ti telefonin policisë”. Polici i veshur civil del jashtë dhe i telefon policisë. Por përgjigja ishte kryevepër: “Nga po merr the nga Kamza. Dhe çfarë është ai i dehur the. Po mirë mor burrë meqë është i dehur futi ti nja dy grushta. Kush vjen mes të ftohtit në Kamëz”.

Tirana nga Taivani tek kryeqytetet me banjo të përbashkët

Kafetë në Tiranë janë plot. Tek Taivani bëhej nami. Është lokali në modë i Tiranës dhe askush nuk do që të nesërme të thotë që nuk piu apo hëngri tek Taivani. Të katër sallat e tijë janë jo vetëm plot por njerzit presin në koridor ndërsa disa të tjerë ulen jashtë pamvarësisht se bie shi. Kafe tek Taivani me çdo kusht. Por Taivani nuk është i vetmi lokal shqiptarë që ka emër të huaj. Afër stacionit të trenit ndodhet një tjetër godinë e cila strehon një numër të konsiderueshëm kafenesh. Dhe të gjitha kanë emra kryeqytetesh Sidnei, Nju Jork, Paris etj. E bukura është se të gjitha kafenetë të vendosura në të njëjtin kat kishin një banjo të përbashkët dhe për ta përdorur atë do të duhej të merrje çelsin nga banaku.
Gjithsesi me të gjitha këto në Tiranë kalon mirë. Mes ftesave të pafundme të miqëve për të pirë kafe apo për të ngrënë nuk e ndjen kohën që fluturon dhe nuk mërzitesh. Le që nuk ja vlen të mërzitesh ka ndryshuar thonë ata, ka ndryshuar thuaj dhe ti. Në fund të fundit nuk i vlen të debatosh me miqtë për gjëra pa vlerë. Ka kaq shumë gjëra të tjera më të këndëshme për të biseduar.

Altin Metaj

***

Foto nga Susanne Lindh

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

136 Komente

  1. emigrant thotë:

    24 January 2007 @ 9:51 pm

    Kisha nevoje per dicka te bukur dhe shkrimi yt erdhi tamam ne momentin e duhur, Altin! Falemnderit!

  2. zana thotë:

    24 January 2007 @ 10:09 pm

    I embel e optimist…Ve re ne “xhiro”nje varietet te papare shqiptari..Me shume kenaqesi…

  3. The_Burrel thotë:

    24 January 2007 @ 10:23 pm

    qenge kenaqur Altin!
    dhe une mendoj qe ka ndryshuar shqiperia.

    per keto taksite shteti duhet te vere nje tarife , nuk do ti pelqente askujt te beje pazar, njeri poshte e tjetri lart.

  4. Albanian thotë:

    25 January 2007 @ 12:13 am

    Nje realitet shqiptar :D

  5. Tomi Korca thotë:

    25 January 2007 @ 12:25 am

    I bukur si shkrim. Une nuk kam qene ne shqiperi prej kohesh por miq qe vine me tregojne te njejten gje. Ata qe vine per vizite me thone se ka ndryshuar ( eshte me mire) ata qe jane ketu dhe shkojne per vizite thone se ka ndryshyar (eshte shume keq) Megjihtate te dy palet thone se ka ndryshuar, keshtu qe sa here jam ne mes te dypaleve, perpiqem ta ndryshoj muhabetin sapo njera pale ka thene “ka ndryshuar”, keshtu i shmangem debatave pa fund dhe pa vlere

  6. Albanian thotë:

    25 January 2007 @ 12:34 am

    Sa per problemin e parkingeve qe Altini beson se do ndodhe ne te ardhmen , une besoj se rama e ka parashikuar dhe zgjidhjen :
    -Sa here degjojme qe : Nje i vrare dhe nje i plagosur , shkak parkimi i makinave .
    -Keshtu qe kur te filloje ky problemi i parkingeve njerzit do vriten me njeri tjetrin dhe keshtu vetvetiu do te zvogelohet popullsia , si rjedhim do zvogelohet sasia e makinave . Pra nuk do jete problem . :D

  7. Issy thotë:

    25 January 2007 @ 12:34 am

    Shume mire qe here pas here lexojme pershtypje te ndryshme mbi eksperienca personale ne atdheun tone ne zhvillim. Pikerisht keto dallime nga versioni ne version vertetojne dhe nje here qe gjerat i sheh dhe interpreton si do - si na pershtatet neve ne situata dhe periudha kohe te caktuara.
    Une kur kthehem ne Tirane dua vetem 48 ore te vij ne vete - edhe pse kam nje dekade larg - dhe kjo nuk vjen nga aftesia personale qe kam per tu pershtatur por nga deshira e madhe qe kam per tu kthyer ne shtepi.
    Vetvetiu dalloj se kam pozitivitet ne pergjithesi dhe vleresoj dhe ndryshimet me insinjifikante, edhe ato te cilat sme ka shkuar ndonjehere mendja ti dalloj ne perendim.
    Nejse, ka nje dallim te madh te kthehesh ne vendlindje dhe te mos kesh ku te kthehesh fizikisht. Te mos kesh shtepi, shoke, familjare por ta gjesh veten duke u endur rrugeve i shoqeruar nga kujtime.

    Vendi, Shqiperia… kam pershtypjen qe jane njerezit, ata per te cilet te shkon mendja vetvetiu pa ndonje shkak aparent - ne koherat qe jetojme fatkeqesisht “nje traste me dhe’ ” nuk te shkakton te njejtat ndjesi qe kemi lexuar ne libra. Duhet nje kthim aktiv qe te arrish te kuptosh ndryshimet dhe ti vleresosh ato per mire apo per keq ne vite.

  8. komatozja thotë:

    25 January 2007 @ 1:48 am

    edhe une e kam shuem qef rrugen Athine-Tirane. Nga Toronto Ne athine me Olimpikun dhe pastja me autobuz deri ne Tirane. Tani eshte bera ura ne Patra, por me pare nje nga pjeset me te bukura ishte ajo me traget.
    Kur e bej me avion me pelqen momenti kur ulemi ne Tirane, gjelberim, malet, Tirana…te gjithe ne avion te perlotur

  9. Askushi thotë:

    25 January 2007 @ 4:50 am

    Komato! na perlote edhe ne ne mes te nates dhe nuk po na lexohet me tej,por une kisha nje shoke ne kohen e dulles nga fshatrat e Vlores qe kendonte; Mazhari[eshte nje fshat]tatepjete q…. temen e semeso sic ka qene ,ashtu do te jete q…. temen e semeso..Ashtu eshte edhe puna e Shqiperise.Njeri thote se ka ndryshuar per keq sepse i vjen keq per privilegjet qe ka humbur tjetri thote ka ndryshuar per mire se eshte pasuruar me pa te drejte dhe ka ngritur pallate aty ku ka mundur te pushtoje ose ta mare me nje cmim qesharak apo nje tjeter i gezohet nje makine qe nuk e kishte enderruar ne kohen e dulles.Orekse orekse kjo dynja,por e pergjithshmja eshte pozitive dhe ne ja arritem te vijme [ose te shkojne shqiptaret]atje ku me perpara vetem ta mendonin nje gje te tille, i futnin ne burg,kurse tani nje tregon per udhetimin me avion tjetri per ate me traget,njeri shkruan dhe jep mendim nga Amerika dhe tjetri shetit ose pushon ne vende te ndryshme te botes………..A nuk jane te gjitha keto ndryshime?

  10. Urbania thotë:

    25 January 2007 @ 5:16 am

    Shkrim i bukur.
    Zhvillime jane bere keto vitet e fundit por ne cfare aspekti sic u permend edhe me siper?
    Dritat dhe ujin akoma i kemi me kufizime. Infrastruktura mbetet e dobet.
    Ekonomia ne teresi ka pasur nje ngritje graduale por te ardhurat per fryme mbeten ne nivel shume te ulet krahasuar me vendet fqinj.

  11. Dirk thotë:

    25 January 2007 @ 5:18 am

    Problemi i parkingjeve dhe i hapesirave te gjelbra jane ato qe mund ta mposhtin Ramen sepse jane gjeja e pare qe e ndjejne qytetaret e Tiranes. Rama cdo zone te qytetit e ka kthyer ne zone rezidenciale dhe nuk ka me ne qytet zone per asgje tjeter. Me vjen keq se kur erdhi ne krye tha qe cdo pallat do kishte parking dhe sistem qendror ngrohje, dhe te dyja i ka harruar. Ne Tirane ndertohet akoma me llac e tulla, asnje perpjekje per te inkorporuar materiale te reja ndertimi. Qyteti ne fakt ka pesuar nje katastrofe nga kjo ane. Rama duhet te shpresoje qe rruget qe ka ndertuar do ta shpetojne. Nje tjeter mundesi eshte ndertimi i parkingjeve shumekateshe, po ai eshte nje biznes i suksesshem qe ne ide, kshuqe vetem per te marre leje kushedi sa rryshfete duhet te paguash ose akoma me keq, nuk ta japin lejen ty dhe pastaj ate ide e perdor nje biznes tjeter.

  12. Laura thotë:

    25 January 2007 @ 5:23 am

    me e forta qe me ndodhi kur vajta heren e fundit ishte ne aeroport:

    meqe s’kishin ardhur valixhet i ra te prisja:

    Nje polic (krejt pa lidhje) me afrohet: -Si e ke mbiemrin ? -me fal? -Si e ke mbiemrin (ou thashe do te di per valixhet dhe ja them)- …..
    -Ou, Tiranse denbabaden. E kujt je ti?

    Me ka ardhur aq shume per te qeshur dhe pse isha e rraskapitur (udhetimi nga Amerika ehste aq i gjate, sa te duket se nderron jete)…

    Por ama nje gje e sigurte, nese i hap syte dhe veshet mire ne Shqiperi ka humor sa te duash… Varet si e merr jeten, sic thote nje fjale e urte, ndonjehere kur e merr me te qeshur, nje gje eshte e sigurte qe te pakten ndonjehere dhe do qeshesh…

  13. john thotë:

    25 January 2007 @ 5:51 am

    kete te 6920 nuk e dija une.U dashka marre motra ne telefon se me paska hapur biznes e nuk me paska treguar.Me pelqeu shkrimi sepse ishte realist pa shpoti.Mund te shtoj dicka vec.Tirana ka nje jete shoqerore shume te bukur te cilen askush ne mergim nuk e ka gjetur dot.ky eshte fakt.

  14. chicken thotë:

    25 January 2007 @ 5:55 am

    Dhe une sa vete ne shqiperi me vjen per te qeshur. Sa te marre jane ata njerez, nuk kane buk per te ngrene dhe blejne celular dhe makine. Pse vajta une jashte vendit, per ate celularin dhe makinen. Gjithashtu i bejne pallaten pa garazhe. C’fare budallenje qe jane, pa le njehere mungesa e inkorporimit te lendeve te reja ndertuese!!!

  15. ilegal thotë:

    25 January 2007 @ 6:47 am

    ojo e ktheses se kamzes me policin ishte e forte fare na kishte marre malli per kto istori .sa per numrin me 20 ka pas shume persona femra qe binin numrit me 20 e thoshin alo kam ngele ne qafe kerrabe mi fut 5000 leke sa te lajmeroj familjen ose ky numri me ka mare dje kush je ti sa per taksi ka pagu vllai nga qafe bota ne sarande me furgon 5500 leke nga saranda ne tirane 8ooo leke me autobus rruga e pare 35 minuta e dyta 7 ore . ska si veni jot budalliqet i japin lezet gjerave

  16. ardi thotë:

    25 January 2007 @ 9:16 am

    Altin:
    Sapo zbrita në Fier një taksit me pyeti ku shkoja. I thashë në Vlorë. Hajde më tha të shkojmë bashkë. Sa e pyeta. 10 mijë më tha.
    …………………….
    Merr shume kollaj furgonat Fier-Vlore kushton 1 mije leke te vjetra pra 80 cent s’besoj se ka vend me te lire ne Evrope. Ndersa Vlore-Tirane 5 mije leke pra 4 euro.
    transporti ne Shqiperi eshte jashtezakonisht i lire. Njeher kur do shkoja ne Gjirokaster furgoni linjes me erdhi tek shtepia , po vonohesha se po rruhesha pra transporti eshte tregu me i liberalizuar ne Shqiperi.

  17. altini thotë:

    25 January 2007 @ 9:24 am

    Ardi Ta merr mendja qe ate bera zbrita nga taksia dhe mora furgonin dhe pagova 500 leke te vjetra. Ajo qe me shqeteson eshte psikologjia e njerezve atje te shikojne qe zbret nga autobuzi i Athines dhe mendojne se i kemi te teperta.

  18. cheney thotë:

    25 January 2007 @ 9:35 am

    zakonisht kudo ne bote, edhe brenda perbrenda athines taksia kushton me shume se autobusi..nuk shof ndonje cudi ketu. Ca me tej cmimet do te jene te fryra pasi tirana eshte metropol tashme dhe persa te kete kerkese do te kete sherbim me cmime te tilla. Ne londer me shume kushton taksia nga qyteti ne aeroport sesa te kushton vet bileta e avionit.
    Mendoj se duhej te ishte bere me shume ne disa fusha te caktuara, ne sigurimin e sherbimeve baze dhe te domosdoshme per nje jete normale.

    Masakra urbane eshte nje fenomen qe ka kapluar cdo cep te shqiperise dhe ligji duhet zbatuar njesoj per te gjithe. Leshimet per nje pjese te popullsise kane sjelle tangjencialisht keto efekte negative te cilat ne i tregojme me gisht, pasi ne te vertet jane per tu treguar.

  19. Kotherja thotë:

    25 January 2007 @ 9:55 am

    Ky Altini i ka ba hesapet , kur cdo antar i BE kishte monedhen e vet. Ketu e ca vite me pare. Dhrahmi.

    Per ato vite ka shume te drejte.

    Ah Jaran, Jaran.

  20. Leon thotë:

    25 January 2007 @ 9:56 am

    Shkrimi me pelqeu dhe pergezoj autorin.
    Do doja te sqaroja pak per punen e pallateve pa parkim apo qe jane bere te shemtuar!Ka nje sqarim per kete problem!
    Bashkia e tiranes jep leje per ndertim, por nuk eshte ajo qe kontrollon n.q.s. ndertuesi nuk e respektone lejen!
    Domethene nje ndertuse afrohet prane bashkise dhe bene kerkese per leje ndertimi per nje pallat me 5 kate dhe me parkim poshte!
    Bashkia jep lejen se nuk ka arsye perse ta refuzoje, se ndertuesi eshte me cdo gje ne rregull!
    Tani ketu ndodh dhe cmenduria shqiptare se ndertuesi ja keput me 10 kate pallatin dhe pa parkim poshte, per te fituar sa me shume!
    Nuk eshte ne kopetence te bashkise te nderhyje, por e policise ndertimore e cila as nuk merzitet fare se eshte e politizuar!
    Prandaj eshte bere gjithe ai debat sepse ne shqiperi ndodh vetem qe policia ndertimore te varet nga qeveria dhe jo nga bashkia!
    Vetem ne shqiperi ndodh qe palati behet dhe eshte gati per banuesit pa firmen e artitektit!
    Eshte vertet turp, por kjo gje ndodh jo per faje te bashkise, por per faje te policise ndertimore!

  21. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 10:08 am

    Leono, bashkia nuk jep vetem lejen e ndertimit vella, jep edhe lejen e shfrytezimit pasi ka mbaruar ndertimi. Dhe pa leje shfrytezimi nuk ka hipotekim dhe pallati eshte i paligjshem. Dhe avash, mos ja ngec policise ndertimore kaq kollaj fajin. Se dhe ajo ka nje rregullore te veten te funksionimit qe une per vete se di. Po ti e di ?
    Nqs nuk e di, mos fol kot vella.

  22. berti thotë:

    25 January 2007 @ 10:12 am

    I mire shkrimi , por u bene disa shkrime te ketij lloji.Do me pelqente te shihja nje shkrim me titull: “24 ore nga jeta e nje shqiptari tek miqte e diaspores”

  23. eizo thotë:

    25 January 2007 @ 10:13 am

    Nuk eshte ne kopetence te bashkise te nderhyje, por e policise ndertimore e cila as nuk merzitet fare se eshte e politizuar!
    ———————————————————–
    flasin vetem se si jane proceset ne austri :
    ai qe jep lejen per ndertim ai dhe kontrollon dhe ne fund jep lejen e shfrytezimit …..polizia ndertimore …eshte nje institucion qe varet nga shume instanca pra nqft se bashkia sheh qe nuk jane zbatuar rregullat athere me vendim te bashkise nderhyn polizia ndertimore dhe ne kooperim me bashkine vendos se cfare mund te beht qe objektit ti jepet leja ………

    ne wien per ndertimet eshte kryetari i bashkise se vienes, senati

  24. cheney thotë:

    25 January 2007 @ 10:27 am

    bigi, gjysma e pallateve jane akoma te pahipotekuar ne tirane.( rast klasik, 2 kullat te avni rustemi. 3 vjet kane kaluar) Gjithsesi kush ka aq fuqi te shembe nje pallat te banuar, me 2 kate me teper sesa ishte aplikuar per leje, nderkohe qe tokat ne shqiperi vazhdojne te vidhen dhe qeveria ka dhene edhe afate kohore per te ndertuar pa leje? Pra kujt i kerkoni llogari ne fund te fundit? apo fol te flasim?

  25. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 10:34 am

    Nuk hipotekohen se sduan te paguajne haracin ke bashkia e tiranes, dhe se banoret flejne me buke ne goje e sjane te zotet ta nxjerrin qimen nga qulli po dhe sepse skane pas ku te fusin koken te shkretet dhe kane ble shpija pa e vra mendjen per hipoteken.

  26. swed thotë:

    25 January 2007 @ 10:37 am

    O Altin, Tajvani eshte klub katunaresh, kush ta paska mburr ty?

  27. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 10:41 am

    ..Altin, ,e kete shkrim me bere te kujtoj veren e 2005 kur te gjitha gocat qe me ra te takoja, flisnin me pasion per numrat me 20. Ne fillim se kuptova, sepse per mua te maresh nje nummer me fature i bie te paguash nje kamat me te vogel mujore si dhe telefon me tarifa me te lira. Me pas kuptova ne memedhe se 20 ishte Nr. jokeri me i madh qe mund ti binte nje mashkulli. Tregimi eshte shume i vertet. Edhe ndyshime ka bere Shqiperia, fatkeqsisht i gjej te gjitha siperfaqsore.

  28. cheney thotë:

    25 January 2007 @ 10:41 am

    Swed, sa here duhet te pish kafe atje qe te quhesh katunar? na fute ethet, mua dhe gjysmes se tiranes..

  29. eizo thotë:

    25 January 2007 @ 10:45 am

    ndertimi i pallateve ne menyre te tille ka te beje me shume aspekte organizimi …….ku te gjitha drejtimet te cojne te bashkia dhe firmat e ndertimit …keta te dy bejne leke dhe haracin e paguajne njerzit e thjeshte qe jane pre e pislliqeve te atyre qe thashe me larte

  30. swed thotë:

    25 January 2007 @ 10:53 am

    Cheney, une kam pire kafe dhe vete atje, por po te sqaroj pak me shume se cfare mendoj :)
    Tajvani per mua eshte institucioni edukativ me i kompletuar ne Tirane, atje per 20 minuta mund te besh tablone e pergjithshme te jetes shqiptare. Sa futesh brenda, me nje shikim te shpejte, kupton strukturen e popullsise, 60% rural dhe 40% urban. Dhe ben dhe ndarjen po deshe urban urban, apo urban gjysem rural :)
    Pastaj merr vesh me nje shikim me te hollesishem se sa shume ka ne qarkullim nga ata qe Tea i quan “tullace pa qafe”, pervec kesaj shikon edhe sesi mbjellja-korrja e kanabisit eshte aktivitet fitimprures, qe te garanton se paku nje shtepi te mire ne Tirane, nje BMW, dhe disa varse e unaza floriri.
    Por merr vesh dhe disa gjera te tjera te karakterit thellesisht ekonomik, kupton qe nese do te jesh i suksesshem ne biznesin e bar-restoranteve, duhet te shesesh shtrenjte gjerat me te lira, si psh kafen Lori cilesine me te keqe, ta shoqerosh me nje biskote nga ato me te lirat ne treg, po me te lirat fare, dhe ujin pa gaz ta marresh Loutraki sepse eshte definitivisht me i liri, 1 lek te ri me pak sesa konkurrenti i rradhes, packa se shijon si uje kenete.

  31. ardi thotë:

    25 January 2007 @ 10:54 am

    Kualiteti i jetes eshte rritur shume po ta krahasosh me 10 vjete perpara. Vetem ne 2006 numri i turisteve u rrit me 40% . Ne qofte se do te stabilizohet edhe ceshtja e energjise dhe permiresohen rruget do te kete zhvillim te pandalshem.

  32. Nardi thotë:

    25 January 2007 @ 10:58 am

    Po pse eshte klub katunaresh swed?

    Kur eshte kohe e bukur ne Tirane nuk ka gje me te mrekullueshme se te pish nje kafe te Taivani jashte dhe dielli qe te ngroh kurrizin embelisht dhe muhabeti i embel dhe ca peme e bar te gjelber ti kap syri.

  33. swed thotë:

    25 January 2007 @ 10:59 am

    Dea, Altin dhe kushdo tjeter qe ka ndonje diskutim per ceshtjen e celulareve. Nuk e di se kujt periudhe i referoheni ju, por ju garantoj se celulari me 20 nuk te jep asnje lloj “statusi” ne Tirane, vetem gocat e gjimnazeve dhe ruralet kujtojne se eshte ndonje qamet te kesh numer me 20. Une per vete jam me pune shteti dhe numrin e kam me 20 sepse te bie me lire sesa me karte, dhe se kam ndjere ndonjehere qe te me krijoje ndonje “problem” nga keto qe thoni ju. Dhe pothuajse te gjithe shoket e shoqet e mia i kane numrat me 20 pavaresisht se ku punojne e sa para kane. Keshtuqe ju lutem shume miqesisht te update-oheni pak se ju ben mire per shendetin.

  34. swed thotë:

    25 January 2007 @ 11:03 am

    Nardi, nuk e diskutoj fare kete qe thua ti, edhe mua ne kohe te mire me pelqen shume te pij nje kafe te Tajvani, por te thashe, sec ka nje dicka atje qe i terheq te gjithe, per vete propozoj te behet kafja 200 leke te reja, dhe te ndalohet hyrja e njerezve qe kane flori me shume se unazen e marteses, dhe mendoj qe do jete shume me ndryshe.

  35. swed thotë:

    25 January 2007 @ 11:06 am

    Prape ketu, kam per te lene nja dyzet komente te ky shkrim me duket.
    Kujt nuk i pelqen cmimi i taksise per te ardh nga Kakavija ne Vlore ose ne Tirane, eshte shume i lire ti hypi furgonit ose karroces me kale se eshte me lire, por krahasim cmimi me mire te mos beje fare sidomos kur flet per standarte te ndryshme taksi-autobuz. Nga Kakavija ne Vlore shkon edhe pa leke fare po te ecesh me kembe, dhe te bie shume me lire sesa autobuzi Athine-Kakvije.

  36. Nardi thotë:

    25 January 2007 @ 11:06 am

    Swed,

    Po njerzit e pompuar dhe pa varse ne qafe fare i gjen ne cdo lokal te Tiranes.
    Mua me pelqen nga hapesira sidomos kur eshte kohe e mire mun te zesh cepin tend pa ti ngulur syte askush pastaj kur ske ca muhabeti te besh mund edhe te kundrosh rreth e rrotull tipat karakteret apo krahinat shqiptare.
    Une shkrihem fare kur shoh ndonje nuse dite te diele duke bere xhiro te shatervani.

  37. cheney thotë:

    25 January 2007 @ 11:10 am

    ”dhe te ndalohet hyrja e njerezve qe kane flori me shume se unazen e marteses, dhe mendoj qe do jete shume me ndryshe. ”

    Po cke qe ngacmohesh a derebardh, a di ndonje shqipo qe ska nje nga te meposhtmet:

    1) kryq
    2) hen me yll
    3) shqiponje
    4) mamaja e atij qe eshte ne kryq
    5) zemrat qe hapen me 2 foto brenda
    6) dhemb floriri

  38. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 11:10 am

    Ke te drejte per numrat me 20 Swed. Tashme sperbejne me status. Madje tani eshte zhdukur dhe koncepti 20 pasi kane fillu te konvertojne me kontrate cdo lloj numri, dhe ata me parapagim po te duash. Dhe sepse i bie me lire me ofertat e fundit cdokush mund ta kete.
    Kurse per Taivanin, eshte klub popullor. Pra futen katunare, qytetare, pleq e kalamaj. E di qe eshte nje nje tendence e njerezve qe synojne “qendren” “bulevardin”. Por ama, eshte nje pike takimi shume e mire, eshte nje vend ku mund ti lesh kalamajt ne bar e te pish nje kafe. Ka nje restorant te lezetshem me ushqime te lehta e te shijshme, ka shume banjo dhe banjo te mira, e rref dielli nga te gjitha anet, eshte nje pike ku shef nga te gjitha anet, eshte nje vend ku mund te lesh takim e nuk ngaterrohet njeri, eshte afer, ke shanse per parkim nga te gjitha anet e rruges, plus ne kembe mund te shkosh kollaj. Prandaj dhe reflekton me vertetesi perqindjet e popullsise shqiptare. Gjithesesi mua me pelqen dhe shkoj shpesh, sidomos per ndonje pjate makarona, ndonje sallate me rukola apo spinaq dhe per pandispanjen e famshme me qumesht. Dmth mendoj qe Taivani eshte nje objekt i kendshem i Tiranes. Mua per vete me pelqen

  39. swed thotë:

    25 January 2007 @ 11:20 am

    Cheney, une i kam heq te gjitha ka kohe :) ;)
    Per Taivanin nuk po e zgjas me, i pranoj mendimet tuaja sepse ne fund te fundit nuk eshte se jane kunder asaj qe thashe, thjesht u tregova ca harbut sepse sinqerisht qe nuk me shkon hic ajo e shkrete kafe ne bark, kur shikoj lloj-lloj kafshesh rreth e qark.
    Mos i kalova gje kufijte dhe u bere racist ;) ? Por kur shkon ne tualet dhe shikon qe kafsha qe ka qene para teje nuk ka marre as mundimin te ngreje ate plastiken e WC-se, dhe as e ka shkarkuar, vertet qe te vjen keq qe je i detyruar te ndash ajrin me ca njerez.

  40. cheney thotë:

    25 January 2007 @ 11:23 am

    swed, ah sikur kafshet e shqiperise te ishin kaq te buta sa i pershkruan ti..

  41. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 11:29 am

    Swed, une shkruajta ato qe me lane pershtypje para (afersisht) dy vjetesh ne Tirane (zone jo rurale, ups) dhe nuk ma mori mendja qe 20-tes do i kishte rend vlera keto kohet e fundit dhe qe mund ta kene te gjithe ;) hehehe.
    Gjithashtu te falenderoj, qe me update per kete, se jo vetem qe jam ligeshuar shume nga shendeti qe nga vera e 2005, por me beso qe edhe gjum naten nuk kam fjet….

    Ne qe e shajme atdheun nuk e duam me pak se ti qe e mbron :) Bye

  42. swed thotë:

    25 January 2007 @ 11:34 am

    Eh Cheney, prape une.
    Janë bërë ndryshime thote Altini dhe vazhdon persiatjen e vet artistike. Altin, jam shume kurioz cfare parametrash ke ti parasysh kur do te krahasosh ndryshimin? Sepse mjafton te krahasosh Tiranen e 2000 me Tiranen tani, dhe vetem po te jesh syplasur nuk e sheh qe jane bere ndryshime. Kur njerezit thone jane bere ndryshime, jo domosdoshmerisht kane parasysh qe Tirana eshte bere si Athina ku ka vendparkime me bollik, dhe cmimet jane te ulta fare qe nga koha e Lojrave Olimpike, por kane parasysh qe ne krahasim me c’ishte, eshte bere me mire. Sidoqofte, nuk do merrem me me ty, per mua ti ben pjese te nje grup emigrantesh qe doni ti mbushni mendjen vetes qe atje ku jeni, jeni shume me mire se ne Tirane dhe ata qe jetojne atje, packa se kane disa te kenaqesi shpirterore qe ti si ke atje ku je, prape se prape kot jetojne. Vazhdo Altin sakrificen tende ne emgirim dhe shiko gjithmone te zeza sa here shkon ne Shqiperi, ne fund te fundit eshte me mire te mbledhesh portokalle sesa te degjosh terci-verci nga ata qe jetojne ne Shqiperi.

  43. swed thotë:

    25 January 2007 @ 11:40 am

    Dea, edhe para dy vjetesh keshtu ka qene, por nuk kam c’te te bej une ty qe ke shoqe gjimnaziste (ne mos nga mosha, nga trute) dhe te keqinformojne. Nuk ka ndonje ndryshim numri i celularit ne Shqiperi krahasuar dhe me Austrine, secili ben nje zgjedhje qe i duket me e pershtatshme, dhe keshtu ka qene edhe ne 2005.
    Dhe une s’po marr persiper te mbroj atdheun ketu, fare, por thjesht me vjen keq qe njerez qe jetojne jashte i shohin gjerat me sy negativ.
    Herzliche gruesse aus Schweden.

  44. swed thotë:

    25 January 2007 @ 11:57 am

    Me del mangut nje koment i Eizos ketu te faqja, sidoqofte, Eizo, une ketu jam perkohesisht, ne 2008 kthehem, dhe vazhdoj ta mbaj dhe numrin shqiptar madje.

  45. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 11:59 am

    Kurse mua sme pelqen toni dhe sulmi qe ti perdor, Swed. Qetsohu !Ti shpreh mendimin tend, por s’le te tjeter te flasin per eksperiencat e tyre dhe me keq ti shprehin ato. Une fola per celularet sepse ma kujtoj ky shkrimi, por ka shume gjera te tjera qe une i gjej shume negative atje.Dhe nese ti i shikon ndyshimet ne shqiperi ( ku njerzit rrin pa drita, uje ne 2007 etj…..) me optimizem (sigurisht varet, cfare quan zhvillim ti) do beje mire te shkoje te jetoje disa muaj vete ne kete zhvillim qe ka shperthyer. Une sa here shkoj ne shqiperi me beso, qe dhe pse kam familje atje pas 3 javesh me merr malli per Hitlerat.. :( dhe kjo eshte traurig ..

    Schönen Tag noch!

  46. swed thotë:

    25 January 2007 @ 12:06 pm

    Dea, ne fakt kryesisht e kisha me Altinin qe ka shkruar kete shkrimin, dhe mos me thuaj mua qetesohu se “jam shume i qete, si Llambi” :) (a te ka qelluar te shohesh portokalline, se atje eshte ky Llambi). Ok, pra vertete qe ka shume gjera qe nuk shkojne, qe ne mes te Europes jemi pa drita, notojme mbi uje dhe jemi pa uje, e lista mund te behet e gjate pa fund. Por nuk mund te mohosh ndryshimin (se kam fjalen per ty), nuk mund te mendosh qe Shqiptaret jane te gjithe gdhe aq sa rrine e shikojne numrat e celulareve, dhe te rrish e te komentosh shoferet e taksive nderkohe qe dihet qe ne gjithe boten shoferet e taksive duan te ta fusin, edhe ketu bile qe medemek eshte nje nga vendet me ndershmerine me te larte, po te hypesh ne taksi me ndonje qe nuk eshte suedez, ruaju, ose bej pazar perpara, dhe keshtu eshte kudo me sa kam pare une te pakte, Austria perfshire.
    Gleichfalls Dea.

  47. eizo thotë:

    25 January 2007 @ 12:09 pm

    nuk dikutohet qe ne qe kemi nje kohe te gjate jemi mesuar me nje pike te vogel standarti si drita, uje te ngrohte, e ngrohje qendrore …..

    dhe nga menyra e jetses si punojme dhe mendojne keta ketu ….do te them qe nuk eshte rastesi qe keta ne perendim jane si dita me naten me lindjen dhe shqiperine

  48. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 12:11 pm

    Dea,
    Ti e mendon shume material ndryshimin. Dritat dhe uji ka qene e qarte qe do mungonin nje kohe te gjate ne shqiperi, dhe qe do presim akoma vite qe ti kemi pa siklet. Por ndryshimet jane ne Tirane, e vetmja gje e mire qe ka tirana eshte qe leviz, eshte nje qytet qe ndryshon perdite. Dhe ndryshimi sic te thashe nuk eshte vetem material qe te ta zene syte ty. Eshte ne mendjen e njerezve, eshte brenda familjeve, eshte brenda institucioneve, kompanive, eshte tek biznesi, eshte tek shkollimi. Keto jane gjera qe ne Tirane ndryshojne perdite sic te thashe. Ndryshojne kerkesat qe njerezit kane per vete, per jeten e tyre, per femijet e tyre. Ndryshojne sepse cdo dite dikush gjen nje mundesi me teper qe dje se ka patur per te bere dicka te re. Ky eshte sensi kryesor i ndryshimit ne Tirane. Dhe eshte e vetmja arsye qe mua per vete me mban ketu. Sepse nuk pergjumem, nuk ka stabilitet te rehatshem, ka perdite kerkesa te reja, ka perdite oportunitete te reja, ka perdite ndryshime. Shqiperia eshte nje vend i pazhvilluar Dea prandaj ka kaq shume mundesi per te bere gjera, kaq shume gropa per te mbushur, kaq shume hapesire dhe liri per te bere gjera. Dhe Tirana eshte qyteti qe reflekton pergjigjjen me te mire ndaj nevojes per zhvillim dhe permiresim. Prandaj pavaresisht ujit, dritave dhe rrugeve qe jane po njelloj, une e ndjej qe vete kam ndryshuar shume ne 2 vjet, qe njerezit me te cilet rri dhe punoj ndryshojne perdite, prindet e mi te vjeter ndryshojne mendimet cdo dite, standartet e punes, e jetes, e qejfit ndryshojne perdite.
    Por une ty ste ve fort faj Dea sepse shpenzon shume pak kohe ne shqiperi per te gjykuar. Gjithesesi je siperfaqsore. Mos e merr pergjigjjen time si lavderim per Tiranen, as per realittetin ketu. Eshte shume i veshtire, eshte nje qytet i lodhshem, ka kaq shume probleme dhe kaq shume merzitje te shkakton.
    Ama ka vec nje gje te mire Tirana, vec nje gje : Ndryshon perdite

  49. ols thotë:

    25 January 2007 @ 12:14 pm

    ne shqiperi ka vertet shume veshtiresira po megjithate gjerat ndryshojne, ndoshta me nje shpejtesi te ngadalte por ndryshimi dallohet.
    une per vete mendoj te kthehem sapo te mbaroj shkolle dhe pse nuk jam shume entuziaste tani per tani besoj se gjerat do te ndryshojne.

    pershendetje

  50. eizo thotë:

    25 January 2007 @ 12:26 pm

    big me gjithe respektin qe kam per ty dua ti them disa gjera qe ti shkruan aty ……kur isha ne tirane para disa vjetesh u coje ne 3 te nates qe te bejea dush dhe bija flija prap dhe kur u coja ne mengjes isha prap i djersitur si tja bea……nejse ishte vere i hypja makines dhe shkoja ne plazh……………..sepse isha me pushime po ai zyrtari aty qe i duhe te rrinte ne zyre tere diten ???????
    ky ishte vetem nje rast banal ………..
    nuk diskutohet qe ka ndryshime dhe se njerzit jane vene ne levizje kete e shoh shume pozitive ..por nga ana tjeter te bej pyetjen si ????
    me korrupsion pa mare ligjin parasysh fare ??????????
    e them nje dite te bukur e gjitha kjo do te bijere ne shpatullat e brezave te ardhshem …

  51. ols thotë:

    25 January 2007 @ 12:30 pm

    ah nje dicka tjeter qe eshte me te vertet qesharake eshte sherbimi ne shqiperi me ka qelluar shpesh here qe kamarjeret te sillen me nje menyre te cuditshme, sigurisht qe heqim kategorin e lakaleve te shtrenjte.

  52. laurent thotë:

    25 January 2007 @ 12:59 pm

    Big, jam me ty.Edhe une shoh gjithnje ndryshime ne Shqiperi ne cdo aspekt,e si te mos shohesh ndryshime kur ishim ne ZERO, por ndoshta puna eshte ne ritmet e ndryshimit qe ne Shqiperi me duken shume te ngadalta ne dryshim me vendet e tjera, e ketu ka shume vend per diskutim.

  53. TeaTime thotë:

    25 January 2007 @ 1:01 pm

    Tirana eshte si shpirt em gjithe te keqiat e veta. Eshte si ai dashnori me interesant dhe me me jete qe ke pasur ne jeten tende por edhe me spontani, e shan e shan e shan, por ja qe s’shkeputesh dot prej tij se te magjeps cdo dite me cudine erradhes. Tirana eshte acaruese stresante, argetuese, energjike, por kurre Boring ose e merzitshme ne Shqip. Pastaj ku ka si Tirana ne bote, eshte vetem 20 kilometra nga Dajti dhe nga Adriatiku, vetem nje ore nga laguna e lezhe, dy ore tani (rruget jane bere xham) nga Vlora qe eshte qyteti me ne rregull nga te gjithe, 2 ore e gjysem larg nga Pogradec/korce dhe Oher dhe nga Budva nepermjet Shkodres. Ke 10-tra restorante ku hahet shume mire dhe per cmime qesharake, ke pub-e dhe lokale me arkitekture qe do ta kishin zili ata te NYC, ne mengjes e pi kafen per qejfin tend dhe nuk nxiton rrugeve si qen me kaucuk te nxehte. Shtepine qe blen apo e merr me qira te pakten e ke me mire se ato plehrat e manhattanit dhe te londres, gjithe minj e buburreca. 10 minuta larg teje jeton mami dhe babi, qe i takon s’i takon te pakten i ke afer dhe nuk jeton gjithe jeten me friken se mos vdesin pa i pare ti. Ketu ekziston, behesh i pari i fshatit por me mire se i fundit i qytetit. Ky eshte nje qytet up and coming, ka mundesira te reja, per t ehapur biznese , ata qe shkruajne e bejne filma ku me mire se te jetonin e frymezoheshin nga Tirana. Mjafton vetem ta duash kete qytet, perpos kontrasteve dhe paradokseve te tij. ME kete rast po iu pergjigjem atyre qe me pyeten tek forumi “Kronike nga Tirana Metropolitane” se perse jetoja ende ketu: Sepse e dua kete qytet, e dua shume. E dua dhe New YOrkun por ai s’eshte i imi, eshte qyetet i te gjithe botes, New Yorku perdoret dhe pastaj hidhet, kurse Tirana eshte tjeter, e njoh me ere, eshte e imja me pelqen se ketu e di se ekzistoj, qofte edhe kur rrugeve me dallon nje lyps i paedukate apo nje shofer taksie, te pakten ne fund te jetes nuk vdes si mize e fshehur prapa nje kompjuteri me kaucukun e nxehte ne dore, po si dikush ne qytetin tim.

  54. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 1:05 pm

    Tea, perseri poetike ti moj vajze.
    Megjithate ti na e di shpirtin. I thua me fjale te bukura ato qe ne i themi me vrazhdesi. Respekte

  55. ardi thotë:

    25 January 2007 @ 1:21 pm

    TEA - tani ke shkruajtur me nota realiste .

  56. Leon thotë:

    25 January 2007 @ 1:27 pm

    Big brother,
    Nuk arrije ta kuptoje c’domethene sipas teje te flasesh kot apo plote!
    C’arsyetim eshte ky gjanem?
    Shqip shkruajme, por s’po merkemi vesh me duket!
    Nje nga problemet qe po lindin ne tirane me ndrimin e pushteteve jane ndertimet pa leje!
    Tani po mundohem te sqaroje prape ty!
    Ne shqiperi pallati kur ndertohet, nuk respektohet(ose shkelet) ne shume raste leja e ndertimit!Bashkia nuk mund te nderhyje se nuk eshte kopetence e saje!E kupton, eshte puna e tjeter kujt dhe bashkia nuk ka fuqi ligjore ndaj ndertuesit!
    Ky eshte dhe paradoksi shqiptar qe shume njerez nuk e kuptojne dhe qe Rames i duhet cdo jave qe tua shpjegoje njerezve!
    Ne cdo vende te evropes nuk merret leja e shfrytezimit pa firmen e artitektit! Ne shqiperi ndodh ndryshe dhe kur konstatohen shkelje nga ana e bashkise policia ndertimore nuk nderhyn!
    Prandaj ke edhe njerez qe po hasin probleme per te hipotekuar banesen se bashkia nuk jepe lejen e shfrytezimit!
    Megjithate me kalimin e policise ndertimore ne varesi te bashkise se shpejti,bashkia e Tiranes nuk mund te justifikohet me!
    Mendoj se tani ke arritur te kuptosh per c’fare behet fjale big brother!
    N.Q.S. akoma ke dyshime dhe nuk kupton, atehere eshte deshira jote qe nuk do te kuptosh!

  57. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 1:29 pm

    Bro, ti shkruan qe dritat dhe uji ka qene e qarte qe do mungonin nje kohe te gjate ne shqiperi,dhe qe do presim akoma vite qe ti kemi pa siklet.Ehe pse ke shkruar kete fjali perseri mendon akoma se ka ndyshime ne shqiperi? ka ndyshime se ‘ndertohen’ pallate qe nje levizje e vogel Tektonike e ben Tiranen fush? dhe keto pallate shtrembse, jan aq te shtrenjta sa familje me 5 antar dhe 1 djal te fejuar jeton ne dhom e guzhin? Thua ka ndyshime strukturore ne familje , shoqeri e pune.Ste besoj sepse kam shoqe ( dhe jo ashtu si i pershkruan swen )qe kane studiuar ketu dhe jan kthyer dhe skan gjetur pune. Dhe e di pse? Jo sepse jan te paafta po sepse nuk kane 2000 euro per te paguar dike apo te njohur qe ti siguroj nje pune me nje rroge 400 mij lekshe. ( mos me thuaj jam matrealiste , njeriu sjeton me ajer) Please mos flisni kaluar se mbase ju e keni gjet nje pune ,por mos harroni se ka te tjere qe se kane pas kete fat. Ti me thua mua siperfaqsore sepse pohova qe shqitareve u pelqen celulari dhe kjo eshte e vertet, ke te drejt kur thua qe kaloj shume pak kohe aty por perseri sjam e aft te shikoj ‘ndyshimet’( edhe pse une ne postimin tim te pare nuk e kam mohuar dicka te till) Shqiptareve s’ju pelqen vetem celulari… ju pelqen lluksi ne pergjithsi, te fitojn pa punuar, te behen milioner brenda nates etc…Ndyshime jane dhe keto po he :D

    Swen, nuk mendoj se jemi popull gdhe, di vetem qe nuk duhet te kenaqemi me kaq pak apo te bejme krahesime duke marre per baze situaten ne komunizem…. Ndyshimi me i madh eshte ti japesh drit, uje dhe buke ( diku tjeter sdiskutohet per keto) nje populli te vuajtur .Edhe ju te nxirrni syte dhe i bini gjoksit se ka ndyshime…I mbanni pra!. Mua me vjen keq per vetem sepse e di qe skam mundesi ne shqiperi edhe detyrohem te shtrengoj dhembet e vetem ketu…..

    Kaq nga mua kacafytuni me altani po deshe fundja ai e ka bere shkrimin .

  58. eizo thotë:

    25 January 2007 @ 1:32 pm

    Ketu ekziston, behesh i pari i fshatit por me mire se i fundit i qytetit.
    ——————
    nejse tea per kete qe na the ketu paske me verte pak ne voje per sqarime :-)
    ka shume ndryshim ndermjet qenies ne njy york dhe jeteses ne ney york ose londer …
    te gjithe kemi ndjenja por ketu nuk eshte puna per ndjenja me teper se sa per realitet …..

  59. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 1:43 pm

    Shume i dashur leon une te kuptoj ty, por sic te thashe une si njof mire ligjet dhe kompetencat e njeres apo tjetres pale. Per kete ishte ajo qe flet kot apo plot. Nuk besoj se i njef dhe ti aq mire.
    Ngaterrimi i pusheteteve eshte gje shume e keqe qe sjell rrumpallen.Per kete jam dakort.

  60. swed thotë:

    25 January 2007 @ 1:48 pm

    shume veta po shof ketu qe e dikan qe shqiptaret ne shqiperi na u pasurokan pa pune, duke vjedhur, duan luksin e pamerituar me pune etj etj. Ore, c’kujtoni ju dua t’ju pyes, se vetem ju atje punoni e rropateni per te siguruar jetesen me ndershmeri? Ne shqiperi te gjithe vjedhin e bejne korrupsion?
    Dhe e dyta, per te gjithe ata qe e shohin sa keq eshte Shqiperia. Bravo ju qofte qe sa here vini me pushime coni nga 50 euro te shtepia e femijes dhe 50 euro te azili i pleqve. Ka dhe nga ata qe blejne vetem nje koli leng frutash, po gjithsesi mire prape, me aq sa kane mundesi. Me aq sa keni mundesi po tregoni te pakten qe nuk jeni vetem ne kuadrin e llafeve, por ndihmoni njerezit ne nevoje. Faleminderit dhe njehere.

  61. ardi thotë:

    25 January 2007 @ 1:57 pm

    Kemi tiparin ne Shqiptaret qe ti dramatizojm gjerat : kam shkruajtur me pare qe Shqiperia e vitit 2006 apo e viteve ne vazhdim duhet te krahasohet me ate te vitit 2000-1997-1990 dhe jo me bulevardet e Italise,Frances e gjetke. Opinioni im eshte qe ne Shqiperi shume gjera kane ndryshuar fatmiresisht vitet e fundit njerezit e kane kuptuar qe pa pune nuk jetohet . Te gjitha tokat ne zonat e Fierit,Lushnjes,Vlores etj po punohen turizmi po zhvillohet shume, ne 2006 40% me shume. Duhet te kontribojm ne nje ‘image building’ me te mire te vendit sepse fqinjet po sabotojn imazhin e vendit tone .

  62. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 1:57 pm

    Dea, celulari, makina etc etc jane padyshim shume te dashur per shqiptaret, jam dakort me ty. Jam dakort qe dhe jeta ne tirane eshte e veshtire. Per ato shoqet e tua qe paskan dhene 2000 euro mund te kete ndodhur ashtu, por nuk eshte rast perfaqesues. E para sepse fakti qe kane studiuar jashte nuk do te thote automiatikisht qe jane te zonjat per ta bere punen. E dyta, si ne cdo vend te botes duhet te kesh lidhje, njohje, rekomandime te mira per te filluar pune. Nqs shoqet e tua kane pas qejf me dredh zinxhirin ne pune shteti me 400 mije leke, edhe vlen ajo teoria e rryshfetit. Por jam e sigurt qe po ta provonin ne sektorin privat do ta kishin gjet nje cope pune. Une dhe gjithe shoqeria ime , e klases, e lagjes, e fisit kemi gjetur pune. Dhe pa dhene 2000 euro. Nuk po them se gjerat te shkojne vaj qe diten e pare,apo qe ne punen e pare. Njeriu do ti pershtatet tregut, do shikoji cfare kerkohet me shume, si duhet ta kesh CV-ne qe te gjesh pune, ku duhet te kerkosh per pune. Kjo do nje fare kohe dhe eksperience. Por mos na e bej tragjike te lutem shume, une kam nderruar nja 5 pune gjer tani dhe te gjitha i kam gjetur vete, pa njohje, pa rrushfete dhe tek te gjitha kam punuar mire e me kane shtyre per me lart. Vetem se une megjithese kam nje arsim shume te mire, nuk kam kerkuar te jem manager qe diten e pare te punes, te kem zyren time, te ngrefem e te vishem. E kam filluar nga poshte Dea, nga shume poshte. Ashtu sic eshte normale ta fillosh. Nqs mendon se nje shkolle sado e mire te jep te drejte per nje pune te lakmuar e ke gabim. Duhet te japesh prova ne pune, jo vetem te varesh ne mur diplomen. Dhe ketu eshte ndryshimi i madh, qe bizneset shqiptare kane ndryshuar, bejne “head hunting”. Njerezit e zot nuk i lene te bien ne toke, kush e kush ti kape me perpara. Dhe njoh me dhjetra te diplomuar jashte, qe jane punesuar gjithandej. Ky eshte ndryshim moj Dea. Ndryshon shume qe nga 2000. E kam jetuar dhe vitin 2000, dhe vitin 2002 etj. E kam jetuar si nje njeri qe mbijeton ne tregun e punes me forcat e veta. Prandaj nuk mund ti besoj impresioneve zhgenjyese te shoqeve te tua per nje gje qe e kam provuar vete ne kurriz. Sigurisht dhe trgu i punes ne shqiperi ka anet e veta te erreta. Por jo per ta nxire sic e ben ti

  63. laurent thotë:

    25 January 2007 @ 1:58 pm

    Nje ndryshim kolosal qe me ka lane shtang jane ndertimet qe jane ba ne rrugen nacionale ne dalje te Durresit bregdeti ne drejtim te Lushnjes deri tek shkembi i Kavajes.Gjithe ai abuzivizem e gjithe ato miliarda USD qe jane pastruar aty…..

    ps.shpresoj te kem dhene mire koordinatat :D

  64. ardi thotë:

    25 January 2007 @ 2:05 pm

    Ceshtja eshte qe shume Shqiptar kur kane emigruar e kane karikuar vetveten me shume ide te keqija per Shqiperine qe te mos ktheheshin me . Kur ne vendin ku kane shkuar nuk ju jane plotesuar endrrat e tyre por ata e kane shume te veshtire te kthehen ne Shqiperi sepse zhvillimet atje kane ecur perpara dhe ata (te ikurit) duhet ta fillojn nga e para pra preferojn te mbeten ne vendet ku kane shkuar ndoshta ne pune pa kualitet por vetem te mos kthehen ne Shqiperi ku ndoshta gjitoni i tyre eshte ne nje pune me kualitative, shtepi me te mire dhe pushimet i ben ne Tajland apo Turqi.

  65. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 2:11 pm

    S’mbahet shpia me miell hua, Swen. Edhe nese dhurojme 50 apo 500 euro, prap nuk mund te kerkosh nga emigrantet zhillimin e nje vendi.

    Ne shqiperi ka pak menyra per tu pasuruara.O do vjedhesh, o do vras ose behesh politikan :D se me 400 mije leke te ndershme nuk ja del me mbush barkun me buke e uje se per drita sbehet fjale ;)

    Nuk mohova aspak se ne shqiperi ka njerez te ndershem qe jo vetem rropaten dhe vuajne per te jetuar por kalojne vite te dhimbshme dhe jane te etur per pune.

    Ti mos u ndje i sulmuar, Swen :) ne per ju munoemi :D
    Machs gut!

  66. ols thotë:

    25 January 2007 @ 2:13 pm

    jo te gjithe nje pjese e madhe e shoqeris time do qe te kthehet por per disa arsye u duhet te rrine dhe ca kohe akoma, por nje pjese tjeter eshte kategorimatikisht kunder kthimit aty.

  67. Berti thotë:

    25 January 2007 @ 2:19 pm

    Eshte e vertete se ne Tirane syri te kap plot negativitete , por nese deri dje e keqja ne raport me te miren ishte fituese , tani po shohim se ekuilibri po ndryshon ne favor te se mires. Nuk ka se si te ndodhe ndryshe. Tirana vlon dhe eshte plot gjalleri. Ne kete artikull Altini na sjell ca foto-kontrast , ku shfaqen ndertime,rruge te reja dhe jo shume larg tyre nje grumbull pleherash apo nje kasolle jevgu. Megjithate shkrime te tilla une nuk i shoh si: “ky ka te drejte qe shan” apo “bravo se ja tregove vendin filanit”. Tirana ka nevoje jo vetem per investime emergjente , por edhe afatgjate si cdo kryeqytet kudo ne bote. Mentaliteti apo kultura zhvillohen thjesht me kohen.

  68. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 2:19 pm

    Ardi, ke shume te drejt. Punoj pastruse ne austri :D Dikush qe ka jetuar jashte e para gje qe ka mesuar eshte te jetoj per veten. Nese nuk kthehn ne shqiperi eshte sepse sjane te forte e aft ose me mire te themi sduan te thajne trute me nje komshie qe ska drita por per te shit pordhe investon pasurine e saj ne Turqi se gjyhan turqit skane drita :lol:

    Ika se po me pret kova me fshesen !

  69. cheney thotë:

    25 January 2007 @ 2:27 pm

    keni 24 ore qe merreni me qefin e tjeterit..

  70. Askushi thotë:

    25 January 2007 @ 2:32 pm

    Eh! Moj Tea time[koha e cajit] Breshka do ferre

  71. Berti thotë:

    25 January 2007 @ 2:42 pm

    Dea thote:
    “Ne shqiperi ka pak menyra per tu pasuruara.O do vjedhesh, o do vras ose behesh politikan”.
    Deri diku dakort , por me duket se keshtu ndodh kudo. Nje miku im Italian me tha njehere se gjithe e keqja juaj eshte se e nxini veten me shume nga c’ju nxijne te huajt.
    Dea me vjen keq qe Shqiperine e sheh me zi se askush tjeter ketu. Nuk e di se sa leke do te doje te kishe per ta quajt veten te pasur , por te jesh e sigurt se me rroge thjesht jeton mire.Qe te pasurohesh nje mundesi tjeter. “Biznes”
    Ne Shqiperi sipas teje jetojne vetem hajdute,vrases me pagese,politikane(keta duhet te futen tek grupi i pare) dhe viktimat e tyre ?

  72. ardi thotë:

    25 January 2007 @ 2:52 pm

    Berti:
    Nje miku im Italian me tha njehere se gjithe e keqja juaj eshte se e nxini veten me shume nga c’ju nxijne te huajt.
    :::::::::::::::::::

    jemi te paret per te share vetveten per kete kenaqen fqinjet tane edhe pse kane me mijera probleme asnjeri nuk e shan Greqin,Serbin,Bullgarin etj. Prostituta me thes Bullgare,Moldave,Rumune etj por do thuhet qe Evropa plot me prostituta Shqiptare kur ne nuk zeme as 0,001% ne miliona prostituta Lindore qe jane rrugeve te Evropes.

    Shqiptaret te keqinjt e vetes e te miret e te tjereve.

  73. Askushi thotë:

    25 January 2007 @ 2:57 pm

    Shqiperise dhe vecanerisht shqipetareve u duhet nje enver tjeter qe ti mbylli edhe njehere kufijte dhe te mos lere te hyje dhe te dali njeri,te filloj edhe njehere reformen agrare dhe koop, ta xhveshi edhe njehere ata popull nga te gjitha virtytet dhe nga xhepat ……dhe atehere shqiptaret do te dallojne ndryshimin midis asaj ku kane qene dhe ku jane.

  74. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 2:59 pm

    Kush tha qe s’ka korrupsion diku tjeter, por asgjekundi svuan njeri nga i ftohti apo varferia e madhe (duke lene menjan afriken :D). Ka padrejtesi gjithandej, po une jam me pesimiste sepse me dhemb ndoshta cik me shume situata ne shqiperi dhe jo sepse dua te shaj shqiperin dhe shqiptaret.

    Nuk mendoj aspak se ne shqiperi ka vetem hajduta, kriminela apo te korruptuar, Berti.Thjesht keta kane kap shtetin :D te tjeret pershtaten, bejne sikur s’kuptojne ose kan heq dore, se si bihet murit me koke dhe vetem deshira e mire nuk mjafton !

    Ndoshta une flas zi per Shqiperin sepse nuk e shikoj dot ne ate gjendje… Edhe sa do vuajme akoma? nuk mjaftojne 17 vjet per te siguruar nje populli gjerat me minimale!?

    Une u tregova me ashper ne gjykimin tim, por fajin e ka ai :D ( sweni )

  75. padre thotë:

    25 January 2007 @ 2:59 pm

    me cilin roge berti te nje specialisti apo te nje puntori .ne nje vend smund te jene te gjithe bizesmene s te kene te njejtat aftesi.kur diskutojme marim te pergjithshmen pjesen me te madhe te shoqerise.ajo eshte tregues i niveleve.une jam dakord me ate qe thote big bradher qe po njojte vehten s ke pse te kesh frike edhe ne se efillon nga poshte.
    ne shqiperi jetojne shume pak jerez te liq.
    ma e keqja eshte se kjo pakice ben ligjin.
    prandaj dhe disa nuk duan te fillojne nga poshte po rendin te njihen me te liqte.
    perfundimi konkluzioni i italianit

  76. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 3:05 pm

    Askush ty do te bejme krietar kooperative :D Ardin brigadier per swen do mendohem dhe cik :p..
    Pse merrni si referenze kohen e xhaxhit iher …Perjudha e gurit do ishte me mire :D

  77. padre thotë:

    25 January 2007 @ 3:05 pm

    dea nuk e kuptoj si themi te njejten gje ne te njejte kohe .

  78. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 3:08 pm

    Mos, jeni bere per njeri tjetrin padre+dea
    Lindin dhe dashuri ke ky forumi jone

  79. berti thotë:

    25 January 2007 @ 3:10 pm

    Te kesh profesion “pastrues” apo punetor pastrim-gjelberimi jo vetem ne Shqiperi po kudo thjesht mban shpirtin gjalle me buke. Megjithate te qenit shqiptar ua ka dhene vitalitetin dhe optimizmin , pasi aty ku jeni edhe pse me profesionin e pastruesit apo punetorit kerkoni te beheni te pasur.

  80. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 3:12 pm

    Sepse kemi mendime te njeta, ndoshta lol?! :)
    Prit kur te kapen dhe me ty kta tani. Une hengra kopacet e Altin te tuat padre haj vete po deshe :D

    Perseri faleminderit te gjitheve per replikat, smbaj mend kur kam diskutuar mbi Shqiperin heren e fundit !
    Ika se e bona si plakat..ika ,ika edhe mbeta ketu :(

  81. laurent thotë:

    25 January 2007 @ 3:14 pm

    Dea do marrim perjudhen e Zogut per referenze ku me 1 napolon ari hanin 12 vete dhe u tepronte gjysma :D
    per disa eshte me mire krietar koooperative ne fshat se sa mesues fiskulture ne qytet :P

  82. Askushi thotë:

    25 January 2007 @ 3:14 pm

    Dea flm per postin,por une dua qe po te ngjallet edhe njeher enveri,te jem ketu ku jam.Ndersa po erdhi ajo koha te garantoj une qe keta ultrademokratet e sotem do ta dredhin perseri dhe do ta nderojne lekuren ose do te nxjerin lekuren ose fytyren e vertete.Do te fillojne te qajne dhe te pergjerohen si ne vdekjen e tij.Dhe te garantoj se nuk do kete vend per krietar koop as per mua e as per ti

  83. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 3:15 pm

    Hahaha Berti ishte me ironi ajo puna e pastruses se i kam 2 diploma ne xhep ;)Dhe sa per e pasur ska qene dhe seshte endra ime!

    Bro, sa mire qe u futa ketu se beqare do kisha ngel une me keto mendime qe kam per shqiperin :D

  84. big brother thotë:

    25 January 2007 @ 3:16 pm

    ajo dihet askusho.
    por aman nderroni teme se e beme telef kete

  85. Askushi thotë:

    25 January 2007 @ 3:37 pm

    Dea premtove se do ikesh dhe ngele me keq se plakat[kur ka dale kjo fjale nuk ka pase kompjutera dhe plakat dilnin tek dera e avllise].Une po iki se nuk me kapi gje rjta sot ,vetem ca cironka dhe big bro me tha ndro temen se e qelbem.Tung[si pershendetje e re]

  86. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 3:55 pm

    Broth, se tani lexova postimin tend .Me jan bere syte lylyver dhe mua sot nga gjithe keto komente :D Ti me flet mua per gjithe ato detaje sikur une te jem ufo edhe sdi ca behet. Sigurisht qe duhet ti pershtatesh tregut dhe duhet te dish te ’sheses’ veten. Ato shoqet e mia nuk i kishin ato euro prandaj edhe jane edhe sot e kesaj dite pa pune ..dhe nuk jane se duan te kapin majat sepse ju pa syri me keq ne austri kur nuk te hedh syt njeri te shohi dhe jo me te japi nje mundesi punesimi , sepse vetem per nje leje pune te duhet minimal nje studim ( 5 vjet leje qendrimi) dhe nje pune ne zanatin tende dhe nje shume mbi 2,250 Euro ne muaj .. edhe hajde gjeje nje pune te tille qe ne fillim po deshe!. Kane kerkuar pune edhe si arkretare neper banka edhe se kane gjet sepse nr i gocave qe donin te punoni ishte shume i madh dhe merreshin apo qe nijiheshin ose kishin paguar, capisch ti tani ? Tani ajo sdo shkoj te shesi ke camet apo ke tregu, jo se i vjen turp, po kerkon te behet dikushi dhe kur shef kush punon neper punet shteterore eshte me var veten me fillispanje lol (me nder te ndonjerit qe eshte ketu dhe na lexon :D) Sigurisht qe te punosh ke privati eshte ndoshta me lehte po ske garanci , se sot te do neser te hedh, po qe se ai te kerkon dicka me shum dhe ti sja jep…aman se s’jan te gjithe me balls. Nuk dua te flas me per raste te vecanta di qe ne shqiperi as konkurimi dhe kriteret e pranimit nuk eshte te drejta…pastaj te tere te bukur, zgjuar edhe me fat sdo jemi..ca i mban jeta me hater ca jo..varet cili kazan te kap aty sepse jo te gjitha mundesit varen nga individi!. Leku eshte ne perpjestim te zhdrejt me mendjen dhe perderisa te jete keshtu … do i themi edhe derrit daj.

  87. berti thotë:

    25 January 2007 @ 4:02 pm

    “Leku eshte ne perpjestim te zhdrejt me mendjen dhe perderisa te jete keshtu … do i themi edhe derrit daj”
    Lere fare se e menderose.

  88. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 4:03 pm

    Ma kuptove hilen, askusho:D Nuk bej asnjehere ate qe te tjeret presin prej meje :D Gjyshes i kam nja kembe e koke ;) lol

    Altini hodhi gurin , ti kape cironka Askusho..Dea lere se spo e them me mire

  89. Dea thotë:

    25 January 2007 @ 4:06 pm

    Epo xhevaire sdo them gjithnje aman dhe tu. Pastaj ti duhet te me kuptosh me mire nga te gjithe, kam gjithe diten qe merrem me ty /juve :D

  90. Leon thotë:

    25 January 2007 @ 4:08 pm

    Dea,
    Ne shqiperi ke shume kriminela(ketu ne krahasim me nr. e popullsise),
    ka shume hajduta( nje ne tre eshte nga halli),por akoma me shume llafazane !!
    Per kriminelat dhe hajdutave jua gjene ilacin kollaj,por si t’ja beshe me llafazanet e keqije, ky eshte problemi shqiptar!!
    Megjithate xhelozia do bjere, pasi dhe njerezit ne Tirane do vije dita qe do mesojne si te zbuten! Jam optimist!
    Lea,
    Mire, mire, bravo te qofte!

  91. lis thotë:

    25 January 2007 @ 4:19 pm

    Une e dua Tiranen dhe kjo me jep te drejten edhe ta shaj.
    Kam lindur, jetoj dhe rris femijen tim ketu.
    Jo shume larg perpara (deri ne 2003-2004) ndihesha teper optimiste ne Tirane. Ndihesha me mire ne Tirane me ndryshimet e shumta per mire qe kishin ndodhur ne te. Zhdukja e kioskave (e kush e besonte?), gjelberimi i Lanes, shtrimi i rrugeve, 2 kinema me filma te fundit (versus porno & karate). Ejt. etj. Te mirat e Tiranes: pozicioni (aq afer detit, malit e fshatit) jeta sociale, restorantet ku hahet aq mire, kafet e panumerta si ti duash ti, te rinjte gjithnje e me te bukur.
    Por pastaj ferra e mori uraten dhe sot Tirana eshte bere nje xhungel betoni. E nese stresohem per dritat, balten, pluhurin, trafikun, zhurmat, plehrat e di se keto nje dite mund te ndreqen. Mjafton vullnet dhe menaxhim i mire. Po pallatave 10 kateshe qe jane aq ngjitur sa as dielli s’u bie dhe qe i kane hequr cdo mundesi qytetit te kete parqe, gjelberim, trotuare (te lagja ime ka nje trotuar 75 cm te gjere me nje peme te mbjelle ne mes qe e ben te pamundur ecjen e nje njeriu e jo mo nje gruaje me karroce femijesh psh apo nje karroce invalidesh)? Cdo behet me to? Askush nuk do te shembe pallatet e ndertimet qe i kane marre frymen Tiranes pasi ne to banojne familje. Te pakten jo per aq kohe sa do rroj une, pas 100 vjetesh nuk e di. Po ajrit qe eshte i ndotur sa 10-fishi i normes e qe e thithim te gjithe pa dallim feje e statusi social? Tirana e kishte nje mundesi te arte per tu bere qyteti i enderrave te te gjitheve ne, por sot kam frike se sot eshte teper vone. Sot eshte stres te ecesh, stres t’i japesh makinesh. Alternativa do te jete te mesojme te fluturojme se hiq dy rrugica paralele me RadioTelevizionin dhe Pallatin e Brigadave, xhungla e betonit mbizoteron kudo dhe ja ka marre Tiranes shancin te behet nje qytet cilesisht i jetueshem.

  92. Leon thotë:

    25 January 2007 @ 4:27 pm

    lis,
    Po bene propaganden e shefit tani!
    Leri mo keto, mos u beni qeshrake!Ju thashe dhe njehere nuk ju shkone zaniti i humoristit!
    Nderoji sa te duash emrat prape prape qesharake ngelesh!

  93. lis thotë:

    25 January 2007 @ 4:30 pm

    ?????????????

  94. LlTako thotë:

    25 January 2007 @ 4:32 pm

    Leon, Lis nuk eshte Big Brother :)

  95. lis thotë:

    25 January 2007 @ 4:36 pm

    Ok, se nuk po e merrja vesh se me ke me ngaterronin. Leon une mund te ankohem sa te plas! E kam fituar kete te drejte meqe jetoj ketu dhe kam zgjedhur qe ta bej kete dhe ne te ardhmen. Ndaj KAM TE DREJTE TE KERKOJ NJE QYTET ME TE MIRE per vete dhe per te gjithe. Puna eshte se une e shoh Tiranen me syrin e njeriut qe jeton ketu cdo dite, jo me syrin e nostalgjise. Dhe kjo s’ka lidhje me shefat. Sot te gjithe e pranojne se ashtu si eshte katandisur plazhi i Durresit nga ndertimet nuk ka asnje shans per tu bere terheqje turistike. Mos edhe ta thuash kete i ben sherbim ndonje shefi te caktuar??? Perse sipas teje cdo fakt ka konotacion politik?

  96. Leon thotë:

    25 January 2007 @ 5:07 pm

    Lltako,
    Nuk mendoj se lis eshte big brother!
    E thashe ate per shkak te komentit te lis per tiranen!Koment ky i cili ka tipare njesoj si me ate te big brother!
    Lis,
    Sigurisht qe ti ke te drejte te ankohesh!
    Por a nuk do te ishte me mire te ndihmoje per permesimin e imazhit te qytetit, sesa perkeqesimit te imazhit!
    Ne fund te fundit ti jeton tek ai qytet dhe e ke per detyre ta mbrosh nga thashethemet keqedashse!
    Per plazhin e durresit nuk e di se si eshte bere, por le te kthehemi tek qyteti ku banon!
    Nuk mendoj se ato qe shkruan jane fakte prandaj mendoj qe ka konotacion( c’te keqe ka me fjalen qellime?) politike!!
    Megjithate ti mund te keshe shume te drejte dhe une mund te jeme gabim por kjo gje shume rralle ndodh!!

  97. Dajoshi thotë:

    25 January 2007 @ 5:23 pm

    “”"TeaTime thotë:

    25 Janar 2007 @ 1:01 pm

    Tirana eshte si shpirt em gjithe te keqiat e veta. Eshte si ai dashnori me interesant dhe me me jete qe ke pasur ne jeten tende por edhe me spontani, e shan e shan e shan, por ja qe s’shkeputesh dot prej tij se te magjeps cdo dite me cudine erradhes. Tirana eshte ……..”"”"

    Tea, je fenomenale, i vure kapak temes, me bukur nuk e thua dot. Sa per NYC sic e di edhe ti ka plot moshatare te tute apo te mite qe kur vjen fjala tek TR s’perdredhin buzet me “iiiii, atje te mbyt pluhuri”, “iiiii, atje s’ka uje”, “iiii, njerezit jane injorante”……..dhe harrojne qe jetojne ne shtepi ku cockroaches dhe minjte bejne ligjin, ku muret e shtepise jane prej kartoni, ku nuk hyn drita nga asnje cep, ku rropaten trenave me lloj-lloj ererash te lloj-lloj racave, ku hajne ne restorant 1 here ne sene dhe ku MC Donald i duket si shpirt (mua me ben te vjell). Dhe e gjitha kjo i dedikohet injorances. Keta “njujorkeze” as ne enderr nuk i shohin dot restorantet e TR ose hyrjet moderne plot drite te pallateve te reja..eh sa ka per te shkruar per kete brez “kozmopolitan”…..nejse. TR eshte si shpirt dhe ata qe nuk e shohin jane ose qorra ose xheloze.

  98. lis thotë:

    25 January 2007 @ 5:32 pm

    “Megjithate ti mund te keshe shume te drejte dhe une mund te jeme gabim por kjo gje shume rralle ndodh!!”

    Ok tani te debatosh mbi keto baza eshte pak veshtire!

    Une nuk mendoj se te mohosh ekzistencen e problemeve ndihmon per gje. Nuk besoj se po e degjon tani per here te pare qe ne Tirane ndertimet jane kaotike dhe qe nuk respektojne asnje lloj planifikimi urban. Ky qytet ka ndryshuar shume, por ka menduar shume pak per te ardhmen e vet. Mua me vjen shume keq per kete. Me vjen keq perdite, sa here qe shoh themelet e nje tjeter pallati qe mbin ngjitur me tjetrin, ku neser nuk do te mund te jete as rruga, as trotuari e as lulishtja. Me vjen keq qe nuk ke ku ec ne kembe se te mbyt pluhuri. Me vjen keq qe cuni im nuk loz dot poshte pallatit si c’beja une, se poshte pallatit kalojne betonierat dhe ka vetem llac e beton.

    Une jam all for permiresimin e imazhit te Shqiperise dhe them se pjesen time e bej. Ama nuk jam per fushata marketingu kur flasim midis nesh. Po nuk i njohem e pranuam problemet tona si do ti zgjidhim (nese) me pas???

  99. swed thotë:

    25 January 2007 @ 5:39 pm

    Dea, ajo qe me qetesoi tani qe u ktheva ishte niveli yt, sepse ne fillim s’po e merrja vesh, ndersa tani je e(i) pashqetsuar nga une te komentosh sa te duash, dhe cfare te duash.

  100. Lawman thotë:

    25 January 2007 @ 5:40 pm

    Dajoshi the: “…ku rropaten trenave me lloj-lloj ererash te lloj-lloj racave…”

    Mire qe e ngre Tiranen lart se te gjithe e duam, po c’dreqin ke qe e ke nxirre New Yorkun?

    Te gjitha krahasimet jane pa baza se Tirana nuk mund te krahasohet me New Yorkun. E vetmja gje qe Tirana ka me shume eshte ana sentimentale dhe qe na lidh e kaluara me te.

    Meqe ra fjala per eren e qelbur, ere me kerrme se ne autobuzat e tiranes ne vere nuk kam ndjere ne vend teeter te botes ne transportin publik. Katunaret ne Unaze vijne ere me te keqe se nje qen i ngordhur e i dekompozuar prej dy javesh. Shqiptaret ne pergjithesi jane shume shume mbrapa higjenes ne krahasim me pjesen e civilizuar te botes.

  101. Kotherja thotë:

    25 January 2007 @ 6:01 pm

    Po vjen uji me orar or burr , prandaj qelbemi ne te unazes.

    Cer je duke then or shqiptar i civilizum e qe je perpara ne drejtim te higjenes!

  102. Capri thotë:

    25 January 2007 @ 6:02 pm

    Si nuk ka ndryshuar, qe nga kodi i ndertimeve qe i sheh nga rruga, duken se sa perparime ka bere Shqiperia. Te duken pallatet sikur po te bjere nje shi do te shkrijne te gjitha tullat dhe parafabrikatet dhe do te te bien mbi koke. Turp e faqe e zeze, lere rruget pastaj. Per ato fare Taivane paska mbetur Shqiperia. Jashte kuklla, brenda panuklla.

  103. Dajoshi thotë:

    25 January 2007 @ 6:02 pm

    Lawman, ju kerkoj ndjese.

  104. Lawman thotë:

    25 January 2007 @ 6:08 pm

    Kothere pse merzitesh?

    Une shqiptar ngelem deri sa te vdes, civilizum pa civlizum… Vetem zakonin e dushit cdo mengjes, dhe plus pas ndonje aktiviteti sportiv apo fizik, e kam marre qekur u syrgjynosa. Po te mos lahem dhe une do vi ere.

    Puna e ujit eshte drame, po dhe kjo tregon prapambetje.

    Ne kohen e merhumit nuk kishim as shampo, e asnje produkt higjene pervec sapunev 15-leksh me sode kaustike ngjyre boje-kaf. Sot nuk arsye se pse mos ti perdorin produktet e higjenes e deodarantet te gjithe.

    Me erdhi inat se permendi “dajoshi” rracat e new yorkut, duke bere kot nje koment rracist. Era nuk i vjen njeriu nga ngjyra e lekures, po nga periudha kohore qe kur mori dushin e fundit, qofte 2 ore, apo 2 jave per katunaret e tiranes….

  105. swed1 thotë:

    25 January 2007 @ 6:11 pm

    Capri thotë:
    25 Janar 2007 @ 6:02 pm
    Si nuk ka ndryshuar, qe nga kodi i ndertimeve qe i sheh nga rruga, duken se sa perparime ka bere Shqiperia. Te duken pallatet sikur po te bjere nje shi do te shkrijne te gjitha tullat dhe parafabrikatet dhe do te te bien mbi koke. Turp e faqe e zeze, lere rruget pastaj. Per ato fare Taivane paska mbetur Shqiperia. Jashte kuklla, brenda panuklla.
    ——————————————————————
    O cuna, gjeta ne internet nje fjale te urte amerikane, po s’po i gjej dot ekuivalentin shqip, a me ndihmoni pak?
    “Son Selman of the mother, whom I cry at first” :)

  106. Kotherja thotë:

    25 January 2007 @ 6:14 pm

    Po lere tani !
    Se nuk eshte argument per t`u vazhdu kaq gjate.

  107. Leon thotë:

    25 January 2007 @ 6:16 pm

    Lis,
    Fjalia e fundit e komentit tim, qe ti e citove, ka te beje thjesht me sarkazmen time!
    Atehere le te kthehemi tek tema dhe kesaj rradhe pa sarkazem!
    Tirana eshte eshte nje qytet me 600.000 banore! Jo vetem kjo, por edhe fakti qe eshte qendra e biznesit dhe politikes ne shqiperi, i shton me teper problemet dhe rrjedhimisht shtone edhe kerkesen per nje cilesi jetese sa me te mire.
    Te gjithe ketu pranojne se tirana po ndryshon per te mire(tek disa per te keqe),dhe ky ndryshim ka koston e vete, ndac financiare e ndac njerezore!
    Ketu vime tek ai pluri qe permend ti apo tek ajo betonerja!
    Te jetosh ne tirane nuk eshte njesoje si te jetosh ne fshate! Ndersa njerezite zgjedhin te jetojne ne nje qytet si Tirana, duhet te marrin parasysh ato kostot qe permenda!
    Sigurisht pluri eshte dicka qe eshte provizore dhe me perfundimin e punimeve dhe mbylljeve te kantiereve, gjendja doemos do te permiresohet!Nuk mund te kerkohet qe rruget,trotuaret apo pallatet te ndertohen pa shqetsimet e njerezve!
    Eshte njesoje si ti kerkosh nje muratori te ndertoje murin pa bere pise!!
    Problemet e tiranes nuk do te kene te mbaruar! Pas purit dhe betoniereve do kete probleme me trafikun apo me zhurmen qe karakterizone nje kryeqytete!Eshte e kote te krahasohet tirana me nje periudhe tjeter, kur gjendja si ekonomike edhe njerezore ishte krejte ndryshe!Ajo kohe ka vdekur njehere e mire!
    Pra, ne kete periudhe ndryshimesh Tirana ka me teper nevoje per mirekuptim,mbase edhe te falet pak, per te metat qe tregon ndaj banueseve te vete!
    Kjo eshte koha qe Tirana me pak me shume mirebesime tek njerezit e vete ,me pak me shume kurajo dhe guxim mund te arrije shume!
    Pak optimizem nuk eshte keq te tregosh ndaj qytetit tend mendoj, se fundja sic e permende edhe ti lis, problemet e Tiranes jane edhe problemet e tua!

  108. Laura thotë:

    25 January 2007 @ 6:35 pm

    Lis, ka ardh koha e globalizimit,
    ne Amerike s’mund ta nxjerr askush femine te loz para pallatit,
    se ja rrembejne en vend…

    por ke aq te drejte, se ajo rremuje, ehste thjesht stresante kur e sheh,

    Stresi, ehste armiku nje i njeriut…

    Ana pozitive: Vjet ne vere, isha ulur me nje grup te rinjsh te gjithe per pushime kthyer nga Evropa, dhe te gjithe kishin vendosur te ktheheshin ne Tirane (shumica se u mungon jeta ‘bllokiste’) po c’rendesi ka…

    Kthimi, ehste per mua dicka shume pozitive.

    Pasi kur kthehesh, nuk kthehesh me vec per tu ankuar dhe enderruar Evropen apo Ameriken, por per te gjetur vetveten…

    S’po them gje tjeter, se per nje muaj do jem atje, dhe me te pare…

  109. Pjer Thomas thotë:

    25 January 2007 @ 7:50 pm

    Artikulli djema (ketu kam parasysh dhe femrat), ishte i bukur. I lexova dhe komentet tuaja , si muhabete kafenesh :-) shumica, dhe prblemi kryesor aty eshte parkimi i makinave . Kete problem e hasa direkt qysh kur u ktheva nga Gjermania (1992-1994), dhe pyesja veten (se kujt ti thuash atje); perse nuk ndertojne garazhde me kate nen toke e mbi toke, ne keto hapsirat boshe qe ndodhen (tani nuk ndodhen me) ne mehalla te ndryshme. A nuk do te ishte nje zgjidhje ideale per makinat, po te ndertonin nje parking me kate , tek gropa e Sejdise. Natyrisht qe po, por kujt ti thuash, a ndigjon njeri ne Shqiperi. Ne (emigrantet) dukemi si ufo per ata , sikunder dhe ata na duken si ufo neve.

  110. Aldo thotë:

    25 January 2007 @ 10:35 pm

    Mirembrema te gjitheve.
    Nuk arrij te kuptoje si mund te thone shqiptaret qe shqiperia ka ndryshuar nuk arrij te shoh ku qenka ky ndryshim ne shqiperi.Duhet te shohim ndryshimet ne krahasim me rajonin ku ne jetojme, ndryshimet qe ka bere shqiperia jane te dukshme vetem per nje shtet afrikan por jo per shqiperin qe kerkon te futet ne BE. Ku eshte ndryshimi ne shqiperi ku eshte filluar koridori tete qe para 9 vjeteve dhe ka mbaruar copa copa. Ku eshte ndryshimi ne shqiperi ku politikanet tane nuk arrine te kuptohen midis njeri tjetrit. Ku njerezit rrine tere diten neper kafe e me duar ne xhepa. Altin ka shume te drejte kur flet ne kete menyr per shqiperin. Dhe si eshte e mundur qe flasin per ndryshime ne shqiperi vetem ata qe jetojne atje dhe disa qe jetojne ne itali. Sepse edhe italia vete po kthehet ne nje rrenoje dalengadale dhe shume ndryshime nga shqiperia nuk ka ne te dy vidhet pa mase. Nuk e di nese keta shqiptaret nga italia qe flasin per ndryshime jetojne ne veri apo jug nese jeni ne jug atehere keni te drejte qe shihni ndryshime. Ku mund ti shohesh ndryshimet ne shqiperi kur ti sa futesh ne aeroport te trajtojne sikur ti po i ha buken. Apo po flisni per spitalet ku me mire te vdesesh sesa te shkosh atje se mund te marresh ndonje semundje
    me shume. Eshte turp kur shqiperia kerkon te hyj ne BE me kete kualitet jete qe ka. Por shqipetaret qekan mesuar te jetojne ne tym, balte e erresire. Me vjen keq kur thoni qe ne shqiperi ka ndryshime, mire ata atje nuk arrin te shohin me realitetin por ju qe jeni jashte te pakten hapini syte dhe shikoni shpejtesin e zhvillimit te vendeve europe dhe ate te shqiperis.

  111. emigrant thotë:

    25 January 2007 @ 11:29 pm

    Tea, postimi i ores 1:01 eshte yll; s’ka tirans normal qe s’do e nenshkruante.

    Shqiperia ne shqiptareve duket sikur na e ve ne prove dashurine, ashtu si Perendia vinte ne prove Job-in. Ashtu si atij, Shqiperia ne mund te na marre pasurine (piramidat?), te na semure, te na vrase “evlatin” (Otranto? 97-a?), te na lodhi e te na plasi buzen…..por tamam si Job-i qe me ne fund nuk e humbi dashurine per Zotin, ashtu edhe ne nuk mund ta humbim dashurine per Shqiperine. Ne ate dashuri ka dicka biblike, qe vetem pak popuj duket se e kane.

    Flm Tea!

  112. TeaTime thotë:

    25 January 2007 @ 11:40 pm

    Job 12:8

  113. ilegal thotë:

    26 January 2007 @ 7:27 am

    o swedo per punen e robve qe jetojne ne tirane dhe ne qe vijme nga jashte e bejme tragjike sa per at pune rob jetojne dhe afganistan ku 70% ska pa tv me sy jetojne ne irak ku vriten nag 100 veta per dite ne alaske ku eshte -30 keshtu qe normalisht do jetojne edhe ne tirane sa per numrin me 20 ka qene e vertete ka qene me perpara dakord po edhe dhambi eshte i cike i vjeterapo jo pastaj ne qofte se ne kemi ankesa normale shte pasi te shkosh ne shqiperi dhe te kesh 5 ore drita car eshte normale se mos arroj numri me 20 akoma eshte luks per shqiptaret

  114. ilegal thotë:

    26 January 2007 @ 7:43 am

    o tea avash se na dolen nja dy pika loti me ate shkrimin car po thua qe ne qe kemi lindur ne tirane dhe kemi kaluar atj me shume se 25 vjet jet e kemi arruar dhe ti qe nuk ta di mbiemrin se po ta dija do thoja je tiranse apo e do me shume se ne dhe krenohesh qe i ke prinderit afer 10 minuta dhe ne nje oqean larg dhe nuk e dime se kur kur do shohim dhe ecim si qen me dankindonas ne dore .po mo sharro se po shkruan tek ajo faqe qe eshte krijuar nga ai me tas kallcuku ne dore dhe ndoshta mun ta ofendosh

  115. Dea thotë:

    26 January 2007 @ 8:24 am

    Sweso,nuk shkruaj per te mare duartrokitjet nga ty, sepse mendimi jot nuk me intereson fare.Ndoshta ti e ke dosomosdoshmeri te vlesosh ndryshime apo nivelet e te tjereve brenda dites, por do beje mire te zgjohesh dhe ti permbushesh diku tjeter keto nevoja .Dea eshte nje pjese shume e vogel Shqiperis dhe nga mua nuk i vjen e keqja shqiptareve…..

    Nuk jua shan njeri shqiperin se duam tja nxijme faqen ne syt te botes (derri nuk fshihet n’thes) mjafton nje vizte e nje te huaji , nje Bericht apo nje dokumentar Televiziv dhe bota e merr vesh ca behet aty. Une dua ta shikoj shqiperine aq larte sa keto ‘ndyshime’ qe thoni ju nuk me hyjne aspak ne sy! Me shume duhet te ishte bere..me shume duhet te behet!

  116. eizo thotë:

    26 January 2007 @ 9:43 am

    nje politikan, qeveri ose shteti duhet ti kete turmat nen kontroll po si pati nddh tamam ajo qe ka ndodhur ne tirane ndertime dhe leje pa piken e planit dhe funksionit……dhe nuk eshte cudi kur njerzit e huaj dhe emigranet qendrojne ne mest te tiranes dhe thone ku eshte tirana ??????
    ne rastin tone eshte akoma me keq se politika e shfrytezon kete aktivitet ne turme per qellimet e veta ………ky eshte skandali

  117. ardi thotë:

    26 January 2007 @ 2:32 pm

    Dajoshi:
    ku rropaten trenave me lloj-lloj ererash te lloj-lloj racave, ku hajne ne restorant 1 here ne sene dhe ku MC Donald i duket si shpirt (mua me ben te vjell). Dhe e gjitha kjo i dedikohet injorances. Keta “njujorkeze” as ne enderr nuk i shohin dot restorantet e TR ose hyrjet moderne plot drite te pallateve te reja..eh sa ka per te shkruar per kete brez “kozmopolitan”…..nejse. TR eshte si shpirt dhe ata qe nuk e shohin jane ose qorra ose xheloze.
    ……………………………….

    Nuk vlen vetem per NewYorkun kam pare shume Shqiptare qe vuajn edhe ketej ne Evrope , sidomos ata qe jane me familje punojn vetem per te paguar qirane dhe frekuentojn ato supermarketet me mallra te skaduara , bejn pushime vetem kur shkojn ne Shqiperi, atje shplodhen .

  118. Askushi thotë:

    26 January 2007 @ 4:17 pm

    Ka shume qe Vuajne Ardi kudo neper bote jo vetem shqipetaret ,por edhe emigrante te vendeve te tjera.Disa vuajne se e pijne kafen’plastik cup’ disa vuajne nga era e shume nacionaliteteve ne tren ,disa vuajne se ka shume strese jeta e qyteteteve te medha[se jane mesuar me ambjente fshati pa asfalt me dhi e dele me karroca],disa vuajne se nuk jane mesuar me pune,dhe se si i duket qe te vish nga jeta e kafeneve ku mereshin me thashetheme gjithe diten,dhe ti futesh punes per te mbajtur familjen[se dreqi i jetes ka edhe detyrime per te mbijetuar],kurse disa njerez mendojne se po iki ketu apo atje dhe ja hodha b….,por kudo qe te shkosh nuk te jep njeri pa punuar.dhe duhet ti besh llogarite mire kur te ikesh neper bote,sidomos kur nuk di edhe gjuhen dhe je edhe dembel.Mos kujto se atje ku do shkosh do te presin si shpetimtari i situates dhe nga bari me dele qe ke qene te ven kryetar bashkie ose te dredhesh zinxhiret gjithe diten.E megjithe keto vuajtje kur i thua te kthehen nga kane ardhur jane gati te te vrasin qe ja kujton.A nuk eshte edhe kjo nje vuajtje.Edhe mjaft se na e shpifet me keto akesa te shpifura.

  119. swed thotë:

    26 January 2007 @ 4:17 pm

    Dea thote,
    Ndoshta ti e ke dosomosdoshmeri te vlesosh ndryshime apo nivelet e te tjereve brenda dites, por do beje mire te zgjohesh dhe ti permbushesh diku tjeter keto nevoja .
    ——————————————————————-
    Une jam bere ambientalist keto kohet e fundit Dea, dhe te kjo zgjedhje me ka cuar motoja sa me shume njoh ca lloj njerezish, aq me shume dua kafshet. Biodiversiteti eshte dhurate qe zoti i ka dhene botes, dhe pa disa lloj speciesh, bota do ishte komplet ndryshe.

  120. Askushi thotë:

    26 January 2007 @ 4:42 pm

    Ah! se harrova disa kane qene drejtora dhe zyrtare te larte te kohes qepes dhe ankohen pse punojne pune te rendomta atje ku kane shkuar,se kujtuan do te shkojne me transferim nga nje shtet tek tjetri sic behesh ne kohen e dulles.Dhe shumica e tyre nuk dine sanje fjale anglisht qe te vertetojne ate “zotesin” e nje drejtori.Disa ankohen se kane drita dhe uje 24 0re,disa per rruget qe jane pa gropa dhe shume te ngaterruara.Eh! sa vuajtje ka kjo bote kapitaliste.ishim mire me perpara ,na ushqente shteti si pellumba ;ne ga dhe shteti na.

  121. LlTako thotë:

    26 January 2007 @ 4:45 pm

    Aman Enzo, akoma ankohen keta drejtuesit e para ‘90es se u bene tani 17 vjet, paskan pasur kujtese te forte!

    Mua me duket shume me teper se ankesat vijne nga brezi i ri, nga ata qe dalin nga gjimnazi ku e kane jeten pak a shume te lehte dhe u mungojne shume gjera; qe nga lehtesite e jeteses ne shtepine e prinderve e deri tek shoqeria.

  122. anonymus thotë:

    26 January 2007 @ 4:47 pm

    Swed thote…Sidoqofte, nuk do merrem me me ty, per mua ti ben pjese te nje grup emigrantesh qe doni ti mbushni mendjen vetes qe atje ku jeni, jeni shume me mire se ne Tirane dhe ata qe jetojne atje, packa se kane disa te kenaqesi shpirterore qe ti si ke atje ku je, prape se prape kot jetojne.
    Swed! I ke ra’ mu n’koke me kete qe ke thene! Eshte shume e vertete qe shume emigrante te frustruar e marrin gati personale kete punen e progresit (pro dhe kundra), dhe gjithmone kur dikush shkon ne Shqiperi per pune ose qejf, kur vjen mbrapsht ketu, raporton se sa keq ishte atje dhe gjindja rrotull uron veten se sa mire qe jemi ketej etj.
    Te falenderoj per menyren ekgzakt e t’artikulumit te ketij fenomeni!
    ‘njatjeta!

  123. swed thotë:

    26 January 2007 @ 6:11 pm

    Anonymus, faleminderit per mirekuptimin, sinqerisht qe nga menyra sesi shprehet nje njeri qe jeton jashte per Shqiperine, merr vesh shume se ne c’kushte jeton. Kush e ka rregulluar jeten jashte, dhe bravo i qofte, duket qe nga menyra sesi e interpreton gjendjen ne Shqiperi, kush ndjehet me frustracione, qe ka nga 10-15 ne nje vend dhe s’ka arritur te integrohet akoma (per faj te vet dhe jo te shoqerise ku jeton) flet ashtu sic flet, ben nje lloj autosugjestioni.

  124. Askushi thotë:

    26 January 2007 @ 10:16 pm

    Flm Llukan qe ma kujton pseudonimin e vjeter nganjeher.Do te mundohem qe ti bashkoj,por nuk e di a do te tingellojn bukur.Sa per ate te rinjve pjeserisht ke te drejte,por jo te gjithe te rinjte se disa me te vertet studjojne dhe po ecin perpara dhe po ingranohen me jeten e vrulleshme dhe marramendese te vendeve ku ata jane ,por ka edhe disa qe luajne gjithe diten me lojrat e fatit dhe nuk e dine se po luajne me fatin e jetes se tyre te ardheshme.Sa per ata drejtorat qe te thashe me lart kam disa nga ata ketu qe shfryjne gjithe kohen per trajtimin qe po u behet.

  125. erjon thotë:

    27 January 2007 @ 4:41 pm

    cfare jane keto budallaleqe qe shkruhen ne kete faqe ksh jane kea qe japin mendime lidhur me shqiperine me miredo te ishte sikur te ishin te tjete persona jo ata qe nuk jane askushi dhe vetem qe tallen me njerzit

  126. panatha thotë:

    29 January 2007 @ 5:15 am

    te ndece nder emigrantet te evidentojne ne pergjithesi fakte negative nga reliteti shqiptar ekzistues per dy arsye: te tjereve t’ju theksojne faktin qe zgjidhja qe bene ata per te jetuar jashte Shqiperise ishte me e mire se ata qe vendosen te jetonin ne vendlindje, dhe e dyta te pompojne self-esteme qe te ndihen mire.

  127. Dea thotë:

    29 January 2007 @ 9:17 am

    Swedo, po ta theksoj edhe nje here:

    Une nuk i njoh gorillat ( ne kuptimin e mire te fjales) e politikes shqiptare dhe nuk ju rri nga pas apo te ha gazeta cdo dite, qe te informohem se ca ben njeri apo ca prallis tjetri . Dhash nje mendim qe me shume e kam nga shoqeria qe eshte ne shqiperi dhe nga ato qe kam pare vete. Ne ato qe thash nuk jam e influencuar nga preferenca apo urrejta per ndonje politikan apo gorille sic i quajta me lart…thjesht nje mendim asnjeanes qe ty nuk te pelqeu. Une s’jam politikane dhe as merrem me politik!

  128. toni thotë:

    30 January 2007 @ 2:23 am

    Tirana nuk esht dhe aq keq sa mendoni, po esht shum e shtrenjt por gjithmon me lir se ne kryeqytet e tjera europiane. Ka disa zona afer qendres ku mund te jetosh normalisht, por pjesa tjeter esht per ibret. Per qytet e tjera ne shqiperi nuk behet fjal nuk jan as sandartet elementare te jeteses. Urbanistika ka vuajtur me shum ne qytet shqiptare sepse esht ndertuar vend e pa vend edhe 10 15 vjet edhe keto zona do kthehen vetvetiu ne geto.

  129. ARt. Shkodrani thotë:

    30 January 2007 @ 2:49 pm

    Tirana ka ndryshuar shume (si per mire asht edhe per keq) dhe kjo asht krejt normale, qe cmimet jane ne strotosfere edhe kjo asht krejt e vertete, sa per krahasim para disa ditesh isha ne Paris bashke me nje koleg timin dhe kemi ngrene dreken ne nje restorant italian( jo me 5 yje por as edhe vetsherbim ose McDonalds, pra mesatar) ne sheshin e Republikes (Place de la Rèpublique), dhe kemi paguar rreth 19 €, (nja 25 $), te dy se bashku! Ne Tirane me 20 € mund te pagush ndoshta vetem pijet. Pastaj ke apartamente qe nuk kane as garazh dhe ashensori funksionon vetem kur ka drita, qe kushtojne 100 000 €! Qe te pagush keto cmime ose duhet te merresh me politike ose me miellin! Pra te mos jeshe lodhur shume per ata parà.

  130. ema thotë:

    30 January 2007 @ 4:48 pm

    TEA ishe e mrekullueshme me shkrimin tend me kenaqe.Me te vertete tregove nje realitet….

  131. ardi thotë:

    30 January 2007 @ 4:51 pm

    Ema dikujt i duket realitet dikujt nje fantazi… relativisht shkruajtur keq !

  132. arisa@bukuroshe thotë:

    15 March 2007 @ 8:50 pm

    HEHEHEHEHEHE(k)

  133. ismija barbija thotë:

    18 March 2007 @ 3:08 pm

    ata njeres qe nuk e duan allahun e kan zarmin hapur a ata qe e duan e kan xhenetinhapur kuptoni njeres duhet ta duani allahun cao nga ismije iseni cao njeres kuptuat a jo

  134. labi thotë:

    18 March 2007 @ 3:46 pm

    ja dhe “hoxha” filloi te kendoje ketej :-)

  135. fatmiri thotë:

    26 November 2007 @ 11:46 pm

    ke shum te drejte te lumte e ke kapur mu ate qe dua ta them edhe un i nderuar eshte e vertete e tere ajo qe ju jeni munduar qe ne permes te fjaleve ta thuani.

  136. ina thotë:

    17 January 2008 @ 2:31 pm

    si Çdo vend edhe vendi jone ka anet pozitive dhe negative,por e rendesishme eshte te qe ne gjithmon te insistojme qe te ngulisim ne shoqerine shqipetare anet me te mira qe kemi pare dhe dime.NDRYSHIMI GJITHMONE KA KONTRADIKTA

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com