Abdyl Frashëri: Dhe rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Prof. Kristo Frasheri, Balkanweb

Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e lidhur aq ngushtë, me emrin e Abdyl Frashërit, sa që kur shqiptojmë emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashërlli. Në të vërtetë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashëri, dhe askush tjetër, nga ata që morën pjesë në mbledhjen historike të Prizrenit, më 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e themeloi, e çimentoi dhe e përjetësoi Rilindja Kombëtare Shqiptare, më saktë, vrulli patriotik i shtresave të gjera shqiptare, të cilat iu përgjigjen kushtrimit që erdhi nga ndërgjegjja historike, për të kundërshtuar rrezikun e copëtimit të trojeve amtare dhe në të njëjtën kohë për të realizuar të drejtat kombëtare, ashtu siç i kishin fituar kombësitë e tjera të Gadishullit Ballkanik.
Abdyl Frashëri, ka meritën e madhe se ishte i pari ndër të parët intelektualë që perceptoi madje e parashikoi rrezikun për Kombin shqiptar, që sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatëdhjetë, shek. XIX.
Siç dihet, krizën lindore të viteve shtatëdhjetë, e provokoi Rusia Cariste, në interes të lakmive të saj ekspansioniste, për të mbisunduar në Gadishullin Ballkanik dhe për të dalë në ujërat e ngrohta të Detit Mesdhe.
Jo vetëm Abdyl Frashëri, por të gjithë faktorët politikë shqiptarë, ishin të bindur, se me fitoren e armëve Ruse, Shqipëria jo vetëm nuk do të fitonte asnjë të drejtë kombëtare, por ç’ishte më e keqja, trojet e saj pasi të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, do të copëtoheshin midis monarkive ballkanike aleate të Rusisë. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftë, më 23 Prill 1877, Perandorisë Osmane, mbarë qarqet politike-shqiptare u vunë në lëvizje. Por qëndrimi që ato mbajtën, kur filloi lufta, nuk ishte i njëjtë. Pashallarët shqiptarë, që gëzonin mjaft influencë politike në krahinat e tyre, vendosën të prisnin, për të parë, se nga do të anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan së bashku me forcat lokale luftarake, në frontin e luftës, në ndihmë të ushtrisë Osmane, kundër ushtrive Ruse. Përkundrazi Abdyl Frashëri, së bashku me një grup patriotësh demokratë, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit çlirimtar, pavarësisht se kush do ta fitonte luftën: Rusia apo Turqia.
Me këtë rast, Abdyl Frashëri, shpalosi një platformë të re politike dhe ideologjike, për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila në fillim pati pak përkrahës, por shumë shpejt, atë e përqafuan shtresat e gjera të popullit. Platforma që hartoi Abdyl Frashëri i kundërvihej platformës që përpunuan qarqet Sulltaniste të Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetëm shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombëtare të Shqipërisë. E dyta, ajo e Sulltanistëve u drejtohej myslimanëve të kombeve të ndryshme të Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore. Platforma e Sulltanistëve, qe tepër e rrezikshme për interesat kombëtare shqiptare. Së pari ajo, se nuk e shtronte fare çështjen e kombësisë shqiptare si subjekt i të drejtave kombëtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarët myslimanë, si pjesëtarë të kombësisë islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarët të luftonin për të qëndruar edhe në të ardhmen nën zgjedhën shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe më tej përçarjen e shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Përkundrazi, platforma e Abdyl Frashërit, ishte ndërtuar mbi ideologjinë e Rilindjes Kombëtare, në përshtatje me kushtet e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinës, në maj të vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbështetej mbi katër pilastra.
Platforma, mund të kuptohet, po të kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipëria ndodhej prej katër shekujsh, nën zgjedhën e Perandorisë Osmane, se ajo nuk gëzonte asnjë nga të drejtat kombëtare, të shpallura në shek. XIX, se shqiptarët e besimeve të ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesëtarë të një kombësie të vetme, se krerët e krahinave të ndryshme, ishin në rivalitet me njëri-tjetrin, se në arenën ndërkombëtare, shqiptarët shiheshin nga fuqitë e mëdha me syrin e njerkës, se monarkitë fqinje ballkanike kishin lidhur marrëveshje për copëtimin, në favor të tyre, të trojeve të saj, dhe më në fund se miratimi i platformës Sulltaniste islamike, do ta komprometonte më keq, pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për të kapërcyer situatën e ndërlikuar, të brendshme dhe të jashtme, Abdyl Frashëri kërkonte në radhë të parë bashkimin e të gjitha rrëkeve të rezistencës shqiptare, në frontin e madh të lëvizjes kombëtare dhe realizimin e tij, nëpërmjet traditave të lashta shqiptare, të besëlidhjeve krahinore, për të arritur në besëlidhjen kombëtare. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencën e tij, si një komb i lashtë. E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administrata Perandorake, të pajisej me atribute pushtetore, me administratë dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandorisë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, - në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohej në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Me realizimin e këtyre, katër parimeve, Komiteti Kombëtar i Stambollit, i cili u krijua në dhjetor të vitit 1877, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, kishte besim se do ta thyente, qëndrimin prej njerke, të diplomacisë Evropiane, ndaj çështjes shqiptare, dhe se do ta realizonte më në fund aspiratën e madhe të Rilindjes Kombëtare – krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Disfata që pësoi Perandoria Osmane nga ushtritë Ruse dhe nënshkrimi prej saj më 3 mars 1878, i traktatit të Shën Stefanit, me të cilin parashihej copëtimi i trojeve shqiptare, në favor të tre shteteve sllave të Ballkanit, e ngriti peshë mbarë opinionin publik shqiptar. Në rrethanat e këtij shqetësimi të përditshëm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashëri, e cila tani mbante vulën e Komitetit Kombëtar të Stambollit, në këto rrethana u përqafua edhe nga mjaft pjesëtarë të qarqeve feudale shqiptare. Megjithatë, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nënshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatë gjithë pranverës së vitit 1878.
Veprimtaria që zhvilloi Abdyl Frashëri, gjatë asaj pranvere, ka qenë e jashtëzakonshme. Asnjë nga personalitetet politike të botës shqiptare, nuk na ka lënë gjurmë, në fushën e shkrimeve si Abdyl Frashëri. Ne kemi sot në dorë, një varg shkrimesh, të botuara brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane, shkrime në frëngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmë dhe të shkrimeve shqip, por për fat të keq kanë humbur), të cilat trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në gjithë diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janë shkrime që tregojnë kulturën e gjerë të këtij Rilindësi të madh; thellësinë e admirueshme të mendimit të tij, patriotizmin e rrallë të veprimeve të tij, të cilat tregojnë se ky Frashërlli i madh, shkoi në Kuvendin Kombëtar të Prizrenit, më 10 Qershor 1878, me një përgatitje politike, me një qartësi ideologjike dhe me një militantizëm të begatshëm e të pasur si askush tjetër.
Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrën e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjësit, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacionit shqiptar, për t’i parashtruar Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve – në radhë të parë paprekshmërinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltaniste të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.
“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshtimin e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruanin statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatën e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshtimi të përgjithshëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.
Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelaritë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimtar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur.
Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlliu të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

54 Komente

  1. xixa thotë:

    16 June 2008 @ 10:10 am

    AlisaT,
    A mund të di se kush e ka shkruar këtë shkrim, pêrpara se tê vijë tek Peshku?
    Apo është një prurje origjinale, e shkruar enkas pêr peshkatarët?
    FLMNDRT.

  2. ardi thotë:

    16 June 2008 @ 11:18 am

    Gjera qe diheshin Ruset e interpretuan luften ndaj Turqeve si nje lufte te shenjte ne Ballkan ata do te ndihmonin popullsite Orthodokse gje e deklaruar. Ne trojet Shqiptare nje pjese e madhe ishte e popullsise Myslymane dhe ata u organizuan ndersa Rilindasit nder te cilet Sami dhe Naim Frasheri nder te paret e kuptuan qe Shqiptaret nuk duhet te benin aleanc me Turqit ne luften ndaj Ruseve por te dilnin te vetem te luftonin per pavaresin . Sami dhe Naim Frasheri te paret deklaruan se armiqt e Shqiperis do te ishin Greket bashke me shume rilindas te tjere ata punuan qe lufta per clirimin e vendit te kishte karakter jo fetar .

  3. artian thotë:

    16 June 2008 @ 11:35 am

    Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e themeloi, e çimentoi dhe e përjetësoi Rilindja Kombëtare Shqiptare, më saktë, vrulli patriotik i shtresave të gjera shqiptare, të cilat iu përgjigjen kushtrimit që erdhi nga ndërgjegjja historike, për të kundërshtuar rrezikun e copëtimit të trojeve amtare dhe në të njëjtën kohë për të realizuar të drejtat kombëtare, ashtu siç i kishin fituar kombësitë e tjera të Gadishullit Ballkanik

    Nje koncept modern dhe demokratik ky i KF,sepse nuk mund te sjelle nje ngjarje pozitive nje njeri i vetem si psh AbdyFrasheri ..
    ..gjithashtu duhet te permbysim konceptin se Demokracine e solli a po e sjell nje njeri i vetem .!!!!!!!
    …sepse variantet per zhvillim, i sjell vetem nje njeri i vetem !!!!!

  4. ardi thotë:

    16 June 2008 @ 11:58 am

    Naim Frasheri me i madh Rilindes kuptoj se pa pasur nje literatur SHQIPE S’KA SI TE KRIJOHEJ NJE SHTET SHQIPTAR. Ai bashke me shume rilindes te tjere krijuan shume literatur SHQIPE.

    Sami Frasheri perdori diplomacin tek Turqit per te lejuar krijimin e nje shteti Shqiptar .

    Abdyl Frasheri ne Atdhe punoj per bashkimin e forcave jashte spektrit fetare.

    Ne ate kohe nuk kuptohej qart ne popull se Greket perbenin nje rrezik, te paret qe kuptuan se pas shperberjes se Turqise Greket do te eleminonin tokat Shqiptare ishin vllezerit Frasheri.

  5. Moza thotë:

    16 June 2008 @ 12:09 pm

    Punoi Ardo punoi Naimi,
    Po per ke punoi se ………
    Meso nje here drejtshkrim pastaj jep mend per Naimin dhe per kohera qe as i ke jetuar .

  6. suganuma thotë:

    16 June 2008 @ 12:21 pm

    Profesor Kristo Frasheri ne studimet e tij vazhdimisht ka sjelle fakte te reja historike, nje nder te cilet eshte edhe shkrimi i mesiperm.

    Kisha vetem nje pyetje: A ka ndonje lidhje midis prejardhjes se familjes se tij dhe frasherllinjve te Permetit?

    Nese dikush eshte ne gjendje te pergjigjet, do isha mirenjohes.

  7. artian thotë:

    16 June 2008 @ 12:22 pm

    Universiteti i pare shqiptar,u arrit me shume mundime,pasi 90% e popullsise ishte analfabete,(nuk dinin te shkruanin emrin e vet) ne vitin 1957,kush e di kete?Universitetet shqiptare beri me shkolle dhe u hapi kokordhokun e syrit,malsorve fushorve ,fshatarve ne menyre masive ! Do zoti te vazhdoje keshtu por buza nuk me ha per kulac,Analfabetizmi i thelle malor dhe fushor po ritet shume! (dru me pre , e bari me dhi)

  8. ardi thotë:

    16 June 2008 @ 1:19 pm

    Moza:
    Meso nje here drejtshkrim pastaj jep mend per Naimin dhe per kohera qe as i ke jetuar
    ………………….

    S’ka shume rendesi gjuha e perdorur por esenca megjithate flm per korigjimin ka akoma njerez qe vleresojn gjuhen SHQIPE. Naim Frasheri nuk eshte vetem nje SHQIPTAR I MADH por edhe nje shkrimtar i perkryer dhe nje intelektual i vertete. Kam lexuar rreth tij edhe ne arkivat e Londres gjetur atje shume materiale te kohes .

    NAIM FRASHERI ESHTE KRIJUESI I GJUHES LETRARE SHQIPE

  9. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 3:01 pm

    Olsi Jazexhi fenomenin ‘Abdyl Frasheri’ e quan ’subversion bektashi’. Nuk thoni shyqyr.

    në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike.

  10. Besart E thotë:

    16 June 2008 @ 3:05 pm

    Lidhja e Prizreni ka vendu themelet e krijimit te shtetit Shqiptare dhe jo vetem te ketij shteti po edhe te shtetit tjeter shqiptare Kosove. Si pasoj e kesaj levizje ne menyre indirekte ka ardh edhe pavarsia e Kosoves. Eshte nje nder ngjarjet me te medha historike qe fatkqesisht shume pak po i jipet rendesi. Sa per rilindasit, shume analiza te tyre kan dal si te sakta.
    Naimi qysh ateher e dinte se per Shqiptaret dielli linde ne Perendim, e perendon ne Lindje.Ne nje kohe kur teri fetar kishte kapluar shqiptaret. Kur cdo fjale antifetare ose anti lindje shihej si qafirllek (prej muslimaneve) dhe heretizem nga levizjet ortodokse greke. Dhe mu kjo analize e Naimit ka dal shume e sakte po thuaj se ne te gjitha periudhat e shqiptareve. Mos haroni se shqiperis komunizmi (humbja e diellit) i ka ardh nga lindja, ndersa liria e Kosoves erdh nga perendimi. Kjo eshte gjeja me e paket qe ka be ky rilindas i madhe shqiptar. Kan qen te gjithe patriot, veprimtar, shkrimtar, artiste qe ja frymezu nga vepra e Naimit. Fatkesesisht e ky njeri gradualisht po lihet ne hares. Po sikur tju pyesja te gjithve se kur e keni lexu Naimin per her te fundit , te gjith do te pergjigjej, o ne shkolle te mesme o ne fillore, ndersa po sikur ta lexoni tani, te jeni te bindur se shume nga ju do te mbetni te fascinuar nga menyra e mendimit te ketij filozofi te madh shqiptare.
    Vepra e Samiut, “SHQIPERIA CFARE KA QENE , C ESHTE DHE CDO TE BEHET”, eshte agjenda politike se do te duhej te rrjedh zhvillim kombetar i te gjith shqiptareve gjate periudhes se ardhshme. Ka vendu themelet e mendimit modern politik te shqiptaret dhe shume rilindas u bazuan ne kete agjend. Shqiptaret sot e kesaj dite shfrytezojn agjenden politike te Samiut.
    A

  11. Etrusk thotë:

    16 June 2008 @ 4:09 pm

    Abdyl Frasherit i kendohet nje kenge ne LUME, para se te mberrinte ne Prizeren ai mblodhi kreret e krahines ne nje kuvend ne Shtiqen, fshat ne afersi te Kukesit.
    Pleqte qe kane marre pjese ne ate kuvend popullor (u be ne nje vend te hapur) tregojne per nje burre shume i pashem dhe shume i mencur. Eshte e habitshme se si ai ne ate kohe me aq pak komunikim mes krahinash, arriti te bindte masen e gjere dhe kreret e LUMES e DIBRES te niseshin me te per Prizeren po ate nate.

    Kenga eshte shume e vjeter dhe e pershkruan komplet kete ngjarje, por fatkeqesisht nuk po me kujtohen fjalet tani! :(

    Gjithsesi jam i mendimit qe te gjithe kontribuan ne ate Lidhje Mbareshqiptare dhe krijimi i vecorive dhe ndasive nuk do te ishte i mire.

  12. anonim thotë:

    16 June 2008 @ 4:18 pm

    Kenga eshte shume e vjeter dhe e pershkruan komplet kete ngjarje, por fatkeqesisht nuk po me kujtohen fjalet tani!

    mjafton melodia

  13. finish thotë:

    16 June 2008 @ 4:38 pm

    Vllezerve frasheri nuk mund tja mohoj kush kontributin per çashtjen shqiptare po mbivendosjen e frasherinjve mbi figurat e tjera rilindase as autori i artikullit i cili asht nji FRASHERI sa tu e ba sikur disa…
    Se ku e ka pas qendren lidhja shqiptare e Prizrenit e tregon emni…
    se kush e konceptoi i pari rrezikun nuk mund te thuhet se ishte nje frasheri…pasi ska nji PROVE se kujt i erdh ne mendje ideja aq me teper qe “mendime paralele ” jane normale ne vetdijen dhe nenvetdijen patriotike e intelektuale te kohes….RILINDJE!
    A asht NAIM FRASHERI ESHTE KRIJUESI I GJUHES LETRARE SHQIPE ????te tan qi kan shkru e kan marr pjes ne kongrese gjuhe e kan kriju ate.Pastaj ciles gjuh letrare?

  14. ardi thotë:

    16 June 2008 @ 4:38 pm

    Para Naimit Shqiptaret kur i pyesje cfare jeni thoshnin ose Turk ose Grek !

    Naimi i ktheu Shqiptaret ne identitet i beri te ndjeheshin Shqiptar .

  15. Arsyeja thotë:

    16 June 2008 @ 4:46 pm

    “Kenga eshte shume e vjeter dhe e pershkruan komplet kete ngjarje, por fatkeqesisht nuk po me kujtohen fjalet tani!”

    mjafton melodia

    hi hi hi hi! Si himni i Kosoves!
    Mos i nxirrni shume shkumen kesaj Lidhjes se Prizrenit, se ne fund te fundit ishte si ato mbledhjet e frontit qe organizonte Partia per ti shkruar leter Partise; edhe Lidhja e Prizrenit u lidh per te mbeshtetur Dovletin, prandaj edhe Evropi nuk ja vari shume. Shumica absolute e te ashtuquajturve patriote shqiptare kane qene ne fakt rrogetare besnike te Sulltanit, te cilet edhe “pavaresine” ne 1912 e shpallen me gjysem zemre.
    “Perandori - tha - nuk ka nevoje te dergoje njerez per te me vrare, pasi po te doje koken time ma kerkon vete.” Po te ngrihej Abdyl bej Frasheri nga varri dhe te shikonte “Epoka para gjyqit”, me siguri do te mendonte se behej fjale per ndonje Abdyl tjeter.

  16. finish thotë:

    16 June 2008 @ 4:50 pm

    Kjo asht ajo qi mendon ti… ase ndokush qi ti ke lexu po nuk asht nji “GJYKIM SHKENCOR” historik…naimi ka ken nji ner rilindasit tan i nderum e patriot jo pak i ndikum edhe artistikisht nga arabeska gja qi asht e pranushme po nuk ka ken BABAI I KOMBIT SHQIPTAR…e na paska kthy ne identitet…

  17. ardi thotë:

    16 June 2008 @ 4:55 pm

    Arsyeja = produkt komunist

  18. ardi thotë:

    16 June 2008 @ 4:56 pm

    Abdyl Frasherin mbas Lidhjes pse Turqit e denuan ????

  19. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 5:05 pm

    Interesant se ishin deputetet shqiptare, me ne krye Esat Pashen, qe i dorezuan sulltan AbdylHamit-it dokumentin e abdikimit te tij te detyrueshem. Arsye, shko futja i tave kosi!

    Mos i nxirrni shume shkumen kesaj Lidhjes se Prizrenit, se ne fund te fundit ishte si ato mbledhjet e frontit qe organizonte Partia per ti shkruar leter Partise; edhe Lidhja e Prizrenit u lidh per te mbeshtetur Dovletin, prandaj edhe Evropi nuk ja vari shume. Shumica absolute e te ashtuquajturve patriote shqiptare kane qene ne fakt rrogetare besnike te Sulltanit, te cilet edhe “pavaresine” ne 1912 e shpallen me gjysem zemre.

  20. Arsyeja thotë:

    16 June 2008 @ 5:26 pm

    “Abdyl Frasherin mbas Lidhjes pse Turqit e denuan ????”

    Pse komunistet shqiptare e denuan Mehmet Shehun? Ngaqe nuk ishte komunist apo ngaqe nuk ishte shqiptar? Politika, po ashtu edhe historia nuk kuptohen me shablone te thjeshtezuara e femijenore. Abdyl Frasheri, ne vend se martir apo hero, ra preh e makinacioneve politike te klaneve te ndryshme te oborrit ne luften e tyre te perjeteshme per ndikim dhe pushtet. Ai nuk u denua nga “Turqit” si jo turk, pasi te dyja palet ishin subjekte otomane. Edhe ata qe e denuan AF edhe ai vete, madje edhe e gjithe LP, nuk kishin qellim tjeter vecse ruajtjen e terresise territoriale te Perandorise.

    Vete Ismail bej Qemali u merzit nga “projekti” i pavaresise se Shqiperise, dhe e braktisi ate pune pas gjashte muajsh. Lexoni shenimet e kushuririt te tij.
    Shqiperia, sic e njohim sot, eshte ne fakt produkt i nje aksidenti historik, me teper sesa produkt i nje vullneti te popullsise apo elitave lokale per pavaresi dhe shkeputje nga perandoria.

    “Arsyeja = produkt komunist”
    Mungesa e Arsyes = produkt nacionalist

  21. swed thotë:

    16 June 2008 @ 5:30 pm

    Arsyeja, si mendon ti se do ishte Shqiperia nese do ishte “produkt i nje vullneti te popullsise apo elitave lokale per pavaresi dhe shkeputje nga perandoria”?

  22. Rob-terneti thotë:

    16 June 2008 @ 6:11 pm

    Shumica absolute e te ashtuquajturve patriote shqiptare kane qene ne fakt rrogetare … te Sulltanit,…

    Po rrogetare te kujt te ishin? Apo te merreshin me dhen? Aq me shume OJQ-te s’kishin dale akoma.

    Shko lexo historine, e mos thuaj traplliqe, te sajuara haleve antishqiptare!

  23. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 6:39 pm

    Ore gjithmone habitem. Si prodhohen njerez qe flasin si ky me poshte?

    Shqiperia, sic e njohim sot, eshte ne fakt produkt i nje aksidenti historik

  24. mroklla thotë:

    16 June 2008 @ 6:42 pm

    Pra, mbasi u vertetua qe ne NUK i kemi shpetuar te GJITHE cifutet ne L2B se tezja e atij perkthyesit u kap ne Shkoder, pasi doli qe gjuha standarte shqipe eshte ne fakt produkt i mendjes se semure te Enverit, pasi doli qe Voskopojen e dogjen kacaket dhe hajdutet shqiptare nga zilia per flokatet e kuqe te kucovlleheve, pasi po degjojme perdite per Kombin e Ri Qytetar Kosovar (me minoritete Serbe, Turke, Boshnjake, Gabele dhe tash se fundi dhe me minoritet Shqiptar-nga-Mali-i-Zi, nga Maqedonia, dhe nga Lugina) me gjuhe te veten (perndryshe gjuha e atyre qe vishen “gjon” ne Prishtine-shqip i themi horra)… tani na duall qe edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit paska qene Islamike.
    Nja dy “studiues” nga ish-Krahina Socialiste Autonome e Kosoves, (nga ato qe e flasin Serbishten ezber, edhe me dialekt te Bosnjes, edhe me ate te Shumadijes, por kur vjen puna ne Shqip, nuk e mesojne qe s’e mesojne dot ate standarten) kane dale me teorine qe Lidhjen ne fakt e fryu Enveri (perkatesisht Anwar-i) per arsye nacionaliste te Shqiperise (vini re, jo me Shqiptare), duke i ushqyer kesisoj Kosovaret me nje mit te rreme, sic eshte njesia kombetare shqiptare.
    Te isha une serb, ( a grek) tani, do isha duke i qare ata ushtaret e mi qe u vrane duke shtypur shqiptaret. Mjaftonka qe ti linke shqiptaret e lire, pa ja rregullonkan vete qejfin vetes.

  25. Arsyeja thotë:

    16 June 2008 @ 7:39 pm

    “Interesant se ishin deputetet shqiptare, me ne krye Esat Pashen, qe i dorezuan sulltan AbdylHamit-it dokumentin e abdikimit te tij te detyrueshem. Arsye, shko futja i tave kosi!”

    Qafir, une ja fus edhe me tave kosi, edhe me revani po deshe se me shijojne shume keto mrekulli kulinarike te tradites sone te bukur otomane. Historine me pelqen ta lexoj dhe ta kuptoj ashtu sic ka qene, jo ashtu sic i leverdis dikujt te ma tregoje. Se genjeshtrat nuk i honeps dot. Dhe nuk do te thote aspak se nuk e dua vendin tim Shqiperine, as se jam anti-shqiptar, e dokrra te tjera, nese e kerkoj te verteten pa zbukurime. Shqiperine e dua se eshte vendi im, shqiptaret i dua se jane populli im, dhe nuk kam nevoje per asnje lloj arsye tjeter per ti dashur perpos kesaj, dhe as kam nevoje ti fryj miteve ne kerkim te pasionit. E verteta me mjafton, sido qe ti paraqese shqiptaret: te bukur a te shemtuar, fisnike e trima, apo frikacake te ligj e oportuniste. Se ne fund te fundit, eshte e verteta qe ngelet. Kaq per kete teme.

    Persa i perket historise: Me thuaj te lutem Qafir, Esat Pasha, ia kerkoi abdikimin Abdylhamidit, si shqiptar apo si xhon-turk? Dhe a nuk ishte po ky Esat qe vetem pak kohe me pare i ishte lutur po ketij Sulltani, qe ta ngarkonte ate me shtypjen e levizjes se Xhonturqve? Dhe a nuk ishte po ky Esat qe e justifikoi kerkesen per abdikim, me hakmarrjen per vrasjen e vellait te tij Gani beut. Tani te lutem me thuaj, cfare shikon si patriotike (shqiptare) ne sjelljen e ketij deputeti shqiptar, Esat Pashes, pasi une sado te perpiqem nuk po shoh dot asgje.

    A nuk eshte e vertete qe Cercis Topulli e vrau bimbashin e Gjirokastres jo per ndonje nevoje taktike te levizjes shqiptare, por thjesht per llogari te xhonturqve, dhe me vone marshoi bashke me ta nen komanden e Mahmut Shefqet Pashes per te kerkuar abdikimin e Sulltanit?

  26. finish thotë:

    16 June 2008 @ 7:46 pm

    prandaj edhe Evropi nuk ja vari shume. Shumica absolute e te ashtuquajturve patriote shqiptare kane qene ne fakt rrogetare besnike te Sulltanit, te cilet edhe “pavaresine” ne 1912 e shpallen me gjysem zemre. ….

    JO asht e kunderta:PSE EUROPI S’NA E VARI SHUM DHE NUK NA E VAR PRAP ata kishin frike se pas indipendences Shqipnia do zhdukej mes Serbis e greqis…

  27. finish thotë:

    16 June 2008 @ 7:51 pm

    Lidhja shqiptare e PRIZRENIT ka vlera te padiskutushme.U perpoqem kishim mujt me ba ma mir…ishalla bajm ne te ardhmen LIDHJE po KONGRESE te llojit mbarkombtar per bashkim.Nese rritemi…

  28. Arsyeja thotë:

    16 June 2008 @ 8:10 pm

    swed: “Arsyeja, si mendon ti se do ishte Shqiperia nese do ishte “produkt i nje vullneti te popullsise apo elitave lokale per pavaresi dhe shkeputje nga perandoria”?”

    Swed, une mendoj se do te ishte nje vend me dinjitet, me nje raison-d’etre, pra me nje qellim ne ekzistencen e saj. Gjithashtu mendoj, Swed, se e gjithe historia shqiptare e pas pavaresise, nuk eshte udhehequr nga ndonje arsye me e larte se interesat meskine klanore apo individuale te disa personazheve me te spikatur. Dhe kjo per mendimin tim, eshte vazhdimesi logjike e historise se shqiptareve te para pavaresise, dhe prandaj e quaj pavaresine e Shqiperise nje aksident historik.

    Per mendimin tim, teorite se Naim Frasheri paska krijuar identitetin kombetar te shqiptareve jane perralla, pasi Naim Frasheri vete ishte poet - bejtexhi me sakte - dhe ne ate kohe gati mbi 95% e popullsise se vendit ishin analfabete, pra ndikimi i tij praktikisht nuk ka mundesi te kete qene me i gjere se ne rrethe shume te ngushta poetike, kryesisht te diaspores. Ka te ngjare qe poezi te stergjata te tij, si psh Skenderbeu, e Bagetia, ne kohen kur jane shkruar te mos i kene lexuar me teper se 10 veta. Po shteti, madje as identiteti nuk krijohen me poezi. Ka te ngjare qe Naimi te jete popullarizuar nder shqiptare nga vitet 20, 30 e me vone, pas LIIB, pra shume vone per te ndikuar ne pavaresimin e Shqiperise.

    Per analogji, sot mund te kete me dhjetra poete medioker qe jane te lexuar ndoshta nga dhjetra mijera vete, e megjithate ndikimi i tyre ne ngjizjen e ndonje identiteti kombetar eshte perseri NIL.

  29. alb thotë:

    16 June 2008 @ 8:25 pm

    I thoni faleminderit Bab Sulltanit per Shqiperine.

    Ika une se kush u degjon juve.

  30. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 8:30 pm

    Se genjeshtrat nuk i honeps dot.

    Ore rezil! Po flasim per Abdyl Frasherin qe ia futi gjithe ’sulltanisteve’ te tjere ketu, e prej tij kemi nje vizion anti-osman. Cme ngaterrohesh me ’sulltanistet’? Apo qe ti provosh vetes te ‘verteten’ e mendimeve te tua?

  31. alb thotë:

    16 June 2008 @ 8:31 pm

    O AlisaT ma hiq nje kureshtje se s’po m’le rehat. Cfare motivi ke qe sjell kaq shpesh tema me content Islam?

    Po me cudit pak te them te drejten.

  32. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 8:33 pm

    Sigurisht qe nuk paske lexuar dramen e tij “Besa”.

    teorite se Naim Frasheri paska krijuar identitetin kombetar te shqiptareve jane perralla

  33. Arsyeja thotë:

    16 June 2008 @ 8:59 pm

    Jazek qafir Arnavut!
    Ishim duke folur per Abdylin kur na fute Esatin ne mes, dhe kur nuk te doli hesapi me Esatin na kerceve prape tek Abdyli. U ngatarrove vete me kembet e tua me duket, e tani po na hakerrohesh ne te tjereve.
    E cfare vizioni anti-osman kemi prej Abdyl Frasherit, kur e kerkonte statusin e Shqiperise ne kuader te Perandorise osmane, pikerisht ne kohen kur fuqite Evropiane kerkonin ta cmontonin kete perandori.
    Po me mire harroje ate pune, dhe ngjishi nje luge me kadaif e mos u sikletos shume. Se nuk behen hasha 500 vjet byrazerllek, tha.

  34. Arsyeja thotë:

    16 June 2008 @ 9:02 pm

    “Sigurisht qe nuk paske lexuar dramen e tij “Besa”.”

    Jo vallahi, nuk e paskam lexuar, mesa duket duhet ta kete shkruar keto kohet e fundit.

  35. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 9:10 pm

    Pse po te ishte vete zotrote, c’do te kerkoje? Qiqra ne hell?

    E cfare vizioni anti-osman kemi prej Abdyl Frasherit, kur e kerkonte statusin e Shqiperise ne kuader te Perandorise osmane

  36. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 9:14 pm

    Sec kerkonte Abdyli, ta thote ky kaurri Frasher i riu. kshu qyyy,,..qepe!

    Abdyl Frashëri kërkonte:

    1.në radhë të parë bashkimin e të gjitha rrëkeve të rezistencës shqiptare, në frontin e madh të lëvizjes kombëtare dhe realizimin e tij, nëpërmjet traditave të lashta shqiptare, të besëlidhjeve krahinore, për të arritur në besëlidhjen kombëtare.

    2. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencën e tij, si një komb i lashtë.

    3.E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administrata Perandorake, të pajisej me atribute pushtetore, me administratë dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandorisë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

    4. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, - në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohej në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar.

  37. toko thotë:

    16 June 2008 @ 9:22 pm

    Qafiro,
    Cfare harxhon kohe dhe mundin tend me keta qe sot hiqen si moderne dhe internacionlaiste, globaliste etj etj, Pasi pyetjet e tyre ata i dine mire pergjigjet por duan te duken “Moderne”, valla kritike te kombit, se valla keshtu jemi moderne, shaj cdo gje kombetare per hir te internacionalizmit. Me falni o njerez po jeni shume e vegjel te kritikoni Frasherit apo Lidhjen e Prizrenit. Fatkeqesiht para tyre dukeni si miza.

  38. finish thotë:

    16 June 2008 @ 9:44 pm

    O qafir po sa te HABITSHEM jeni po kto pika qi thu ti vec ABDYLI i paska kerku a??? I pari dhe i vetmi eee?s’asht e vertet.lexo Qosen “ceshtja shqiptare”…do kesh 1 ide me objektive…te kishim pas 1 baba te kombit do e kishim mar vesh si turqit te tyren.Po ai qe u auto-proklamu i till,i nenkuptum ish Enveri…

  39. Qafir Arnaut thotë:

    16 June 2008 @ 10:34 pm

    Po! Te tjeret dojshin me vu sheriatin e me the te thashe. Shyqyr qe u gjet nji bektashi i zgjut se do ishte bo si Liban aty

    vec ABDYLI i paska kerku a???

  40. bobi thotë:

    16 June 2008 @ 11:12 pm

    Lidhja e Prizrenit ndodhi ne nje perjudhe kur Bismarku e quante Shqiperine ” shprehje gjeografike”.Cerciz Topulli vellezrit Frashri dhe vet Ismail beu perkrahen xhon turqit sepse ata I garantuan autonomin e Shqiperise.Konica prandaj e sulmon Abdylin tek nje leter drejtuar botuesit te gazetes DRITA.Hendeku midis rilindesave muhamedian e atyre te krishter nuk ishte I vogel ne fillim te levizjes kombetare.Me kalimin e kohes ky hendek u ngushtua dhe arritem tek panvarsia. Megjithate ne si popull historikisht kemi zgjedhur midis dy te keqijave,asaj me te madhe dhe asaj me te vogel.

  41. turku thotë:

    17 June 2008 @ 12:00 am

  42. turku thotë:

    17 June 2008 @ 12:03 am

    per ta lexuar shkrimin e qarte:

    http://geocities.com/djalosh/lidhja.pdf

  43. turku thotë:

    17 June 2008 @ 12:11 am

    Prof. Dr. Muhamet Pirraku

    Roli mobilizues i fesë

    në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

    Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është shpalosur dhe është studiuar nga studiues të huaj e shqiptarë. Objektiviteti i historishkruesve të saj është në vartësi dhe në përputhshmëri me qëndrimin antiislam dhe antishqiptar të qarqeve prej nga vinin studiuesit. Madje në periudhën e sundimit të njëmendësisë komuni­ste u krijua një klishe e paraqitjes me ndikim edhe sot[1], e veçanë­risht u hesht, u neglizhua dhe u nëpërkëmbë roli mobilizues i fesë Islame dhe i Myderriz Ymer Prizrenit në Lidhjen Shqiptare[2].

    Për ta kuptuar më drejtë problemin e shtruar, duhet të vëmë në spikamë faktin historik se: Nxënia (uniteti) fe-kombësi në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe të formimit të shteteve nacionale kudo në Evropë, ka qenë Një dhe e pandashme, sikurse edhe në të gjitha luftërat nacionalçlirimtare[3]. Ndaj, nga kjo nuk mund të ishte i privuar as populli shqiptar, veçanërisht kur dihej se në rrethana të robërisë nën akëcilin pushtues ballkanik ortodoks apo evropian katolik, pjesës absolute të kombit shqiptar i rrezikoheshin të dyja, feja dhe kombësia[4]. Dhe, kur të kihet parasysh fakti se shqiptarët myslimanë arrinin mbi katër të pestat e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve, del qartë se kombi shqiptar realisht ishte komb mysliman[5], ndaj është plotësisht logjike pse forcën mendore dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e përbënin shqiptarët myslimanë[6].

    Nga burimet e sigurta dihet se në themele të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qëndron “Komiteti i Prizrenit” i ngritur nga fundi i vitit 1877, në krye me Myderriz Ymer Prizrenin. Këtë Organizatë politiko-ushtarake shtypi i Evropës i fillimit të vitit 1878, e kualifikoi si “Lidhje të Rrezikshme Shqiptare”. Për këtë fakt fliste edhe konsulli i Greqisë në Shkodër, Mavrommati, më 18 shkurt 1878[7].

    Fitorja ruso-ortodokse në të ashtuquajturën Lufta Ruso-Turke të vitit 1876/77, do të kurorëzohet me Traktatin e Shën-Stefanit të 3 marsit 1878, në dobi të interesave të pansllavizmit[8]. Copëtimi ndërkombëtar evropiano-rus i rreth dy të tretave të Njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë për interesa të Serbisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë dhe të Greqisë, përpos rrezikimit të qenies shqiptare të banorëve rrezikonte qenin Islame të shumicës absolute të kombit shqiptar, dhe kulturën shqiptare të proveniencës myslimane, e cila realisht ishte faktori integrues historik i kombit shqiptar. Traktati i Kongresit të Berlinit i pajtoi interesat midis botës së krishterë ortodoksisë e katoliko-protestante, por ndau për Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë mbi një të tretën e Njësisë Etnokulturore e Gjeopolitike të Shqipërisë, toka këto kryesisht të banuara me shqiptarë myslimanë[9].

    Për themelimin e këtij realiteti historik politik dhe ushtarak kombëtar shqiptar, kundër vendimeve të Traktatit të Shën-Stefanit, pati rol vendimtar inteligjencia shqiptare islame; myderrizët, mualimët, hoxhallarët, shehlerët e efendilerët. Konsulli gjerman në Vjenë, më l prill 1878, i shkroi kancelarit Bismark se “Shqiptarët janë shumë të shqetësuar dhe se pritet ndonjë Kuvend i tyre i madh, i cili do të kërkojë autonomi dhe pavarësi nga Turqia” dhe i paralajmëronte se “së shpejti do të bëhet bashkimi i shqiptarëve”.[10] Konsulli anglez Kirby Green në Shkodër, më 3 maj 1878, duke pasqyruar lëvizjen e rezistencës shqiptare në viset: Plavë - Guci - Beranë - Graniq, dhe në shumë vise të tjera të Shqipërisë Veriore përballë Malit të Zi sllav ortodoks, konstatonte: “Lidhja ka depërtuar në mes të myslimanëve, duke i lidhur kolektivisht dhe individualisht për të rezistuar deri në vdekje, të gjitha përpjekjet, pa marrë parasysh a janë ato përpjekje të jashtme ose të Portës, përpjekje këto që duan ta ndryshojnë gjendjen e tanishme të territorit të tyre”[11].

    Konsulli Green e informonte Londrën se po realizohej përpjekja shqiptare për bashkimin e organizimeve, të lidhjeve krahinore, në një Lidhje Gjithëshqiptare kundër zgjerimit të Bullgarisë në tokat shqiptare[12]. Dhe, derisa konsulli vjenez në Shkodër, Lippich, më 7 prill 1878, fliste për një “Lëvizje popullore në kuptimin e shquar të fjalës”, më 11 maj 1878, do të informojë për zgjerimin e lëvizjes në vise të Dibrës, të Matit, të Gjakovës, të Pejës, të Prizrenit, të Gucisë, të Beranës, të Rozhajës, të Bjellopoles dhe të Sjenices - “kundër aneksimeve bullgare - serbe - malazeze, të stipuluara[13] në Traktatin e Shën - Stefanit”.[14]

    Nga të dhënat del se Muderriz Ymer Prizreni e hartoi Memorandumin e banorëve të Prizrenit, të 12 majit 1878, drejtuar përfaqësuesve diplomatikë të Fuqive të Mëdha në Stamboll, ku midis të tjerash, thuhej: “Jemi të informuar me hidhërim të madh, nëpërmjet gazetave, se disa pjesë të krahinës sonë të cilat janë të populluara me gegë, do t’i bashkohen Serbisë, Malit të Zi ose do të përfshihen nga ana e Bullgarisë së re.

    Serbet dhe bullgarët, të cilët i kanë okupuar disa kaza të Vilajetit tonë i kanë dhunuar familjet tona, e kanë cenuar nderin dhe pasurinë tonë. Faltoret dhe varrezat tona janë poshtëruar dhe rrënuar; varrezat e të parëve tanë janë çnjerëzuar…”[15]

    Ndërgjegjësimi i lëvizjes politike e luftarake shqiptare do ta detyrojë përfaqësuesin francez në Shkodër ta informonte Parisin, më 17 qershor l878, se “Lidhja, që formohej nga banorët mysli­ma­në të Shqipërisë së Sipërme kundër çdo lëshimi ndaj Malit të Zi, është sot një fakt i kryer. Delegatët nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Prizren dhe po krijojnë Komitetin Qendror…”[16].

    Meqë tashti Perandoria Osmane, për ta ruajtur Stabollin, Boforin dhe Mesdheun ishte e detyruar t’i plotësonte kërkesat e Traktatit të Kongresit të Berlinit në dëm të Njësisë Etnokulturore e Gjeopolitike të Shqipërisë, Forcat mendore e ushtarake të Lidhjes Shqiptare, pra pjesa më e madhe myslimane, i dha botës mesazhe politike e luftarake se para interesit jetësor të kombit shqiptar nuk njeh interes tjetër. Këtë qëndrim sublimonte qartë Fetfaja e Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, themeluesit dhe mbarëvajtësit jetësor të Lidhjes Shqiptare 1877-1887: “Çdo shqiptar asht i detyrueshëm me luftue kundër ushtrisë turke, mbasi Turkija don me ja lëshue tokën shqiptare shkjaut”[17].

    E pathyeshme dhe dinjitoze mbi këtë kërkesë do të tregohet veçanërisht pjesa më e ditur nga radhët e inteligjencies shqiptare islame[18]. Të përmendim këtu vetëm vigjilencën dhe guximin patriotik të Myderriz Salih Efendisë së Ulqinit, i cili duke u ngritur kundër Fetfasë së Shejh-Ul-Islamit, që i lejonte Sulltanit të përdorte forcën kundër mbrojtësve të Ulqinit. Ai u thërriti “botërisht myslimanëve se, sipas fesë islame, nuk ishte mëkat por detyrë e shenjtë të luftonin për mbrojtjen e atdheut, qoftë edhe kundër Sulltanit-Kalif”[19].

    Mesazhin historik të Fetfasë së Myderriz Ymer Prizrenit e përjetësoi kënga popullore për Ymer Efendi Prizrenin: “Kush ja jep Mbretit ni plum”, ku midis të tjerash, thuhet: “Efendi, na çka me ba, /A ban turkut (myslimanit-M.P.) pushkë m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanë:/ - Kur asht fjala për Vatan,/ Jo veç turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ Ka me shkue në lula të xhenetit!”[20]

    Të gjitha xhamitë, të gjitha medresetë, të gjitha teqetë u kthyen në vatër të veprimtarëve e të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mesazhet nga dy Fetfatë dhe kënga e cituar, krahas plumbave që iu dhanë misionarit të Portës së Lartë, Mmehmet Ali Pashë Maxharrit, në Gjakovë, ua morën nga duart adutin kishave dhe diplomacive ruse, evropiane e ballkanike, të cilat sa e sa herë bënë turrë, tinës e hapur, për ta kualifikuar Lidhjen Shqiptare si fundamentaliste islame kundër krishtere dhe si instrument të Sulltanit për të penguar planet ruso-evropiane kundër copëtimit të Perandorisë Osmane në Ballkan[21].

    Këtu duhet të theksohet fakti se nga truri politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përkatësisë fetare Islame, dolën të thuash të gjitha iniciativat dhe veprimet për ruajtjen e unitetit politik kombëtar shqiptar të elementeve me përkatësi islame, ortodokse e katolike, si dhe shumica e dëshmive politike dhe programatike relevante për unitetin politik të popullit shqiptar drejtuar Kongresit të Berlinit dhe qarqeve diplomatike e publicistike ndërkombëtare. Edhe në Memorandumin e Pashko Vasës, të Komiteteve të Arbëreshëve, dhe të mjediseve të krishtera, ishte e pranishme dora e kokave shqiptare islame në Stamboll, në Janinë, në Shkodër, në Manastir, në Shkup, në Podgoricë e gjetkë. Rilindësit nga lagjja ortodokse: De Rada - Dora D’Istria-Vretoja-Kullurioti, si edhe shtypi botëror, kryesisht u bënë jehonë vetëm opini­o­neve politike të mendjeve të shquara myslimane të Lidhjes Shqiptare në Atdhe[22].

    Elementi shqiptar ortodoks dhe katolik i ndikuar nga propaganda kishtare e diplomatike ballkanike e evropiane antiislame, në të gjitha fazat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qëndroi bukur indiferent. Pati edhe raste të mbajtjes së qëndrimit armiqësor pro autro-hungarez dhe proitalian në Veri, apo progrek në Jug. Madje mund të konstatojmë se shumë ftohtë, deri në dezertim nga qenia shqiptare dhe Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vazhdonte të mbetej elementi shqiptar ortodoks në viset e Toskërisë ku pretendonte Greqia. Asnjë prift ortodoksë nuk iu bashkua komiteteve të Lidhjes Shqiptare, asnjë kishë ortodokse nuk i hapi dyert për veprimtarët e Lidhjes Shqiptare. Kjo qartë pasqyrohej edhe në raportin e Fornié-s, agjent konsullor i Francës në Artë, i cili, pas udhëtimit hetimor të frymës politike e kombëtare të banorëve të viseve të Artës-Prevezës, shkroi, më 15 tetor 1879: “Në të gjithë fushën e Fanarit flitet më shumë shqip sesa greqisht dhe, në përgjithësi, fanariotët konsiderohen shqipta­rë të krishterë pak të përzierë me elementin grek. Sidoqoftë, cila­do që të jetë raca (kombësia) në të cilën bëjnë pjesë, konstatova se, në kundërshtim me thëniet e krerëve të Lidhjes Shqiptare (myslimanë- M.P.), ata kanë simpati vetëm për Greqinë”[23].

    As priftëria dhe paria katolike në Gegëri nuk mori pjesë në komitetet e Lidhjes Shqiptare. Ata ishin komprometuar para popullit shqiptar në përgjithësi me Kryengritjen e Mirditës të vitit 1876, të nxitur nga Rusia, me ndihmë të drejtpërdrejtë të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Komiteteve të Garibaldit në Itali[24]. Në komitetet e Lidhjes në Prizren e Shkodër pati edhe përfaqësues të katolikëve, por jo nga qarqet intelektuale. Asnjë kishë katolike nuk i hapi dyert për veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit[25].

    Kundër definimit qartë kombëtar shqiptar të Lidhjes së Prizrenit, përpos ndërhyrjeve të fshehta e të hapëta të Portës së Lartë dhe të Malit të Zi[26], vepronin propagandat katolike austriake e italiane. Qysh më l5 qershor l878, në kohën kur Kuvendi Themelues i Lidhjes po debatonte për aktet themelore programore dhe statusore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kapedani i Mirditës, Prenk Bib Doda, në krye të 58 bajraktarëve katolikë, i shkroi Kongresit të Berlinit një telegram me të cilin kërkonte sigurimin e autonomisë ekzistuese, osmane, të Mirditës, duke potencuar se “mirditasit si shqiptarë të besimit katolik i kanë disa veçori, të cilat prore janë respektuar edhe se edhe në të ardhmen ato duhet të respektoheshin”[27].

    Sipas shënimeve të adjutantit të Bismarkut, “shumë nga delegatët e kongresit treguan interesim dhe kërkuan që (telegra­mi i Dodës) të lexohet. Posaçërisht për të u interesuan austro­hun­garezët dhe italianët. Edhe anglezët dhe francezët nuk qenë gjithaq të painteresuar për të.”[28] Më l8 qershor l878, krerët e popullsisë katolike të Mirditës, të Pukës, të Kthellës, të Malësisë së Lezhës e të Lurës, shkuan edhe më larg, kërkuan nga Fuqitë e Mëdha që Kongresi i Berlinit të parashihte autonominë e viseve “të tyre” nën drejtimin e “kryetarit tonë shumë të dashur, të natyrshëm dhe trashëgimtar, Prenkë Bib Dodës”[29]. Mirëpo, Kongresi i Berlinit aprovoi autonominë tradicionale osmane, që përputhej me kërkesën e kreut Bib Doda. Në Protokollin 13 të kongresit u saktësua se: ”popullatat e Mirditës do të vazhdojnë të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet që zotërojnë ab antique”[30].

    Të shtyrë nga propaganda austro-hungareze, katolikët e viseve të Gjakovës morën pjesë masivisht në mbrojtjen e misionarit të Portës së Lartë, Mehmet Ali Pashë Maxharrit, i cili kishte ardhur për të përgatitur terrenin për dorëzimin e Plavë-Gucisë Mali të Zi[31]. Me forcat e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë u përballë edhe famullitari i Zymit, Fra Pjetri me Tonin, birin e Prenk Gulisë, muselim ky i Gjakovës për katolikët. Një burim thotë se në mbrojtje të Pashë Maxharrit: “Përveç krerëve të përmendur dhe Hoshi i Nures” morën pjesë edhe “nja 300 djem katolikë të Fanit të Mirditës. Të gjitha këto u organizuan me një strategji të përgatitur më parë me qëllim të përçahej Lidhja”[32].

    Vërtet, konsulli francez A. Lé Ré në Shkodër, më 6 tetor 1879, informonte Parisin se propaganda vjeneze kishte arritur që elementin katolik të viseve të Gjakovës ta mbante larg Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në lidhje me këtë element qëndronte konsulli vjenez Lippich, i cili i ftonte shqiptarët katolikë ” të kenë durim”, sepse “brenda disa muajsh ata do të çliroheshin nga një fuqi e huaj”[33]!?! - pra nga Austro-Hungaria, të cilën shumica absolute shqiptare myslimane e konsideronte okupatore të padëshirueshme[34].

    Të shtojmë edhe këtë fakt: Vjena, në periudhën e Lidhjes Shqiptare, Prizrenin e bëri qendër të propagandës austro - hungareze krahas Shkodrës, në dobi të planeve për shtrirjen e Austro-Hungarisë në tërë Gegërinë, aspiratë kjo e mirëpritur nga shumica e shqiptarëve katolikë. Kjo propagandë në Prizren do të mbështetet hapur në tregtarin Balto Tarabullusi, i vendosur këtu kohë më parë. Ai e dinte gjermanishten, ndaj ishte marrë për përkthyes (dragoman) në konsullatën austro-hungareze. Meqë kryente detyrën e informatorit dhe të spiunit në dëm të bashkimit shqiptar pa dallim feje, Komiteti Qendror i Lidhjes vendosi ta likuidojë. Këtë detyrë do ta realizojë Ramadan Zaskoci, më l2 gusht l880, duke e vrarë në shtëpi, së bashku me gruan[35].

    Se elementi katolik në Gegëri nuk ishte i vullnetit t’i bashkohej Lidhjes Shqiptare në unitet të plotë me shumicën shqiptare myslimane e hetoi qartë edhe bullgaro-serbi antishqiptar, Jovan Haxhi Vasileviq, i cili ka konstatuar se: fillimisht “edhe vetë shqiptarët veriorë nuk e kuptuan njësoj Lidhjen dhe detyrat e saj. Derisa flitej për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë Malit të Zi”, vende këto me shqiptarë myslimanë, “shqiptarët e krishterë (katolikë) nuk kanë dashur as të lëkunden kundër asaj”. Do t’i bashkohen thirrjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krahas shqiptarëve myslimanë, vetëm sapo do të rrezikohen tokat e banuara me katolikë në Hot, Grudë etj.[36] Faktor mobilizues, tashti, ishte feja e krishtere katolike. Ndërkaq, shqiptarët ortodoksë në Veri të Vilajetit të Shkodrës: kuqët, palabardhët, pipërit etj., sipas Spiridon Gopçeviqit, do të bashkohen me Malin e Zi pa kundërshtim kundër Lidhjes. Faktor mobilizues në këtë drejtim ishte feja e krishterë ortodokse[37]. Dhe, sapo do të largohet rreziku i copëtimit të Hotit e të Grudës, në thirrjen e Komitetit të Lidhjes Shqiptare në Shkodër për mbrojtjen e Ulqinit do të përgjigjen vetëm burrëria shqiptare myslimane, kurse shqiptarët katolikë do të tregohen “të pasigurtë”, Prenk Bib Doda më nuk do të lëvizë fare, ndërkaq “Malësorët” thirrjes së Lidhjes Shqiptare “iu përgjigjën me diplomaci”, e “Kelmendët u tërheqen plotësisht” në guackën e tyre [38].

    Meqë përpjekjet luftarake dhe diplomatike ruso-evropiane për dekompozimin dhe grabitjen e tokave të Perandorisë Osmane në fakt ishte aleancë e krishterë kundër ardhmërisë së islamit në botën myslimane, përkrahja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për rezistencën boshnjake kundër okupimit Austro-Hungares të Bosnjës dhe Hercegovinës ishte në fakt përpjekje shqiptare për ta ruajtur tërësinë e njësisë kulturore dhe gjeopolitike historike të Shqipërisë, aq më parë pasi boshnjakët në shqiptarët, thënë më së buti, shihnin vëllamët besnikë. Mbështetja e rezistencës boshnjake kundër okupimit antiaustro-hungarez realisht ishte Luftë e Lidhjes Shqiptare për ti pritur sa më larg pretenduesit serbë, malazias, austro-hungarez dhe italianë që synonin viset e Vilajetit të Kosovës dhe të Shkodrës[39].

    Kërkesa e shumicës absolute shqiptare për bashkimin e armëve me boshnjakët, në luftën për ekzistencë kombëtare e fetare, kishin mbështetjen e fortë në tabanin historik të lidhjeve të moçme shpirtërore dhe luftarake midis shqiptarëve e boshnjakëve. Ata i lidhte gjaku ilir, jeta shtetërore shekullore osmane e përbashkët, feja islame, kujtesa historike nga cikli i këngëve të kreshnikëve: Mujit e Halilit, Tale Budalinës, Gjergj Elez Alisë e Arnaut Osmanit, traditat e ngjashme kulturore, perceptimet psikologjike të përafërta, vlerat shpirtërore shumë identike, lidhjet martesore të qëndrueshme, lidhjet etnike shqiptare dhe të gjakut, miqësitë tradicionale, interesat ekonomike, ndjenja e sigurisë së njërit pranë tjetrit, interesat gjeo-politik shtetëror. Boshnjakët pranoni kornizën shtetërore në kuadër të Shqipërisë, pranonin shtetësinë shqiptare[40].

    Këto Kërkesa sublimonte edhe Nenit 16 i Kararnames të aprovuar nga Kuvendi Themelues i Lidhjes së Prizrenit, më 17 qershor 1878, e cila kishte domethënie të madhe për interesat e kombit shqiptar, veçanërisht shikuar konstelacionin e forcave të implikuara në Çështjen Shqiptare aso kohe dhe më vonë. Në dokument, midis të tjerash, thuhej: “Në përputhje me vendimin e Lidhjes, me besën e lidhur dhe me situatën e pastajme, ne, përfaqësuesit e trimave të pathyeshëm të Gegërisë, të Toskërisë dhe të Bosnjës, të cilët qysh kur u lindën nuk njohën tjetër mjeshtëri përveç asaj të armëve dhe të cilët qenë gati ta derdhin gjakun për Perandorinë dhe atdheun, kemi zgjedhur për kryeqytet tonë Prizrenin, dhe, pasi jemi bashkuar fatbardhësisht, tani e tutje nuk do të lejojmë kurrë, që ndonjë sundimtar të na tiranizojë e shtypë banorët e atdheut tonë. Këtë nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë, në asnjë kohë dhe pavarësisht nga rretha­nat…”[41]. Mbi këtë platformë politike e luftarake Këshillit Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 5 gusht l878, mori vendimin edhe “për angazhimin e një pjese të forcave luftarake përkrah forcave boshnjake”[42].

    Këtu duhet të konstatojmë edhe këtë fakt: Shteti që do të lindte nga Lidhja e Prizrenit do të sillte në fuqi Ligjin që garantonte diversitetin kulturor e fetar shekullor, liritë individuale dhe kolektive, sigurinë e jetës dhe të mirëqenies dhe paprek­sh­mërinë e pronës dhe të dinjitetit njerëzor, barazinë midis mysli­ma­nëve dhe të krishterëve. Ky ishte “Sheriati” [43].

    Vendimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për kthimin e ”Sheriatit” në gjyqe ishte akt politik largvajtës që kishte për qëllim anulimin e ligjeve të proveniencës politike evropiane të krishtera antiislame, të Tanzimatit, të cilat krijuan rrëmujën e panjohur në Perandorinë Osmane, të cilat goditën njëninë e Njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. Ato krijonin hapësirë për krijimin e oazave autonome të rajoneve sipas përkatësisë së fesë, duke i dhënë përparësi getoizimit të mjediseve katolike e ortodokse në mjediset shqiptare ku myslimanët ishin pakicë. Me “Sheriatin” ruhej uniteti i vendit dhe ruhej harmonia konfesionale shqiptare e domosdoshme për përballimin si unitet, të aspiratave separatiste të elementeve të krishtera jo shqiptare të përkrahura nga Rusia, Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia etj. Kombi shqiptar dhe Shqipëria ishin në luftë për ekzistencë, ndaj duhej unitet mbi aspirata të kombësisë me prani të diversitetit fetar shekullor, duhej forcë dhe ndërgjegje shtetformuese kombëtare[44].

    Vërtet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e projektuar nga truri shqiptar mysliman, me përpjekjen maksimale të trurit dhe të masave shqiptare myslimane u mbajt në jetë si Lidhje Kombëtare Gjithëshqiptare dhe përfundimisht truri dhe gjaku shqiptar mysliman i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përball përfundimisht me mizoritë e ushtrisë anadollake turke në prill dhe në maj të vitit 1881[45].

    Themeluesi dhe kryetari i parë dhe i vetmi i Shqipërisë Etnike, Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni me bashkëvep­rim­tarët, themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryesisht ulema, intelektualë dhe krerë të dalluar, i treguan botës dhe Portës së Lartë se Shqipëria nuk është miraz i Perandorisë Osmane që duhet ndarë nga të tjerët, se ekziston kombi shqiptar i konsoliduar politikisht dhe ushtarakisht, se tërësia e Shqipërisë në shtrirjen e katër vilajeteve osmane: Kosovë, Shkodër, Manastir dhe Janinë, është amanet i shqiptarëve dhe jo i Sulltanit, i cili kishte kohë që në sytë e kombit shqiptar përjetohej si sovran dhe halif i padëshiruar dhe i dhunshëm[46].

    Prishtinë, 10 qershor 2008

    ——————————————————————————–

    [1] Subjektet që organizojnë simpoziumin e sivjetmë ishin organizues të simpoziumeve më 1998 dhe më 2003. Aso kohe nuk lejuan që të paraqitesha me kumtesat: “Myderris Ymer Prizreni – Ora e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” dhe “Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. (Gjerësisht shih shënimin në veprën: Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003, 10-11, Shën. 9).Në Simpoziumin e viti 2003, nuk u lejua as Mr. Ilaz Rexha, kurse Prof. Dr. Skënder Rizës iu lajua qasja në simpozium me një temë periferike dhe me kusht të mos dilte me teza jashtë kornizës së historiografisë për kohën e krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është fakt se Rexha, Rizaj dhe Pirraku, qysh në vitet e 70-ta kishin bërë përpjekje për të shpërthyer nga kornizat stereotipe për historianë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    [2] Për rolin mobilizues e frenues të fesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit kam folur gjatë shtrirjes së lëndës në mbarë librin: Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003, 518.

    [3] Shih gjerësisht, Dr. Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000.

    [4] Gjerësisht, S t e f a n a q P o l l o - S e l a m i P u l a h a, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare l878 – 1912 (Memorandume, vendime, protesta, thirrje), Tiranë, 1978; M. P i r r a k u, Disa mendime rreth filleve të Rililndjes Kombëtare Shqiptare, Çështje të Studimeve albanologjike, II, Prishtinë, 1987, 129-146; M. P i r r a k u, Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989.

    [5] M u h a m e t P i r r a k u, Roli i fesë në integrimin e kombit shqiptar, Dituria islame, nr. 100, Prishtinë, shkurt 1998, 54-56; Roli i Islamit në integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë Etnike, Hëna e re, nr. 43, Shkup, 1992, 18-19; Roli i islamit në integrimin e Shqipërisë Etnike dhe të kombit shqiptar, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar), Prishtinë, 1995.

    [6] Gjerësisht, po aty; M. F r a s h ë r i, Lidhja e Priz. dhe efektet diplomatike të saj, Tiranë, 1938, 8; K. F r a s h ë r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranë 1997; L i g o r M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Dokumente arkivash franceze), I, (1878-1879), Tiranë, 1978; Ilijaz Rexha, Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane (1878 – 1881), Prishtinë, 1978; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [7] Prof. dr. Skender Rizaj, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimin e copëtimit të Ballkanit (1877-1885), Libri I, Prishtinë, 1996, 42-46.

    [8] Shih, M. Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, 66.

    [9] S ü l e j m a n K ü l ç e, Osmanli tarihinde. Arnavutluk, Izmir, 1944; T. Y i l m a z Ö z t u n a, Türkiye tarihi, 12.cilt, Hayat kitaplari, Istanbul, 1967; S t e f a n a q P o l l o - S e l a m i P u l a h a, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare l878 – 1912 (Memorandume, vendime, protesta, thirrje), Tiranë, 1978; S h y q y r i B a l l v o r a , Lufta e Lidhjes Shqiptare për Mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, Konferenca Shkencore e 100- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Prishtinë, 1981; S h k ë l z e n R a ç a, Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prishtinë, 1990, 177-258.

    [10] J. B u x h o v i, Dervish Pasha vdekje po mbjell, Rilindja, Prishtinë, 8.VI. 1978, 5.

    [11] S. R i z a j, Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas dokumenteve angleze, Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Prishtinë 1981, 372; Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimin e copëtimit të Ballkanit (1877-1885), I, 59.

    [12] S. R i z a j, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimin e copëtimit të Ballkanit (1877-1885), I, 59.

    [13] Kështu e ka Kristo Frashëri. Nuk gjendet në Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë, 2002. Është zgjerim i fjalës greke stipës – që do të thotë ngurtësim (Mikel Ndrecaj, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huja, Prishtinë, 1986, 660). Pra, të futura, të saktësuara, në Traktatin e Shën – Stefanit.

    [14] K. F r a s h ë r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranë 1997, 75.

    [15] S. R i z a j, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimin e copëtimit të Ballkanit (1877-1885), I, 62.

    [16] L i g o r M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Dokumente arkivash franceze), I, (1878-1879), Tiranë, 1978, 171; Gj. S h e h u, Aspekte të diplomacisë frënge, fq. 266.

    [17] Zani i Naltë, Viti XII, nr. 1, Shkodër, Nëntor 1937. Shih më gjerësisht, S e l a m i P u l a h a, Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e provincës autonome të Shqipërisë (qershor-nëntor 1878), Komnferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, I, Tiranë, 1979.

    [18] J. H. V a s i l j e v i æ, Albanska Liga, 74 -75.

    [19] Abas Ermenji, Përkujtimi i Njëqind-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Njiqind-vjetori i Lidhjes së Prizrenit 1878-1978, 59.

    [20] Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 1978, 161.

    [21] Gjerësisht, Dr. J o v a n H a d ž i - V a s i l j e v i æ, Arbanaška liga - Arnautska kongra. Srpski narod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881, Tiranë 1939; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [22] Gjerësisht, X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881, Tiranë 1939; S a m i R e p i s h t i, Problemi i Ulqinit në faqet e fletores amerikane The New York Times (kumtesë në dorëshkrim), Seminari IV Ndërkombëtar – Shkodra në shekuj, Shkodër 20-22 Nëntor 2000; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M u h a m e t P i r r a k u, Disa mendime rreth veprës historiografike e letrare të Pashko Vasës, Fjala, nr. 22, Prishtinë, 15.XII. 1990, 8-9; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [23] L. M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 314.

    [24] Nikoll Toma, Prengë Bib Doda burrë shteti mirditas (kumtesë, dorëshkrim), Seminari i Katërt Ndërkombëtar: Shkodra në shekuj 2000, Shkodër, 20-22 Nëntor 2000.

    [25] Gjerësisht, X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881, Tiranë 1939; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [26] Për propagandën e Malit të Zi në Mirditë, në dëm të njësisë etnokulturore e politike të Shqipërisë, shih edhe Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 1998, 226-227.

    [27] J. B u x h o v i, Lidhja e Prizrenit nëpër dokumentet e Kongresit (8), Rilindja, Prishtinë, 2. VI. l978,7.

    [28] Po aty.

    [29] S. P o l l o - S. P u l a h a, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 38.

    [30] L. M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Tiranë, 1978, 211.

    [31] M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003, 117-130.

    [32] Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë 1878-1912, Prishtinë, 1998, 90.

    [33] L. M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 313.

    [34] Gjerësisht, X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881, Tiranë 1939; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [35] Ramadan Zaskoci, këso kohe, ishte komandant i Çetës së Lidhjes për ruajtjen e rendit në Prizren. Shih më gjerësisht, Q. M a t a j, Ramadan Zaskoci, 51- 61.

    [36] Korrespondenti i gazetës “Glas crnogorca” nga Shkodra, më 11. IV. 1880 do të konstatojë: “Këtu po punohet të ngritën Hoti dhe Gruda kundër Malit të Zi njësoj si më parë Plava e Gucia, meqë është dëgjuar se Hoti dhe Gruda do t’i takojnë Malit të Zi” (Narodni glasnik, nr. 39, Temishvar, 30.III (11. IV). 1880, 2. (Gjerësisht, Dr. J o v a n H a d ž i - V a s i l j e v i æ, Arbanaška liga - Arnautska kongra. Srpski narod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881, Tiranë 1939; L. M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Tiranë, 1978S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [37] I. H. V a s i l j e v i æ, Albanska Liga, 88-89.

    [38] Haris Silajdžiæ, Albanski nacionalni pokret u bosansko­hrce­govaèkoj štampi, Sarajevo, 1995, 63. Të shtojmë këtu këtë fakt: Dervish Pasha kundër Lidhjes Shqiptare përpos se kishte në dispozicion tetëdhjetë batalione, “solli me vete edhe një shumë të madhe të hollash”[38]. Mirëpo, “udhëheqësit shqiptarë(myslimanë-M.P.) janë dinjitozë dhe të pasur, të cilët nuk është e mundur të blehen me ari”- shkruante Obzor , më 25 nëntorit 1880.

    [39] Austro-Hungaria, ishte në aleancë të fshehtë me Serbinë, nga fillimi i vitit 1877, për ndarjen e sferave të interesit pushtues në arealin etnik, gjeopolitik e administrativ të Vilajetit të Kosovës e të Shkodrës (Gjerësisht, Z. V i e z z o l i, Shqipnija në gjire të diplomacies (…), Leka, Bleni I, nr. VIII-XII, Shkodër, 1937.

    [40] Gjerësisht, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881, Tiranë 1939; S. B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinë, 1979; Ushtria shqiptaro-boshnjake, Narodni glasnik, nr. 72, më 18 (30). VIII. 1878; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [41] S. B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinë, 1979, 201-202.

    [42] Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 43; Ushtria shqiptaro-boshnjake, Narodni glasnik, nr. 72, më 18 (30). VIII. 1878, 2.

    [43] Shqipërim i Xh. B e l e g u t, Lidhja e Prizrenit e veprimet, fq. 31; S a d u l l a h B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinë, 1979; S a d u l l a h B r e s t o v c i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe popullsia serbe e Kosovës, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,1878-1881, I, Tiranë, 1979;

    S. B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinë, 1979, 200.

    [44] Sheriati ishte forca magjike që mbajti e ruajti unitetin e shoqërisë osmane kombësish e feshë të ndryshme për pesë shekuj. Depërtimi i ideve të Revolucionit Borgjez Francez dhe të nacionalizmit evropian prishën harmoninë në shoqërinë osmane (Gjerësisht, Prof. dr. Musa Gashi, Tri teza rreth çështjes nacionalizmi dhe besimi, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët. Simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995, 97-105).

    [45] Shih më gjerësisht, B e d r u s h S h e h u, Lidhja Shqiptare në “Srpski list”, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979, 394.397.

    [46] Gjerësisht, S a d u l l a B r e s t o v c i, Shembull i shkëlqyeshëm i qëndrimit të drejtë, Rilindja, Prishtinë, 14.V. 1978, 10; M u h a m e t P i r r a k u, Shtypi kroat mbi Haxhí Ymer Prizrenin, Zëri i rinisë, nr.21, Prishtinë, 20 maj 1978. 22-23; Dr. Muhamet Pirraku Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; S.Rizaj,Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimin e copëtimit të Ballkanit (1877-1885), Libri I, 134-136; Dr. Muhamet Pirraku, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003, 345-388.

  44. finish thotë:

    17 June 2008 @ 12:24 am

    PYTJA ime e kishte edhe pergjigjen…JO o QAFIRO te tjeret kujt i referohesh ti se di po lexo QOSEN e mos u obsesiono…

  45. emigrant thotë:

    17 June 2008 @ 12:45 am

    Eshte e habitshme se si ai ne ate kohe me aq pak komunikim mes krahinash, arriti te bindte masen e gjere dhe kreret e LUMES e DIBRES te niseshin me te per Prizeren po ate nate.

    Nuk i ktheu ai, i ktheu shqiptaria qe e kishin ne gjak!

    Pse jeni kaq “unfair” me shqiptarizmen?
    Pse i jepni uje kaq lehte cdo hamendjeje qe e sikteris shqiptarizmen po te shkosh pakez thelle ne kohe! Ne mos paste qene quajtur me rrenjen “shqiptar”, dicka tjeter ishte; por ekzistonte. Nuk lindi nga asgjeja! Fakti qe nuk eshte e dokumentuar nuk con peshe. Para se te mblidhej/ krijohej eposi homerik, ka qene gjithashtu i pashkruar - por ekzistonte.

    NUK E BENE RILINDASIT SHQIPTARIZMEN; SHQIPTARIZMA BERI RILINDASIT!

  46. emigrant thotë:

    17 June 2008 @ 12:46 am

    PS nuk e kisha per komentin nga u mor citimi. Te me ndjeje autori. E kisha vetem si pikenisje ate citim.

  47. Rob-terneti thotë:

    17 June 2008 @ 1:19 am

    Nxënia (uniteti) fe-kombësi në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe të formimit të shteteve nacionale kudo në Evropë, ka qenë Një dhe e pandashme, sikurse edhe në të gjitha luftërat nacionalçlirimtare[3].

    Kesaj i thone te besh historine me rregullin e treshit. Ato vende qe kane patur nje fe e kane perdorur per qellime kombetare. Ndersa shqiptareve, tre fete mund te shrytezoheshin nga te huajt per percarje.

    Shqipetarve nuk u kercenohej feja, qofte dhe islame. Fene mund tua linin qofte serbi e greku apo aq me shume turku. Shqiptareve u rrezikohej kombi e trualli, ndaj burrat me me mend e nder, pa dallim feje, u bashkuan dhe e bene Shqiperine. Dhe keta ishin Baballaret e Kombit, qe bene shume sakrifica, shkrine pasurite e pozitat, shume dhane dhe jeten per shqiptarizmin, qe e vune mbi te gjitha fete e tjera te shqiptareve.

    Tashti pushtlleku i disave nuk ka kufi. Jo vetem pertypin pa pushim pislliqe te dala nga zorre antishqiptare, por ngrene doren dhe kunder Baballareve, gje qe eshte pozita me e ulet njerezore.

  48. lulian kodra thotë:

    17 June 2008 @ 2:11 am

    “Per mendimin tim, teorite se Naim Frasheri paska krijuar identitetin kombetar te shqiptareve jane perralla, pasi Naim Frasheri vete ishte poet - bejtexhi me sakte -”

    Na mo arsye, qe arsyet e zemres nuk te njihkan hingellimen, se qenke edhe orientalist nga ata te vertetet, jo si puna e jazexhinjve, poezise mos i thone gje bejte andej? Edhe ce se ishte apo nuk ishte shqiptar, gjuha e folur sot eshte e tija po ashtu. Apo mos do te thuash se Will Shakespeare nuk ishte gjerman?

  49. lulian kodra thotë:

    17 June 2008 @ 3:31 am

    Alisa, pse nuk ka date artikulli i Frasherit?

  50. Qafir Arnaut thotë:

    17 June 2008 @ 4:10 am

    Ki Jazja nuk eshte edhe aq pa buke.

    Megjithë infiltrimin e bektashive jugorë në Lidhjen e Prizrenit, të cilët ishin përçues të ideve të Rilindjes dhe antagonistë me osmanët,49 karakteri i përgjithshëm i Lidhjes u dominua nga sunitët dhe qeveria osmane të cilët, siç u lexua edhe më lartë luftën e bënin në emër të Islamit dhe Sheriatit

  51. Idris thotë:

    17 June 2008 @ 5:02 am

    Per te mos u “mbytyr ” ne lumejt e perejt e fakteve te shkruara e te pa shkruara me thjeshta dhe me solidja mbetet tek Emigranti….
    Asgje nuk lind nga asgjeja….
    Trajtesa te tilla sikur shqiptaret nepermjet LIDHJES..kan qene EPIQENDRA e BOTES jane naive …..Jo po RUSI,TURKU ,AUSTRIA e te tjera e te tjera
    Shqipetaret kane ekzistuar dhe me pare dhe ashtu si pothuaj te gjithe popujt EUROPIANE deri me REVULICIONIN Francez askush nuk kishte identitet SHTET FORMUES….U krijuan kushtet u formuan shtete….Keshtu ndodhi edhe me Shqiperine dhe bijt e saj ne nje varg perpjekjesh pergatiten truallin ku PLAKU i URTE e LARGPAMES I.QEMALI shpalli MEVETSINE…..
    Jo po Lidhja “hodhi themelet” e te tjera DENGLA ….sikur te mos kete ekzistuar ndonjehere nje shpure nga me te ndyrat e me antishqiptare qe i dhane buke e krype VIKTOR EMANUELIT…
    Nje varg perpjekjesh ku jane gershetuar e mpleksur aq shume te dhena sa qe erresojne fillin e thjeshte te barazuar me thenien
    “Nje varg perpjekjesh e cane rrugen tek DOMOSDOSHMERIA e SHTET FORMIMIT te SHQIPTAREVE ne po aq RASTESI e nderlikime historike qe ndikuan ne kete SHTET-FORMIM….
    Lidhja ne vetevete nuk pati asnje REZULTAT KONKRET ne te mire te SHTET-FORMIMIT…por e mira e madhe e saj per mua qendron ne ate se u rikujtoi SHQIPETAREVE se jane te afte te kene shtetin e TYRE….vetem ne se jane te bashkuar dhe pa BAJRAKTARE INJORANT ne krye….

  52. Qafir Arnaut thotë:

    17 June 2008 @ 5:37 am

    si pothuaj te gjithe popujt EUROPIANE deri me REVULICIONIN Francez askush nuk kishte identitet SHTET FORMUES…

    Me kujtohet nje thenie e princit Austriak von Metternich: “Italia eshte nje shprehje gjeografike”. Kta teutonet jane te llahtarshem per shprehje lakonike:)

    more vesh ti arsie?

  53. Rob-terneti thotë:

    17 June 2008 @ 6:01 am

    Ne nje situate te ngjashme, duke u marre me “eksperte” qe “kanë si njohuri historike hirrë dhe jo gjalpë,” Profesor Frasheri thote: ”
    nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta lëmë, siç thoshte Fan Noli, penën në qilar,…”

  54. ardi thotë:

    17 June 2008 @ 9:26 am

    Fakt eshte qe shume prej nesh njohin pak periudhen e Rilindjes .

    Kohet e fundit kam lexuar korrespondencen e Shqiptares se famshme Elena Gjika(e njohur edhe si Dora D’istria) me Jeronim De Raden .

    Pak biografi per Elena Gjiken Ka lindur ne vitin 1829 ne Konstanc te Rumanis nga nje familje Shqiptare emigruar atje en shekullin 15-te.
    Origjina familjare eshte nga Gjikajt e Permetit. Familja e saj kishte nje status shume te lart ne Rumani princ te provinces se Vlashise
    dhe disa njerez te fisit Gkija ministra .

    Ne letrat e saj shkruar De Rades permenden jashtezakonisht shume figura Shqiptare qe po luftonin per pavaresin e shtetit Shqiptar.
    Ne keto letra vihen re shume intelektual njerezit me te pergatitur ne univesitetet e Bukureshtit,Stambollit,Kairios Italis etj qe po
    benin gjithcka per vendin. Vete Elena Gjika braktisi oborrin mbreteror per t’ju dedikuar ceshtjes Shqiptare .

    pikat kryesore
    1. Urgjentisht hapja e shkollave SHQIPE
    2. KRIJIMI I LITERATURES SHQIPE SHKRIMTAR TE JASHTEZAKONSHEM SI NAIM FRASHERI PO JEPNIN NJE SHEMBULL KOLOSAL.
    3. Revokimi i te kaluares se lavdishme Shqiptare sidomos kohes se Skenderbeut.

    Duke lexuar letrat e E.gjikes bje ne sy frika shume e madhe e saj per asimilimin e Shiptareve prej Grekerve nepermjet fese
    sepse ne ate kohe Shqiptaret thoshnin jemi Turq (kush ishte myslyman) apo Grek kush ishte Orthodox.

    Ne vitet 60-70 te shekullit te 19-te te paret qe e sinjalizuan si nje rrezik te madh shtetin Grek ishin vllezerit Frasheri.
    Rilindasit po vepronin ne nje terren te veshtire sepse kishte shume percarje fetare ne vend pushtuesi ne njeren ane kisha Greke ne
    tjetren kishin bere punen e tyre .

    Persa i perket lidhjes se Prizrenit E.Gjika ishte shume entuziaste por kishte edhe dyshime per sa i perket aspektit fetar .

    Keta qe nuk njohin historin le te lexojn pak me shume sepse Abdyl Frasherin Turqit jo vetem e arrestuan por e denuan me vdekje por ngaqe
    ai ishte i semur nuk e ekzekutuan ai vdiq ne nje gjendje arresti shtepie .

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com