AlbaniaBridge-Dhuro për të ndërtuar një urë, një të ardhme më të mirë

ura.jpgShkrimi i mëposhtëm është marrë nga faqja AlbaniaBridge dhe është një thirrje për ndihmë nga Rachele De Felice, një vullnetare e Oxfam, për të ndërtuar një urë në Shqipërinë veriore. Për më shumë lexoni më poshtë:

Ura

Po përpiqemi të mbledhim sa më shpejt para për të ndërtuar një urë të re në fshatin e vogël Urë e Shtrenjtë në Shqipërinë veriore.

Fshati është i ndarë në dysh nga një humnerë e thellë e krijuar nga dimrat dhe shirat pranverore. Në të kaluarën humnera kapërcehej nëpërmjet një ure prej guri por para pak vitesh rryma e ujit nga mali ishte aq e fuqishme sa e shkatërroi urën.

Bashkësia s’ka mjete, apo para për ta zëvendësuar kështu që e vetmja gjë që kanë mundur të bëjnë është të vendosin një sërë copash metali për ti përdorur si një urë e përkohshme. Kjo është jo vetëm e pasigurtë por edhe e papërdorshme në pranverë kur dëbora e shkrirë ngre nivelin e ujrave të përroit të cilat në raste të caktuara qëndrojnë mbi nivelin e urës për javë të tëra. Gjatë kësaj kohe, banorët nga ana tjetër e fshatit janë krejtësisht pa lidhje me botën për disa javë. Jo vetëm që s’mund të shkojnë në shkollë apo të vizitohen nga infiermierja e fshatit por duke qënë se rruga e vetme nga fshati është në anën tjetër, ata ngelen pa vajtur në treg, dhe rrjedhimisht pa të ardhura.

Banorët kanë shumë nevojë për urën dhe janë mëse të lumtur të kryejnë punën fizike por kanë vështirsi në blerjen e materialeve. Thërritëm një inxhinier, i cili duke bashkëpunuar me punonjësit e Oxfam në Shqipëri që do të mbikëqyrin rindërtimin vlerson se për të ndërtuar një urë të re do të nevojiten 14,000 Pound Britanik (25,706 Dollarë Amerikanë ose 20,456 Euro).

Na ndihmoni të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për banorët e Urë e Shtrenjtë

Më shumë mbi AlbaniaBridge mund të mësoni këtu.

Për të dhuruar apo premtuar para ndiqni këtë lidhje.

Pamje e urës


Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente

  1. anonimati thotë:

    14 June 2006 @ 12:00 pm

    Iniciative per tu pershendetur e mbeshtetur…2 kolege te mi kontribuna me PAYPAL, dhe 3 te tjere po HAPIN PAYPAL tani..

    Dergojani kete faqe miqve dhe shokeve tuaj..

  2. anonimati thotë:

    14 June 2006 @ 1:28 pm

    ku jeni o njerez? kjo eshte nje mundesi shume e mire qe me leket e kafes se muajit mund te jepni nj endihme reale ne shqiperi!!
    nese sjeni rregjisturar www.paypal.com

  3. anonimati thotë:

    14 June 2006 @ 4:00 pm

    Ore Mato atdhetari do ta hapesh nje llogari te PayPal.com apo si e e ke hallin?

  4. LlTako thotë:

    14 June 2006 @ 4:10 pm

    Une ja dergova disa te njohurve, plus qe e shperndava ne nja dy lista ne internet por me sa shoh deri me tani s’ka premtuar njeri se do te jape gje. Te shpesojme se eshte akoma heret se ndryshe do te ishte gjynah :(

  5. Rachele thotë:

    14 June 2006 @ 5:04 pm

    Hi! Thank you for writing about me. I can answer your questions if you want, but I don’t speak albanian…I can do english, deutsch, or italian. And….can I have an idea of what the article says? Thank you!

  6. Mato thotë:

    14 June 2006 @ 7:41 pm

    anonimati ,
    pse piet vetem Maton ti, po vet c`ke bere,po te tjeret ?

  7. anonimati thotë:

    14 June 2006 @ 7:49 pm

    Ll.T.

    :D, Nganjehere venia ne pozite i detyron njerzit qe tepergjigjen me shpejte..:D Thjesht mendova se ai ishte informacion i domosdoshem per sitin e saj…

    Mato..leri llafet, kontribove apo jo?

  8. anonimati thotë:

    19 June 2006 @ 12:48 am

    shiko shiko patriotet…se nxoren qe se nxoren nje kacidhe per te ndihmuar banoret e ketij fshati..

  9. anonimati thotë:

    20 June 2006 @ 12:38 pm

    OOOOOOOOO MIIIIIIIILEEEEEEET
    O Atdhetare ku jeni? po leni mer temen e Edi Rames se ai e ka ne terezi po hajt boni nje betim 5 dollarsh ketu per keta fakiret…

  10. eizo thotë:

    20 June 2006 @ 12:49 pm

    ato leket le tja japin ramat dhe velijat ….le te mos bejne kete vit party ne plazh
    ose me mire ato paret e table dancit te julindes le tja japin si ndihme …atyre qe te ndertojne uren rrugen dhe kanalizimet e tjera ………………..

  11. anonimati thotë:

    20 June 2006 @ 12:52 pm

    Patriote i madh hiqesh ti eizo, po ja kue ke nje karst konkret ku mund te ndihmoje pa ju lypur atyre zgjebsave dhe ti cfare ben? tregon shqiptarine tende…
    Kane ndihmuar dhe njerez qe se njohin e se kane pare ndonjehere shqiperine…
    Vec per llafe jeni mer njerez, prandaj dhe i meritoni ata qe keni mbi koke..

  12. eizo thotë:

    20 June 2006 @ 12:58 pm

    ata zgjebsat qe thua ti kane makinat me te mira qe mund te kete nje politikan ne evrope dhe ajo zona aty e ka me sigur nje deputet ..dhe ata banoret aty mos te rrine dhe te behen cuba nedrmejt tyre por dhe kundrejt atij ose atyre qe i javin voten ….se si deputet i merr leket ai qe cke me ate …..maloket i kane ne kry tash (sala, ministri i jashtem)..le ti shkojen nej here ne zyre po i kapen dot ………

  13. anonimati thotë:

    20 June 2006 @ 1:38 pm

    Ja ku e tregon cmirren shqiptari…as njeri nuk mbrojti potikien e degjeneruar, etj etj etj qe i dime te gjithe..Nje person i huaj vendosi te bej dicka per nje fshat, dhe thjesht kerkon perkrahjen e bashkombasve te ketyre fshatareve te cilet genjehen nga deputeti, komunair etj etj…
    Ndihmoni nese mundeni o njerez, se me kete elite politike vec na ka ngel te ndihmojme njeri tjeterin!!!

  14. eizo thotë:

    20 June 2006 @ 1:43 pm

    ato persona i njofim te gjithe dhe ai anglezi i mori ne fillim ne mbrojte femijet por pastaj e pame te tere se cdoli ……
    te tilla ndihma qe bazohen ne pekrahjen e te tjereve i kam pare gjithome me dyshim ……..ata qe duan me verte te ndihmojen ..i kane dhe lektet per kete te jesh i sigurte ..vetem ata te tjeret qe duann te rrine shume kohe dhe kane qellime te tjera ata bejne sikur i kerkojne leket …….
    cfare ure do te ndertosh aty mor derzi …….merri dhe ato nje grusht familje qe jane atje dhe gjehini nodnje apartament ose coine ne periferi ne tirane dhe me kete u mbyll kjo histori …….
    po ti anonimate ja paske hedur malesise madhe pakse dale ne ameriqi ….mire aty ……

  15. anonimati thotë:

    20 June 2006 @ 4:31 pm

    enzo,

    i shkreti ti, ket frike paske pas? se o tu ta fut noi nga malsia e madhe? Jo me vlla une sjam nga veriu, dhe malsine e madhe e kam vizitu vec 2 here, po ne fakt do me pelqente te vizitoja shqiperine cep e me cep se kudo ka nga keto urat e vogla per tu ndertu..Nejse, une pash nje rast konkret qe nje studente e huaj kerkonte ndihmen tone per te ndihmuar njerzit tane; ne ketu mund te ndihmonim e te perhapnim fjalen, po dritshkurtsia jote qenka mahnitse…Ska nevoje per pergjigje!!

    Per ju te tjeret, shikojeni njehere kete artikull!!

  16. LlTako thotë:

    20 June 2006 @ 4:39 pm

    Eh o “anonimat” po keshtu eshte kjo bashkesia Shqiptare ne internet, plot me patriote te vetshpallur.

    Per te gjithe ata qe kane ndonje dyshim per ekzistencen e ketij fshati le te shikojne lidhjen per projektin e Oxfam ne kete fshat per prodhimin e mjaltit. Me teper se kaq s’di c’te them, eshte e turpshme qe vetem nje personi ju duk kjo teme me interesante sesa ajo per Inis Gjonit apo per Julinda Dhamon! :(

    http://www.oxfam.org.uk/what_we_do/where_we_work/albania/honey/about.htm

  17. Keti Spahiu thotë:

    5 July 2006 @ 10:49 pm

    Pershendetje,

    Une kam biseduar me Rachele dhe do shohim se cfare po ben vete zyra qeverisese e OXFAM-it ne lidhje me kete inisiative. Per kete mund te angazhojme persona te ndryshem, OJQ-te, dhe organet kompetente te zones se rrethit.
    Por pa marre nje plan-program mbi zhvillimet dhe punen e kryer deri tani, nuk mund te behen dhurime as 1 dollare as 1,000. Duhet nje fare dokumenti ligjor mbi regjistrimin funksional te kesaj zyre, dhe si do shperndahen te hollat per ndertimin e kesaj ure. Ndihma per Shqiperine dhe shqiptaret jane te nevojshme ne cdo aspekt, por per te qene ne rregull me zbatimin e ligjit duhet te kemi keto informata fillimisht. Pastaj mund te dergohen te hollat tek nje llogari e caktuar dhe te tregohen arritjet e njepasnjeshme te projektit. Nqs. OXFAM nuk i ka keto mundesi si organizate, atehere ai individ qe e merr persiper duhet te angazhohet me kete.

    Ju faleminderit,
    Keti

    p.s. Rachele, just a note stating what we discussed earlier via email in regards to OXFAM’s progress on this initiative. Thanks.

  18. Adri Kerciku thotë:

    24 November 2006 @ 7:30 pm

    Keti,

    Te pershendes per iniciativen qe more qe te vertetsosh punen e OXFAM. Sidoqofte, OXFAM eshte nje nga organizatat me aktive ne bote ne fushen e zhvillimit nderkombetar dhe besoj se nuk ka nevoje te veme ne pyetje seriozitetin e projektit.

    Per me teper ne MB rregullorja ligjore mbi “freedom to information” eshte ndryshe nga SHBA, keshtuqe mos u cudid nqs OXFAM do te refuzoje te te jape detajet mbi zhvillimin e projektit.

    Iniciativa e Rachele eshte per tu pergezuar, dhe une mendoj qe te gjithe duhet ta mbeshtesim.

    Gjithe te mirat,

    Adri

  19. Christian Guthier thotë:

    12 February 2007 @ 2:56 pm

    Things are happening! The Progress Report 2007 is now available online at albaniabridge.co.uk !

  20. Peshku pa ujë » Diçka më pak e “bujshme” se fotografitë lakuriq thotë:

    23 March 2007 @ 11:02 pm

    […] e hasa faqen e saj në Qershor mendova që ishte një nismë e mrekullueshme dhe e vendosa këtu tek Peshku me synimin për ta ndihmuar Rachele sado pak. Fatkeqsisht përgjigjet ishin të pakta, […]

  21. Idris thotë:

    3 October 2007 @ 6:00 pm

    Doli dhe nje nem e re “mbec pa ure “

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com