Andi, Arbri dhe Learti, jeta e djemve që nuk zëvendësuan askënd

Shkrim i dhënë borxh nga Gazeta “Le Monde”
Saktivista

tre-lacat.jpgI gjeta të tre duke pirë ende gotën me tekila që ua kishte dhënë Stivi javën që kaloi. Stresi ishte i madh, sepse nuk po arrinin t’i gjenin fundin kësaj meseleje. Learti i mendueshëm pinte cigaren e tij të zakonshme, dhe herë pas here arrinte ta shkundte në tavëll. Andi, në një nga përsiatjet e tij të zakonshme nxori përfundimin, që nga kjo shkundje e hirit të mërzitshëm të cigares duhet të ketë lindur fushata e mërzitshme gri “Shkunde votën”. Andi ishte duke ndjekur me sy shkundjen. Arbri po shkruante, dhe po shihte ndeshjen e Juves. Learti tek Andi vlerëson vendosmërinë. Andi tek Arbri vlerëson kalitjen. Arbri tek Learti vlerëson vigjilencën. Të tre vlerësojnë tek njëri-tjetri inteligjencën, dhe pasurinë shpirtërore(1). Ata të tre nuk e kanë takuar popullin e thjeshtë dhe ndërkombëtarët, por ama të tre kanë takuar në mënyrë të pavarur Sali Berishën, dhe nuk kanë ngelur të zhgënjyer. Ata kanë nxjerrë përfundimin që kryeministri është burrë trupgjatë, dhe flet anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, me theks tropojan. Kaq shumë sa flet, ka të drejtë të pretendojë që mund të bëjë gjithçka.

Andi, që i vogël, ka patur një jetë të vështirë. Ai ka qenë i përndjekur nga komunizmi. Mban mend se si, duke pedaluar paqësisht në biçikletën e tij kinezo-demokratiko-kapitaliste, e prodhuar mbas takimit të Nixonit me Tchu Enlain, Andin e vogël e ndiqte hap pas hapi, ose rrotë pas rrote, një qen komunist (i quajtur nga të rinjtë rebelë Fiqiret). Me ardhjen e demokracisë, Andi u fut në karate, duke i dhënë sinjalin e parë lagjes për sistemin që po vinte. I ati u mbyll në shtëpi, duke kuptuar që koha e tij (e mundjes Sambo) kishte ikur. Erdhi një kohë e re, koha e karatesë. Trajneri i parë quhej Enver, ishte nga Kosova, dhe në Tiranë thashethemohej se ishte kampion i karatesë në kontinentin Evropian, vend ku ky sport nuk ishte aspak i praktikuar. Andi e urren diktaturën. Problemi më i madh në Shqipëri sipas Andit, është që këtu çdo modë banalizohet, pasi të gjitha dyqanet janë të mbushura me mall turk dhe kinez, të kopjuar. Andi e ka shumë bezdi industrinë e veshjeve fallso, dhe adhuron veshjet firmato italiane dhe franceze. Gjithashtu Andi ka shumë bezdi lypësat, të cilët i gërvishtin makinën(2), lajnë xhamat pa e pyetur, dhe i marrin qinlekshin kot. Sipas Andit lypësat vijnë nga shtresa të paedukuara të shoqërisë. Sot Andi është një nga shtyllat e shoqërisë civile (më shumë shoqëri se sa civile), pamvarësisht konfliktit të vazhdueshëm në Facebook me shoqërinë e vjetër deri diku civile (më shumë deri diku, se sa civile). Andi ka qejf ta thërrasin Karlito Marks i 21-dhjetorit (lagjes, jo ditëlindjes të Stalinit). Pyetjes delikate, se a është i lidhur, Andi, pasi kruajti me delikatesë veshin, i ra me shkelm një maceje që po kalonte, pështyu dy herë majtas, dhe tha: “Këtë në kapitalizëm, e rregullon tregu(3)”

Arbri është personazhi i dytë i këtij shkrimi. Si për koinçidencë, edhe ai vjen nga e njëjta shkollë mendimi, e lagjes 21-dhjetori, dhe është në një konflikt të brendshëm, moral dhe shpirtëror me Andin, për dominimin mendoro-filozofik të zonës nga ish-Parku i Autobuzave deri të kryqëzimi i 21-shit. Ky konflikt në përgjithësi konsumohet paqësisht tek kati i pestë i Mondialit, hotelit në pronësi të biznesmenit të famshëm Zak Topuzi(4). Kur ka qenë i vogël Arbri, i ati u transferua në Fier, si oficer. Dhe Arbri u detyrua të jetonte nga mosha një deri në 5 vjeç larg qendrës metropolitane, duke mos patur asnjëherë mundësinë që të kishte fëmijëri të zakonshme kozmopolitane, si ajo e Edvin Kullurit përshembull(5). I mërzitur në Fier ai mësoi të lexonte që katër vjeç, dhe libri i parë ka qenë Lumi i Vdekur. Që atëherë Arbri fitoi një urrejtje ndaj rrjedhave ujore që nuk kanalizohen në drejtimin e duhur social. Herën e parë që udhëtoi jashtë-shtetit ai mori me vete një depozitë uji, duke besuar se demokracia jonë e brishtë, është e barabartë me demokracitë e tjera. Jashtë shtetit ai u zhgënjye, sepse pa se njësoj si me shokun parafolës, tregu kishte rregulluar shumë gjëra. Arbri e urren diktaturën. Si djalë me origjinë nga Skrapari, ai pyeti nëse e njihnin Ilir Metën, në qarqet e mendimit revizionist gjerman. Kur i thanë jo, ai bojkotoi Berlinin dhe Bonin. Gjeti ngushëllim në Londër, ku një skraparli i ri kishte fituar një nam krejtësisht të vetin duke u integruar në klubet e golfit dhe në të gjitha vendet luksoze sipërfaqësore, si një i majtë i vërtetë. Ky kishte premtuar që Skraparin do ta kthejë në një fushë golfi, ku do të luajë vetë, me miqtë e tij anglezë. Skraparlinjtë do të vijnë të gjithë në Tiranë, të shohin botë me sy, sipas strategjisë së re të Ilir Metës “Ta bëjmë Tiranën si Çorovoda, dhe Kombinatin si Poliçani”. Arbri e ka gjetur krejtësisht vetveten në këtë strategji interesante social-ekonomike, që synon integrimin e mëtejshëm të Skraparit në strukturat dekadente të Tiranës mondane. Jashtë shtetit, Arbri hasi dhe në një grup njerëzish të mirë, hollandezë, të cilët i thanë llafet më të mira për Ndre Legisin(6). Sipas Arbrit problemi më i madh në Shqipëri është që ambienti është aq i vogël, sa nëse flirton në mënyrë të pafajshme për të bërë seks me ndonjë vajzë, e merr vesh direkt e dashura, dhe nëse nuk e merr vesh ajo, e merr vesh i ati i saj. Për këtë arsye ai është detyruar të bëjë akses të kufizuar të profilit të tij në Facebook, gjë të cilën ai e urren tej mase. Arbri shpreson që në një të ardhme ky fenomen do të zhduket, duke përmbushur kriteret e hyrjes të Shqipërisë në BE. Arbri urren dhe shiun në vjeshtë, dhe diellin në verë. Arbri gjithashtu ka një dilemë tjetër. Ai nuk e kupton se si ka mundësi që në një klub tek Ambasada Amerikane, ku ka vetëm pallate, të ofrojnë verë shtëpie. Ku dreqin janë hardhitë – pyet Arbri, më kot… Pyetjes delikate se a është i lidhur ai i përgjigjet e delikatesë duke goditur të njëjtën mace që goditi dhe Andi, dhe thotë, është një diçka personale, por të interesuarat le të më marrin të telefon në redaksinë e Gazetës Le Monde.

Learti, i cili ishte trashur jashtë mase me ndeshjen Juventus – Palermo, na kujton qetë-qetë fëmijërinë e tij të trazuar. Ai mban mend si nëpër mjegull sesi thyente xhamat e shkollës Adem Reka. Ai i thyente këto xhama, pasi mendonte se Adem Reka nuk ishte hero, por një sajesë e komunizmit. Me ardhjen e demokracisë ëndrra e Leartit u realizua, dhe shkolla u quajt V.Ahmeti(7). Learti u rrit me tollona, dhe me paranojë të fortë kundër djathit dhe peshkut të ngrënë së bashku. Ai ende beson, se ky kombinim është fatal për shëndetin, sidomos pasi ka lexuar librat e fundit mjekësorë të Gjergj Kojës(9). Problemi më i madh për Leartin është demografia si fjalë, sidomos demografia në Itali. Learti e konsideron veten si idealist racional, dhe revolucionar pragmatist. Miqtë e tij e etiketojnë si romantik – moralizues – antidemografik. Ai është për legalizm, urbanizim, rimendim dhe pastaj rikthim në identitet (kthim në Tropojë). Ai është durrsak si personazhet e Bashkim Hoxhës, i vakët si personazhet e Bedri Dedjes, interesant si personazhet e Gaqo Bushakës, shpërthyes si personazhet e Edison Ypit (që beson te rimishërimi). Learti është i bindur se Edison Ypi në jetën e shkuar ka qenë kanuni i Lekë Dukagjinit. Problem tjetër thelbësor për Leartin është rivlerësimi i disa personazheve të rëndësishme, sidomos ai i Roza Haxhiut(10). Learti ka filluar të shkruajë një numër voluminoz librash, nga të cilët mund të përmendim “Klod Burri, jeta ime mes Boiken Abazit dhe Llukan Takos”, “Jeta, loja, vepra dhe mendimi filozofik i Roza Haxhiut, Panajot Panos dhe Panajot Sokos” si dhe “Libri im i parë.” Pasi të përfundojë së shkruari këto libra, Learti ka vendosur që të fillojë të lexojë, siç bëjnë rëndom shokët e tij nëpër kryesitë e partive. Pyetjes delikate, se a është i lidhur, Learti iu përgjigj se ai donte me gjithë shpirt, por kishte mbaruar litari. Learti është pro OKB-së dhe kundër lidhjes së kombeve.

Çfarë mendojnë ata për Erion Veliun

Dy nga tre miqtë tanë, mendojnë që Erioni është djalë i mirë, i dashur me shokët, i dhembshur, sidomos me shokun Rama(11). I treti nuk mendon asnjë gjë për Erionin, sepse është i shqetësuar nga Andrea Stefani, dhe syzet e tij që imitojnë John Lennonin. Asnjëri prej tyre nuk e ka opinionin e gabuar që Erioni do të hyjë në zgjedhje nëpërmjet listave të PëSësë. Gjithashtu ata vlerësojnë shumë tek Erioni shpirtgjerësinë, shpirtmadhësinë si dhe shpirtin e garës, dhe pasojat mbi Aldo M. të cilit i urojnë gëzuar ditëlindjen.

Çfarë mendoni për Gert Bogdanin

Ata të tre mendojnë se tatuazhi i Saimir Tahirit, ashtu siç thuhet tek oborri i Pëdësë, është një fakt që dëshmon degjenerimin e Pësësë, është një shenjë e mëtejshme e vanitetit që rrethon qarqet udhëheqëse të pseudomajtistëve të sotëm. Ata mendojnë që Saimir Tahiri nuk kishte për të mbijetuar kurrë në ndonjë reality show, sepse nuk i ka qejf kafshët. Ata të tre pyesin – Po Erioni a i ka qejf kafshët? Për korrektesë politike ata të tre do të shkruajnë një shkrim për Saimir Tahirin.

Shënime të përkthyesit

(1) Gjëja më e vyer në jetën e njeriut.

(2) Makina e Andit po u gërvisht edhe pak, mbaron. Makinë 50 euro nuk ka sot, siç tha dhe Xhemi te emisioni i së dielës.

(3) Marrë nga miku i tyre i vjetër, Adri Nurellari

(4) Në shërbimin tuaj (marrë nga kujtimet e Ëinston Churchill)

(5) Kush e njeh e njeh, kush s’e njeh, le të pyesi Berishën.

(6) I njohur në qarqet e huaja si Hollandezi Fluturues.

(7) Kryeministër i parë postmonizëm, sot biznesmen i fuqishëm zvicerian, krah i majtë i Bexhet Pacollit(8)

(8) Ish burri i Ana Oksës, që e donte të djathtën të lirë

(9)Libri i fundit i Gj.Kojës – La Mia Vita tra Durazzo e il Ministero della Salute (marrë nga letërkëmbimet epistolare të Gjergj Kojës dhe Çim Babasit 2006-2007)

(10) Talent i klubit futbollistik Traktori i Lushnjës, i persekutuar nga regjimi. Burrë.

(11) Qytetar. Ish-basketbollist. Kujton se është ish-piktor. Ish-parizien. Etj.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

41 Komente

  1. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 2:32 pm

    Piktura ne sfond simbolizon shpresen dhe besimin tone te palekundshem te jeta pas vdekjes

  2. t_red thotë:

    6 October 2008 @ 2:39 pm

    Sa do shkoje numri i postimeve ne kete teme?!
    Po s’shtuat se keta jane koleget e ca figurave poliedrike, poli-energjike dhe poli-polike ne Mjaft, sado te mire te jene cunat, s’e fitojne dot vemendjen e koleges.

    Jo te gjithe e kane aftesine e kotesise ne te njejten lartesi.

  3. emigrant thotë:

    6 October 2008 @ 2:43 pm

    nuk me habit me asgje.

  4. Nexhi thotë:

    6 October 2008 @ 2:44 pm

    une kam veretje, se ato gocat ishin dy , kurse keta gjithe ato derr cunash jane 3 cope.
    duhej konkurence koke me koke :P
    nji cun nji goce
    kurse kshu jane 1 goce - 1 cun dhe 1 goce - 2 cuna.
    Pitja eshte kush goce do perballoje 2 cuna ? :P

  5. toko thotë:

    6 October 2008 @ 2:49 pm

    Paska fillu fushata G99/Mjaft pas marjse se vendmit te G99 per te mare pjesene votime.
    Imagjonin keta me floket e palare, pa ruar, vishuni dhe nga nje xhakete tip kamuflazh ne dimer, me shishe tekila ne parlament, bashke me ato cucat qe dolen disa dite me pare me minifunde e gjokse zbuluar e parfune te lira nga ne ane . Nga ana tjeter pleqte e vjeter te politkes me kostum e kollare e me corape te verdha qe bien era djerse dhe perc. Cfare gallate do te jete

  6. arb1 thotë:

    6 October 2008 @ 2:49 pm

    Arbri gjithashtu ka një dilemë tjetër. Ai nuk e kupton se si ka mundësi që në një klub tek Ambasada Amerikane, ku ka vetëm pallate, të ofrojnë verë shtëpie. Ku dreqin janë hardhitë – pyet Arbri,

    :D o me shkaterrut fare

  7. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 2:54 pm

    O emo, pse je bere kaq hermetik? Zgjate vargun :D

  8. Dritarja thotë:

    6 October 2008 @ 2:55 pm

    haha…

  9. losttext thotë:

    6 October 2008 @ 2:56 pm

    o c`kam qesh me lot… rrofshi mer! Ka i shishe secilit, pijen zgjidheni vete… :)

  10. leart thotë:

    6 October 2008 @ 4:00 pm

    Tekila,tekila,tekila,duhet pak gallate se tani ka ndez motorrat partite cuna e goca te peshkut,vetem muhabete serioze kemi me pas-)))

  11. Penar Musaraj thotë:

    6 October 2008 @ 4:15 pm

    kjo s’o dhe aq larg motorrave te partive.

  12. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 4:40 pm

    Ne c’sens, Penar?

  13. njera thotë:

    6 October 2008 @ 4:48 pm

    Çfarë mendoni për Gert Bogdanin

    Ata të tre mendojnë se tatuazhi i Saimir Tahirit, ashtu siç thuhet tek oborri i Pëdësë, është një fakt që dëshmon degjenerimin e Pësësë, është një shenjë e mëtejshme e vanitetit që rrethon qarqet udhëheqëse të pseudomajtistëve të sotëm. Ata mendojnë që Saimir Tahiri nuk kishte për të mbijetuar kurrë në ndonjë reality show, sepse nuk i ka qejf kafshët. Ata të tre pyesin – Po Erioni a i ka qejf kafshët? Për korrektesë politike ata të tre do të shkruajnë një shkrim për Saimir Tahirin.
    —————————————————————-

    hahahahahahahahahahaha sa te keqinj :D po nuk thoshit dot qe Gerti eshte king, te pakten? :P

  14. arb1 thotë:

    6 October 2008 @ 4:48 pm

    pinari iher flet :D

  15. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 4:50 pm

    Pyetjes delikate, se a është i lidhur, Andi, pasi kruajti me delikatesë veshin, i ra me shkelm një maceje që po kalonte, pështyu dy herë majtas, dhe tha: “Këtë në kapitalizëm, e rregullon tregu(3)”

    ??!!

  16. Penar Musaraj thotë:

    6 October 2008 @ 4:51 pm

    Ne sensin qe te besh satire me politiken, eshte prape politike.

  17. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 4:54 pm

    Ah ok, ne kete sens i bie qe te mos kemi asnje rrugedalje. Megjithate moto e politikes sone budiste eshte “Ata bojn lek, ne bojm gallat” :)
    Na votoni

  18. arb1 thotë:

    6 October 2008 @ 4:55 pm

    o ed, ti se kupto ket, se ti nuk e di ate barcaleten qe flet per rendesine e qarkullimit te lekut.Spo e tregoj ketu per arsye etike :p

  19. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 4:56 pm

    Pyetjes delikate se a është i lidhur ai i përgjigjet e delikatesë duke goditur të njëjtën mace që goditi dhe Andi, dhe thotë, është një diçka personale, por të interesuarat le të më marrin të telefon në redaksinë e Gazetës Le Monde.


    2 herë?!

  20. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 4:58 pm

    M’duket se e mora vesh nga lënia e adresës për të interesuarat se çfarë ishte “e lidhmja”.

    qyqja re çuna, paskshëm harru shqypen :)

    P.s: Solo me poliçanin mos e grato :P

  21. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 5:00 pm

    Hiqjani atë shishen nga përpara atij të mesit, se duket sikur është duke u falur me duar të bashkuara para gjoksit :P

  22. Penar Musaraj thotë:

    6 October 2008 @ 5:00 pm

    Rrugedalje mbase s’ka, po ka gjera te tjera ne kete bote qe mund t’ia vlejne te marrin vemendjen tone. :-)

  23. arb1 thotë:

    6 October 2008 @ 5:03 pm

    edrus ajo shishja eshte aty ne forme lutjeje, simbolizon fundin e muajit te shenjte te bajramit

  24. leart thotë:

    6 October 2008 @ 5:07 pm

    “30 ditet e ramazonit as kom honger as kom pi,kur te vije dita e beromit bashke me lalen do pi raki”,hit i viteve 90,ka qene,prandja dhe arbi i ka nejt parimit te alkolit pas festes.

  25. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 5:08 pm

    Çuna, kur do dalë në botim ky libri:“Klod Burri, jeta ime mes Boiken Abazit dhe Llukan Takos”, se jam i interesum?

    Besoj se bëhet fjalë për atë Klod Burrin që hëngri qenin?
    Se doja me dit se a u shërua qeni apo jo…. veçse mos ma tregoni finalen :P

  26. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 5:09 pm

    Arb, mezi paskan prit me e festu më duket :)

  27. Taqi thotë:

    6 October 2008 @ 5:19 pm

    cunat e mjaftit jane te papam, dine te bejne politike edhe me ndeshje futbolli, edhe me nderthurje stilesh post-modern. te pakten e keni pire me kripe e me limon ate tekilen?

  28. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 5:20 pm

    Ne liber Klod Burrit i kushtohet nje parathenie shume interesante. Pjesa tjeter trajton ceshtjen e dipllomacise jugosllave ne vitet e pasluftes

  29. sol-nox thotë:

    6 October 2008 @ 5:21 pm

    ate tekilen e kemi pi me gote uji…se ato ishin kushtet

  30. Perparim Hysi thotë:

    6 October 2008 @ 5:31 pm

    Nje liber per Roza Haxhiun?Po he,de,kur do dale?Jo,s’eshte i sakte shenimi per te.Roza Haxhiu(emeri i plote i tij eshte:Abduhrraman Haxhiu!),por kete “Roza”e ka nga i ndjeri dhe i pavdekshmi tjeter:Anton Mazrreku qe e quajti”roza=trendafil”).Roza ka qene lojtari i”Partizanit”dhe i kombetares dhe nuk harrohet ajo mbrojtja etij ne mbulim te te madhit postPushkash,Ferenc Suses.Pra,kur beni shenime,te jini me te sakte.Lushnjar eshte,ka lozur dhe me Lushnjen,por lavdine e pati me “Partizanin”.

  31. leart thotë:

    6 October 2008 @ 5:36 pm

    Taqi,ti ke pjesen tende ne shkrim,me saimir tahirin-))

  32. artian thotë:

    6 October 2008 @ 5:51 pm

    Ndoshta keta djelmosha kane stilin e tyre ,si ti ndryshojne gjerat,ashtu si i duan ata. Me pelqeu aty nje video “dystpoia”, nga nje here keto lloje vidiosh ,thone me shume se cdo artikull,ose fjalim ne miting.
    Njerzit sot ,jane shume te lodhur ne shqiperi,me politiken dhe fytyrat kryesore te tyre.
    Kanalet private televizive ,kishin vertete nje “bum” ne fillimet e tyre ,kur u bene zedhenes vertete te problemeve dhe halleve te popullit .Por ngelen ne vend ,mbrapa,Edhe Top Chanal qe ishte dikur nje dritare shprese eshte kthyer,ne nje kanal ordiner”as te q.. as te leshon”, gazetaria shqiptare eshte kthyer ,ne stilin e vjeter:
    -gazetaret bejne artikukuj sipas idese se pronarit ,dhe marin rrogat,dhe pronaret ,marin fitimet ,dhe para nen dore ,per te bere favore ,politikes…..
    Tashme ne ekranet e tyre nuk eshte njeriu i lene ne mes te rruges,per buken e gojes ,por konferencat e shtypit ,dhe spotet publicitare te kry/mnistrit,byzqeshja e tij.,per bollekun qe ka plas!

    Urime cunave..

  33. J. thotë:

    6 October 2008 @ 7:05 pm

    Mirë çunat. :D
    Interesantë.
    Ore për kët Klod Burrin, unë e mendoja personazh fiktiv, deri sa pashë faqen e Mjaftit lol sma merrte mendja një emër i tillë të ekzistonte vërtet. Ça i keni bo çunit ça i keni bo! Nuk do e marrë asnjëri seriozisht.

  34. arb1 thotë:

    6 October 2008 @ 7:10 pm

    artian ajo videoja “dystopia” dhe mua me pelqeu shume

  35. Roni thotë:

    6 October 2008 @ 7:24 pm

    cjane more keto maskaralleqe!!!!!!

  36. Theo thotë:

    6 October 2008 @ 7:39 pm

    “Klod Burri, jeta ime mes Boiken Abazit dhe Llukan Takos”,

    hahahahhahahahhahahahaha
    hahahahahhahahaha…………………

  37. bes.. thotë:

    6 October 2008 @ 8:39 pm

    …sa frike kjo foto-shemtira po ngreh krye……KUJDES

  38. Mand thotë:

    6 October 2008 @ 8:43 pm

    Ej, o admin se je aktivist i Mjaftit kjo ste jep te drejten te sjellesh ketu ccdo pacavure te sajuar. Me serioze

  39. emigrant thotë:

    6 October 2008 @ 8:51 pm

    Ron, pse merzitesh mer? Pse s’ben nje shkrim dhe ti, “Bokja, Roni dhe X”… - The Kings of Queens :P :P

  40. ignoratia l non excusat thotë:

    6 October 2008 @ 9:56 pm

    Mandi, mos dil kurre nga oborri Pedese, se kane lojtur dynjanja:)Vdes njeriu per nje cike seriozitet ne ket vend karagjozesh….:)

  41. sol-nox thotë:

    7 October 2008 @ 12:06 am

    O mando, dhe kryeredaktorit tat i pelqyen kto pacavuret…:)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com