Artikuj nga
28 October 2008 @ 6:12 pm
· në Shqipëria, Acarim Nervash
Mirë që Fratini tallet e politikanët tanë buzëqeshin, po reporterët ku i kanë sytë e veshët? “Liberalizim doni, atë do shesim. Ama këtu kam ardhur për punë të tjera” – thoshte buzëqeshja e shtirur dhe ironike e Ministrit të Jashtëm italian ndaj entuziazmit shqiptar për vizat.
4 October 2008 @ 3:46 pm
· në Mos Humbisni
Ne shume momente, kryeministri vuri pikat mbi “i”. 1.- Më e lehtë është të gjesh një eskimez në fshatrat shqiptare, sesa një gazetar.2.- Unë kam kohë t’i lexoj mesazhet në celularin tim, se e kam ditën të gjatë. Dhe dita ime nuk harxhohet në kafene si e jotja, mor zotëri.3.- Vajza ime është përzier me kompani që marrin pjesë në tendera? Më emërtoni një!4.- Po humba zgjedhjet, fajin e ka vetëm një njeri; Sali Berisha. Por humbja e tij është e largët :D5.- A takohem me Fatos Nanon?…Ku është ai?!
17 September 2008 @ 9:53 pm
· në Opinion
Foto të vogla bardhë e zi janë vendosur në radhë të improvizuar në një kornizë të përbashkët që varet pjerrtas në mur, me pjesën e sipërme hapur drejt tavanit. Mbahet në një gozhdë të vetme, ngulur në murin e ulët që ka disa korniza të tilla. Brenda saj, një nuse me fustan të bardhë, prerje […]
19 August 2008 @ 8:58 am
· në Bota, Kryesore
Pas shumë ditësh këmbëngulje në e-mail, më në fund mora sot një përgjigje pozitive nga Znj. Jeashvilli. Kemi mbajtur kontakte të rregullta që prej periudhës sonë studentore dhe pas kthimit në Tbilisi e në Tiranë, informonim njëra-tjetrën për përditshmëritë mëmëdhetare. Deri në momentin që predhat ruse shuan mijëra jetë njerëzish në Tbilisi, e njohura ime […]
1 August 2008 @ 11:36 am
· në Pa Kategori
Elsa vendosi dorën ëmbël mbi bark: “Është çun”. Dhe një buzëqeshje krenarie shkëlqente në sytë e saj që vështronin ngultas nga Visi. Shtatzënia erdhi pas vitesh të tëra martese, pas shpresash, lotësh, përpjekjesh të mëdha për të besuar.
28 July 2008 @ 5:56 pm
· në Arsim, Opinion
“Dy kafe dhe një ujë pa gaz.
Lori? Ca Lori o çun? Illy ore, unë marr diplomën e dytë, ti më thua Lori”….
2 July 2008 @ 8:09 am
· në Kryesore, Opinion
27 May 2008 @ 6:55 pm
· në Mos Humbisni
“Një tjetër minator vdiq sot në Bulqizë. Ai i shtohet kështu numrit të shumtë të viktimave në minierat e qytetit verior”- kështu niste dje, njelloj si të mërkurën e kaluar ky lajm në ekranet televizive. Është bërë aq i zakonshëm sa edhe në renditje e fundosin. Është bërë aq rutinë sa pa pikë mundimi e përcjellin lajmin të thatë. Vdiq edhe një kryefamiljar tjetër në Bulqizë. U bënë 15 në 15 muaj.
26 May 2008 @ 7:53 pm
· në Acarim Nervash
Partneri shqiptar i projektit ku punoj vendosi sot të mos e hedhë firmën burokratike për një dokument për të cilin ka muaj të tërë që diskutohet. Të mos e hedhë deri në momentin që i mbushet mendja atij….!
19 May 2008 @ 4:10 pm
· në Mos Humbisni, Shqipëria
Ministri i shëndetësisë ka dy diploma Universitare, por nuk ka mbaruar akoma shkollën e mesme. Kështu tha ish kryetari i grupit të tij parlamentar, se ndonjë koleg kongolez nuk ka si ta dijë këtë. S’ka, s’ka! Ç’të bëjmë tani?! Pasi të kemi shtrembëruar pakëz muskujt e fytyrës, le ta kapërdijmë dhimbjen shëndetësore me një buzëqeshje të lehtë, nga ato që shpërfill gjithçka të pamundur për të qenë e vërtetë.
5 May 2008 @ 11:03 am
· në Kryesore, Shëndeti
Mungesa e vëmendjes dhe mos kushtimi i rëndësisë ndaj problemeve shëndetësore, kanë sjelle kaos, dhune, pasiguri dhe mungese totale besimi në sistemin dhe shërbimin e këtij sektori jetik në vend.
23 March 2008 @ 11:51 am
· në Kryesore
13 March 2008 @ 10:48 am
· në Mos Humbisni, Opinion, Shqipëria
Bujku tundte kokën me një qese helmi në dorë. Vazhdova t’i lexoj se Bujqësia kontribuon me 21% të PBB-së në vit, se rritja e sektorit bujqësor është nën mesataren për shkak të eksodit rural, marketingut të produkteve, ujitjes dhe kullimit, nivelin e ulët të teknologjisë, organizmin e dobët të fermerëve, e të tjera probleme që ndikojnë negativisht mbi interesin për investime serioze serioze për prodhimin e produkteve agro-ushqimore. I ziu më pa i habitur, më tha se kisha të drejtë unë dhe strategjia që mbaja në dorë, dhe iku me qesen e helmrave drejt furgonit për në ruralin e tij të humbur.
12 February 2008 @ 1:07 pm
· në Mos Humbisni, Opinion
Qendra tregtare nuk kishte asgjë interesante, në party kërcehet muzikë e çuditshme, hareja është me tepricë në këtë karaoke, por oh, “sa qesharak theksi shqiptar i anglishtes”. Frëngjisht-folësja Dankërk zgërdhihet në dorën time teksa përpiqet të thotë “help fresh air” në shpërthimin para-vdekësor të 1945-ës; pikërisht ndërsa turistja ime angleze mendon se këndimi i hareshëm shqiptar në anglishten e “Fly over the rainbow” tingëlloka shumë jashtë mode në 2008-ën.
1 February 2008 @ 2:25 pm
· në Mos Humbisni, Opinion, Shqipëria
Sigurisht që takimi nuk po shkonte sipas parashikimeve. Ç’kuptim do të kishte po të ishte kështu? Të brendshëm e të jashtëm i shesin mend njëri-tjetrit për arritje që janë të shënuara vetëm në letër. “Po, shkëlqesi”- servilosen konsulentët që duhet të kthehen në shushajnër (shoe - shine - er) të palës shqiptare që ka në dorë miratimin ose jo të fazës tjetër të projektit. Në tre fazat e para të tij, përveç shpenzimit të 4.5 milionë eurove, asgjë tjetër nuk është e sigurt.
27 January 2008 @ 1:49 pm
· në Mos Humbisni, Opinion
Shtyrja e pafund e marrjes së një vendimi është loja më acaruese që bëhet mbi ta. Detyrimi për të pritur zakonisht e kryen efektin e parashikuar. Falë tij, edhe ndikimi mbi alternativën e shpalljes së njëanshme të pavarësisë ka filluar të jetë aq i fortë, sa frika ndaj pasojave të saj ka filluar të jetë në qendër të opinionit dominues që po përhapet ngadalë dhe në mënyrë konstante në Kosovë.
15 January 2008 @ 10:54 pm
· në Mos Humbisni
(P)ër bankat jo, për ndërtimet jo, për TEC-in jo, për heshtjet mediatike jo e jo, për qeverinë larg qoftë, se harxhohet fryma dhe energjia kot; po atëherë për çfarë të flasin mes vedit shqiptarët e lirë e të pavarur? Për pavarësinë e Kosovës? Janë të gjitha punë me zarar, pas xhamit ku shkruhen skenarët e telefilmave të lirë me protagonistë prej vërteti në skenat ku banojnë shqiptarë
10 January 2008 @ 3:13 pm
· në Media, Arsim
“Të premten organizohet një protestë për mungesën e energjisë në vend. Jeni të ftuar të merrni pjesë për të bërë publik aktivitetin” - thoshte një njoftim për shtyp i shpërndarë para disa kohësh. Mbrëmjen e të mbledhurve, pak ose aspak media e përmendën shumë përciptazi protestën, të cilën nuk e kishin klasifikuar dot si “breaking […]
23 December 2007 @ 10:08 pm
· në Mos Humbisni, Opinion
Drita dhe ngrohja vazhdojnë të kenë frikë prej furisë. Një shtesë pallati në bllok bllokoi zjarrfikëset të shuanin zjarrin e rënë mbi Budën në bar. Meditimi paqë-kërkues u përqendrua në gjeneratorët masivë buzë rruge dhe tek pritja e ankthshme e shpërthimit që u lodh e nuk ndodhi. Berisha fle me NATO-n. Topi dha goxha shpërblime emërimesh për vitin që po ikën vjedhurazi nga këtu, edhe pse ishte i pari vit në pallatin që ka drita.
17 December 2007 @ 5:59 pm
· në Kryesore, Opinion
Takime, shtyrje, pritje, shikime, rishikime, anullim në minutën e fundit, prenotim në minutën e fundit, afate të pafund, të pavendosura, të parespektuara. Pritje dhe qitje, në shenjë vetëm kur nuk duket, mbi tabelën Shqipëri, që kalon duar më duar. Kjo është një ditë e zakonshme në Tiranë, si për një të sapoardhur për pak ditë, edhe për një tjetër që ka vite të tëra që qëndron stativ këtu. Si për dikë që ka vetëm pak orë punë, edhe për dikë që ka ardhur në Shqipëri me kontratë afatmesme për t’iu dhënë mend shqiptarëve.