Artikuj nga Penar Musaraj

Peshku në ndryshim e sipër

Në dy-tre ditët e ardhshme, Peshku pa ujë do të ketë ndryshime të mëdha. Kemi gati një muaj që punojmë mbi një sistem të ri të menaxhimit të faqes, të cilin do t’a aktivizojmë së shpejti. Gjatë orëve të ardhshme, postimet e këtushme mund të humbasin. Një nga ndryshimet më rrënjësore do të jetë që […]

President Obama


Kombetarja, 0-0 me Portugaline

Me 10 lojtare per te gjithe pjesen e dyte. Beqaj ben ca pritje te papara fare, dhe Shqiperia merr 1 pike te rendesishme ne Portugali.

Një kapak pusete për peshqit pa ujë

A ju ka ndodhur të zbrisni në Hadin, Ferrin apo Xhehnemin e Forumeve shqiptare? Sigurisht, të paktën një a dy herë, besoj se jua ka marra ana… e kur ta merr ana, prishet ekuilibri

Shalli shumëngjyrësh i analistit

Mua më duket se [termi analist] është shpikur dhe abuzuar vetëm e vetëm për të zëvendësuar termin intelektual, i cili disave që nuk janë intelektualë dhe disa të tjerëve që janë anti-intelektualë nuk u pëlqen.
Mua më duket edhe se materialet e botuara në rubrikat e komenteve ose të opinioneve, në të gjitha gazetat e Tiranës, […]

Si të bëhesh një analist shqiptar i shquar dhe i pavdekshëm

Aksiome Nr.2: Shkruaj per cdo gje. Nuk ka nevoje te jesh specialist per temen qe shkruan dhe as te harxhosh kohe per ta studiuar ate: sot kemi wikipedia-n dhe google. Mbaj gjithmone prapa dhe para kokes alibine e formuluar kaq bukur nga Sartre: ti je nje intelektual i angazhuar! Shkruaj per tema qe mundojne gjithe boten: globalizmi, shtetformimi, kultura, klonimi i njeriut, NASA, religjioni, kriza financiare, politika dhe zgjedhjet amerikane, neonazizmin, vdekja e Heiderit, ngrohja globale.

Letra

“Letra të hapura, letra te mbyllura. Letra Letra Letra. Fjalë Fjalë Fjalë. Ironi Ironi Ironi.
Vepra?”
Roni

Kryesisht…

Televizioni i pavarur Klan i Blendi Fevziut: “Ndërsa prokuroria hap çështje kryesisht”… Gazeta shume e pavarur Koha Jone: “Ndersa prokuroria hap ceshtje kryesisht”… legjendari Fahri Balliu: Reagimi i dy ditëve më parë, kur ajo hapi një proces kryesisht”… Interesant: te gjithe mendojne ne te njejten kohe, te njejten gje dhe perpos te tjerave edhe e […]

Asambleja voton pro kërkesës serbe

Asambleja e përgjithshme e OKB-së ka aprovuar një kërkesë të Serbisë për t’i kërkuar një gjykate ndërkombëtare të OKB të vendosë nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme.

Injorimi i kolapsit financiar

Ndërsa bota mbarë ka vënë në punë makinerinë shtetërore, financiare, apo ligjbërëse për t’i paraprirë zhytjes në kaos, Shqipëria duket se po mbetet një “rezervat”, që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet botërore, pak e shumë si në 50 vitet e fundit të shekullit të kaluar, kur ishte e izoluar nga bota.

Kandidat shqiptar në Kanada

Duke ecur rrugës sot në Montreal, pashë këtë pankartë politike që ndryshe nga të tjerat më bëri të ndaloj për një sekondë. Lulzim Laloshi është kandidati i partisë konservatore në zonë Outremont të qytetit për zgjedhjet e ardhshme që zhvillohen më 14 tetor. Me sa imagjinoj unë, Laloshi është kandidati i parë për deputet me […]

Një rrahje zemre nga Presidenca

“Është shumë e rëndësishme kur konsideron se çështje të sigurisë kombëtare në lidhje me Rusinë, ndërsa Putin nxjerr kokën dhe vjen në zonën ajrorë të Shteteve të Bashkuara, ku do shkojnë ato? Në Alaskë. Përtej kufirit. Nga Alaska ne i nxjerrim ato që të sigurohemi se i hedhim një sy këtij vendi kaq të fuqishëm, […]

Shtatëqind miliardë dollarë

Ben Bernanke, drejtor i Rezervave Federale të SHBA dhe Hank Paulson, sekretar i Thesarit te Shtetit, janë duke i kërkuar Kongresit amerikan sot të aprovojë me nxitim një plan 700 miliardë dollarësh për të garantuar sistemin bankar amerikan, që ka qenë në rënie të lirë javët e shkuara. Nëse aprovohet, kjo do të ishte ndërhyrja […]

Homazh: David Foster Wallace


Një politikë e jashtme çorientuese për një epokë të re

Politika e jashtme e Kosovës deri sot ka qenë e kufizuar në një varg vendimesh çorientuese si përgjigje ndaj situatave specifike. Presidenti Sejdiu, si duket, shumë pak ngjan me ish Presidentin Rugova me njohuritë e tij të thella personale për diplomacinë Perëndimore. 

Përjetësisht të mahnitur

Fakti është që kjo gjëja që nëpër gazeta quhet Amerikë është një iluzion. Pa e njohur nga afër politikën amerikane, pa i jetuar vetë të mirat e të metat e sistemit, analistët e gazetave tona nxjerrin leksione nga show-të e CNN-it. Pa lexuar asnjë gazetë apo revistë amerikanë (përjashto mbase New York Times-n), asnjë libër mbi historinë politike të këtij vendi të madh e të komplikuar, asnjë opinion qoftë të majtë apo të djathtë amerikan. Madje, edhe importin mediatik e kanë të kufizuar tek CNN dhe tek soap opera-t e përkthyera si këmbët e pulës.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com