Artikuj nga

Udha e Qumështit


Mungesa

Ajo ishte aq e hollë dhe e tejdukshme saqë ngjante si frymë e bardhë që bie nga qielli. E ngrirë në kristale të ndritëshme shtronte qilimin e tokës dhe e mardhte ditën. E në ditë të mardhura si kjo, metroja rrëshqiste e përgjumur nëpër shina me barqet e vagonave pothuajse bosh.

Poezi

Mjellmat, vdesin te heshtura/
si ëndrrat/
buzë liqenit tim të dhimbjes/
ndërsa bie muzg i shkrirë/
varur në cep të gjysëmhënës…

Dashuria me veladon të kuq

E gjitha filloi pikërisht atëherë kur mediat dhanë sinjalin e parë që shën Valentini po afrohej. Ndërsa reklamat komerciale oshëtinin nëpër qytet, ajo filloi të kishte ca halucinacionë të çuditëshme, të pa provuara kurrë më parë. Një fytyrë shënjti e sfumuar si në një negativ filmi filloi ti shfaqej papritur në ambiente të caktuara, […]

Malli i kashmirtë

Papritur ndjeva derën e daljes që u mbyll ngadalë. Dola nga dushi dhe renda në koridor dhe që andej në dhomën e gjumit. Ajo ishte e zbrazur. Vrapova tek dera e daljes dhe e hapa aq sa të nxirrja vetëm kokën, duke fshehur trupin e zhveshur brënda saj. Zhurma e ashensorit dhe asgjë. Vesha peshqirin dhe ndeza një cigare. Ajo kishte ikur.

Statuja

Veshi dorezat e gjata dhe shkoi drejt tavolines se punes. Preu me nje thike celofanin qe mbulonte balten dhe e zhveshi mbi tavoline. Filloi ta punonte me duar. Diku aty midis diafragmes dhe dy mushkerive, ndjente formen. I fillonte aty dhe zbriste deri diku afer fundit te barkut. Ia beri buzet . Dy buze te fryra, mishtore, te buta.
“Eja” thane ato papritur.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com