Artikuj nga Klajdevour

Gjirokastra, peng i burokrateve te veckel

Në Gjirokastër bashkëjetojnë tre realitete: banorët tashmë indiferentë dhe aspak të interesuar për pasurinë kulturore që përfaqëson qyteti i tyre, fondacionet dhe organizatat e huaja të interesuara për të investuar miliona që ky qytet të marrë shkëlqimin e dikurshëm dhe në anën tjetër disa burokratë të veckël që pengojnë çdo zhvillim me qëllimin për të futur në xhepat e tyre ndonjë pjesë të fondeve të akorduara për Gjirokastrën.

Kultura e dhive, mes Enver Hoxhes, socialisteve dhe Berishes!

Sa qytetërim ilir ka shkatërruar projekti i rrugës Durrës-Kukës? Antikiteti po shkatërrohet nga dhitë dhe lopët, që të pazbutura as edhe nga ilirët, pëgërin bajga mbi rrënojat e lashta dhe shkatërrojnë muret e tyre. Por më shumë se bajgat e bagëtive, kulturën tonë po e shkatërron politika dhe verbëria e saj… Dhitë dhe politikanët po […]

Zbulohet vila me e madhe romake nen token e patateve

Zbulohet vila romake nën tokën e patateve
Atje ku dikur prodhohej patatja, arkeologët zbulojnë vilën më të madhe romake dhe rrënojat e një bazilike e të një mazoleumi. Arkeologët: Butrinti i mbijetoi periudhës së paqëndrueshme të antikitetit të vonë. Konstandinopoja e konsideronte si një pikë të rëndësishme strategjike që duhet ta zotëronte me çdo kusht…

Arkahios Logos + Love

Zemer,

Tani qe folem ne telefon, dhe degjova zerin tend te relaksuar dhe prej “qenusheje” super te shtrenjte :) - (une e di qe ty te pelqen kjo qe thashe), pra nga ato qeniet e bukura qe duan vetem dashuri dhe qe kerkojne me ngulm te perkedhelen, u ndjeva me fat!

Alternativa bërthamore në Shqipëri

“Ne duhet të kuptojmë se energjia e përfituar nga reaksionet bërthamore sot konsiderohet si një alternativë e pashmangshme”, tha ai. “Cmimi i naftës po rritet dita ditës dhe ky produkt sigurisht nuk do të jetë i përjetshëm në planet”. Sipas fizikantit të njohur, i cili punon në departamentin e sigurisë dhe mbrojtjes nukleare, department që së bashku me Mohamed ElBaradei fitoi në 2005 Cmimin Nobel, në çdo projekt të mundshëm për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore duhen llogaritur mirë kostot dhe përparësitë që mund të ketë kjo teknologji në realitet.

Per Memedhembje

Një publicistikë moderne, ku kultura dhe rrëfimi nuk kanë hapësirë të kufizuar. Ato shtrihen tej ndjesive, ndërsa kanonet e letrave mbeten pa rëndësi në dukje. Ky është libri i parë i Shkëlqim Çelës me titull “Mëmëdhembje”, që vjen përmes botimit të “Albin”

Jetë të gjatë Adriatik, pleqëri të mbarë Kryeministër!

Nga Kristi Pinderi
Mesditën e se enjtes telefonuam urgjencën për të asistuar për të disatën herë Adriatikun, më të dobtin fizikisht nga të gjithë ish punëtorët e Gërdecit të cilët po qëndruan në grevë urie përbri Kryeministrisë. Dy grevistë të tjerë e ngritën pa problem për shkak te peshës së lehtë, por Adriatiku mezi bëri dhjetë […]

Greva e urise ne dyert e Kryeministrise, Berisha hesht

Foto: Blendi Sala

Gërdec, tragjedia e heshtur

Dy gra të veshura me të zeza dhe një fëmijë po qëndronin në një oborr në fshatin Marqinet, ku disa mjete të rënda po shembnin gërmadhat e shtëpisë së vjetër për të hapur shesh ndërtimin e shtëpisë së re, përgjatë rrugës së ngushtë që lidh këtë fshat me Gërdecin dhe me punishten ku ndodhi shpërthimi i 15 marsit.

3445 bisturi për Shqipërinë

Vdekja tragjike e Matildës risolli në vëmendjen e opinionit publik sistemin shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë ndërmerr kontrolle ndaj klinikave private sa herë që media flet për to. Në Shqipëri ka 3445 subjekte private mjekësore, katër herë më shumë se në Maqedoni. Shumë prej tyre kanë probleme me higjenën, por pas 2006-tës liçensimi është “liberalizuar”, ndërsa […]

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com