Artikuj nga

Shqiptari efemeral

Ujgurë, shpurë, media nën kurë -

përhapet faji

si vaji

nëpër lakrat

Kur në Tiranë do jem

Hë pra, kokrrizat e pluhurit

s`kanë ndërgjegje, kur, të thata

si kujtesa kafkash,

cingërisin nëpër qoshe nënqepallash

In Memoriam

Fotoja është bërë nga Shayana Marchese në 11 shtator 2001, në orën 10:10. Kulla 2 është shndërruar tashmë në pluhur e hi. Kulla 1, në foto, do pësojë të njëjtin fat mbas 18 minutash. Losttext ka shkruar një reportazh të mrekullueshëm mbi 11 shtatorin 2001, ashtu sic e ka përjetuar ai. Po e rifusim […]

antimall-makth i kulluar

Sikur të ishe këtu…ah, do doja këtu të ishe

për të shpallur ditën,

si një poçe kristali,

ne lëfyt të këtij mal(l)i

Natën vonë

“Të paktën të isha tamam esëll,” mendoi. Kishte nje kërshëri gati perverse të dinte dhe kuptonte se ç`po ndodhte, ç`do ndodhte me të. Mbështeti ballin pas tytës. Psherëtiu. Tjetri u zbyth ca, u ngërdhesh me vete dhe pastaj ktheu kokën nga shokët e tij, shpërndarë aty afër, si tumorë më të errët se, dhe përngjitur me, hijet e pemëve të parkut.

Le surrealisme, c`est lui. (Dy “Perfund” dhe nje “Qytet i celikte”)

Mirësevjen në qytetin e çelikut

Do re mi fabrika

Sol la situatat

e njerëzve

Poezi nga Flor Hida

Nënë, jam i vrazhdë

Me kokën e ulur, me kokën në grazhdë.

Kam krahë, por s’janë veç gurë mbi shpinë

Pendulum

Ne pllajen e dimrit
me thjeshte te rreshkasesh perjetesisht,
kockembledhur, kockembetur,
pertej deres se vetme te kujteses,
menteshe-ndryshkur, menteshe-fjetur,
ku vec nje pallto malli ka
ne varesen si cengel
te pendeses,
te pendeses.
~
Trokit, trokit.
~
Me thjeshte nganjehere te mbledhesh
ne breg
guacka sysh femijerish
te braktisura,
si muzera
strukur reres ne sqetull – fundoset
perbri deti ne harrese.
~
Batice, zbatice.
~
Por me thjeshte castit t`i dorezohesh,
krahehapur, n`ajer pezull
si mes kllapave eshte nje […]

Mes dashurisë dhe Shqipërisë…

…një Gërdec.

D`ora


Ca mono-dialoge

Jam … vjec, megjithese e di qe kjo eshte nje genjeshter. Jo, s`me ka genjyer kush, por meqe edhe genjeshtra njefaresoj ka moshe, atehere e di me siguri nga gjendja civile dhe gjithe eksperienca e deritanishme e pervitshme se mbusha … vjec kete Janar qe shkoi. Nuk kam te dashur. Po, kam dashuruar. Jo, nuk e di a me kane dashuruar vertet. Ime më po, por kjo eshte tjeter gje.

I kahit je ti

Qiellza me digjte si eshke, dhe nuk e kuptova c`ore ishte kur pashe nga dritarja. Me dhimbte koka dhe ndjeva qe isha shume i uritur. Nuk duhet te rri shtrire me gjate, mendova, uria ndihet me shume ashtu. Armendi e Dritani kishin dale. Dola dhe une pasi vesha atletet, duke vrare mendjen a duhej te shkoja me pare nga dhoma ime apo drejt e ne banjo. I mbeshtetur pas murit, nje zezak po kruante dhembet me nje si shkopth. “Sa eshte ora,” e pyeta shqip duke vene gishtin e djathte tregues mbi kycin e dores se majte. Ai me pa nje grime dhe, pa e nderprere dhembekruajtjen, ngriti doren tjeter, ne kycin e se ciles akrepat e nje ore te stermadhe tregonin 10 e 23.

Odë për poetin

Ja, ky na qenka poet…
Kerren neper copera letrash
shkronja te buhavitura me dhembje,
fjale te shtangura, ngrire ne leter,
kokerdhoke aliene sysh
qe tjeter gje duan te thone
lakonikisht,
keqkuptimisht…

Shtegëtimi i dritares sime

E mpiksur ne saktesi katrore,
balone qielli eshte dritarja – apartamenti
ka dy qiej
dhe fare pak toke per dysheme.

Në pushim

Balli i nderteses masive eshte nje hapesire e larte, konkave ne boshin e saj dhe e kurorezuar me nje hark graniti ne maje si tip kapeleje. Eshte i persosur per dike qe don te mbrohet nga dielli, por jo dhe aq i pershtatshem te te mbroje nga era apo shiu. Shoh perjashta permes xhamit […]

Ngjyrime erresire dhe nje tip dialogu

Eshte me e mire nata

/mendimet per t`i ngjyer ne rezervuarin

/e gjumit - molleza ndjesish

/e maja gishtash deshire

/perlyhen me zell te parat.

Dy lloje mërgimesh dhe një moment fluturak

Dita eshte e thate dhe une po rri ne verande duke soditur dridhjen e saj nga etja. Ndihet qe shirat nuk jane larg, te pakten keshtu thote kemba uloke e Bukuries. Jam i merzitur dhe ndihem si i paralizuar; dy ditet e lejes i kalova duke shetitur neper qytet me shprese mos takoja shoket e te merrja vesh ne kishim fituar gje. Asgje! Shoket i takova, por asgje!

Midis vetmisë dhe rastit tjetër…

Nata e ashper
dhe nje mik i pafat
ma(shtruan) tryezen sonte.
Hena eshte jasteku im
dhe ti, vajze, varri im ke qene.

Variacjone me tokën nën këmbët e mia


In Memoriam

Po punonim ne trotuarin e nje ndertese ne Water Street. Kishim instaluar tre kate skela alumini ne maje te te cilave ndihmesi im, Piter, po me veshtronte me njefare padurimi si per te thene, he, kur po e marrim pushimin e pare. Kafe, cigare… S`i veja faj; ishte aq dite e pazakonte ne bukurine e saj sa duhej te ishte shpallur dite pushimi, packa se e Marte. (E marrt[e]).

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com