Artikuj nga Perparim Hysi

Valixhja e kurbetçiut

Aty, mes viteve ‘30 të shekullit që kaloi, kur Shqipëria qe mbretëri, nga familja e Bezatajve në krahinën e Tomorricës, iku Ganiu në kurbet. Qe i ri Ganiu kur iku dhe aty, në fshat, la të ëmën, Refikon, dhe të vëllanë, Shefitin. Ky, Shefiti, qe i martuar dhe kur iku Ganiu kish tri fëmijë. Kurse Ganiu qe i pamartuar. As Refikua, e ëma, dhe as I vëllai, Shefiti, nuk e donin këtë ikje, por hajde t’i mbushje mendjen Ganiut pa?!

Pakot

Mikun tim, Selman Gurin, e gjeta duke kënduar. Duke ia njohur tabiatin se këndonte edhe kur qe i nxehur, mbajta këmbët për t’i vënë notën këngës së tij. Jo se jam kushedi seç gjykatës për të çmuar një këngë, po për këtë mikun tim, Selmanin, jam në gjendje që t’i vë një notë. Nga lloji i këngës, varet edhe çmimi im.

Java e parë e qarkullimit

Aty nga fillimet e viteve ‘70, sapo mbarova fakultetin për ingjenieri nafte, më thirrën në Qendror. Partia ka vendosur që të emërojë në Fier, për të mbuluar sektorin e naftës, -më thanë. Unë, i sapodiplomuar, ndjeva një të përskuqur se, elbete, të shkoje si drejtues në pushtet, pa një farë përvoje dhe aq më tepër në një sektor aq të vështirë, nuk qe aq e lehtë.

Dalldisjet e një plaku!

(cikël me poezi)

Pleqërisë aspak s’i bindem


Kam shaluar kalin e sevdasë

Kalin e sevdasë e kam shaluar/
Kalëroj me të dashurive/
Se aq shumë jam i përmalluar/
Sa po kthehem i tëri,në “hije”

Plumbi i Kostandinit!

Kostandini nuk është ai personazhi i baladës tek “Kush e solli Doruntinën” apo ai vëllai ivogël tek kënga e Dhoqinës. Kostandini është një njeri i thjeshtë, me profesion mësues, që, sado që ka mbi tri dekada që jep mësim, nga shteti është nëpërkëmbur, me gjithë fatkeqësinë e madhe që ka pësuar ku, para së gjithash, fajtor është shteti.

Fiqtë e lashtë


Zemrën kam plot blerim

Zemrën e kam si kopsht me blerim
Dhe shpirtin me blerim e kam.
Ç’ju them, s’është fare trillim
Më shihni! Jam transparent si xham.

Më dridhet zemra

Ma kënda buzën tënde të freskët
Dhe gushën,dhe gjirin ma kënda.
Po unë, ende, s’jam i “verbët”
Që mos shoh “mjaltën” që ke brënda.

Këpucët që vesha së pari

Një fëmijë fshati i moshës sime mund të kishte fatin të vishte një palë opinga lëkure apo shumë-shumë një palë llastika. Do të thoni ju: po si mund të shkonit në shkollë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje me ndershmëri, duhet të them se shume nga ne e bënin shkollën, pothuajëse, zbathur ose kur kishte mundësi me opinga lëkure. Në mungesë të tyre, ime ëmë (ndjesë pastë, tanimë! ) më vishte ca papuçe leshi dhe poshtë tyre më vinte si”fortesë” ndonjë copë mushama e cila, sadopak, më mbronte këmbët.

Mbeta dashurive (cikël poetik)

Se unë kohën e bëj “zap”
Siç bëj “zap” edhe stuhinë
Ndaj s’ka dreq që më kthen prapë
Mbi çdo gjë: nkam dashurinë…

Blerim i vonë (lirika)

Si një psherëtimë e ndrydhur,gjatë
Shpërthen kjo ndjenja ime!
S’e them me fjalë dhe as me kartë
Se ç’ndjej,o shpirtja ime!

Gjyshe Shqipëria!(tregim)

Tregojnë se Nastradini, ky personazh legjendar humori, dikur ra nga fiku dhe, nga që kish provuar dhe rënie nga pemë të tjera, këtë radhë ndjeu se i dhëmbi shumë.Si asnjë herë tjetër. Si burrë i zgjuar që qe, i thotë të shoqes: - Dëgjo, kujtdo që do vijë për t’më parë, do ta pyesësh në ka rënë nga fiku. Po qe se ka rënë, lejoje që të futet. Ndryshe, ktheje nga rruga.

F i k u (tregim)

Kisha dalë, si zakonisht, të merrja postën e repartit. Ushtrinë e kam bërë në Shëngjin, qytezë e vogël aso kohe, dhe, nga vendësit, unë, ushtar në ato kohë njihesha, pothuajëse, nga të gjithë. Shpërndaja edhe fletë- thirrjet për zbor për gjithë civilët dhe puna ma donte që të trokisja në shtëpitë e vendasve, më shumë se disa herë në vit. Po të llogarisësh që këtë punën e korrierit e bëra për tri vjet me radhë, kuptohet, edhe pse isha kaq i njohur në një qytezë aq të vogël të asaj kohe.

Vëllezërit! (tregim i vërtetë)

Mes viteve ‘50 të shekullit që iku, kam qenë për verim në një fshat. Nuk dua që ta emërtoj fshatin me emrin e vetë(për arsye etike dhe, po për etikë, po i quaj vëllezërit po me ata emrat: Kajn dhe Abel). Aty, në gosti e sipër, u rrëfye një histori. Në qendër të historisë ishin dy vëllezërit (rronin ende dhe qenë pjesëmarrës në gosti). Pra, i kam parë me sy dhe s’e kishin as për pesë të tronditeshin nga ato ç’tregohej për ta.

Të vërteta të hidhura

Ka të vërteta që janë të hidhura
Por duhen thënë që mos harrohen
Se,ndryshe,mandej hasë në të papritura
Të papriturat një nga një shtohen.

Huqi (grimca humoristike)

Selmani, një fshatar andej nga anët tona, seç kishte një zakon të keq! Huq, - thuaj. Se emër tjetër nuk ke si i vë? ! Sa bënte tjetri toka me ty, (kur të vinte në shtëpi, sigurisht, ) dhe tak e kapte mashën dhe trazonte zjarrin. Se andej, nga anët tona, rrallë, shumë rrallë nuk ndizet zjarr në dhomën e miqëve, se bën ftoht. Epo vend malor, more babaçe.

Kam ndryshuar “luk”?!

Dhe vargun e zura prej zverku
Ia hoqa këpucët,kollaren
Më luajti,më luajti tepeleku
Dhe hiç s’e pushoj të qarën…

Halle pleqërie?!(poezi)

Si të mos qaj?A mund të duroj?
se lashë vendi tim,u bëra ikanak!
Ndaj mbushur brengë,lotë lëshoj
Mezalla s’pushojnë!Mallin kanë shkak..

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com