Artikuj nga

Gjyshe dhe derra

Kur shkruaj një poezi, tregim apo roman, gjëja e fundit që më bie ndërmend është lexuesi, sidomos lexuesi jolexues i cili përben pjesen dermuese te konsumatoreve te librave si mall.
Kjo për arësyen e thjeshtë se në çastin krijues unë dhe ata jetojmë në universe të ndryshëm. Unë brenda mendjes sime dhe ai (lexuesi) brenda mendjes së tij. Po mendja e tij ne ndryshim nga e imja nuk është një.

“Mëkatari”

Të lodhin poezitë e shkurtëra, Gabrielë?
Okay…po shkruaj një të gjatë,
por unë s’di të shkruaj poezi neutrale
të parrezikshme…

Vetëm për një natë - poezi

Nganjëherë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por ti mos u merakos për atë shenjë kafshimi në gushën e saj…
as për emrin e panjohur që ajo rënkon në gjumë…

Alkimitë e vonuara - tregim

U zgjova nga një ëndërr e tmerrshme. Më e tmerrshmja që mund të shohë një burrë: sikur ma kishin prerë deri në rrëzë. Hapa sytë dhe instinktivisht vura dorën aty. Gjithshka në rregull. Madje i erektuar në maksimum edhe pse fare pranë meje shtrihet trupi i deformuar i sime shoqeje.

KREMATORIUM – tregim

Flakët kishin përfshirë tërë ndërtesën dhe kopështin e bukur përreth. Digjeshin njerëz, pemë, lule, mobilje dhe dekorata…
Nga bodrumet e ndërtesës dilnin turma minjsh të përflakur e të përzhitur që në panik nuk arrinin të shpëtonin dot nga gjuhëzat e kuqe te flakëve të cilat e mbështillnin kujisjen dhe ulurimën e e tyre me një zhurmë karakteristike të djegies së diçkaje leshtore…

LETRA - rrëfenjë

Ata ishin dy vëllezër. Jetonin aq larg njëri tjetrit. Ai mes telave të dukshëm e të padukshëm të diktaturës. Tjetri përtej oqeanit në një kontinent të largët. Dy vëllezër. I këtushmi dhe I atjeshmi.

VORBULLA - tregim

Pothuajse ishte errësuar.
Nuk kishte fuqi te mendonte…
Nuk e dinte nese duhet ishte i lumtur apo fatkeq…
Kumbimi i i heshtjes brenda tij kish mbuluar uturimën e një helikopteri që po afrohej.

Botë e vockël

Klarë, këtë mëngjes nuk do merrem me letërsi dhe atë tregimin që ty nuk të pëlqeu aq shumë nuk do e përfundoj sot.
Sot kam nevojë të bëj interesantin e vonuar, ndaj do filozofoj. Ku ka më mirë se të bësh filozofi në mungesë të tjetrit?
U lodha duke rigjetur gjërat e humbura…
Më lodhin […]

EPIGRAME

Padashje kam dashuruar dashurine.
Me dashje…ty.

DITARI I NJE ARTISTI TE TRANZICIONIT (pjese nga romani)

Jo…jo…nuk ka më kuptim. Kam shkruar mijëra faqe letërsi dhe askush nuk më njeh. Sigurisht që kjo është gjëma më e madhe për një artist. Nuk kam famë e për pasojë as para…Dicka duhet bërë…

Grimca poetike…

Trenin e fundit e lë gjithnjë të më ikë…/
Eshtë i juaji njerëz…/
i gjithi i juaji…/
Nxitoni… hipni në të…/
Është e fundit…/
Dhuratë nga unë…

Penelopa sui generis

Lajmi që ai po kthehej e kish gozhduar prej disa orësh, të palëvizshme e thuajse të gurëzuar aty prane tezgjahut. Pranë saj pretendentët nxitonin të përfundonin qilimin e madh stërgjigand të cilin sipas porosisë së tij, shumë vite më parë, ajo duhej ta shtronte sëbashku me qindra rrugica të pëlhurta mbi rrugët dhe shehshet e qytezëz ditën kur ai do të rikthehej.

Përvjetori

Nuk i kish shkuar kurrë ndërmënd që ky djalosh i ri , flokegjate, nofullgjere dhe lekure piste të cilin e kish njohur rastësisht vec një jave më parë , ky djalosh të cilit nuk i dinte as emrin, të bëhej kaq papritur strumbullari i shumë mendimeve dhe ndjesive që kishin tashmë më shumë lidhje me pasigurinë se sa me kuriozitetin.

Muzgje të ngrirë

Shumë vjet kanë kaluar që nga takimi ynë i fundit. Nga ndarja jonë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këto vjet. Unë s’jam më ai që mban mend ti. Flokët më janë rralluar dhe thinjur, por besoj se vazhdoj të jem akoma tërheqës. Të paktën, kështu më thonë…
Djali ynë pas ca javësh mbush gjashtë vjec. I […]

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com