Afrim Krasniqi

"Shteti është në provën e vet më të madhe, institucionet duhet të reagojnë. Jo në facebook apo twitter por në rrugë institucionale".

"Në një sistem të pastër proporcional kombëtar, humbësit më të mëdhenj nga mandatet e fituara aktuale do të ishin partitë e mëdha politike PS dhe PD, secila me të paktën 4-7 deputetë më pak sesa fituan me 23 qershor".

"30 mijë mbështetësit zyrtarë të FRD-së, por edhe shumë të tjerë jashtë saj, përfshi opinioni publik e mediatik, kanë nevojë të dëgjojnë zërin e saj, të vlerësojnë standardin e saj të analizës dhe të presin risitë e saj të premtuara në sjelljen politike."

Me listat e reja të deputetëve dështuan jo vetëm demokracia e brendshme e partive, jo vetëm sistemi i meritave që politika pretendon se e posedon, por edhe shpresa se gjërat mund të ndryshojnë me 23 qershor.