Aida Tuci

Pas çdo fotoje të Gent Shkullakut ka një histori, por ai ka përzgjedhur vetëm disa prej tyre për ekspozitën me temë “Realitetet shqiptare në objektivin e AFP-së”, që u çel dje në kuadër të “Pranverës së frankofonisë”, në mjediset e Universitetit Beder në Tiranë. Fotot e Shkullakut janë si një dritare, përmes së cilës publiku sheh Shqipërinë. Ndonjëherë ai shfaq anën e bukur; malet me borë dhe plazheve të virgjëra e ndonjëherë provokon me pamjet dramatike të fëmijëve të ngujuar apo të qytetarit që dergjet në tokë nga plagët e marra në protestë.

Mund të përkufizohen si dëshmi, fakte dhe informacion për tragjedinë më të rëndë të këtyre 23 viteve; shpërthimin e fabrikës të demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë u dëmtuan. Janë 40 fotografi që fotoreporteri i luftës Vedat Xhymshiti do t’i bëjë publike për herë të parë në një ekspozitë fotografike. Projekti i tij nuk janë vetëm fotot që realizoi ditën pas shpërthimit në Gërdec. Gjatë këtyre viteve ai është kthyer disa herë në Gërdec, me qëllim që të dokumentojë në periudha të gjata kohore atë ngjarje.

50 000 artistë, shkrimtarë, klerikë, intelektualë dhe vetë anëtarë të lartë të Partisë Komuniste u persekutuan gjatë regjimit komunist. Ata që mbijetuan dëshmojnë për urinë, punën e rëndë, torturat, tronditjet, kryengritjet, sëmundjet dhe vdekjen që panë me sy në dokumentarët: “Prison Nation: Albania 1943-1990” dhe “Lost Voices Making History”. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Njeriut (Albanian Human Right Project) në SHBA ka mbledhur, filmuar dhe dokumentuar dëshmitë e shqiptarëve të cilët u burgosën politikisht apo internuan nga 1944-1991, gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Historia e konfiskimit të pronës dhe grabitjes së arit dhe mënyra sesi ndodhën ato në Shqipëri në vitet 1944-1955, u bazua në modelin sovjetik dhe jugosllav

Është thënë se kjo mbledhje ka vendosur që të mos shkruhet më babait por babs, apo të mos shkruhet më nënë por nan, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Këto as nuk janë diskutuar dhe as ka ndërmend t’i shtrojë për diskutim asnjë prej anëtarëve të këtij kësh

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” i historianit Uran Butka, përpiqet të zbardhë të vërtetën e asaj që ndodhi në vitin1945, ku rreth 2 947- 3 447 shqiptarë u vranë të mbytur, të helmuar e të zhdukur në tragjedinë e Tivarit.