alidemsi

Duke parë shumë nga ngjarjet e kohëve të fundit, ngjarje me polici, “diktaturë policore”, lajme me hajdutë energjie apo burgime hajdutësh, si dhe përfitimet që duhet të kemi nga këto, e po kështu duke parë dhe lexuar “sihariqin” e gëzuar për perfitimin e 150 milion dollare (shyqyr që nuk jane euro) lehtësisht me lind e drejta të pyes: kjo është në favorin tim (qoftë edhe afatgjatë), apo thjesht një demagogji sa për të kaluar radhën?

Ngjarje e jetuar….

Festa e 7 Marsit eshte quajtur festa e mesuesit.  Me ose pa te drejte, ky emertim u ka hequr te drejten pjeses me te madhe te shoqerise qe ta festojne si festen e kombit shqiptar, sepse vetem nepermjet kultivimit te gjuhes se shkruar mund te dallohet kultura e nje kombi nga nje tjeter, si festen e arsimimit, pasi nepermjet ketij arsimimi popujt behen me te vetedijshem per rolin qe kane, e per fatin tone te keq ne e kemi njohur kete rol shhume vone por ende nuk e kemi mesuar dhe pervetesuar....