Alqi Kociko

Nëse opozita duhet inkurajuar për diçka, ajo është pikërisht ekspozimi i këtyre çështjeve dhe rasteve. Ndoshta e bën për motive të ngushta, por “pa e kuptuar” bën një shërbim të madh.

Kjo aromë high-tech që kutërbon nga të gjitha anët, krijon një iluzion progresi e përparimi që për fat të keq, përballë ka një realitet aspak teknologjik që tradhton një distancë në rritje mes njerëzve të pushtetshëm të këtij vendi dhe shumicës dërrmuese.

CEZ-i modernizoi rrjetin e faturimit, arkat e pagesave, Pi-aR-in dhe “pritjen e popullit”, i veshi punonjësit me uniforma dhe vuri kondicionerë nëpër zyra. Por nuk e dinim se këto lezete do t’i paguanim sa frëngu pulën. Pardon, sa shqiptari dritat.

Nëse përvoja e deritanishme shërben si indikator, vrasja e gjyqtarit Konomi rrezikon të harrohet si shumë ngjarje të tjera të rënda, dhe kjo është e keqja më e madhe