Andi Bica

Prej afro 15 vitesh, gjeneratat kalojnë para muraleve dhe sadopak në mendjen e secilit fotografohet ndonjë nga legjendat e thjeshtëzuara dhe realizuara në mënyrë modeste, me një lloj estetike të pëlqyeshme për syrin si dhe shumë mund. Brenda ADN së secilit kalimtar lëviz diçka e padukshme por që e lidh gjeo-shpirtërisht me truallin dhe thirrjen e të parëve.

Një mjedis i vogël sa intim po aq edhe social, me murale edhe në tavan, me njerëz miqësorë e ftues dhe me një gravitet tjetër në hollin me stola të drunjtë për pritësit si stacioni i trenit ku priteshin biletat në sportelin e banakut dhe shërbehet gostia me imazhe nga kuratorja bashkë dialoguese.

Në Odën e të Bukurës krijuar nga Paridi, ndjej energjinë e punëve artistike.  Tek vepra “Simfonia e Universit” shoh në qendër të kompozimit sesi  tre nimfat me violina  performojnë mes galaktikave  melodinë e tyre yjore.

Zëri që ngrohte dhe argëtonte kryeqytetasit e viteve '90.

Ndjesia e parë sapo hyra në odën piktorike të autorit Rexhep Ferri është Muri si entitet dhe ftohtësia e tij.  Një ftohtësi që lëviz në teksturat e nuancimeve të grisë duke duke ofruar pak nga secila ngjyrë. Leximi krijesave si prerje hijesh më lëvizi imagjinatën duke ndjekur  hyrje daljet nga njëra portë e hapur në tjetrën , nga arti tek arti. Në kuadrot e  Ferrit ndihet Dora e Mjeshtrit që di të sendërtojë botërat e tij në telajo duke na dhuruar imazhe me raporte koloristike të ekuilibruara skajshëm.

Shëtitja në parkun natyror të ngrehur prej ëndrrave dhe përjetimeve të piktorit Gjergj Pali në  Galerinë Kombtare të Arteve; të bën të ndalesh para Mbretëreshës së Pilivesave. Feminiliteti i krijesës artistike, më fton ta rishoh në realen brenda vetes Mbretëreshën me tiparet e Gruas totemike.Thuhet se alfabeti është shkruar prej Krijuesit në krahët e fluturave, por flatrat e pilivesave bartin meloditë e dashurive  të prekura.