Ardian Ndreca

Antishteti në këto dy dekada na ka përmbytë me nulitetin e tij politik. Asht shumë e trishtueshme me u pohue por ecejaket tona zgjedhore prej ramjes së komunizmit e deri vjet, kur lindi nji fije shprese, kanë qenë vetëm nji humbje kohe

"Me nji akt të tillë do të kishte rastin me i tregue të gjithëve se partia e tij s’ka lidhje me të kaluemen por don vërtet nji rilindje, e në rastin e lustracionit rilindja kalon përmes ndërgjegjsimit të fajit dhe ndërshkimit moral të fajtorëve".

“Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen”.

Prandaj cicërimat në kafazin e twitter-it janë foshnjore, njerëzit janë mërzitë me to dhe s’do të lejojnë që klasa e korruptueme politike t’i sakrifikojë për interesat e tyne për pushtet.

Le t’i lanë në harresë Gurakuqin, Pashko Vasën, Migjenin, Shantojën, Monajkën e shumë tjerë. Të kujtojnë figurat mediokre e gjysmake, të kujtojnë shoqishojnë, pse kështu asht ma mirë.

Sfida e madhe që hedh Mark Marku asht nevoja e rithemelimit të PD-së. Me rithemelim e PD-së ai, me sa duket, nënkupton braktisjen e nji linje të vjetër, largimin e të korruptuemve dhe të paaftëve, të atyne që kanë grumbullue miliona euro...

Cilësia e dobët e gjanave që arrijnë te ne nga jashtë asht mbresëlanëse, përfshi këtu edhe njerëzit, e kam fjalën për ata të gjallët, të cilëve në Shqipni kryesisht u bajnë përshtypje kërnackat, birra apo qoftet me lang.

Kush ka guxue me i kërkue ushtarëve tanë gjysmën e pagës së fitueme me gjak, sot duhet ta dijë se gjysma e tij ma e mirë ka vdekë përgjithmonë në Afganistan, atje ku bijtë e të vorfënve rrëzohen përtokë pa jetë.

Ndjenja e turpit ka karakter të fortë social, mbasi kushtëzon pjesmarrjen e njerzve në shoqni. Gjithsesi, ajo mund të jetë e pabazë, atëherë kur njeriu ndien turp për diçka jo të turpshme...