Arian Leka

Ashensori (13)

Faleminderit, që nuk lexoni! Thank you for not reading! Dhe kujtohuni se mosleximi është ai që rrezikon seriozisht jetën, mirëqenien dhe shëndetin tonë.

“A është ende shkrimtari, si qenie mes qenieve të tjera sociale, i denjë për vëmendje dhe nderim për atë që bën e sidomos për mënyrën se si e arrin? Dhe si mund të vizatohej, me pak fjalë, ‘shkrimtari’ në përfytyrimin e breznisë rishtare në leximtari?”