Arta Tozaj

Holanda kundërshton vlerësimet e raport-progresit të Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

Në kohën kur në Shqipëri vijon greva e ish-të burgosurve politikë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg miratoi me 100 vota pro, 64 kundër dhe 12 abstenime, rezolutën për përkufizimin e “të burgosurit politik”.

Lideri i së majtës në Parlamentin Europian, Hanes Swoboda shpjegon hezitimin e vendeve anëtare dhe deklaron për Top Channel se Shqipëria mund të marrë një status të kushtëzuar me zgjedhjet e vitit 2013

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi në Bruksel raportet për Bosnjen, Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në seancë plenare, do t’i bashkangjiten ato të Kosovës e Maqedonisë. Për Shqipërinë ka rreth dy vite që nuk hartohet asnjë rezolutë

Pastrimi i plehrave në Shqiperi zë vend të posacëm në axhendën e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon.

Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.

Në rrugën e saj drejt BE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin politik dhe as mjaftueshëm 12 prioritetet e caktuara nga Komisioni Europian.