Bledar Lumani

Dom Gjoni është një fshat i Mirditës që ndodhet vetëm pak kilometra larg “Rrugës së Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit. Ka qenë një fshat relativisht i madh, me rreth dy mijë banorë. Tashmë është mpakur në disa dhjetra-qindra banorë.Është një fshat 100% katolik, me njerëz miqësor dhe të afrueshëm. Pak a shumë si gjithë fshatrat shqiptarë. Në qendër të tij, ashtu si thuajse gjithë fshatrat me një farë madhësie, ka një lokal, që është ngjitur me një dyqan ku mund të gjesh nga çorapet, tek çokollatat, coca-cola, orizi e vaji.