Blendi Salaj

Gjatë vizitës së fundit në Itali, drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg ngjante me një kre shteti më shumë se me djaloshin me bluzën e përjtshme gri, heroin e "The Social Network". Siç vë re edhe ky artikull nga revista Time, 31 vjeçari është tani "më i riu i pleqve të mençur". Qartazi, me 1.6 miljardë përdorues, kapitalin dhe influencën që Facebook mund të ketë mbi ekonominë dhe politikën, vizitat e tij janë mjaftueshëm të rëndësishme sa të angazhojnë edhe kryeministrin e një vendi, madje nëse ka, edhe Papën.

Kepi i Rodonit, në veri të Durrësit, 57 km nga Tirana është emër i njohur për të gjithë nxënësit dhe ish nxënësit e gjeografisë, por mbetet një vend ende gjysmë i egër, me një bukuri të rrallë. Për të shkuar atje duhet të lësh pas Gjirin e Lalzit e tu qepesh kodrave përmes një rruge që u shtrua disa vjet më parë por që në disa vende ka nevojë për riparim. Pamja që të hapet kur del në fshatin Shetaj është shumë e bukur. Disa shtëpi shohin Gjirin e Lalzit, ndërsa të tjera Gjirin e Patokut dhe Shëngjinit. Bluja e thellë e feksur kur je atyre kodrave si gunga është tepër e bukur. 

The Economist Intelligence Unit ka publikuar edhe për këtë vit qytetet më të jetueshme në botë. Lista përpilohet duke mbajtur parasysh stabilitetin, sigurinë, infrastrukturën, punësimin, shëndetësinë, kulturën e të tjera gjëra të mira që njeriu i do në jetë. Vihet re edhe këtë vit rrëshqitja e disa qyteteve të lakmuar, si Parisi, që për shkak të kërcënimit të terrorizmit humb pikë në indeksin e jetueshmërisë. Edhe këtë vit, Australia paraqitet shumë mirë, me metropolet e zhvilluara buzë detit, plazhet e mirë dhe verën e gjatë.

Faqet