Blendi Salaj

Këto foto të Hektor Pustinës për AP janë nga Kurveleshi i Vlorës ku rreth 100 forca policie shkatërruan rreth 16.000 rrënjë kanabis javën që shkoi. Sipas Ministrisë së Brendshme, këtë vit janë shkatërruar rreth 500.000 rrënjë marijuanë me një vlerë që sipas Ministrit Tahiri arrin në 7.9 miliardë euro. Ndërkohë një operacion që përfshin 400 trupa policie, 60 mjete dhe 2 helikopterë po nis sot në Dukagjin.

Duke parë Lesin tek Rai Due të shtunën në mëngjes njësoj si një herë e një kohë, m'u kujtuan verat e gjata të fëmijërisë, kur luanim shtyllash, shkonim nga pishinat (futeshim nga gardhi), karrocat me kuzhinieta, patinat, pullat e postës që koleksiononim, lojrat e tavllës dhe pesëkatsh nëpër shkallët e pallateve... Fundi i viteve 80 dhe fillimi i 90-tave, kur unë isha fëmijë i mbaj mend si të vështira për prindërit, po ne fëmijëve na pëlqenin - tani më duken magjike. Dhe çdo ditë vere niste me Lesin, ndaj kur e qëllova në tv, ndenja e pashë si dikur.

Pushimet (147)

Te mrekullueshme keto studiot e pushimit ne Greqi. Dhoma te pastra, oborre te gjelberta, plazhe te vegjel me uje kristal. Nuk eshte natyra me e bukur, as Wi-Fi me i forte por rregulli, harmonia e ndertimeve, ruajtja e hapesirave, mungesa e zhurmes qe e sfidojne vec gjinkallat. Cmime te arsyeshme, mikpritje e kultivuar ne vite, jane ato qe bejne ndryshimin. Keto na duhen, gjera te thjeshta qe te zevendesojne shfrytezimin qorr te bregdetit tone, qe do vuaje gjate faje te bera me shpejtesine e atij qe mendon vetem per sot.

Imoniku (22)

Faqet