Blendi Salaj

Me tremperaturat deri në 39 gradë paraditet në Tiranë janë bërë më të qeta, me shumë njerëz që pushojnë pranë detit dhe të tjerë që mbyllen për tu mbrojtur nga i nxehti.

I frymëzuar nga leximi i romanit "Prilli i thyer", fotoreporteri francez Guillaume Herbaut realizoi në vitin 2004 një koleksion me foto të familjeve të ngujuara për shkak të gjakmarrjes në veri të Shqipërisë. Koleksioni mban titullin "2/7 Shkodra" dhe përmban imazhe të vuajtjes psikologjike dhe fizike të fëmijëve që si Gjorgu i Kadaresë jetojnë nën peshën e pritjes së një vdekjeje të mundshme, madje ca më keq, pasi ata s'janë 26 vjeçarë vrasës, por fëmijë pa fëmijëri, pa shkollë, pa shokë.

Ngarja më e rëndësishme çiklistike në botë, edhe këtë vit ofron mundësinë për të ndjekur një garë plot pasione, pamjet e mrekullueshme të qyteteve dhe natyrës franceze, dhe spektaklin njerëzor që shoqëron turin. The Big Picture e "The Boston Globe" ka seleksionuar këto foto nga AFP/EPA/Getty Images

23:59 (493)

Një vilë e vjetër në rrugën “Asim Zeneli” (pranë RTSH-së) është shembur me shptejtësi gjatë natës, edhe pse, sipas Ministrisë së Kulturës, kjo vilë historike ishte në listën e Trashëgimisë Kulturore (në foton e dytë shihet "Pasaporta e Objektit"). Në një dalje për mediat nga vendi i ngjarjes, Ministrja Kumbaro e ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për shkelje të ligjit në dhënien e lejes së ndërtimit, duke kryer një krim ndaj trashëgimisë kulturore. 

IPR Marketing: Voltana Ademi fiton Shkodrën me parashikime deri 16% mbi Keti Bazhdarin, në Durrës Dako 2% para Dumës në një garë shumë të fortë. Erion Veliaj fiton Tiranën me 51%, Dr. Halim Kosova 33.5%, Gjergj Bojaxhi ruan 11%, i palëvizur nga sondazhi i 3 Qershorit.

Rezultari në shkallë vendi për partitë: PS 44%, PD 31%, LSI 12.5%, PR 2% dhe FRD 2%. Sondazhi i IPR-së bazohet mbi një kampion me 1500 votues.

Nje burre ecen ne bursen e Athines. Yannis Kolesidis/EPA

 1.1 milion banorët e Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë u paralajmëruan nga autoritetet të mos dalin nga shtëpitë pas përmbytjeve që shaktuan shkatërrimin e kopshtit zoologjik dhe daljen e dhjetra kafshëve të egra në rrugët e qytetit. Dhjetra ujq, tigra, hijena, luanë, arinj e kafshë të tjera u desh të vriten si masë sigurie pas përmbytjeve që shkaktuan dëme të shumta në qytet pas daljes nga shtrati të lumit Vere. Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytja, tre prej të cilëve punonjës të kopshtit zoologjik që u godit fortë nga ujrat.

Në territorin e ish Unzinës Enver, në një fushë që kishte mbledhur inerte dhe rritur ferra për vite me rradhë, Bashkia ndërtoi një park i ri. Parku u inagurua vetëm dy a tre muaj më parë (siç mund të shihet nga pemët e reja), dhe është i vetmi në këtë zonë për kilometra të tërë (parku më i afërt është tek fusha e aviancionit). Ndërsa kaloja aty dje pasdite më bëri përshtypje numri i madh i fëmijëve dhe gjyshërve që kishin dalë në park e luanin ngjeshur tek këndet e lojrave. 

Faqet