Carlo Rovelli

Përpjekjet për të pajtuar relativitetin e përgjithshëm dhe mekanikën kuantike ofrojnë një pamje rrënjësisht të re të botës, ku humbasin idetë e hapësirës dhe të kohës.

Dobia e konsiderueshme praktike e Mekanikës kuantike mbetet akoma sot pa shpjegim. Njëlloj si atëherë kur Bohr-i dhe Einstein-i diskutonin për të.

Relativiteti i Përgjithshëm (1) është një kryevepër elegance dhe thjeshtësie. Parashikon ngjarje të pabesueshme e megjithatë të vërteta: lakime të hapësirë-kohës, vrima të zeza, Big Bang-e, zgjerime të universit.