Eglantina Bardhi

Të dhënat zyrtare tregojnë se për çdo 1 mijë banorë, ka 9 dhurues gjaku. Ndërsa për të plotësuar tërësisht nevojat për gjak në vend, duhen 40 dhurues vullnetarë për 1 mijë banorë.

Puna vullnetare në gjimnaze është kthyer në një detyrim. Kjo, pasi me rregulloren e maturës së re shtetërore duhet që çdo nxënës të bëjë 18 orë punë vullnetare në komunitete që të futet në provimet e maturës shtetërore.