Elert Ajazaj

Një rrogë bazë e mirë dhe mbi këtë edhe 30-fishi: deri tani pagat e veçanta për bankierët në shoqëritë aksionare nuk kishin karar. Nga 2014 BE do ta ndryshojë këtë gjendje. Po a do të ketë pastaj bankierë më të mirë?

Bundesliga ka kohë që është e respektuar mes kampionateve më të mira evropiane. Jo vetëm në planin sportiv, edhe në atë ekonomik. Dhe sa i takon pëlqyeshmërisë s'diskutohet: Askund tjetër nuk vijnë më shumë shikues.

Mori fund: Parlamenti Evropian e rrëzoi marrëveshjen e diskutueshme tregtare ACTA, e cila tani nuk mund të hyjë në fuqi. Kjo përbën një sukses për ata mijëra vetë që kanë protestuar në Evropë kundër ACTA-s.