Enes Neza

Nga Enes Neza

Termi/koncepti “Islamofobi” pavarësisht se është pranuar gjerësisht në ligjërimin publik, i në vetvete ai është disi kontrovers, dhe si i tillë ka ngjallur mjaft debate rreth përdorimit të tij.

Kritikët e këtij termi, nisen kryesisht nga kuptimi etimologjik i fjalës “Islamofobi”. Një fjalë kjo e përbërë nga “Islam” dhe “phobie (fr.)”. Fobia nënkupton një frikë irracionale ndaj diçkaje (Islamit në këtë rast).