Ergys Hoxha

Të rinj nga grupe joformale, si "Qytetarët për Parkun", "Organziata Politke", nisma `'Për Publiken``' dhe qytetarë të tjerë kanë dalë edhe sot për të kundërshtuar kthimin e një hapësire prej rreth 11,000 metrash katrorë nga zonë e gjelbërt në kënd lodrash në Parkun e Liqenit. Dhjetra policë të Bashkisë. Policia e Shtetit dhe Shqiponjat janë konfrontuar me qytetarët duke arrestuar rreth 16 vetë në total. Nuk ka patur akte dhune apo vandalizmi por vihet re përdorimi i forcës fizike nga ana e shtetit ndaj protestuesve disa prej të cilëve janë elektrizuar me mjete elektroshoku.